Ngjarja horror, piktori zbuloi viktimën e futur në valixhe

22 Dhjetor 2020, 17:37Lifestyle TEMA

Një grua e quajtur Joanna Borucka, 41 vjeç është gjetur e vdekur brenda një valixhe në një hotel në Londër. Ajo ishte nga Polonia dhe për herë të fundit ishte parë 1 muaj më parë. Njerëzit e hotelit kanë treguar se partneri i saj u zhduk nga hoteli dhe nuk e panë më.

Hetuesit besojnë se ajo u pa për herë të fundit e gjallë më 20 Nëntor. Një piktor që vizitoi hotelin hapi valixhen dhe gjeti brenda trupin e një femre. Ajo pamje e tmerroi piktorin, ku u shpreh se kundërmonte erë të keqe.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende dhe autoritetet kanë nxjerrë njoftimin se kushdo që ka informacione në lidhje me këtë çështje, të dëshmojnë për të zbuluar të vërtetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje