Misteri i valës së radios nga ‘ylli afër’, shkencëtarët që kërkojnë alienë nisin hulumtimet

18 Dhjetor 2020, 10:28Lifestyle TEMA

Astronomët që qëndrojnë pas kërkimit më të gjerë për jetën e huaj po hetojnë një emision intrigues të valës së radios që duket se ka ardhur nga drejtimi i Proxima Centauri, ylli më i afërt me diellin.

Rreze e ngushtë e valëve të radios u mor gjatë 30 orëve të vëzhgimeve nga teleskopi Parkes në Australi në prill dhe maj të vitit të kaluar.

Analiza e rrezes ka filluar që prej disa kohësh dhe shkencëtarët ende nuk kanë identifikuar një fajtor tokësor siç janë pajisjet në tokë ose një satelit që kalon.

“Sinjali” i fundit ka të ngjarë të ketë një shpjegim të zakonshëm, por drejtimi i rrezes së ngushtë, rreth 980MHz, dhe një ndryshim i dukshëm i frekuencës së tij që thuhet se është në përputhje me lëvizjen e një planeti i kanë shtuar misterin.

Rrezja ka ardhur nga drejtimi i Proxima Centauri, një yll xhuxh i kuq 4.2 vite drite larg Tokës.

1 komente në “Misteri i valës së radios nga ‘ylli afër’, shkencëtarët që kërkojnë alienë nisin hulumtimet”

  1. Haka Tekizoti says:

    Valë radioje!… Valë… Çfarë transmetohet me to: muzikë, ndonjë emison si i Fevziut? Ndonjë?… Si mund të përfytyrohet që qeniet inteligjente të emetojnë valë radioje boshe, pa ndonjë përmbajtje, pa ndonjë qëllim, pa ndonjë synim për t’i thënë apo për t’i dhënë dikujt diçka. Profka për të tërhequr kureshatarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje