Si u zhvat kompleksi “Partizani”: Skema që ka në krye Jamarbër Malltezin

17 Dhjetor 2020, 20:02Politika TEMA

Kallëzimi në SPAK nga Taulant Balla për privatizimin e ish kompleksit Partizani shoqërohet me 71 prova shkresore përmes të cilave faktohet përfshirja e qeverisë Berisha dhe shumë institucioneve shtetërore në shërbim të dhëndërrit të Berishës Jam Arbër Malltezi.

Gjithçka  nis në vitin janar 2006 kur nis edhe firmosja e prokurave të posaçme nga pronarët e tokës të këtij kompleksi  nga ku Jamarbër Malltezi dhëndërri kryeministri të kohës Sali Berisha, emërohet përfaqësues i përgjithshëm për tu paraqitur në çdo organ shtetëror ose shoqëri private  për të tërhequr dokumentat  kudo që ato ndodhen.

Në fakt përfshirja e e burrit të vajzës të kryeministrit Berisha nuk bëhej për bamirëri.

Pronarët e kësaj prone hedhin firmat një e nga e një duke pranuar se për arritjen e këtij qëllimi, pra të marrjes të kësaj toke,   të gjithë përfaqësuesit në këtë prokurë deklarojnë se vënë në dispozicion të përfaqësuesit të tyre Jamarbwr Malltezi,  një kapital që fillon nga 3-5% të pasurisë së tyre të paluajtshme  për krijimin e një fondi rezervë  për përballimin e shpenzimeve emergjente dhe të paparashikuara.

Me të tilla dukumenta  në duar Jamarbër Malltezi me statusin e dhëndrri të parit të qëverisë,  arrin të sigurojë  vendimin e 26 Marsit 2007 të Agjencisë së  Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë për njohjen e të drejtës së pronësisë prej   pronarëve.

Gjashtë muaj më pas në  Shtator të vitit 2007 nga Ministria e Ekonomisë që drejtohej nga Ritvan Bode një prej ministrave më të besuar të Sali Berishës, urdhërohet nisja e privatizimit të Kompleksit Partizani.

Ndërkohë për të përshpejtuar këtë operacion privatizimi të cilin socialistët e kanë denoncuar si një aferë të pastër korruptive,  përfshihet edhe vetë kryeministri Sali Berisha.

Qeveria e drejtuar prej tij në për ta bërë këtë privatizim me çdo kusht e sa më shpejt,  nxjerr vendimin numër 794 datë 21.11.2007, “Për kriteret e vlerësimit të  pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe për procedurën e shitjes”.

Rrufeshëm pa humbur kohë, një muaj më pas nga ky vendim qeverie Ministria e Mbrojtjes drejtuar nga  Arben Imami një tjetër ministër i afërt me Sali Berishën ngre  një grup pune me ekspertë për vlerësimin e këtij objekti nën pronësi të ministrisë së Mbrojtjes.

“Ky raport vlerësimi është konfidencial  i përdorshëm vetëm nga ju për të ndihmuar  në procedurat e shitjes së objektit” shkruajnë  në raportin e vlerësimit, vlerësuesit  e ministrisë së mbrojtjes, Elvira Aliaj dhe Sali Preci.

Vlerësimi i tyre për këtë pronë është  10 milion lekë ndërtesa dhe 710 milion trualli.

Dy vite më pas nga ky vlerësim ministri i   mbrojtjes Arben Imami hedh firmwn përmes kësaj shkrese dhe  ngarkon një prej njerëzve më të besuar të tij,  Gjeneralin Xhemal Gjunkshin komandant i forcës mbështetëse si përfaqësues i kësaj ministrie, për dorëzimin  dhe nënshkrimin e kontratës së shitjes të Klubit sportive Partizani.

Më 16 Tetor 2009 kjo pronë prej 26.525 m2 dhe nën objekt 775m2 shitet për vlerën 10.109.000 lekë.

Për këtë privatizim Jamarbër Malltezit i  mjaftuan 24 muaj për të finalizuar një privatizim të këtyre përmasave duke u përfshirë një sërë institucionesh në një kohë kur janë mijëra ish pronar të cilët kanë 30 vite në kërkim të pronave të tyre mos ende nuk I kanë marrë.

E gjithë kjo kronologji privatizimi dëshmon vënien e të gjithë shtetit në shërbim të dhëndërrit të kryeministrit Sali Berisha në këtë operacion masiv privatizimi nga ku ai falë kthimit të kësaj prone tek pronarët,  u kthye në një  përfitues direk më pas në 17 kullat e ngritura me lejen e një tjetër zyrtari nga partia e vjehrrit kyeministër, Lulzim Bashës ish kryebashkiak i Tiranës.(TCH)

18 komente në “Si u zhvat kompleksi “Partizani”: Skema që ka në krye Jamarbër Malltezin”

  1. Katunari i Vicidolit says:

    Ku e ka patur zyren Studion) kjo Vleresuse Elvira Aliaj (Lamaj), mos e ka ne nje shkalle me apartamentin e Saliut afer televizionit?

    1. elmaz bufi says:

      O Mero djali po pse nuk e thoni qe ajo prone ishte shtetero sepse ju eshte paguar pronareve ne kohen e Italise.
      Kerkoni origjinen e prones.
      Ndryshe ta gezoj

    2. ben says:

      Delenxhinj
      Ky Malltezi ka te drejten e zotit me vete. Sepse eshte pronari i tokes atje. Dhe ka paguar vetem vjetesirat.
      Po delenxhinjte jane pro qe KARlo i rilindjes ta mari pa leke te njejten toke.
      Dhe jane kunder qe i zoti i tokes, ti paguaje shtetit leket e germadhave, per te cilat edhe KARlo i rilindjes thote se jane germadha.
      Hipokrizia ,maskaralleku dhe legenizmi nuk paska fund ne kete vend..

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Konfiskim, dhe dënim sipas kodit penal.
    Të gjithë hajdutët me radhë, para drejtësisë.

  3. Rrofte lideri global says:

    Malltezi do gjykohet ne mandatin e 7 te Rames. Deri atehere do vjedhe dhe do i ndaje me Shkerdhenin dhe Olsi Ramen.

  4. kompleksi Partizani, por kompleksi Dinamo says:

    Kompleksi Partizani u zhvat dhe shnderrua ne nje katrahure te vertete me ndertimet vend e pa vend.
    Por SPAK duhet te hetoje dhe shkaterrimin e kompleksit DINAMO, ku barbaret japin leje per ndertim pallatesh .
    Te hetoje SPAK per keto skandale pa limit

    1. ben says:

      Mire e ke ti more mik, por SPAK-u nuk ka aq shume forca pune per te hetuar te gjitha aferat korruptive ne Shqiperi ne keta 30 vjet. Di ti duhet qe te marrte ne pune gjithe ushtrine e kohes se enverit qe ti mbaronte te gjithe keto hetime ne 10 vjetet qe do vijne.
      Nga ana tjeter, Rama nuk ka as me te voglen deshire qe ti perndjeke keta hajdute me cizme, pasi duke qene ata ne krye te PD-se, Rama do vdese si K.Minister.

  5. Salhundrroçka says:

    E siguroj kollovari kryetare PD.. ??qe te marri imunitet..?si kryekari i opzites?,kjo pasi lulushi te marri hurin në bythë ne 25 prill??…mbaheni mend këtë.?????

  6. xhoxhi says:

    Fakte ka sa të duash po problemi qëndron cili prokuror dhe gjykatës do i sekuestrojë këto prona maramëndëse dhe ti rasë në burg këta shëmtira që skanë lënë gjë pa bërë për të vjedhur.Arestimi i Berishës Metës Bashës e Monës do jetë një kthim në rrugën e demokracisë dhe drejtësinë shqiptare

  7. George says:

    Gjemal Gjunkshi zevendesoi nje kuader te ndershem ne Ministrine e Mbrojtjes dhe ia dha token Malltezit.
    Se cfare mori si shperblim tashme e dime te gjithe.

  8. Ndyresirat erdhen nga hici dhe i duket normale cfare kane bere bile quajne padrejtesi. Se nga i gjeti pronat i biri i bariut dhe Sheqeres bashke me Jamserbin nje zot e di. Kemi 30 vjet nuk na eshte kthyer shtepia trualli e shume pasuri te tjera kurse keta ndyresira e duan plumbin ballit se jane me te ndyre se pushtuesit. Kafshe te egra do te mbeten .

  9. VATRA says:

    Tallavaja e Prishtinës nuk shitet më në Tiranë tha një intelektual nga Kosova ky ishte misioni i ish Udbashëve të lidhen me çarçe karieriste nga Tirana dhe të përdorin metaforen kapeni Hajdutin
    Kosova mbetet ma mirë e integruar me Serbinë se Republika serbe e Bosnjes faktet dhe dëshmitë dihen dhe vetëm një diçka duhet rikujtu pjellës të Udbashit kur është fjala për dënim gjenocidi serb përse nuk e bëri Ldk qysh në fillim të ringritjes të institucioneve Kosovare ku peshën dominuse e kushte Ldk por jo këta qëllimisht manipuluan gjërat jo për interesë të Kosovës por të tjerëve dhe shpallën UÇK si grup kriminal që kreu të gjitha krimet e mundëshme që njeriu i njef deri sot

  10. elmaz bufi says:

    O Mero djali po pse nuk e thoni qe ajo prone ishte shtetero sepse ju eshte paguar pronareve ne kohen e Italise.
    Kerkoni origjinen e prones.
    Ndryshe ta gezoj

  11. Martin says:

    E shikon sa bukur e paskan zgjidhur??? Dhe kane per ti rruajtur bythen dhendrushit. Deri sa ta zgjidhi spak ata i kan ndare parat..

  12. Dull tropoja says:

    Abuzim dhe korrupsion i paster.Drejtesia e re eshte ne prove ne lete rast.Per popullin eshte e qarte.

  13. Nje qytetar says:

    Rrofte Lideri Global,………….. e ke qare,……. Malltezi do te gjykohet ne mandatin e 7 te Rames,…….keshtu qe Rama udheheqesi Yne i madh i di mire qokat, vjehrrit te Bashes ia prishi vetem per demagogji,pooorrrrrrr ia shperbleu mire 13 milione Euro. Bravo Rama. Edhe tani me Saliun dhe dhenderrin e tij ne mandatin e 7 do tia konfiskoi te gjitha pronat e vjedhura. Edhe te Ilir Metes qe i blente per 5 leke dhe i shiste me miliona do tia konfiskoje ne mandatin e 8. Por mire doli me kete mandat ,…..TEATRIN E PERLAU. TANI I RRITET 5Apo 10 FISHI VLERA DHE LIDERI YNE LEGJENDAR E KA KETE PRONE duke e shkaterruar Teatrin ne 4 te mengjesit si ato banditet komuniste mbas clirimit.

  14. Gjiri I lalzit says:

    Keta kane bere cfar kane dashur ne shqiperi perse ishte ne pushtet Sali serbi per te zgjidhur problemet e popullit jo jo ai doli ne skenen politike per interesat e tij personale kerkoni afera te tjera do gjeni plot pa numer per keta hajdut nuk ka ligje per ti gjykuar keta jetojne ne boten e tyre .

  15. lion says:

    Ajo prone eshte dhe ka qene e pronareve, e familjeve tiranase. Pyetja shtrohet kishin te drejte pronaret e truallit ta privatizonin normal qe po. Ne shqiperi asgje nuk behet pa nderhyrjen e politikes . keshtu Abi si bashkepronar ne kete pronar kishte te drejte ta privatizonte dhe e beri dhe i lumte. Taulant nga librazhdi kerkon te percaktoje pronat e tiranesve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje