Ilir Meta "dublon" Lulzim Bashën: Qeveria ka dalë nga shinat, po bën presion për vota ndaj administratës. Fushatë e turpshme, s’do të ketë sukses

23 Dhjetor 2020, 23:23Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion për vota ndaj administratës publike. I ftuar në “Aktualitet”, Meta tha se qeveria e Ramës po bën një fushatë të turpshme dhe se po u vendos kuota kryebashkiakëve për votat që i duhen.

Meta shtoi se kjo qeveri i urren zgjedhjet e lira e të ndershme dhe se prej kohësh ka dalë nga shinat kushtetuese. Sipas Presidentit, pavarësisht prezioneve, Rama nuk do t’ja dalë dot sepse qytetarët do të tregojnë që janë vërtetë europianë.

“Ne, e kemi të qartë që kjo është një qeveri që ka dal prej kohësh jashtë shinave kushtetuese. Është një qeveri që përbuzë shtetin e së drejtës, parimin e kontrollit dhe të balancës midis pushteteve.

Është një qeveri që urren zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe bën çdo gjë, që të provokoj opozitën, ta intimidojë atë, votuesit dhe qytetarët. Jemi dëshmitarë të një fushate të turpshme, që nuk ndodh në asnjë vend tjetër, ndoshta në ndonjë vend të humbur afrikan, ku Kryeministri u kërkon hapur kryetarëve të Bashkive, u vendos kuota, sesa vota i duhen për partinë e tij.

Ndërkohë, që mund t’u kërkonte dhe duhet t’u kërkojë llogari, për të përmirësuar shërbimet publike ndaj qytetarëve, ndaj komuniteteve për të cilat ata janë zgjedhur.

Shohim një fushatë të shfrenuar në administratën publike, me presione primitive dhe që sigurisht nuk do të kenë asnjë sukses.  

Mendoj, që qytetarët janë tepër të ndërgjegjshëm, që nuk mund të vazhdojnë me këtë mënyrë, nën presion, nën të vetmen reformë, që është reforma e frikës nga pushteti.  

Ndaj dhe ata, do të marrin përgjegjësitë e tyre dhe do të tregojnë, që janë qytetarë të vërtetë europianë,”- tha Meta.

13 komente në “Ilir Meta “dublon” Lulzim Bashën: Qeveria ka dalë nga shinat, po bën presion për vota ndaj administratës. Fushatë e turpshme, s’do të ketë sukses”

  1. ida says:

    Pleh! Te gjitha qe thua i keni bere vete me Lsi!

  2. Plaku says:

    E more koke katror i Çepanit,atë qe ke bere gjithmone me shpk tende lesheli don tua veshesh te tjereve. Populli ju njeh shumë mire dhe e ka te qartë se per ke duhet te votoje……te erdhi fundi qe ke merituar prej vitesh,tek 7 penxheret ????????

  3. k says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur ,zoti hajdut me zë dhe figurë.
    Si nuk ke turp ,dhe jep moral kur je i demaskuar dhe me damkë korrupsioni dhe vjedhje.

  4. Emigranti says:

    Ilir Meta ke te drejte,Rama ben loje politike,kurse ti ben loje prapagande pet te pergatitut popullin per lufte civile .Ti e ke te sigurte humjen me vote,prandaj po pastron pushket.Bravo “president”…Po nje gje duhet te dish ,se nuk je budalla.Kete e di mire populli,por ama edhe i ke humbur te gjitha vlerat ,jo vetem politike ,po edhe njrzore tek kuy populli yt.Besoj se duhet ta kesh kuptuar.Ti je nje humbes i vlerave aq sa Sali Berish edhe ne shkalle nderkombetare.Per kete te garantoj…

  5. Nuk fituam ne,na i vodhen says:

    Kaq shpejt filluan me keto teori te dala boje.Po pergatiten per te justifikuar humbjen,qe te mos pranojne rezultatit e zgjedhjeve.

  6. Malsori says:

    O Ilir Floriri,po qendro ne pozicionin tend qe merr rrogen dhe mos ha mut duke shar qeverin.Kete detyre per turpin tend e kryen ZONJA E PARE,Monika Cizmja qe duke uleritur me histeri hiqte dhe breket ne Kuvend.Ilir Floriri kthej femijt ne Shqiperi,mosi i le ne Angli me parat e popullit shqiptar.Ilir fol per Gjirin e Lalsit qe te ngrihet rinija dhe ta rrafshojne se jane bere me pare te pista.BKH dhe SPAK-u do tju zhduk nga faqia e dheut juve rraca me e ndyre ne keto tridhjet vjetet e fundit.Malsori Boston

  7. Ti Like ke meritën e madhe e do të mbahesh mend për një kohë të gjatë nga shqiptarët si kampion i idiotësisë presidenciale.
    Ja kalove edhe “debilit dixhital” me fjalët dhe sjelljet e tua!

  8. Tironsi says:

    Ky eshte president i unitetit apo nje i droguar we me rrogen e shetit demton themelet e tij.Ye erdhi fundi LIKE duro edhe pak se sapuni te pret ne burg

  9. Zot na ruaj says:

    E ndjen humbjen LALZI

  10. Voto PARTIN SOCIALISTE says:

    Me iniciativen time do votoj PARTINE SOCIALISTE.
    Nuk punoj dhe nuk jetoj ne Shqiperi.
    Pra nuk kam asnje presion nga Kryetari i Bashkis.

  11. Voto PARTIN SOCIALISTE says:

    Me iniciativen time do votoj PARTINE SOCIALISTE. Si une jane aq shume qe ju dhe shoket tuaj do habiteni.
    Nuk punoj dhe nuk jetoj ne Shqiperi.
    Pra nuk kam asnje presion nga Kryetari i Bashkis.

  12. Tomas Willson says:

    Si mund te jete ky njeri i besueshem….A nuk vjen nga i njejti format ky paliaço….. Ka qe ne 1990 ne pushtet….nuk ka punuar njehere….vetem ka ngrene nga taksat e shqiptareve….ka vjedhur sa eshte lodhur ( dhe faktet kane qene me ze dhe figure) ha e pi me te gjithe llojin e politikaneve shqiptare… dhe vjen e thote se, qeveria po ushtron presion mbi administraten per zgjedhjet… A nuk modeli qe solli ky individ me soj e sorollopin e tij ne gjithe kete kohe….
    Nuk di se si ku e gjen guximin te flase ne emer te popullit, kur jam i bindur qe te gjithe e urrejne kete monster…..
    Na shpetofte Zoti nga ky llum qe na ka zene…..se ne kur nuk bene dot gje ne keto 30 vjet….zor se bejne ne vazhdim….

  13. trendafili Permetit says:

    Ilir Meta eshte marrosur dhe po shkel çdo moment mbi KUSHTETUTEN me keto thirrje qe ben dhe si i tille, kushtetuta duhet ta denoje me burg, pastaj Spak po e ka fshire pluhurin e dosjeve duhet ta dergoje ne gjykate per krim dhe korrupsion. Ai dhe kushdo tjeter duhet ta kuptojne: une jam ne radhe te pare qytetar shqiptar pastaj mund te behem dhe qytetar europian apo globalist, por ne pasaporten e nenes dhe babes jam qytetar shqiptar. Ky eshte ngaterruar shume me pasaportat dhe i duket se Shqiperia eshte ne ajer dhe mund ta çoje era ku te doje ky!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje