VENDIMI: Meta dekreton ministrat Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi

17 Dhjetor 2020, 10:55Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrat Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi.

Ashtu sikundër paralajmëroi një ditë më parë në konferencë më Presidenten e Kosovës, Kreu i Shtetit ka dekretuar pa vonesa emrat e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Çuçi u propozua nga kreu i qeverisë për të marrë postin e Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, si dhe Ekonomi në postin e Ministres së Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit.

Gjithashtu me propozim të kryeministrit, Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Sandër Lleshajt, nga posti i ministrit të Brendshëm.

Më herët, Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Lleshaj, ndërsa një ditë më parë njoftoi emrat e rinj në kabinetin qeveritar që ai drejton.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje