Vrasja e nipit të vëllezërve Gjini në Mirditë, reagon familja Reçi

15 Dhjetor 2020, 20:33Kronika TEMA
Vrasja e nipit të vëllezërve Gjini në Mirditë, reagon

Vellezerit Reci

Dyshimi i parë i policisë pas vrasjes së 51-vjeçarit Anton Keli mbrëmjen e sotme në Rrëshen është hakmarrja, nisur nga një sërë ngjarjesh me disa viktima mes familjes Gjini dhe familjes Reçi dhe lidhjes familjarë të Anton Kelit me Armando e Prengë Gjinin.

Por në një mesazh për News24, avokati Aleksandër Ndrejaj, në emër të familjes Reçi deklaron se nuk ka asnjë lidhje me krimin e ndodhur sot.

Familja mohon kategorikisht implikimin me vrasjen e 51-vjeçarit dhe thotë se vrasjen e djalit të tyre Kastriotit ia kanë lënë në dorë prokurorisë dhe policisë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot pasdite në Rrëshen, deklarojmë se familja Reçi nuk ka asnjë lidhje apo implikim me këtë ngjarje.

Në lidhje me fatkeqësitë tona familjare për ngjarjet që kanë ndodhur ne ia kemi lënë në dorë Prokurorisë dhe policisë për të gjetur autoret për vrasjen e Kastriotit.

Me këto veprime në media që po aludohen po fusin në konflikte të paqena familjen Reçi”, thuhet në mesazhin e Ndrejajt, përfaqësues i familjes Reçi në Rrëshen.

2 komente në “Vrasja e nipit të vëllezërve Gjini në Mirditë, reagon familja Reçi”

  1. Burreri eshte te Falesh jo te vrases !
    I futi kriminelei islamisti i shpellesh ne gjake gjithe shqiptaret
    dhe sdel nji burre ,ta zhduki kte semundje te injorances
    zgjuar me ardhjen e pseudoDemokracise nga shpellari i vicidolit .
    qe i do shqiptaret te vdekur .
    Perse vriteni vlla me vlla o njerez ?
    Te gezoni armiqte e Shqiperise ?
    Qe mbasi te shuheni te tere Tokat – Pronat grate motrat t’ju a marre i huaji
    apo djalli i mallkum ardhur nga fundi Botes ?!
    Behuni burra e falni gjaqet per te Ardhmen e femijeve tuaj dhe Krishtit !

  2. abu bin rami says:

    Tribu, pakistan somali nigeri…Europe thone disa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje