Nga Astrit Patozi
Gjykata Kushtetuese e Prishtinës e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që ne nuk kemi ende një gjykatë fuksionale. Një pritje kjo e gjatë dhe cfilitëse, që po vijon prej disa vitesh.
Edhe me herët Kushtetuesja e Kosovës ka marrë vendime të forta, që kanë rrëzuar vullnete politike të mëdha, ndërkohë, që këtej nga anët tona nuk mbahen mend shumë “heroizma” të këtij lloji, me përjashtim të goditjes së Marrëveshjes së Detit me Greqinë.
Por pavarësisht historive të ndryshme të hallkës sipërore të gjyqësorit në Tiranë dhe në Prishtinë, të gjithë bien në një mendje se mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një njollë turpi dhe një goditje e rëndë për shtetin tonë të së drejtës.
Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ka një investim të pazakontë të ambasadores amerikane, Yuri Kim, në funksion të plotësimit të vendeve vakante të kësaj gjykate. Është një kontribut, që mendoj se ne duhet ta njohim dhe ta vlerësojmë, jo thjesht me fjalë dhe përgjërime, por kryesisht me gjeste dhe me akte.
Fjala vjen, ne si forcë politike kemi vendosur që ta përshëndesim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese me dorëzimin e kërkesës për rrëzimin e Kodit Elektoral të Edi Ramës, i cili sipas nesh është antikushtetues, pasi bën sikur i hap listat e deputetëve, por në fakt i mban sërish të mbyllura ato.
Ndërsa të tjerët e vendosin vetë raportin që kanë, si me zgjedhjet e lira, ashtu edhe me Gjykatën Kushtetuese, për të cilën po hiqen sikur u dhemb shpirti.
Por nëse doni të dini se çfarë duan ata tamam, nuk ka nevojë të sillni ndërmend lotët dhe ankimet e tyre të rrejshme gjithë këto vite. Mjafton të kujtoni se çfarë bënë ata më 5 qershor, pas luftërash të vërteta dhe imagjinare, kur firmosën atë marrëveshje të pistë për të ruajtur gjithçka siç është në Shqipëri.
Ne kete rast Komisioni i Venecias i ka vene kapak o Titi,edhe kushteuesja do ndjeke rekomandimin e tyre.
Listat jane te hapura o Pato-zi!
Ti kerkon zhurme qe te ndjehesh se je akoma gjalle,por Kodi eshte Kushtetues.Se si i zgjedhin kandidatet partite eshte teknikalitet.Populli do kete emrin ne zonen e tij elektorale.Ku e sheh ti se jane lista te mbyllura?
Ja pershembull,ty kush do ta vere emrin ne liste?Do ta vene populli apo do ja “vesh” vetes…
Pastaj shume vite me pare sec eshte folur per ty,sikur te ka dale emri diku si nje fare…Ballici,apo ta fshiu atehere Saliu kur te kishte kryetar te grupit te deputeteve te PD-se…