Nga Mendrit Shehu
17 dhjetor 1967 është data kur futbolli gjerman, do të pësonte shokun më të madh ndonjëherë. Ndeshja e luajtur në “Qemal Stafa” 53 vjet më parë ndaj Shqipërisë (e përfunduar në barazim 0- 0), ka hyrë në histori si një nga ditët më të zeza për Gjermaninë e futbollit.
Nënkampionët e botës vinin, për të marrë një fitore dhe për të siguruar biletën e kualifikimit drejt Euro ’68 në Itali. Grupi kualifikues ishte i vetmi me tre skuadra: Gjermania, Jugosllavia dhe Shqipëria. Kombëtarja shqiptare në një stadium plot e për plot luajti për tifozët dhe për të vënë në vend krenarinë e goditur rëndë pas humbjes në ndeshjen e para të zhvilluar në Gjermani me rezultatin 6-0.
Një ndeshje me një ritëm që nuk ishte hasur më përpara. Një ekip i udhëhequr nga një Loro Boriçi, që në rolin e trajnerit kishte vendosur ekipin në një mënyrë perfekte. Pati akuza nga ekipi gjerman që gjithçka u bë për të favorizuar Jugosllavinë, por ata nuk mund të kuptonin se për ne ishin të gjithë njësoj.
Gjermania Perëndimore vinte në atë ditë dimri me emra shumë të njohur, si Netzer, Schultz, Peter Meyer e shumë të tjerë. Kombëtarja shqiptare, me Zhegën, Bizin, Rragamin, Panon edhe me një Vaso të dëmtuar, por që nuk dorëzohet, duke luajtur një nga ndeshjet më të bukura ndonjëherë, deri sa shënuan edhe një gol, në minutën e 53-të: por për habi nuk u quajt i rregullt nga arbitri austriak, Ferdinand Marschall, kombësia e te cilit, përbënte një çudi dhe ishte shkak për të dyshuar për ndershmërinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes.
Ja si u përjetua nga ekipi gjerman ky rezultat:
“Ajo ndeshje ka hyrë në librat e historisë së futbollit gjerman”, thotë Bernd Patzke, ish-lojtari i kombëtares. Hera e parë dhe deri më sot e vetme në histori, që Gjermania nuk merrte pjesë në një finalet e një kampionati europian dhe kjo falë Shqipërisë. “Dita më e zezë e karrierës sime’, thoshte atëherë trajneri Heimut Schon. “Një ndeshje dhe një rezultat mizor.”
Shqipëria tronditi futbollin gjerman, por edhe atë botëror. I njëjti ekip gjerman pak vite më vonë do të shpallej kampion Bote dhe Europe, por ndeshja e zhvilluar në Tiranë nuk do harrohet asnjëherë.
SPIEGEL – Edhe prestigjiozja “SPIEGEL” me këtë rast i ka kushtuar një artikull të gjatë ngjarjes, duke risjellë në vëmendjen e publikut atë barazim të bujshëm përmes protagonistëve të kohës. Revista e ka cilësuar atë ndeshje me terma si “drama e futbollit” apo “poshtërimi i gjermanëve”.
“Tirana? Po, e pranoj: kam qenë atje!” Ish-mbrojtësi i Koln-it, Wolfgang Weber (76 vjeç), menjëherë kalon në sulm dhe përdor humorin: “Ka nga ata që ishin në fushë me mua në atë ndeshje që nuk e mbajnë mend më atë ngjarje.”
Si mundet – pyet revista gjermane – që një skuadër modeste si Shqipëria papritmas të bëjë një ndeshje kaq të madhe? Willi Schulz (79 vjeç) kapiten i gjermanëve asokohe e shpjegon kështu. “Ndodhin edhe ndeshje të tilla, – thotë Schulz. – Ishte një nga ato raste klasike, kur nuk mund të bësh asgjë: mund të luash për orë të tëra dhe e kupton që nuk ke për të shënuar dot gol”.
Ai siguron se gjermanët nuk i kishin nënvlerësuar aspak rivalët: “E dinim rëndësinë e asaj ndeshjeje. Nuk pati asnjë shenjë arrogance. Shqiptarët dhanë gjithçka. Një pjesë e mirë e skuadrës se tyre qëndronte vazhdimisht në zonën e vogël ose në vijën fatale të portës së tyre, ndërkohë që ne i vinim vërdallë vazhdimisht, por ishte shumë e vështirë, -thekson Schulz. – Ne nuk e gjenim dot atë dreq çelësi për të hapur kasafortën shqiptare”. Edhe sot e kësaj kapiteni i atëhershëm i Gjermanisë është i mërzitur kur kujton atë ngjarje: “Kur e mendoj pas 53 vitesh, them se do kisha dashur shumë të luajë në finalet e Kampionatit Evropian”.(si)
Shqipëria (nga e majta në të djathtë): Lin Shllaku, Koço Dinella, Josif Kazanxhi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Frederik Jorgaqi, Ramazan Ragami, Ali Mema, Teodor Vaso, Frederik Gjinali, Panajot Pano.
Gjermania (nga e majta në të djathtë): Horst-Dieter Höttges, Wolfgang Overath, Bernd Patzke, Hannes Löhr, Siggi Held, Hennes Küppers, Wolfgang Weber, Peter Meyer, Günter Netzer, Horst Wolter Braunschweig dhe kapiteni Willi Schulz.
Momenti i famshëm i golit të anuluar nga gjyqtari
Grandissimo Alfredo Gjinali.
Mind te saktesojme qe ylli i atij ekipi ishte njefare Panajot Pano(S) ?
I vetmi aty qe mund te luante dhe per klubet me emer te evropes. Gazetari marin muma, profesor xhufja me shoke mund te na kujtojne nqs PanoS ishte nga ata te xhamia namazgjase apo nga ata qe ndertuan Akropolin?
e çrendesi ka koj re beqir i janullkes?
…pranej s na fusin n Europ ne,se paskena bo faj atehere kundra gjermonit..
..
Nje nostalgji deri ne lot ………..
Nje pershendetje Fred Gjinalit. Me Fredin kam punuar disa vite. Eshte nkeri i rralle!. P.U. Gjermani.
Sikoni si kane qene si diva ne kohen e PPSH
tani kok shtremsa e langaraqe.
Rini e shendedetshme.
LAVDI PPSH
Mbas nje humbje poshteruese 6 me 2, ne e konsiderojme lavdi nje barazim ne fushen tone.
Artikulli vetem per nje barazim e ngre ne qiell ” fitoren ” , duke harru poshterimin 6 me 2 !!
A mund te ma thote dikush se ku qendron lavdia e nje humbje 6 me 2 ne fushen e tyre, dhe barazimi ne fushen tone, kur pjesmarrja e lojtareve ka qene e barabarte ?
Pa dashur tregojme veten si nje popull me memorje te vogel ose pa memorje fare. Turpin e konsiderojme lavdi !!
Prandaj nuk ecim kurre perpara ne shqiptaret, sepse gjithmone synojme per pak.
ja u dhim keq Gjermaneve! Fusha me gropa, dhe kur pasoje nuk shkonte topi atje ku donin ata. U nxorrem dhe berberet ne Rinas tu rruanim mjekrat. Tamam barbare!
Fiks fare? dhe qethja e mjekres dhe kontrolli i rritjes së qimes pa harruar kontrollin e rritjes së thonjve ishte simboli i futjes së diktatit deri në organizmin e njeriut: monitorim, kontroll, ndëshkim? Të hiqet liria që duke nisur nga organizmi yt, ti nuk je më i lirë të rrisësh qimen tënde? e jo më të guxoje të mendoje për të tjera gjëra…
E paharrueshme! E kemi parë dhe në dokumentarët e kohës këtë sfidë historike. Do të ishte korrekte të pasqyrohej formacioni i plotë i Kombëtares sonë. Është mangësi e madhe të mos përmendet qëndërmbrojtësi heroik i asaj ndeshje, Frederik Jorgaqi, ardhur nga “Labinoti” i Elbasanit.
Fatos Luta ,
Keni shume te drejte .
Un kam luajt vete Futboll ,ne shkolle sportive dhe atehere
mesohej gjithe Historiku i Kombetareve Shqiptare dhe Futbollistet me te shquar te saj .
Kur kan dal edhe Kampione Ballkani me Loro Boricin e madhe ,
qe pak e dine ,qe Futbollin ne Kine e ka pehapur pikerishte i Madhi Loro Borici .
——-
Sigurishte qe Frederik Jorgaqi & A.Gjinali ishin nder me te pashmit nqs do te afronte dikush Fotot
e futbollisteve te shquar ,sa atehere Shtypi Gjerman i krahasonte me Kombetaren Italiane
per nga fiziku ,trupi prej Atleti e robust ,
qe kishin por edhe pamja mjaft simpatike
pastaj Panajot Pano , ishte nji figure qendrore e Kombetares Shqiptare
Nje shkrim mediocre inje autori qe nu ka pare ndeshjen.Ka pare ndo nje revist sporti dhe shkruan me teper per lojtaret gjermani se sa lojtaret tane.Lojtaret qe kane luajtur sipas ekipeve kane qene Koco Dinella(portjer_ushtare)Dinamo,Frederik Gjinali Dinamo,Alfred Kazanxhij, 17nentori,Teodor Vaso ,Skenderbeu,AliMema 17nentori,Lin Shllaku Partizani,Frederick Jorgaqi Labinoti,Ramazan Ragami,Vllaznija,Sabah Bizi Vllaznija,Medin Zhega (student)Dinamo,Panajot Pano Partizani