Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për të blerë aksionet e kompanisë kineze, “Real Fortress Private Limited”, e cila zotëron 100% të aksioneve të “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
“Monitor” ka mësuar se palët janë në negociata dhe transaksioni pritet që të përfundohet gjatë javës së ardhshme.
Të kontaktuar nga Monitor, burimet zyrtare të “Tirana International Airport” nuk bënë asnjë koment.
Grupi kinez, i shërbimeve financiare China Everbright, njoftoi ne prill 2016 se kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”. Të drejtat koncesionare u blenë nga tre aksionerët Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”, DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH” dhe (“AviAlliance GmbH”), që kishin nënshkruar një kontratë koncesioni me qeverinë shqiptare në vitin 2004. Çmimi i shitjes së kuotave te kompania kineze ishte 82.25 milionë euro, sipas kontratës zyrtare.
Kastrati është grupi më i madh në vend, me aktivitetin kryesor në fushën e tregtimit me pakicë dhe shumicë të hidrokarbureve, por që vitet e fundit është diversifikuar, kryesisht në sigurime, në sektorin e ndërtimit dhe turizmit dhe tashmë po hyn dhe në transportin ajror, përmes aeroportit.
Në vitin 2019, qarkullimi vjetor i grupit iu afrua 90 miliardë lekëve (730 milionë eurove), duke shënuar vitin më të mirë historik, pas një rritjeje të të ardhurave me rreth 5%.
Në 2019-n, Kastrati kaloi si grupi më i madh dhe për fitimet. Kompanitë kryesore të grupit “Kastrati group” (tregtim me shumicë i naftës), “Kastrati shpk” (tregtim me pakicë i naftës), “Alb-Siguracion” (sigurime) dhe Autostar Albania (tregtim dhe shërbime ndaj automjeteve) raportuan në total, një fitim prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln euro), me rritje prej 12% me bazë vjetore.
Grupi Kastrati zotëron dhe 50% të aksioneve Albanian Highway Concession, që menaxhon koncesionin e rrugës së Kombit.
TIA, deri përpara pandemisë, ndër më fitimprurëset në vend
“Tirana International Airport” deri në vitin 2019 ishte një nga sipërmarrjet më fitimprurëse në vend, me një normë fitimi që arrinte deri në gati 50%.
Në 2019-n, kompania raportoi të ardhura prej gati 7 miliardë lekësh. Fitimi para taksave i kompanisë ishte 3.1 miliardë lekë, pothuajse i njëjtë me vitin e mëparshëm, duke u renditur e treta më e madhe në vend sa u përket fitimeve, pas BKT dhe Raiffeisen. Norma e fitimit ra në 45%, nga 49% vitin e mëparshëm, për shkak të rritjes më të ngadaltë të të ardhurave në raport me shpenzimet. Në vitin 2019, TIA përpunoi një nivel rekord pasagjerësh prej 3.1 milionë.
Qeveria ka qenw në negociata me koncesionarin e Rinasit për uljen e tarifave, pasi nga auditimet ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.
TIA po rezulton ndër më të goditurat nga COVID-19 në vitin 2020, për shkak të pezullimit të përkohshëm të fluturimeve në tremujorin e dytë dhe tkurrjes së fortë në muajt e tjerë të 2020-s. Sipas INSTAT, për periudhën janar-tetor 2020, numri i fluturimeve ka rënë me mbi 46% dhe transporti i pasagjerëve përmes ajrit është tkurrur me gati 60%, me bazë vjetore.
Koncesioni i aeroportit të Rinasit, të paktën deri në vitin 2027
Konsorciumi Tirana International Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshkroi një marrëveshje koncesionare 20-vjeçare me qeverinë shqiptare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksionimin, menaxhimin dhe zhvillimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Tiranë.
Në tetor 2016 u finalizua shitja e kuotave të koncesionit tek kompania REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED, një kompani offshore me seli në Singapor, q u raportua se ishte pjes e grupit kinez, China Everbright.
Në mars të vitit 2016 qeveria shqiptare njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me kompaninë që menaxhonte aeroportin duke hequr kështu ekskluzivitetin, ngërçin që pengonte hapjen e aeroporteve të tjerë.
Heqja e ekskluzivitetit i dha TIA-s dy vite shtesë nga koncesioni duke çuar afatin e ri në 2027 për përfundimin e kontratës, në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, i cili akoma është jo funksional, por po punohet për të bërë të mundur vënien në punë të tij. Në prill 2019, Qeveria miratoi kontratën për koncesionin 35-vjeçar të Aeroportit të Kukësit, ku fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k. dhe Bami sh.p.k.
Nëse do të hyjë në funksion edhe Aeroporti i Vlorës, tenderi i të cilës është shtyrë disa herë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë. Ndërkohë, burime pranë negociatave thanë se pas marrjes së koncesionit nga Kastrati mund të ketë një tjetër shtyrje të afateve.(Monitor)
Edhe aeroporti perfundoj tek Rama&Co.
Cfare ben SPAKU me gjithe keto krime ekonomike ????
Nuk ka ç’te beje SPAK eshte pjese e sistemit , “ipasuri edhe me i pasur i vrarferi edhe me i varfer. Ka nje fraze ne artikull qe me beri pershtypje marzhi i fitimit 50% . E pa pare ne bote , per aktivitete te ligjeshme them se kontrabanda fiton edhe me shume duke rrezikuar . Kurse ky miku 50% fitim i mbrojtir nga ligji i shtetit i mbrojtir edhe nga ligji i tregut qe eshte konkurenca. Dhe i gjthe kjo para ne nje vend te varfer si Shqiperia . Ehe…… thuaj .
Marzhi i fitimit eshte kaq i larte sepse Kinezet qe e kane sot ne pronesi, nderkohe qe te ardhurat rriteshin cdo vit (para pandemise), bene te kunderten me shpenzimet e administrimit duke kursyear ku dhe sa te munden.
Nuk e ke vene re se sa shume degradoi sherbimi ne Aeroport pasi menaxhimi kaloi nga gjermano-kanadezet tek kinezet?
Kjo eshte Shqiperia e Edwin Kristaq Xhelatit dhe Kastratit. Ju kujtohet kur i madhi Albin Kurti i thoshte bythlepirsve te Ramoviqit per traun ne rrugen e kombit, citoj nuk dua ti paguaj 5 euro oligarkit Kastrati por dua te paguaj shtetit te Kastriotit. Edwin qorapkuqit duhet treguar vendin ne çfaredo menyre o me hater o me zor duhet shporrur Xhelati
Nje pyetje te thjeshte: Kur aeroportet duan vite te ndertohen e te pajisen me lejet perkatese nderkombetare per tu vene ne shfrytezim, a nuk mund te lihej kontrata sikunder qe dhe ne vitin 2024, aeroporti do ti kthehej shtetit shqiptar???
Kane kaluar 4 vite, me siguri edhe 4 te tjere dhe asnje aeroport tjeter nuk eshte dhe nuk besoj se do te jete gati.
Te nxirret ne tender nderkombetar…kush ofron me shume ta gezoje….pse ke do qeveria?
Vladimir, krejt qillimi eshte me grabit pasurine e asetet qe munden me i sjell pare shtetit e popullit shqiptar! Kur jo me va kthye ndonje pare, perkundrazi ndonje taxe te re me va shtrue per te pasuruar oligarket alla Kastrati and co!
Vendimi me I mire qe eshte bere. Dhenia kinezve e kishte ulur cilesine si aeroport. Shume mire ta mbajne vete shqipetaret.Mjaft fituan te huajt me gjithcka tones.Urime kush do shqipetare ta marre.
Nuk ju dha “KInezve te vertete” por nje firme off shore me pronar ndonje minister .
Firma tani ja kalon Kastratit gratis.
Vjedhje shteterore si te gjitha tenderat,koncensionet,ppp-te e Rames.
Rama me keto vjedhje shkaterron spitalet ekonomin shkakton vdekjen e mijera Shqiptareve .
Mijera vrasje me teper sesa vrasja e atyre 4 veteve prej Berishes ne janar 2011.
Lajm shume i mire ,parate ne dore te shqiptareve,,grouping Kastrati puneson mijera shqiptare dhe do i nderoj dhe pamjen qe eshte si stalle lopesh,,,,kinezet nuk hodhen nje lek tek ne po i hedhin ne serbi….
o taulant palla po kastrati kur u be i rames o bole .
O koqe rroli i qeveris eshte qe te gjej kompani serioze per te menaxhuar nje biznes kombetar(sic eshte i vetmi aeroport ne Shqiperi).
Qeveria cfare ben ?
Kalon menaxhimin e aeroportit para 3 vjetesh tek nje firm pa adres offshore qe u propagandua si firm e madhe Kineze:
Firma eshte REAL FORTRESS PRIVATE LIMITED, një kompani offshore me seli në Singapor, q u raportua se ishte pjes e grupit kinez, China Everbright. Gjen dot ndonje adress te kesaj firme ????
PSE? mbas kesaj firme fshihet ndonje minister apo vete Rama.
Tani kjo firme do shes koncensionin tek Kastrati per miljona Euro.
Keto EURO i depoziton Rama ne llogarit bankare te tij ne vendet offshore.
Eshte i njejti sistem vjedhje si behej me unazen ne Tiran ku do dergoheshin ne USA 20 miljon Euro.
PERSE NUKE JA JEPNI KOMUNES SE VORES????KESHTU QE NDIHMONE EDHE FAMILJET NGA ANA EKONOMIKE , PER TI PUNSUAR PJESTARET E FAMILJES. PERSE NUKE EKZISTON NJE PROKURIM PUBLIKE NE ATE SHTETE. CILET MASKAREJE MINISTRA BEJNE BIZNES ME DJERSEN E POPULLIT.
PO XHESTIONIN E DYQANEVE MBRENDA NE AIROPORTE ,KUSHE I ADMINISTRON?????? NUKE MBAHET SHTETI VETEM ME TAKSAT .RISORSET E SHTETIT ,DHE PUNIMET E MIRMBAJTEVE PUBLIKE DUHET TE JENE NE DORE TE KOMUNAVE .E KENI RRJEPUR ATE VENDE VETEM DUKE VJEDHUR ,DHE DHENIN ME KONCESIONE. APO JENI NE KONFLIKTE ME GJIN GJONIN.???????????? DHE PASTAJ PO KY KRYEMINISTER KERKON ADRESAT E EMIGRANTEVE ,PER TI TAKSUAR SHTEPITEQE KANE NE SHQIPRI. KENI MESUAR TE GJITHE SHKOLLEN E HAJDUTEVE ,PORE TANI JENI TE DIPLOMUAR
JEPJANI EDHE LUMEJTE PRIVATIT,SEPSE VETEM ATO KANE MBETUR ,SEPSE PYJET I DOGJET DHE SHKATERRUAT TE GJITHA.
Aeroportet, portet, minierat, hidrocentralet dhe cfare jane pasuri tokesore e nentokesore
duhet te jen ne pronesi dhe ne administrim te shtetit.
Sa idiote ka qe komentojne! Si mund t’i jepet nje ndermarrje kombetare nje komune?! Nje tjeter flet per mijera te vrare qe ia kalojne atyre 4 vetave te vrare nga Berisha. Pastaj shton se e di siguro se Rama e ka vjedhur aeroportin, se do ia jape falas Kastratit etj etj. Na “myten” budallenjte.
te thyejne qafen kriminelet. semuren boten duke jetuar me lakuriqe nate e gjarperinj. ju shote farea.
Hapja e aeroportit te Kuksit do te ishte shpetim per Kuksin e rrethinen ,Prizrenin e rrethinen ,Gjakoven e rrethinen !! Prandaj e lusim qeverine shqiptare ta bene nji te mire per keto ane dhe popullsine e anes sone !!!
Po tani si do e justifikoi shtyrjen e eskluzivitetit qeveria se deri tani thonte qe kuksi nuk hapet per kete arsye po vloren ce duam kur me kete shpejtesi i takon te hapet pas 50 vjetesh
Nje gje eshte e sigurte nqs e blen kompani shqiptare zdo kemi aeroport tjeter ne shqiperi dhe taksat do vazhdojne te jene me te lartay ne europe
PO OPOZITE KA SHQIPERIA KU JANE PARTICKAT E REJA?
Se pd ka kohe qe ka vdek
Po cfare State te “Kastriotit” o idiot me comentin Fatossi.
Jorgua qe u be Iskander sipas “historianit te famshem Xhufit” dhe me vone per aresye “Strategjike” u be Gjergj luftoi per Epirin Greke dhe jo per Tur-qine sic luftuan Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Hamzate etj.
Kombi eshte Nder,Dignytet,Respect dhe jo xhakete ta ndrosh sa here te detyrojne kushtet dhe te luftosh kunder atyre qe e kane patur per Nder qe ishin Epirote.
Ose me Pirron dhe Atdheun e Tij Magna Grecian zoti Fatossi ose me Papen dhe misionaret e Republikes se tij colonialiste si Tereza.
Te dyja keto nuk takohen.
Nuk eshte “strategji” per tu admiruar te ulesh breket dhe te besh ca para neper rruget e Evropes dhe te vish te investosh ne Albania?
Do thote dikush qe nuk ka ndonje gje te “keqe” te ndrosh Emrin,Besen,Traditen,Kulturen Greke Bizantine dhe ta zevendesosh me nje Pashallek me Emra Veziresh,Bej-leresh,Pasha-llaresh,Aga-llaresh,Hoxha-llaresh,Dervishesh etj.
Bravo e bere pune e 300 eurove sot.
Si nxenes i mire dhe praktikues i propagandes meriton 10, si nxenes i historise 2-sh
BEHET FJALE PER MIRMBAJTJET E AJROPORTIT ,TE FUSHES SE AVIACIONIT ,SI ASFALTIMET ,PARQET ,PASTRIMET ,GJELBERIMET ,PARKEXHET.NUKE PO FLITET QE TE BEJNE KONTROLLIN TEKNIKE TE AVIONEVE.KOMUNA E VORES ,URDHEROHET NGA BASHKIA E TIRANES,PRA PER MIRMBAJTJEN E RINASIT ,SHPENZIMET I BENE BASHKIA E TIRANES.KU NJE PJESE E FONDEVE PAGUHEN PUNTORE PUBLIKE PER KETA SHERBIMET E THJESHTA.
A KA KOMUNA E VORES NDERMARRJE GJELBERIMI,DHE PASTRIMI??????
Unë nuk kam asgjë kundër bizneseve private! Por unë jam shumë i befasuar që Autoriteti i Konkurrencës nuk punon! Ata marrin pagë (paratë e njerëzve) për të krijuar “Oligopoly” ndërsa detyra e tyre kryesore e dhënë nga ligjet është të krijojnë “mjedis të tregut të lirë”. Pse duhet të largohen gjermanët? Pse duhet të largohen kinezët? Pse nuk duhet të vijnë amerikanët? Ku është termi “përvojë e provuar e mëparshme në fushën përkatëse”? Ne po presim pemën në të cilën qëndrojmë të gjithë! Do ta shohësh.
Po Opozita pse nuk deklarohet?
Nje falenderim keto vite i shkon Kryeministrit Rama, qe keto vite ne pushtet i dha nje zhvillim Qarkut Kukes, si nje nder zonat me te varfra ne Shqiperi, kushdo qe ka vizituar Tropojen , Valbonen, e din shume mire per investimet ne infrastrukture, ndersa per rrugen e kombit, qe Ishte kthyer si rruge fshati ne kohen e PD-se, shikoni punimet qe kryhen me nje cilesi bashkekohore, ndersa me investimet qe do kryhen ne Aeroportin e Rinasit, do jete nje dicka ndryshe jo si tani qe eshte bere si magazinat e ushtrise, nderkohe hapet dhe vihet ne pune Aeroporti Kukes, dhe keshtu zhvillohen zonat e varfra te Shqiperise. Ju jemi mirenjohes z.Rama
Kjo më shqetëson shumë. Ne jemi duke kaluar në një “fazë kundër produktive”. Më pëlqen kompania Kastrati apo kompani të tjera të mëdha lokale. E vlerësoj zhvillimin e tyre. Goodshtë mirë që ato rriten dhe bëhen më të mëdha! Por rritja e tyre po “po pozionon” mjedisin e investimeve të huaja. Nga jashtë vendit duket në këtë mënyrë: Politikanët punojnë shumë fort për të bërë presion mbi investitorët e huaj në mënyrë që ata të shesin biznesin e tyre tek biznesmenët vendas. Të huajt nuk duan të luftojnë me fuqinë politike, ata me siguri do ta humbin atë luftë. Në vend të kësaj, ata u shesin aksionet e tyre biznesmenëve vendas me këshillë nga forcat politike përsëri dhe ata thjesht shkojnë jashtë vendit me humbjet minimale. Në fund, çdo investitor i huaj që largohet nga ky vend bëhet armiqësor dhe transmeton mesazhe të këqija në mjedisin ndërkombëtar të investitorëve! Qeveria duhet të vendosë: A duhet t’ua lëmë terren kompanive lokale apo duhet t’i diversifikojmë ato? Një përzierje e drejtë e investitorëve mund të jetë e mundur vetëm nëse investitorët e huaj nuk “ngacmohen” nga forcat politike. Ju mund të krijoni shumë arsye subjektive për të sulmuar një investitor sepse ju jeni forca.
Biletat e Udhetimeve Ajrore ne Shqiperi jane nga me te Lartat…Uroj qe edhe Compania @Kastrati mos ti coje ne onlimit..
Vetem NJe Pyetje:Pse kerkojne ta Lena KInezet,kur paskan nje Perfitim prej 50%%????????????
Punedhenesit KIneze ne Gjermani, jane te Kategorise alla-Turke..Pune 12-ore dhe paga Minimale si ne KIne,dhe Turqi….lol