Gjobë 3500 dollarë presidentit, nuk mbajti maskë në publik

20 Dhjetor 2020, 09:38Bota TEMA

Autoritetet në Kili kanë vendosur një gjobë prej 3500 dollarësh ndaj presidentit Sebastian Pinera për shkelje të rregullave kundër koronavirusit.

Menjëherë pas këtij vendimi erdhe dhe reagimi i vetë kreut të shtetit, i cili kërkoi falje për foton pa maskë që bëri me një grua gjatë një shëtitje në plazh.

Pinera pranoi se duhet të kishte mbajtur maskë kur gruaja e re i kërkoi të bënin një foto në plazhin e qytetit të tij të lindjes në Cachagua.

Kili ka ndër ligjet më të forta për sa i përket mbajtjes së maskës në publik. Shkeljet parashikojnë masa administrative të rënda, deri dhe burg.

Sipas universitetit, Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë në Kili numërohen 581 mijë të infektuar dhe rreth 16 mijë viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje