OFL zbarkon në Durrës, Berat dhe Skrapar, u kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve

16 Dhjetor 2020, 12:49Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 të dënuarve, për vepra penale të ndryshme.

Ata janë Arben dhe Viktor Lekli, Çlirim Ymerali, Andrea Ajasllari dhe Andrea Shyti.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Arben Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Viktor Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çlirim Ymerali banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Andrea Ajasllari , banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Andrea Shyti banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

1 komente në “OFL zbarkon në Durrës, Berat dhe Skrapar, u kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve”

  1. Lani says:

    Ouu dhe ne Durres dhe ne Skrapar?? Po ndonji Like Hajduti nuk kishte as ne Skrapar as ne Durres??Nuk e gjeni dot ereeee OFL e vari k..it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje