“S’i kam parë unë e fundit”, hetimet për vrasjen e çiftit Pasho fokusohen tek ish-e dashura e djalit të tyre

18 Dhjetor 2020, 09:17Kronika TEMA
“S’i kam parë unë e fundit”, hetimet për

Taulant Pasho

“Nuk jam unë pesoni i fundit që i kam parë, për çdo gjë tjetër flisni me avokatin tim”. Kjo është deklarata për mediat e ish-të dashurës së Taulant Pashos, djalit të Shpëtim dhe Teuta Pashos, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në tre valixhe.

Hetimet për zbulimin e autorëve të vrasjes së çifit Pasho vazhdojnë, por tashmë prokurorët kanë një ide më të qartë se çfarë mund të ketë ndodhur me ta. Hetuesit po gjurmojnë djalin e viktimave, por dhe ish-të dashurën e tij, por ende nuk ka një akuzë kundër tyre.

Avokati i ish-të dashurës së Taulant Pashos në një deklaratë të shkurtër për mediat ka thënë se klientja e tij është duke pritur një telefonatë nga hetuesit dhe gjithçka di do ua tregojë atyre në praninë e tij.

Mediat në Itali shkruajnë se hetuesit e kanë të pamundur që të lënë jashtë hetimeve ish-të dashurën e Tualantit, pasi ajo në periudhën që çifti u zhduk jetonte me djalin e tyre. Po ashtu ajo kishte pasur takime të shpeshta me ta dhe vizita në banesën e tyre pasi prisnin lirimin e Tualantit nga burgu.

Data e zhdukjes së çifitit dhe data e lirimit të djalit të tyre është e njëjtë dhe kjo rastësi po hetohet nga prokurorët. Mediat në vend raportojnë se ditën që Pasho doli nga burgu ajo që doli e priti ishte ish-e dashura e tij, ndërsa prindërit qëndruan në shtëpi dhe i prisnin për drekë.

Një tjetër arsye që prokurorët po hetojnë ish-të dashurën e Tualantit është dëshmia e vajzave të çifitt Pasho. Ato kanë treguar se vajza ka pasur disa probleme me vëllain e tyre dhe mund t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrje.

Ndërkohë edhe Taulant Pasho pasi kishte dalë nga burgu i ishte ankuar avokatit se kishte humbur kontaktet me prindërit e tij dhe kishte disa ditë që nuk i kishin hapur telefonin.

Jam shumë i shqetësuar, prindërit e mi kanë humbur prej ditësh, askush nuk e di se ku janë. Ata nuk i përgjigjen telefonit, është e çuditshme”, është kjo dëshmia e tij. Nga ajo kohë Taulanti ishte arratisur për në Zvicër, ku sërish është në burg për vjedhje.

Ndërkohë hetimet për zbulimin e autoriëve të çiftit Pasho vazhdojnë. Deri tani është zyrtarizuar se një kufomë i përket Shpëtim Pashos, ndërsa pritet analiza e ADN-së që të konfirmohet se trupi tjetër i përket Teuta Pashos.

Trupat e tyre u gjetën pak ditë më parë në afërsi të një autostrade. Para vrasjes ata ishin dhunuar dhe më pas ishin copëtuar dhe futur në tre valixhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje