“Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…”, kërcënohet Limos Dizdari

17 Dhjetor 2020, 18:08Kronika TEMA

Kompozitori i njohur Limos Dizdari ka denoncuar se është kërcënuar përmes një letre.

Ai u shpreh se letra i është hedhur brenda ambienteve të banimit një letër, ku dikush e paralajmëron se duan që ta helmojnë.

Në një deklaratë për mediat, ai është shprehur se ka shkuar në Polici për të denoncuar rastin e dytë të kërcënimit, pasi është kërcënuar edhe me pare, dhe gjithçka ia ka lënë në dorë drejtësisë dhe organeve kompetente.

“Kërcënimi këtu ishte shumë i sofistikuar. Hodhën një zarf me një letër brenda ku më qanin hallin se “duan të të helmojnë” dhe kërkonin ndjesë se nuk mund të identifikoheshin.

Por një herë tjetër do identifikohen. Pse ndodh kjo? Cili është gabimi që kam bërë? Që erdha…?

Kur i bija unë pianos, pushonin zogjtë. Unë ia kërkova Prokurorisë që të merrej me mua. E pyeta shefin e Komisariatit. T’ja çojnë prokurorisë. Nuk e di…

Mund të di shumë gjëra po s’kam të drejtë të them gjë. Kërcënimin e parë e kam marrë në 2018, ndërsa kjo është më 16 nëntor.

Pra para një muaj. S’kam apel për organet kompetente,”– shprehet Dizdari.

Në letrën që i është hedhur në shtëpi Dizdarit, shkruhet:

“Me të vërtetë që ju duam dhe nuk ju bëjmë keq. E theksoj se jam i infromuar mirë.

Bëni kujdes se më pas nuk ka kuptim. Kam shpresë se për ca kohë do të të takoj nga afër.

I nderruar profesor Limosi të lutëm bëj kujdes nga punonjësit.

Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…”

6 komente në ““Profesor ke ujqër që duan t’ju kafshojnë, ke edhe armiq që duan t’ju helmojnë…”, kërcënohet Limos Dizdari”

  1. rexha 10 says:

    PROFESOR ,AI QE TE DONE ,TE MBRONE DERI NE FUNDE .PORE KA EDHE NJE FJALE TJETER:KUSHE TE DONE ,DHE NE QIELL TE NGREN ,SHIHE MIRE ,SE PO TE GENJENE. BELAJA ESHTE SE KUJTE ME I BESU.NUKE KE SE C’FARE TE PRESESH NGA NJERZIT E LIGE.ATA JANE ATY PER KERCENIME ,DHE PER TI RENE VIOLINES. SA MARRIN VESHTE GOMERET NGA MUZIKA ,AQE DHE ATA MARRIN VESHTE NGA POLITIKA.ATO NJERZE TE KANE RENE PER PJESE.

  2. Daja says:

    E ke nga ata qe beson me shume. Dihet nga burrat e kanunit.

  3. rroku says:

    Gjall akoma eshte ky hajduti qe privatesoi shtepine e pioniereve ne Sarande. Qelbesire hundederr i ndure ter jeten hajdut ke qene.

  4. ? says:

    Zot, tha, më ruaj nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë?

  5. Lani says:

    Si eshte puna me kete kercenimin? Per çfarë kërcënihet vallë?!

  6. Burgajeti says:

    Kisha respekt per kompozitorin,Dizdari,por me ka zhgenjyer si Limoz…
    Ky eshte ne nje sfere qe as te ben e as te kruan.Perse dashkan njerzit te merren me te?
    Ka disa arsye:
    Ti kesh borxh njeriu dhe nuk ja ke kthyer…
    Te kesh vjedhur dhe kerkojne te te kercenojne sepse e dine se gjykata dhe partite te mbrojne…
    Te llap goja si shume jo me te drejte,por padrejtesisht dhe ja ke sjelle dikujt ne maje te hundes…
    Te kesh perdhunuar dhe ke shkateruar nje familje dhe kjo familje nuk ta fal…
    Je marre me kontrabande dhe ke prishur pazaret…
    Je i korruptuar,i ke premtuar dikujt kundrejt shperblimit dhe nuk i ke mbaruar pune…
    Ka dhe te tjera por po e le me kaq…
    Perse nuk kercenohen qindra e mijra te tjere,te cilet merren me politike,biznes etj etj?
    Me duket se erdhi koha per te tillet te futen ne “gjirin ” e ndonje partije dhe te shfrytezojne kete padi si argument ne zgjedhje…
    Ik e bej shurren andej nga Ksamili se po merron dynjane,plak i rrjedhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje