Nga Alket Hyseni
Para katër vjetësh nisëm punën për evidentimin e problematikave të akumuluara të pronësisë në 30 vite, e pse jo në 70 vite (duke filluar nga 1945). Kam pas mundësinë të isha pjesë e grupit të punës të reformës për pronësinë, fillimisht në Keshillin e Ministrave, ku beteja me fallsifikatorët dhe përfituesit e padrejtë ishte e ashpër, por ja dolëm të zbulojmë, konfiskojmë dhe filluam të rikuperojmë mbi 3 milionë m2 toka, vetëm në Qarkun e Vlorës.
Tituj pronësie të paregjistruar, që sillnin një gjendje juridike të pasigurtë, duke e bërë fermerin të pasigurtë për pronën e tij dhe të palidhur me tokën e punën, pasuri jashtzakonisht e vlefshme, por jashtë skemës së kreditimit, subvensionimeve dhe jashtë tregut të kapitaleve. Situatë konfliktesh me viktima të shumta dhe pasoja të renda sociale në tre dekadat e fundit.
Me këtë ngarkesë nisëm punën për një reformë të plotë të legjislacionit, institucioneve dhe mentalitetit. Njëkohësisht nisi puna për hartimin e ligjeve të reja, duke vijuar puna me jo pak debate dhe pengesa në Komisionin e Ligjeve.
Një mal me probleme të hasura që kërkonin zgjidhje.
Reforma agrare e 1945, pastaj konfiskime, shpronësime individuale dhe kolektive, koperativizimi, Reforma Agrare e ‘91 me ligjin 7501, privatizimet e ndërmarrjeve publike, kthim-kompensime, zaptime dhe legalizime, mbivendosje dhe konflikte, arkiva të cunguara apo të manipuluar, harta të pasakta, të munguara apo të dyzuara, dhjetra ligje, qindra VKM e udhëzime, që më shumë e kishin komplikuar situatën. Shteti i brishtë dhe adminiatrata me paaftësinë apo korrupsionin kishin përkeqësuar në vite gjendjen e pronësisë.
Gjykatat dhe prokuroria e kishin gangrenizuar më tej situatën duke mbrojtur dhe ligjëruar paligjshmërinë.
Ka pasur skepticizëm nga shumë njerëz, ka pasur pengesa nga shume të tjerë, ka pasur edhe shumë e shumë baltë dhe akuza të padrejta.
Por u punua pa pushim nga një grup i vogël profesionistësh me eksperiencë, me dëshirë për punë dhe ide të qarta, por mbi të gjjtha me një suport të fort nga qeveria, e personalisht nga KM Edi Rama, me një vullnet të fortë politik për të zgjidhur njëherë e mirë problematikën dhe për të mbajtur premtimin që ju ishte bërë njerëzve. Reformë në legjislacion, reformë strukturore dhe institucionale, reformë në sistemin hartografik dhe patjetër shoqëruar me reformën në drejtësi (pa të cilën s’mund të kishte sukses).
Pas konsultave të shumta me njohës të fushës, grupe interesi dhe me institucione vendase apo partnerë të huaj, ja dolëm të kapërcejmë cdo barrierë, ja dolëm të bindim skeptikët, ja dolëm pas një pezullimi 2 vjecar të bindim edhe BE dhe Komisionin e Venecias, ja dolëm të nisim, tashmë 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për zgjidhjen e proceseve kalimtare të pronësisë, shpërndarjen e certifikatave të pronësisë në fshatrat e bregdetit.
Përtej dëshirës së madhe, për shkak të aktiviteteve përmbyllëse të sesionit parlamentar, e kisha të pamundur të merrja pjesë në ceremonitë e para të shpërndarjes së certifikatave të pronësisë në fshatin Ilias dhe Qazim Pal të Himarës, ashtu sikur ju kishim premtuar së bashku me Damianin katër vite më parë.
Puna që kemi bërë jep garanci që ky proces ka nisur për të mos u ndalur deri në regjistrimim e tapisë së fundit të cdo personi, në çdo fshat apo qytet të Himarës, Vlorës, Sarandës, Finiqit e kudo në Shqipëri.
Ky është një premtim i mbajtur nga Edi Rama dhe PS.
Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.
#Sëbashku2021-2025
popo Futja kot se me ate VKM nr 329 date 22.09.2019, nuk po ecni fare i kane bllokura Bashkia sarande nuk bejne kontraten shitje blerje , pse nuk i benje merre informacion. mqs je kaq i lumtur
Ja keni dhënë pronarëve legjitimë apo hajdutëve veriorë me gjyshin në delvinë.
Pa zgjidhur problemin e pronave ,askush nuk do investojë në shqipëri përveç drogës
sepse nuk kanë ku ti çojnë dhe fshahin paratë e krimit.
Nuk gënjeni dot Evropën se jeni të demaskuar dhe njohur botërisht.
Nese nuk paguani pronaret legjitime te cileve i jane grabitur tokat arbitrarisht, ato copa letrash qe po shperndani jane nul dhe zaptuesit e pronave do te largohen ne rastin me te pare qe te vendoset nje shtet i se drejtes.
Mosni bre burra , mos u ngutni . Nuk shikoni tek fotot pronarët e vërtetë , të cilët tek këto TAPI kanë sanksionuar : E gëzoftë X-i , sepse e ka marrë nga baballarët e Artan Lames , Damian Gjiknurit e Alket Hysenit , të cilët janë xhymertë të mëdhenj . Ashtu i tha Artan Lame edhe priftërinjëve të kishave Françeskane në RUBIK . ” Zoti jep dhurata të mëdha, ne kaq mund të dhurojmë ” .
Boni fushata me tapi e TV mbas bythe , sepse të dyja , ky popull i paguan . Ju i dhuroni . Hallall .