VIDEO/ Në spital vijnë vaksinat anti-COVID, personeli mjekësor feston duke kërcyer

17 Dhjetor 2020, 08:50Bota TEMA

Ka qenë një vit i vështirë për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Kështu, që kur stafi mjekësor në spitalin e Qendrës Mjekësore të Bostonit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën dozat e para të vaksinës së koronavirusit, nuk mund ta mbanin gëzimin e tyre.

Të veshur me maska dhe mjete mbrojtëse, stafi improvizoi një koreografi në ngjyrat e “Good as Hell”, nga këngëtarja Lizzo jashtë strukturës mjekësore.

Videoja e kërcimit u postua më pas në mediat sociale të Qendrës Mjekësore të Bostonit dhe u bë virale për një kohë të shkurtër në SHBA.

Qendra Mjekësore e Bostonit mori 1,950 doza të vaksinës “Pfizer-BioNTech”. Një mijë punonjës janë gati të marrin injeksionin deri në fund të kësaj jave.

“Ne jemi të entuziazmuar që kemi qenë spitali i parë në Massachusetts që ka marrë vaksinën “Pfizer” dhe jemi gati të fillojmë vaksinimin e profesionistëve tanë të kujdesit shëndetësor,” shkroi spitali në mediat sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje