Pistoleta mban peng hetimet për vrasjen Klodian Rashës

18 Dhjetor 2020, 17:29Kronika TEMA

Dinamika e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha është zbardhur plotësisht, ndërsa mbetet ende e pa qartë për grupin hetimor pistoleta që u gjet në një pellg me ujë larg vendit të ngjarjes.

Për këtë në Prokurorinë e Tiranës u mblodh sërish grupi hetimor në një takim që zgjati më shumë se tre orë, bashkë me zyrtarët më të lartë të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.

Arma e zjarrit tip mini Glok u gjet në orët e para të 8 Dhjetorit, ndërsa pas verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve rezulton se ajo nuk I përket as viktimës as efektivit të shqiponjave.

Mësohet se, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së disa gjurmëve biologjike të gjetura në të për të parë më pas se e kujt është kjo armë.

Një tjetër element që ka vështirësuar hetimet është edhe mungesa e kamerave të sigurisë në vendin ku ajo u gjet. Sakaq prokuroria ka rindërtuar dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës, që nga ndjekja dhe deri tek momenti kur u qëllua.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja, një prej plumbave ka prekur në garazhin e rrugicës ku u qëllua i riu dhe tjetri në trupin e viktimës.

Të dy plumbat janë qëlluar në një lartësi nga 120 deri 150 centimetra dhe kjo për hetuesit shpjegon faktin se efektivi Nevaldo Hajdaraj ka qëlluar në pjesët e sipërme të trupit dhe jo në gjymtyrët e poshtëm.

Për këtë pritet që akuza ndaj tij të rëndohet nga vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme në vrasje me dashje.

8 komente në “Pistoleta mban peng hetimet për vrasjen Klodian Rashës”

  1. a says:

    eee ja ngulet policit tani. ai mund te kete faje dhe te denohet por pistoleta me 100 perqind ka qene e te ndjerit por nuk thuhet se ashtu eshte puna gjynah per policin qe ishte ne detyre. se keshtu i bie qe te gjithe te gjejme nga nje pistolete ne cdo pellg me uje. ne fillim te le te dyshosh do blinte cigare ne 1 te nates. cudi ku ka cigare. e dyta. i eshte thene policit lere me kaq se na u ndersyen. edhe kjo nuk eshte drejtesi. nuk dini te mbani drejt. po drejt ama. djali kishte pistolete qe e hodhi ne uje. polici nuk duhet ta kishte qelluar. ketu denohet polici. po ju pyes tani. ne 1 te nates nje person nuk i ndalon policise. i thote mos u afro se do qelloj. pastaj hedh pistoleten ne uje. dhe polici cduhet te bente. a po harova ta qellonte nga kembet. ketu po mund te denohet polici. po drejtesia juaj eshte nga me i forti. te shohim gjykaten. nuk i kam qef policet por kur te shesin ne detyre cprisni nga te tjeret.

    1. L.R says:

      Ka mundesi qe i ndjeri pistoleten ta kete hedhur perpara se te bente zhiron nga ana tjeter e rruges… per tu rikthyer te ,rrugica e shtepise aty ku polici po e ndiqte kembe kembes duke i thene ndal…. ma do mendja te gjorit s’ Ja ka marre mendja qe polici do e qellonte per vdekje… dhe e dyta ceshtja ne fjale eshte bere politike dhe per kete polici ka mundesi te marre denim maksimal pasi uqerit Jane ne pritje per ti vene flaken qyteteve .

  2. Lol says:

    Si mundet qe djali del ne mesnate per kafe, kur kafet jane mbyllur. Keshtu thone familjaret e tija. Kur policia e therret, ai shmanget, kalon rrugen. Perse? Pastaj iken me vrap e futet ne nje rrugice, perse? Pastaj gjendet nje pistolete qe nuk qenka e askujt. Djali eshte shkaku i gjithe ngjarjes, kurse sjellja e tij provokuese. Ndersa polici ndjekjen e ka bere ne emer te detyres. Drejtedia ?????

  3. Kopenhagen says:

    Bete kurban policin o te pafytyre.
    Per vota, vendoset ta shsini njeriun qe ishte ne sherbim te rendit dhe popullit.
    Si nuk doli nje njeri me kellqe dhe te pyeste, c bente ky njeri jashte ne 2 te nates? Po pse iku me vrap nga policia?
    Po ajo pistoleta, si u gjend ne nje pellg me uje?
    Njekohesisht, kjo tregon se vete policet, jane te pambrojtur deri ne flijim.
    Kryeministri qe shkon 3 here tek familja e viktimes? Me sa duket i ka bere te gjitha adetet.
    KU eshte sindikata e policise? Dorezoni o te pabese unifomat, dhe le te shkoje Edi me Ilir Meten, te marrin edhe gerdallen e Gerdecit dhe te ruajne rendin dhe pasurite e tyre, sepse nuk besoj se policet kane dicka per te humbur pervec kotheres se bukes qe marrin njehere ne muaj ne forme rroge.
    Sa per krahasim, ne te njejten kohe, ndodhi ne Danimarke nje ngjarje e ngjashme. Ndoshta ambasadorja e Shqiperise mundet te informoje corapekuqin per kete. Policet jane nen hetim, por nuk doli as Mbreteresha, Kryeministrja apo ndonje minister qe te jape verdiktin dhe versionin. Ia kane lene strukturave qe merren me hetimin e ngjarjeve te tilla.
    Nuk i eshte vene ndonje emer ndonje rruge, as nuk eshte dhene ndonje pension per dike.
    Tek ne eshte 1-shi qe i ben te gjitha: Kryeminister, gjykates, profet etj.
    Mjere ai vend.

  4. cimi says:

    sa te shkrete qe jeni. pistoleten e vuri muhamet rrumbullaku me shoke per te ngaterruar procesin. eshte ujk plak ai dhe ia doli. pistolete e mbajtur qellimisht per te tilla raste pa gjurme.

  5. mik says:

    Per komentuesit e mesiperm : Nje i ri, pa histori kriminale e nga nje familje e qete te cilet shikojne punen e vet, i cili kur u vra kishte dy hurma ne dore, e te akuzohet se ka pas nje pistolete, kjo nuk shkon. Askush nuk i mbron dy hurma me pistolete.
    Ndersa per aktivitetin e policise tone : Opinioni i policise sone ne popull fatkeqsisht eshte teper negativ. Shume police nga policia jone ne komunikim me qytetaret e saj, mbajn nje qendrim arrogant e fodull. Shpesh here jane policet ata qe thyejne ligjet dhe abuzojne me detyren e tyre, te cilet nuk han asnji arsye gjate ankesave. Ka qene ky shkaku qe i riu ka ik me vrap.
    A nuk flitted ne popull se shume nga efektivat e grupit ” Shqiponja ” jane te droguar dhe grabisin sende materiale gjate kontrolleve te tyre ?
    Nuk e kuptoj si mund te mbrohet ky polic, kur vret ato qe paguhet per ti mbrojtur ? Apo keto komentues jane police per vete ?

    1. ATSH says:

      Hurma?? I kishte vajtur mendja per Hurma në 1 të natës? Unë se di pse polici ka qelluar, mbase është trembur ose cmendur, por këto idiotesite e mashtrime kot nuk e di pse bëhen! Njeher u tha qe ka dalë per ajer të paster, pastaj ka dalë se ishte me probleme mendore, pastaj ka dal per cigare, pastaj hurma, pastaj u tha qe e vrane me plumb në kokë, e vrane duke shkuar në shpi, pastaj që e kishin dhunuar, pastaj që u vra sepse ishte pa mask, pastaj që kishte ikur nga frika se do I vinin gjobe. Pistoleta ose ka qenë e viktimes ose e kanë vendosur policet, ashtu kot te gjendet një Pistolete në rrugën ku kaloi viktima duket një rastesi e cuditshme! Pistolete është kyci I gjithë ngjarjes, perkatesia e saj në çdo krah ndryshon krejtesisht gjykimin! Mua me bëri përshtypje nga pamjet ndjekja me vrap e policit ndaj dikujt që u largua në errësirë! Në perendim policet as nuk e marrin mundimin të ndjekin me vrap dikë që I kercenon me vdekje në errësirë..

      1. mik says:

        Une nuk kam qene aty. Ashtu si edhe ti, une them ate qe lexoj ne shtyp.
        Gjithsesi ! E pelqej shtjellimin tend mbi vrasjen e e atij te riu fatkeq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje