OFL zbarkon në Durrës, u kërkon llogari për pasurinë 3 të dënuarve për vrasje dhe drogë

14 Dhjetor 2020, 13:50Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 3 të dënuarve nga Durrësi, për vepra penale të ndryshme.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat shtetasve: 

Jeims (Përparim) Nezha, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Emiljano Norja, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ermir Dervishi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

(TemA)

2 komente në “OFL zbarkon në Durrës, u kërkon llogari për pasurinë 3 të dënuarve për vrasje dhe drogë”

  1. Tartari says:

    I kapen “Peshqit e Medhenj”. Cfare presim ne ne Lalez dhe cfare ben OFL! Aferim!

  2. Doktor Mortja says:

    Dashuri ne kohen e koleres!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje