Nga Shpëtim Nazarko
Nga një janari i vitit tjetër, qeveria do të detyrojë punëdhënësit për rrogën minimale. Ajo nuk mund të jetë më e vogël se 300 mijë lekë të vjetra. E natyrisht nëse industria më e madhe e vendit është ajo e lidhur me fasonerinë, kuptohet se puntorët e saj do të jenë dhe përfituesit më të mëdhenj nga kjo darovë e qeverisë.
Po a mund të jenë të kënaqur ata që kanë në dorë fasonerinë, apo ndryshe punëdhënësit? Qarkullon një e thënë, që nëse është e vërtetë, pa dyshim është nga më të rëndat e tridhjetë viteve të tranzicionit. Punëdhënësit do t’i binden në formë këtij urdhri të qeverisë, po në përmbajtje jo dhe aq shumë. Gjithnjë sipas kësaj të thëne, punëdhënësit do t’u japin në dorë punëmarrësve 300 mijë-lekëshin e urdhëruar dhe do t’u marrin nën dorë një 50 mijë lekësh. Dhe kështu, palët do t’i buzëqeshin të kënaqura njëra-tjetrës, po jo ata që i marrin me një dorë dhe i japin me tjetrën…
Thua është nga ato shakatë e këqija, që hidhen poshtë e përpjetë dhe vetëm gojët e liga i përhapin? Nuk vë dorën në zjarr, në është e vërtetë kjo histori, po ajo që shkruaj më poshtë, ndoshta shqetëson ndonjë që merret me hallet e këtij vendi, ca më shumë nga unë.
Ata që zënë popullsinë me punë nëpërmjet fasonerisë në vendet e varfra, natyrisht mbajnë veshët përpjetë si të lepurit, kur dëgjojnë për paga, apo për rritjen e tyre. Dhe kjo është e natyrshme. Ata kanë interes të kenë puntori me paga të ulta dhe sapo kërkesat për rritje rrogash ngrihen në horizont, zënë e mendojnë njëqind e ca mënyra të shpëtojnë nga kjo histori dhe nëse nuk gjejnë dot ndonjë prej tyre, mendojnë t’ia mbathin diku tjetër.
Plaku i vjetër Andreotti, më tregonte një histori dikur, kur ishte deputet i ri në Siçili dhe vendasit donin patjetër të instalonin një fabrikë që merresh me këtë kategori pune. – Iu luta shumë të mos merreshin me gjëra të tilla, po të shfrytëzonin sa më shumë diellin, detin e ullinjtë e blegtorinë – tha ai. Nuk më dëgjuan po mbajtën fabrikën, tek e cila, kur pronarët dëgjuan kërkesa për ngritje rroge dhe qeveria po ashtu, u ngriti taksat, ata morën fabrikën dhe e shpunë në Hungari, për të rifilluar lojën nga e para… Dhe në Siçili, vazhdojnë të jenë të varfër – psherëtiu ai.
Edhe ne jemi si në rastin që më shpjegonte Andreotti, por ndonjëherë, duhet thënë që çdo e keqe ka një të mirë, sipas popullit. Fasoneria e Shqipërisë ka tridhjetë vjet që është instaluar këtu. Pagat janë ato minimale, por thonë nga ana tjetër, që eksportet e saj janë dhe rritur. Dhe është e natyrshme. Nga halli apo malli, tani Shqipëria është e specializuar për punëra të këtij lloji. Folur me gjuhë të mirë, fasoneria është shndërruar në një aset kombëtar, nëse i referohesh kësaj ekperience kohore të gjatë.
Po vijmë prapë tek ai problemi i rrogës minimale dhe halli i punëdhënësve dhe i punëmarrsëve, dhe po ashtu dhe ai qeverisë, që ka urdhëruar prej janarit, rritjen e rrogave të punëtorëve të fasonerisë. Shembulli që do të marr, lidhet me ata që merren me prodhimin e këpucëve që prodhohen për këtu, apo për eksport. Ndryshe nga qeveria, unë besoj, se nuk e ka ajo në dorë rrogën minimale. Kush e ka?
Le të përpiqemi ta shpjegomë pak më gjatë, këtë histori. Jo për të zënë veshin me dorën tjetër, por për të kuptuar sa mundemi, se puna është pak më e ndërlikuar sesa e shohim me sy të parë.
Një sy i hedhur në qendrat e mëdha tregtare të Shqipërisë, të jep të kuptosh, se ke të bësh me qendra që në pamje të parë, janë në lulëzim dhe në pamje po të parë, të duket se nuk je në Shqipëri, po në një nga ato vendet më të lulëzuara të Evropës. Po nuk mjafton më shumë se një analizë njëminutëshe, për të kuptuar se je brenda një çmendurie kombëtare. Llogaria është e thjeshtë. Në simotrat e këtyre qendrave në çdo vend të botës, operohet me këtë formulë. Nga një deri në tetëdhjetë për qind e mallit për konsum (përjashto butikët), nuk duhet të ketë një çmim më të lartë se gjashtëdhjetë për qind e mesatares së rrogës ditore të punonjësit. Ndryshe, ndërmarrja është e falimentuar edhe për faktin e thjeshtë, se nuk sigurohet riqarkullimi i mallit. Term që ndryshe, do të thotë të mos kesh riprodhim të tij, apo akoma më thjeshtë, të mos të kesh punëtori që të prodhojë për të vazhduar të rishesësh… Shihin çmimet në qendrat tona tregtare dhe e bëjeni vetë llogarinë.
Kur një nga pronarët e tyre, po më tregonte tërë krenari njërën prej tyre, që ishte nderuar dhe me çmim botëror për arkitekturën dhe, edhe për këtë gjë, sapo e kish lëvduar edhe kryeministri i vendit, i thashë me trishtim atë që shkrova më lart. Hidhini një sy shumicës së qendrave të tilla, në Tiranë a nëpër Shqipëri. Vëruni re çmimet e shitjes dhe bëni llogarinë e mësipërme. Dhe nëse përtoni, belbëzoni duke thënë. Sa ditë pune i duhen një punëtori tek ne, të blejë një palë këpucë a një këmishë? Thua, na ndodh sepse jemi të varfër? Këtë e dimë? Po si i bëhet, të shpëtojmë nga kjo mënxyrë. I shoh pozitarë e opozitarë, duke premtuar si në pazare të gjësë së gjallë, që do të ngrenë rrogat për këtë e atë, po si do ta bëjnë, një zot e di. Që të rrisësh rrogat, duhet të vësh punëtorinë në punë, si fillim. Dhe pastaj, të kesh lëndë të parë të mirë e të lirë. Kjo shpie në çmime të mira e të lira. Për të bërë këpucë, duhet lëkurë. Këtë lëkurë e mbajnë në kurriz delet, a dhitë e lopët. Nëse lëkurën për këpucë e blen në Egjypt e jo në malet e Vlorës a të Kukësit, çmimi i këpucëve rritet, rroga e punëtorit mbetet në vend dhe e gjitha, të shpie në çmenduri kombëtare.
Rrogat e fasonerisë i ka në dorë xhaxha Tarja, pra, bariu dhe jo kryeministri. Po të investoje për blegtorinë në Vlorë e Kukës a Kolonjë, do të kishe lëkurë për to, mish e qumësh natyral për vendasit e turistët dhe mundësi të rrisje rrogat me lehtësi edhe për fasoneritë. Ndryshe, në rastin më të mirë, puna mban era shvejkizëm.
Një militant, do të thoshte: E mirë, po lëri këto komunizma, se nuk jemi në kohë të Enverit. Nuk i vë faj. Njëri prej atyre që donin të vinin themelet e shtetit pas 90-ës dhe ishte kryeministër, e njihte ekonominë e tij në praktikë dhe të kapitalizmit, vetëm në revista – thoshte duke u zgërdhirë…
E mo, se nuk e kuptoni ju. Jemi në kapitalizëm. Edhe barin, do ta blejmë nga Maqedonia, se është mall. Kështu që nuk kam pse t’i vë faj militantit… Të më shajë sa të mundë. Secili bën çfarë do e mendon.
Problemin e kam më të thjeshtë. Rrogat duhen rritur, po nga gjenden paratë? Të bëjmë sikur tua rrisim dhe t’u shkelim sytë pronarëve, që të bëjnë ata pjesën e tyre… Apo nuk ka gjë, se rrisim taksat diku tjetër…
Them se duhen lënë shakatë. Ta shohim, se duhet mbyllur cikli i prodhimit. Nuk them ta mbyllim si Hoxha, që donte nga minerali, të arrinte përpunim për të bërë raketa. Them, më thjesht. Nga delja të marrim mish e qumësht, për vete dhe turistët, e pastaj dhe lëkurën për të bërë këpucë, për vete e për të tjerët. Kemi rritur rrogën, pa marrë ndonjë vendim qeverie dhe do ndjehemi ca më mirë.
Për vete, mendoj se rrogën minimale e ka në xhep xhaxha Tarja, bariu i dhenve dhe jo kryeministri. E pandaj, ndoshta ia vlen të vemë të ulemi me të…Është më i rëndësishëm ai, nga i pari i vendit.
Ndërkohë që qarkullon një e thënë që, nëse është e vërtetë, është nga më të rëndat e këtyre tridhjetë viteve. Punëdhënësat u japin në dorë punëtorisë 300 mijë dhe u marrin pak më vonë, 50 mijë lekë.(konica.al)
rrogen minimale e kane ne dore ‘politikat ekonomike te kryeministrit’.
Ne 8 vjet po nuk ndertove asnje fabrike normale qe rroga minimale nuk do rritet.
O shpetim po ku e ke 7 vjet e gjys Ramen
Dhe cfar beri per blegtorin per bujkun.ta them un nji vrim ne uje… Me thuaj o shpetim se je dhe burr i mencur ,merr vesh Rama nga blegtoria apo bujqesia qe eshte rritur maj pallatit..po ky doli kerric e shkuar kerricit..
1 shembull o shpetim ne 2009 qeveria Berisha , Meta shpalli nji program per bujqesin jepte 5000 mij lek te vjetra per rrenj ulliri apo pem frutor.un flas per prefekturen time qe nuk ngeli njeri pa mbjell ullinj dhe dhe leket i moren te gjithe demokrat apo socjalist..mir keq ullinjt u rriten dhe po fillojn prodhim ne mase qe dote thote se 5vjecarin e ardhshem do rritet prodhimi i vajit te ullirit ne mase te madhe..kjo ishte reform
e vertet ..ke meri jepi hakun tjetrit..jo si ky
Torollaku qe zdi nga gashtohet gomari..me thuaj cfar beri ky horr ti jepte fshatarit 2lek te blente nji cop markush nji elektropomp te hapnin nji pus me sond etj .as i lek nuk i dha …ti me thua xha Tarja !! kush e pyeti xha Taren se cfar do???..Prandaj o shpetim ky Barbon qe kujton sikur eshte Fan Stilian Noli apo Ismail bej Vlora duhet te iki me 25 prill me cdo kusht..100 her me mir nji kukull ne duart e Berishes si Luli sesa ky harpagon shpirt kazem..
Zoti Ali Asllani,
Xha Ali…..mire do ishte te blije nje “dreq” Televizor me Antene drejtuar nga Tirana……….Mos shih vetem Filmat Nudo tek Tele Norba-italiane……. a mer Xha Ali……..kur permend Sal Ram Berishen, dicka nuk eshte ne rregull me ty Xha Ali…..do te thote se i paske ngrene Ullinjte (me 5000 Lek/Rrenja) ne vend te Rrushit e duhet te vizitohesh tek Mjeku i Fshatit………………Xha Ali, …se cfare eshte bere per Bujqesine keto Vite nuk ka te krahasuar me Vitet e Qoftlargut tend…e para… e dyta,…. Ky Zoteria qe ka bere Artikullin e ka tjeterkund Fjalen……..por edhe ai dicka ngaterron ne Analizen e tij……Asnje nga Fosonerite nuk do te largohet nga Shqiperia(neqoftese behet Rroga Min. 30.000 Lek) sepse Vend me Kosto kaq te lire ne Europe vetem Moldavija apo Bosnja mund tìa kaloje AL. plus Distanca minimale me Italine , si kerkuesja me e madhe e industrise Fasone…plus, mbas shume Vitesh experience ne Fasoneri, qualiteti i Fasonerise eshte optimal…pra asnje nuk largohet nga Shqiperia, sic e krahason Nazarko me Italine………Pastaj eshte shume e thjeshte….Shteti juau di Bilancet Fasonerise Shqipetare…plus 20-25% shifrat qe nuk pasqyrohen ne Bilance dhe del shume qarte se kan apo nuk kane mundesi Fasonerite per Rrogen minimale 250 Euro(30.000 Lek) ne muaj………
Zoti Nazarko……Cikli i mbyllur eshte per cdo Produkt/Prodhimtari jashtzakonisht i domosdoshem…..por duhet pare edhe gadishmeria ose me mire Interesi i atyre qe duhet te merren me Blektorine, pra Cobanet…….me shume pak investime, (le te themi 5.Miljon Euro) mund te ndertohet nje Infrastrukture Moderne tek Baxhot ne mal per te gjithe ata Cobane qe kane nje numer te caktuar Bagetish ( te themi minimalisht 500 Koke)….te gjitha me DRU (para dy Ditesh pashe ne TV,nje Firme shqipetare qe merrej me Prodhimin e Shtepive te Drurit ne Kamez….shume bukur e paster punonin) dhe sigurisht vend te mbuluar per Bagetine…mendoj se do te ndihmonte ne cdo Aspekt,…. shtimin e Kokeve te Bagetive, siguria e Bagetive nga Shtazaraket ne Mal, perpunimin e Qumeshtit direkt ne Baxho, interesin e Trashegimtareve te Cobaneve te sotem per kete Profesion etj, etj……keto ekzistojne edhe sot qe flasim ne Shqiperi, por une mendoj se investimi i Shtetit DIREKT tek infrastruktura e Blektorit do te shtonte natyrshem edhe numrin e tyre….e ne FUND, Lekura e Bagetise ( nuk e di kemi apo skemi ne Shqiperi Experte per kete Proces te Fitimit se Lekures se Bagetise per Prodhime te Industrise se Lekures ?? ) do te mbyllte Ciklin…….Jane te gjitha te realizueshme, por duhet pak kurajo e njerez qe nuk pertojne te punojne……Tung Xha Ali e te uroj shendet, por amon mos na e merr si shembull ate Qoftlargun…….po ta them ne Vesh Xha Ali….vetem Gjuhen e flet si ti e une xha Ali, ne Damare nuk rrjedh Gjak shqipetar….kaq
Mos u tremb.Eshte me e thjeshte .Do rritet inflacioni….do zhvleresohet leku kundrejt euros dhe si perfundim fasonerite qe bejne tregetine me euro do kene po ate kosto ne euro.Eshte ekonomi tregu dhe rritja e rroges zhvlereson parane vendase.Do ishte ndryshe nese Rama rriste rrogen te shprehur ne baze te euros psh nga 180 euro e bente 200.Ne kete rast fasonet humbisnin .
Eshte fatkeqesi kur mendon se i di te gjitha; po te ishin reale folklorizmat tuaja, sot shqiptare duhet te ronin neper shpella nderkohe qe, edhe Tarja tuaj, e ka nje shtepi qe nuk blihej kurre me 30 mije keke/muaj.
Keshilla ime eshte: zbrit ne toke dhe lere qeverine te veproje.
I nderuar z.Nazarko! Keto tema duan eksperte per analiza, jo keto teorite qe ju i riperseritni pa u lodhur dhe pa zgjidhje. Problemet analizohen me realizem dhe argumentohen po ashtu. Nqs pyet punedhenesit ata jane shume te qarte ne 90 perqind te tyre; a ka mundesi te mos paguajne fare per punen? Dhe kjo metoda qe ju japin kaq ne banke dhe pastaj ua marrin mos kujton se dhe sot nuk funksionon aty ketu? Rritja nuk wshte thjesht nje shifer per te genjyer qeverine, por dhe kontribute per sigurime qe skema te jete sa me e qendrueshme, se pastaj kerkojme te rriten pensionet. Per punen e blegtorise; kush i ndalon xha Taret ta shtojne? Sot qe flasim Ipard ofron para per stalla,makineri, aksesore qe ndihmojne dhe rritin prodhimin. Por nuk mjaftojne, nqs nuk ka njerez qe e duan punen dhe mundin te gjitha jane kot. Ai blegtori nga Skrapari qe shkonte per dimerim ne Sarande e degjove se cfare tha? Do i shes sepse nuk martoj dot djalin tha. Pa asnje ndihme e kishte bere kopenë, po sikur te ndihmohej? Por sa ka si ai? Shume te rralle, kur duhej te kishte ne cdo fshat. Pse nuk ka? Fare e thjeshte, nuk duan ta bejne ate pune, duan te blejnw nga nje makine dhe te vijne verdalle. Argumenta ka pa fund, por sic thashe te flasin kompetentet. Qeveria gjithnje ka rritur pagen minimale. Ka qene 4900 lek dhe sot do behet 30000. Pse nqs nuk e kishte bere qeveria do ta benin me deshire punedhenesit?!?!? Fabrika nuk hap qeveria, por investitoret kur ju leverdis. Po nuk ju leverdisi ne Shiperi nuk vijne por shifrat tregojne te kunderten.
C’DO GJE QE PRODHOHET ,ESHTE NE DOBI TE EKONOMISE.PORE PROBLEMI QENDRON TEKE RREGULLAT E TAKSAVE.MOSE HARRO SE NE ITALI TAKSAT JANE RRITUR GATI 52 % .PORE DUKE KRAHASUAR VLEREN E LIRETES ,ME EURON 1MILION LIRETA U BARAZUAN 5 QINDE EURO.EDHE PSE LIRA ISHTE ME E FORTE ,PERSA I PERKET VLERES SE SAJE NE tregun e PRODUKTEVE T E KONSUMIT TE PERDITESHEM,EURO SOTE GATI NUKE KA VLEREN E LIRETES SE DIKURSHME.NE VITET 1955 ,_1959 ITALIA PATI NJE BUME EKONOMIK.SEPSE POPULLI ISHTE I PUNESUAR GJITHE ,RINIJA ,DHE MOSHA E TRETE PUNONIN TE GJITHE .ARRITEN DERI ATY SA TE MOSE PUNOHEJ DITEN E SHTUNE.KJO U ARRITE NE SAJE TE FRONTEVE TE MEDHA TE PUNES QE U HAPEN. SA ME SHUME FUQI PUNTORE TE KESHE ,AQE ME PAKE TAKSA PAGUAN C’DO PUNTORE ,DHE AQE ME SHUME ZHVILLIM EKONOMIKE KA.PORE DUKE ZEVENDESUAR KRAHUN E PUNES ,ME TEKNOLOGJINE E RE ,ESHTE E QARTE SE NJERIU DO TERRIJE RRUGEVE PA PUNE ,DHE DO TE KTHEHEN NE PARAZIT PER SHOQERINE.KU NJERI RROPATET GJITHE DITEN ,DHE NUKE KA LEKE PER BUKEN E GOJES ,DHE TJETRI ME MASHTRIME SHFRYTEZONE PUNEN E KRAHUT ,DHE TE PAGUAN ,PAMVARSISHTE SE JETOJME NE DEMOKRACI PASURINE GLOBALE E ZOTROJNE 260 ,ILIARDER .ATHERE PO NUKE U ZBATUAN RREGULLAT E SISTEMIT EKONOMIKE ESHTE E QARTE QE KANALI NDERMJETE TE VARFERVE ,DHE TE PASUREVE DO TE THELLOHET AKOMA DHE ME SHUME. NE SHQIPRI PASANIKET BLLOKMENE TE SOTEM U PASURUAN SHUME SHPEJTE NE KOHEN E TRAZIRAVE MBASE VITIT 1990. SIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII’??? .le te na e shpjegoje NAZARKO C’FARE PRODHON KALLE_CENTRI NE EKONOMI ????VETEM ME REKLAMA ,DHE MASHTRIME.
Dakord qe do rritesh rrogat duke rritur prodhimin qe do te ndodhe neqoftese do te ofrohen vende pune.
Po a duam vallë të punojmë ne njerëzit?!?
Nuk èsht analiz e keqe,dhe Andreotti kishte plotèsisht tè drejt sepse shumè fabrika u shpèrngulèn nga jugu drejt veriut tè italis dhe shtete si hungaria,rumania etj etj.Sa pèr pagesèn e shtetit ndaj investitorève 50 mij lek nuk èsht rastèsi.Kur FIAT hapi nè jugè tè Serbisè fabrikèn qè hapi qindra vende pune Serbia i pagoj FIATIT pèr çdo person tè punèsuar 10 mij euro,mundè ta kontrolloni dokumentarin nè RAI TRE-Report pakè vite mè parè.Duhen intervistuar ekonomistèt dhe tè japin direktiva,ekziston dhe kriza ekonomike qè ka gotitur thell europèn e jugut.Pastaj pa njè reform tè fort nè drejtèsi,si ndalohet korrupsioni qè èshtè elementi numèr njè i krizès.
Foli edhe ky Nastradini. Ne fakt, ka plot njerez qe i jane rikthyer blegtorise ne Shqiperi sepse ka kerkese nga restorantet per mish te fresket, edhe u ka rezultuar me fitim. Po se cfare lidhje ka kjo me nivelin e pagave ne fason e di vetem “eksperti” i lekureve dhe opingave.