41-vjeçari në Berat ekzekutohet nga qiramarrësi: Më shante dhe ofendonte përditë

17 Dhjetor 2020, 11:19Kronika TEMA

Një 41-vjeçar në Berat është vrarë nga qiramarrësi i vet.

Shkak janë bërë zënkat e vazhdueshme mes tyre.

Njoftimi i Policisë   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat  dhe forcat e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë se tek liqeni në afërsi të fshatit Goraj të Beratit kishte ndodhur një vrasje me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, krehjes së zonës dhe reagimit të menjëhershëm duke rrethuar zonën në një perimetër të gjerë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

Vangjel Polovina 44 vjeç, banues në Kuçovë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ky shtetas, mëngjesin e sotëm, në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin Ajet Guneli 41 vjeç, pasi kishte debate të vazhdueshme dhe pretendonte se ai e ofendonte përditë.

Shtetasi Vangjel Polovina i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të me të pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 komente në “41-vjeçari në Berat ekzekutohet nga qiramarrësi: Më shante dhe ofendonte përditë”

  1. xhoxhi says:

    Trimat që kategorisin Enverin për vrasjet i kanë numuruar vrasjet pas viteve 1990?Përse duhet jetuar kështu duke patur viktima çdo ditë dhe para fëmijëve të vegjël?Prandaj njerzit nuk kanë të drejtë të thonë:”ku je Enver”ku për ditë bëhen varime.Një ditë pa viktima nuk kemi kaluar.Ska familje që mos ketë viktima.Në kohën e enverit theshim kam tre fëmijë studiojnë apo punojnë këtu apo atje ndërsa sot prindërti të thonë;kam tre djem nje ma vranë,një në burg e tjetri pa punë…kjo quhet demokraci ku varosin çdo dotë të ardhmen tonë dhe jo vetëm në Shqipëri po kudo në botë…

  2. Genti says:

    Koment me vend Xhoxhi,e ke thene tamam.Kush shan EnverHoxhen duhet te studjoje dhe te informohet po qe i ri.Po te kete 50 vjec e lart do te thote qe eshte rrote kari dhe njeri muti.

  3. I paguhen prurësit me të parē says:

    Nuk e kuptova ky qeraxhiu , qerarane e paguante ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje