“Si u nis dhe u bitis” dosja e famshme e Bllokut, Artan Hoxha: U mjegullua, kush e vrau Gaxhën?

21 Dhjetor 2020, 21:20Kronika TEMA

Pas dy vitesh nga ngjarja e 4 tetorit në ish-Bllok, prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe pushoi akuzën e vrasjes për Merviol Bilon. Sipas organit të akuzës ish-komandoja i forcave të armatosura ka vepruar në kushtet e mbrojtjes ekstreme, pasi Fabiol Gaxha ka qëlluar i pari.

Bilo akuzohet vetëm për plagosjen e Eljon Hatos. Por cfarë mendon Artan Hoxha për këtë dosje të bujshme që përfundoi me këtë konkluzion nga prokuroria e Tiranës, a ishte i pritshëm?

“Sigurisht që e kam ndjekur, shikoj që nga momenti që organi i akuzës filloi hetimin deri sot ka ndryshuar shumë gjëra” tha ai për ABC News.

Por cfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe?

“Kemi diferencim të disa personazheve të përfshirë në dosje. Për dy prej tyre është veçuar procedimi, përfshirë edhe Ervis Martinajn. Eshtë interesant fakti që ka ndryshuar kualifikimi i veprës penale për Bilon, por kush e ka vrarë Fabiol Gaxhën, me çfarë arme ka gjetur vdekjen?

Dakord Hato është plagosur, apo dyshohet nga Bilo, po kush e ka vrarë, në çrrethana, cila është dinamika për Gaxhën? Jam kurioz ta shoh si organi i akuzës do ta provojë.

Është nga ato raste që në pamje të parë të krijojnë përshtypje që u nis e madhe por na del me një të vrarë që nuk e dimë si është vrarë.

Bilo si ushtarak me eksperiencë mund të ketë qenë në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi aty ka pasur një konfrontim fizik.

Bilo ka qenë në një sulm fizik, kur ka bërë qitjen dyshohet se ka qenë i shtrirë. Sa herë ka qëlluar Bilo? Ka qëlluar njeri tjetër? Ku kanë shtuar predhat e armës?

Dhe kush janë plagosur? Aty kemi pasur dy të plagosur dhe një të vdekur. Kjo është një skemë krimi që në vend që të zbardhej është mjegulluar” tha Artan Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje