Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim të përbashkët me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë ku po diskutohet mbi masat për përballimin e pandemisë së COVID-19.
Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë theksoi se e gjithë bota po përballet me një situatë të vështirë, teksa theksoi edhe njëherë se sistemi ynë shëndetësor i ka të gjitha kapacitete për të përballuar çdo situatë.
“Faktikisht, fjala ka ardhur tek shëndeti dhe fatet tona janë të ndërlidhura të gjitha bashkë. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që kjo është një luftë që çdo vend nuk mund ta fitojë dot i vetëm.
Sa më shumë të komunikojmë, të bashkërendojmë fuqitë dhe duke shkëmbyer eksperiencat të njehsojmë qasjet kundër kësaj lufte duke kursyer aq jetë dhe aq plagë sa mund të kursehen. Jetët e humbura nga ky agresion janë të pashmangshme.
Jemi përpjekur të mësojmë nga të tjerët dhe 1 nga vendet që kemi ndjekur me vëmendje dhe kemi pasur komunikim të vazhdueshëm është dhe Turqia.
Besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët por janë ekspertët. Komiteti Ekspert i Turqisë ka një meritë e cila falë ekspertizës ishte një prej vendeve më të përgatitura në momentin e shfaqjes të këtij armiku të padukshëm.
Nuk ishin të pakta ato vende të mëdha me burime të mëdha financiare që u gjetën në situata të vështira. Turqia ndërmori një sërë masash të distancimit social edhe përpara se OBSH ta klasifikonte koronavirusin si pandemi botërore”, tha Rama. (TemA)
O trac e qelbur o turk muti te qifshin ekspertet turq mor shkerdhat ku i gjetivekspertet turqia mor plere atje po behet nami
Ky perfundimisht nuk ka lidhje me evropen e Ameriken vete me vellane erdogan!!!
Po pritem nga turqia vaksinen do na hedhin parfum me limon per COVID-19
Haha dolen homogjenet alvanos minoritare . Ne spitalin qe kalova Covid ne Stamboll kishte mbi 30 greke qe kishin ardhe nga Greqia se skishin besim ne sistemin e tyre shendetesor . Bile pasi dola nga terapia intensive ndejta me nje grek Vasilin (te cilin tashme e kam vella) 43 dite ne nje dhome .Te gjithe mjeket nga gjithe bota me diploma o specializime ne Angli o Amerike . Bile per pacientet greke kishin marre ne pune dhe tre infermiere greke qe dinin anglisht dy vajza e nje djale , njerez te mrekullueshem . Asnje nuk shante Turkun o alvanosin si ju . Dukeni qe jeni rrit te frustruar po seshte faji as i shqiptarit as i turkut . Jeni fshatare i jorante qe as vendi juaji origjines sju do me .
A po sa per dijeni . Nr i respiratoreve ( aprateve te intubimit ) ne Turqi per fryme popullsie ishte me i larti ne bote . Amerika qe e dyta me gjysmen e kesaj shifre . Flas per prill maj .