Pas vrasjes së Klodian Rashës, Shërbimi për Çështjet e Brendshme duket se nuk ka përfunduar punë. Kësaj here, një hetim administrativ ka nisur për të gjithë repartin Shqiponja, që nga rekrutimi i efektivëve, e deri te veprimet policore.
Hetimi administrativ e prek të gjithë njësinë speciale ndërsa do të ndiqen të gjitha procedurat sesi një efektiv bëhet pjesë e Shqiponjave. Cili është kualifikimi i tyre, eksperienca në terren apo dhe detaje të tjera të cilat të bëjnë pjesë të njësisë brenda Policisë së Shtetit.
Mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, krahas procedurave të rekrutimit të oficerëve do të ndjekë nga afër dhe policimin e njësisë si dhe historikun e mënyrave të shoqërimit ku jo në pak raste ka pasur ankesa nga ana e qytetarëve.
E konsideruar si pjesë e reagimit të shpejtë, njësia “Shqiponja” presupozohet të ndërhyjë edhe në situata të rrezikshme ndërsa në hetimin administrativ do të merren në pyetje edhe drejtuesit e saj sa i takon pjesës së instruktazhit, pajisjeve që kjo njësi duhet të ketë gjatë përditshmërisë, por edhe armatimit që përdor. Në sitën e hetimit janë dhe procedurat e thjeshta si kontrolli i personave të dyshimtë apo dhe postblloqet.
Në vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, dy efektivët nuk i kishin kamerat e trupit pasi ishin të dëmtuara, por edhe gjetja e pistoletës nuk është e dokumentuar me pamje pasi edhe shërbimet e tjera të njësisë që gjetën armën nuk ishin të pajisur me këto kamera.
Njësia elitë “Shqiponja”, pas shkrirjes nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në vitin 2013, u rikthye po nga vetë ish-ministri me një pamje të re atë të cilën kemi dhe sot. Gjatë kohës së prezantimit, ajo u pa si një strukturë e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Në atë kohë, strukturës i janë dhënë edhe atributet e Policisë Gjyqësore dhe asaj Rrugore.(A2)
jo shqiptaret duhet te ndryshojne mentaletin kur policia thot ndal duhet ndaloj e mos te iki ose te levizi, per shume gjera nuk ka faj policia po populli
Reparti “Shqiponja” është një repart elitar i policisë tonë. Puna e këtyre oficerëve është shumë e vlerësuar deri më tani në bazë të rezultateve. Është një trupë shumë përgatitur. Është tmerr i kriminelëve dhe personave që shkelin ligjin në Tiranë. Ky repart duhet të vlerësohet dhe të motivohet. Ata punojnë me paga të vogla dhe pa elemente shtesë si vështirësi, ore nate, ore jashtë orarit, ushqim etj.
Nuk kam një palestër ku të sterviten.
Janë të rrezikuara dhe të privuar gjithenje. Sa herë ka demostrata të dhunëshme i shikon oficerët e Shqiponjave në ballë pa mburoja dhe pa helmeta. A mendon njeri se janë bijë nënash dhe kam fëmijë për të rritur ?!!!
Por çfar ndodh tek ne. Ndodh që kush punon goditet.
Një person ose një veprim nuk përfaqëson të tërën.
Rrespekt për oficerët e ” Shqiponjave”.
Ata duhet të motivohen dhe të mbrohen nga shteti.
police si policet turq. i vesh edi ramuti me roba turke te te paguara me evro te mare nga evropa