Pas ngjarjes tragjike të 8 dhjetorit, kur u vra nga një punonjës policie 25-vjeçari, KLodjan Rasha, Këshilli i Ministrave ka vendosur që ta trajtojë familjen e tij me një pagesë të veccantë prej 96 mijë lekësh në muaj.
Vendimi i Qeverisë është miratuar më 11 dhjetor dhe parashikon “dhënien e trajtimit të veccanët familjes së të ndjerit Klodian Rasha, në formën e financimit mujor, në masën e tetëfishit të pensionit social, që është 12 mijë lekë.
Sipas VKM-së, ky vendim i shtrin efektet nga data 1 dhjetor 2020.
Ndërkohë që në një tjetër vendim, duke marrë shkasë nga kjo ngjarje e rëndë, Qeveria ka bërë një shtesë në ligjin për “Sigurimet Shoqërore”.
“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Ngjarja tragjike ndodhi herët në mëngjesin e datës 8 dhjetor në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj.
Hahahahahaha cfare gallate. More Mero, po a jeni serioze si gazete apo ti bejme mutin dhe mos ta lexojme me.
Euronews thote se ligji permban 7674 leke ne muaj. Qe do te thote diku aty tek 600 mije lekeshi i vjeter.
Tani me habit fakti per dicka. Sa persona kane humbur jeten per aresye te ndryshme prej abuzimeve te shtetit?, a ka marre dikush pension nga ata?. Ne rast se jo, perse?.
Apo ishte ky pensioni per ti ulur tensionet nga frika qe ju ka kapur.
Cfare do qe te beni, do humbisni se nuk merrni me vota nga populli.
Populli do votoje Koco Kokedhimen se deri me sot vetem ai nuk i ngjyer duart ne vjedhjet dhe krimet qe beni.
Me koco kokedhjerin e rregullove fare! E filloi me vjedhjen e ndermarjes se frigoriferit ne Shkozet dhe vazhdon.
Po paterice e Rames eshte kjo gazete dhe kete e dine te gjithe, edhe ti.
Nese ndihma social eshte diku tek 7,700 leke ne muaj atehere as 70,000 leke ne muaj nuk i bie.
Edhe per kete gje kaq te ndjere genjejne.
Po per policet qe kane rene ne krye te detyres dhe qe kane lene jetim femijet dhe pa banese cfare ndihme ka akorduar shteti nje therrime pse ky dallim ne fund te fundit i ndjeri le ti bindesh policit te ndalonte dhe aq me teper qe ka dal tre ore pasi kushte filluar ora policore
Shteti te shohi ne radhe te pare pensionet e deshmoreve te atdheut qe nisen cdo dite nga shtepia dhe nuk e dine nese do kthehen ne mbremje ne
familjes pasi perballen cdo minute me kriminele
Une nuk e kuptoj kete vendimin e e shtetit pa patur ne fakt asgje kundra perkrahjes sociale qe mund te jepet per familjen. Pyetja ime eshte kjo. Perse nje nxitim kaq i madh ne kete ceshtje kur gjykata nuk ka vendosur akoma per rrethanat e vrasjes…? Po sikur te dale qe viktima ka pase arme si i behet?
Eshte nje ligjet fuqi qe thote: Ne rastese Shteti(flasim per te ndjerin e vrare nga policia) fajesia anon nga Shteti( dmth polici fajtori qe perdori armen)ky i fundit eshte i detyra ti paguaje familjen e te ndjerit dmth PRINDERVE… TETEFISHIN e nje pencioni social ne muaj,per shumen mujore duhet nje ekspert pasi nje pencion social ne muaj s’merr vesh nga ata pune.
Sa te mire jeni kur flisni ne emer te popullit. Popullin shiheni te vota pastaj filloni qani si gore
me cfare te drejte paguan ky nga parate e popullit kur nuk ka akoma as nje vendim gjyqi qe faji e kishte polici? Ky Rasha ishte nje kriminel ordiner qe theu ligjin dhe kercenoi policin. As me pak as me shume. Rama me gjithe mend qe duhet marre zvarre, por per fat te keq nuk ka se kush ta beje.
Dakord me komentuesit. Absurd akordimi i pensionit. Per me teper organet e drejtesise vazhdojne punen…