VIDEO/ "Stresi" sfidon nga Kosova me kallash në dorë e gota të thyera, policia vendore s'lëviz "gishtin": Faleminderit për mikpritjen

17 Dhjetor 2020, 09:29Kronika TEMA

Pas protestave të dhunshme në Tiranë reperi Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është shpallur në kërkim nga policia.

Pavarësisht kësaj çdo ditë nuk kanë munguar kërcënimet dhe ultimatumet nga arratia të reperit për policinë dhe politikën shqiptare.

Stresi fillimisht u fsheh në Kosovë dhe këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.

Mesa duket Stresi ka kaluar një kohë të mirë në Kosovë ku së bashku me miqtë të cilët nuk i nxjerr me fytyrë ka pirë, thyer gota si dhe janë argëtuar me muzikë të mirë.

Stresi shihet të mbajë në dorë kallashnikov të cilin nuk e lëshon nga dora për asnjë moment.

Ndërkohë reperi është në kërkim nga policia e shtetit. Pavarësisht se ai ka treguar vendndodhjen efektivët ende nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë.

12 komente në “VIDEO/ “Stresi” sfidon nga Kosova me kallash në dorë e gota të thyera, policia vendore s’lëviz “gishtin”: Faleminderit për mikpritjen”

  1. Kopenhagen says:

    Ka marre shembull nga idhulli i tij Osama.
    Dihet edhe fundi i Osames.

  2. Gjakova says:

    Po pse i dini budalla policite e Kosoves dhe te Shipnis?
    Lene se i dite, po e han i plumb kallashit. Nuk shko mo shume se 35 vjec miku.

    1. Kosta says:

      Eshte fshehur te njerezit e Ish Fark-ut te Bukoshit qe sabotonin luften e UCK dhe qe ne shtator te 1998 donin ti vinin zjarrin Shqiperise.Aty u njohen me Sali Lushen hajdutin e pulave qe i angazhoi Berisha per grusht shteti.Policia e Kosoves i ka mundesite ta gjeje sidomos ata qe vijne nga radhet e UCK dhe qe jane djemte me te mire qe ka Kosova.

  3. Kaonia says:

    Nuk e ka kallash , po thuaj te kete kujdes se PPS 43 nuk u mba siguresa e do ti plasi ne dore apo dhe strembet nga arma ky trimi ??

    1. Ilir says:

      Aman se mos i plas ne dore, do jete humbje e madhe! ??

  4. Bashkim says:

    VERTETE BESONI SE NUK E GJEN DOT POLICIA? . POLICIA E DULLES E ALBINLADENIT DHE E TEUTES/ VJOSES/PO GRUMBULLOJNE UDBASHET E TI NISIN PER SHQIPERI PER PERPJEKJEN E RADHES. PER TE SJELLE NE PUSHTET LULBASHOVICIN E PASTAJ NEN SERBI ME ALBINLADEN E TEUTA MBRETER TE GJITHE SHQIPETAREVE.

  5. Bashkim says:

    VERTETE BESONI SE NUK E GJEN DOT POLICIA? . POLICIA E DULLES E ALBINLADENIT DHE E TEUTES/ VJOSES/PO GRUMBULLOJNE UDBASHET E TI NISIN PER SHQIPERI PER PERPJEKJEN E RADHES. PER TE SJELLE NE PUSHTET LULBASHOVICIN E PASTAJ NEN SERBI ME ALBINLADEN E TEUTA MBRETER TE GJITHE SHQIPETAREVE. Mos thoni pastaj se nuk e dinim

  6. Tirona says:

    Bin Ladeni Shqipar. Deraaaaaaa

  7. Lu says:

    Nje plehre qe do kontaminoje token kur te vdese.
    Femije i llastuar
    Edhe neve po bejme lojen e tij sepse vetem klikime don ai

  8. k says:

    Pergjegjësia morale,bie mbi ata që i bëjnë jehonë mediatike ca palaçove të degjeneruar
    dhe provincialë injorante duke sjellur shëmbuj degjenerimi per rininë e çorientuar.

  9. Bashkim says:

    Qe ishit ne gjume? Dre dre mori gomari gelqeren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje