Kuvendi miratoi Altin Binajn si anëtarin e pestë të Kushtetueses, ministrja e Drejtësisë: Mazhoranca tërësisht e angazhuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi deri në fund

17 Dhjetor 2020, 16:31Politika TEMA

Ditën e sotme Kuvendi ka votuar sot me 96 vota pr  Altin Binajn si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj, përmes rrjetit social twitter ka reaguar për këtë vendim, ku shkruan:

“Vendimi sot i Kuvendit të Shqipërisë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, tregon qartazi se mazhoranca është tërësisht e angazhuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi deri në fund, si një angazhim ndaj qytetarëve dhe për të avancuar në integrimin evropian!

Përshëndes përpjekjet e KED për të përfunduar në kohën më të shkurtër të mundshme proçesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve me qëllim plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese!

Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të plotësohen tërësisht sa më shpejt dhe është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të përfshira, për ta bërë të mundur funksionimin e plotë të tyre”, nënvizon Gjonaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje