Ditë të zeza si këto dhe “thika ndër dhëmbë” e shqiptarëve kundër njëri tjetrit

20 Dhjetor 2020, 12:30Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Jane dite si keto, fatkeqesisht jo te rralla, kur mendja te shprishet dhe nis e ve pikepyetje nese kane pasur te drejte franceze, angleze, ruse, turq e dreqi me te birin, qe Shqiperine e ndane ne disa pjese, duke ua dhene per mbareshtim serbeve, malazezeve e grekeve, ndersa shqiptareve u lane pak gje sa per te kullotur dhite e te vazhdonin hasmerite njeri me tjetrit.

Jane dite si keto, kur dyshon seriozisht nese ben mire qe shpreson se shqiptaret ende mund te kene disa trupa, por ama nje mendje, qe kerkon te jete serish vetem ne nje trup.

Jane dite si keto, kur duarleshuar u jep te drejte fqinjeve e miqve te fqinjeve, per perbuzjen qe nuk mundet ta fshehin here pas here. Kur ne perbuzim njeri-tjetrin…

Jane dite si keto, kur mendon se nuk na do njeri prane, jo pse kemi shumice qe e quan veten muslimane, as pse jemi te varfer, as pse kemi nje perqindje te paperfillshme kriminale, por sepse jemi sherxhinj, llafazane, akuzatore, pa tolerance, te pagdhendur, mesjetare. Gjejme menjehere qerpikun ne syrin e vellait, por asnjehere traun ne syrin tone.

Jane dite si keto kur i sheh shqiptaret me thike nder dhembe kunder njeri tjetrit, per nje cope lendine ku ata te kullosin vetem delet e tyre.

Jane dite si keto, kur me keqardhje e pafuqishem pranon pa ze, se sa te vegjel, te parendesishem e pa peshe tregohemi.

Jane dite si keto, kur te duket se kokat e shqiponjes i jane kthyer njera tjetres per t’i nxjerre syte.

Jane dite si keto kur te duket se Ismail Qemalit e Hasan Prishtines i fergellijne kockat ne varret e tyre.

Jane dite si keto kur kupton se lotet qe derdhen para Adem Jasharit, jane provokuar ndonje minute me pare me qepe, sa per efekt kamerash.

Jane dite si keto, dite te zeza si keto, kur teksa sheh shqiptaret qe i lehin njeri tjetrit me me egersi se cdo provokimi ardhur nga diku tjeter, dyshon: Valle e kane shitur vendin dhe veten e tyre?

15 komente në “Ditë të zeza si këto dhe “thika ndër dhëmbë” e shqiptarëve kundër njëri tjetrit”

  1. Cek i Bardhe 2025 says:

    Kosova e Shqiperise si ajo puna e Cekut te Bardhe, lol!

    o shqypo, knej e matan kufinit…o turq balkani…do rregullohet ene kjo pune… do ju sjelli vaksina prek kine/rusie Ramuti, lol

    1. bujari says:

      Pirdhu ne qipro a arabi!

  2. Agim says:

    Jan te gjitha te verteta po.

  3. Lexuesi says:

    Ske c’thua me shume per ata qe kan vesh e llogjike !
    Kujt tja thuash ?! Atyre qe luftojne me njeri tjetrin ju flet kot .

  4. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Kjo eshte rraca gjaxore arabe nuk behet ndryshe, keshtu do te vazhdohet edhe per shume dekada…. pune arabesh varu kkkkkkk.

    1. siringa says:

      Nuk mund të kuptosh, përndryshe nuk do komentoje më këtu!

    2. bujari says:

      Pirdhu ne qipro a arabi! I quajur halen ….ose arvanit i shprishur.-nga gjaku-

  5. Z says:

    Shqiptaret jane te rralle ne llojin e tyre! Duke jetuar jashte SHqiperise dhe duke folur disa gjuhe te huaja, nuk ka komb, qe t’i sulen njeri tjetrit me ofendime te tilla ,te pista dhe me urrejtje se ne Shqiptaret, me njeri tjetrin! Jemi te mallkuar? Kush e di! Por nje gje eshte e qarte sa te jete Sali-Like dhe keta medioker kanunore, ne do te hiqemi zvarre edhe per disa kohe!

  6. ymer janulla says:

    cili është shkaku?? dhe jo vetëm i kësaj situate! i prapambetjes në përgjithësi të shqiptarëve.
    shkaku është mungesa e ndjenjës kombëtare. një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë maksimumi vetëm identitet krahinor dhe fetar.
    kjo ishte arsyeja që në u shkëputëm të fundit nga osmanët. kjo mungesë edhe sot po i çon shqiptarët drejt pashallëqeve aziatike dhe jo drejt shtet-kombit evropian. ky identitet krahinor me ndihmën e serbisë po kërkon komb kosovar,po kërkon të ringjallë edhe gegët edhe toskët,duke fundosur shqiptarët. në një kohë kur fqinjët kanë asimiluar shumë të huaj në vendet e tyre dhe kryesisht shqiptarë, ne po ringjallim pashallëqet,po ringjallim pakica të paqena dhe po fundosim kombin shqiptar.
    lufta ndaj nacionalizmit fëminor shqiptar nga gjithë politika,shtypi,ndërkombëtaret etj,ka për qëllim që kombi shqiptar të mos një shtet dhe si pasojë të fuqizohet! këta duan enklava të dobëta që të hiqen prej hundësh nga fqinjët,dhe mundësisht ti nxjerrin sytë njëri tjetrit.
    politikani më i vlefshëm për shkatërrin e shqiptarëve është sali berisha. ai e tha hapur përpara v.osmanit se motivet janë krahinore. jug-veri,kosovë -shqipëri.
    prandaj luftohet edhe i vetmi politikan me flamur kombëtar-albin kurti.
    jashtë e kanë kuptuar që shqiptarët nuk shpërbëhen me luftë nga jashtë por me konfrontim të brendshëm.
    e vetmja gjë që mund ti shpëtonte shqiptarët-nacionalizmi,nuk eksiston.
    pra o burra të vritemi me njëri tjetrin!
    dhe pastaj të ankohemi pse na ndau evropa dhe u dha trojet tona serbisë e greqisë.

  7. Artan says:

    Per far te keq shume e vertete

    1. Xxxxx says:

      Te prapambetur.

  8. IBRAHIM PERMETI says:

    Si te mirat dhe te keqijat parimisht duhet ti shikojme tek vehtja. Praktika jone eshte se te mirat jane tonat te keqijat te tjereve. Kur respektojme njeri tjtrin na respektojne dhe te huajt e kunderta sic eshte vete realiteti te huajt mund te na etiketojne ashtu sic sillemi dhe kumunikojne me njeri tjetrin. Fatkeqesite jane Brenda nesh. nga vizita e Znj. Osmani dolen ne drite jo vetem qe duhen analizuar por duhet ti theresim ndergjegjes si popull dhe ne menyre te vecante klasa politike per te mos ndodhur pa ndruajtje skandale te tilla, ne driten dhe strategjine mbarekombetare shqiptare.
    JEMI DY SHTETE POR KEMI NJE HISTORI DHE NJE FLAMUR TE GJITHA ATO QE U THANE GJATE VIZITES JANE CESHTJE QE SHTROHEN NE RRUGE KOMUNIKIMI , DIPLOMATIK, POLITIK, ME MATURI FAKT QE MUNGOI DHE RENDOI POZICIONET E TONA MBAREKOMBETAR NE MENYRE TE VECANTE ME JASHTE. PERGJEGJSIA ESHTE TEK TE DY PALET JO QE TE MOS PERSERITEN POR TE JETE FUNDI I FILLIMIT TE NJE PROCESI MABAREKOMBETAR.

  9. Haka Tekizoti says:

    Një pesimizëm optimist i autorit. Pesimizmi mëton të përforcojë kritkën kundër ceneve; optimizmi fshihet te fjalët “… janë ditë si këto…” dhe mëton t’u japë krahë vyrtyteve. Shqiptarët thjesht rrëzohen shumë më shpesh se të tjerët dhe ngrihen pikërisht kur ata që u dëshirojnë vdekjen mendojnë se vdiqën. Rëzimet e kanë një pikë të dobët si Akili thembrën, ngritjet e kanë një pikë të fortë si feniksi…

  10. shteti qe dremit pa fund says:

    Askush ketej nuk guxon ti shkoje historise dhe zhvillimeve te sotme politiko-sociale ne themelet e tyre reale.
    Ne vitet 90,kur syte dhe zemrat e shqiptareve, ishin kthyer ethshem nga Europa,ku dhe ndodhemi fizikisht si dhe nga Amerika; diabolike shpellash,arriten ta pushtojne kete vend dhe i kthyen de facto, timonin atij,ne te kundert me Perendimin drejt erresirave islamike te pushtimit mesjetar.
    Kur ne mendonim,qe Kosova e Titos,nuk kish te krahasuar nga ana ekonomike,kulturale,apo me hapjen e kufijve me Perendimin;me regjimin tone izolacionist hoxhist,logjika na thoshte dhe desheronim shume dhe te perfitonim, qe ata te ishin te zhvilluar dhe me shume se ne drejtimin shoqeror kulturor.
    Mirpo jemi shtangur,kur mbas hapjes se kufijve,u ndeshem me nje shoqeri kosovare,qe ne shumicen e saj,megjithe mundesit e pasura,kish mbetur nje fosile e gjalle e osmanizmit dhe komunizmit izolues hoxhist.
    Eshte e vertete qe gjindja ketej kish jetuar me ramazan ne vite dhe e izoluar,por ajo ishte si nje sfungjer,per te thithur cdo gje qe kish te bente me kulturen dhe perparimin perendimor.
    Pushtimit diabolik re shpelles,i u shtua dhe dyndja e kesaj mase kosovare me mentalitet ne te kundert me ate te Perendimor,dhe keshtu Shqiperia jone vazhdon te vertitet qe prej tre dekadash ne nje vorbull vet -mbytese te erret rikthimi ne pushtimin e mentalitetetit osmano-arab,ku perfaqesuesit e tij i gjen kudo; te pozicionuar fort tek kulla e shqupit,ne ekonomi,ne arsim etj,fuqizuar me falangat e llojit al-bin,mustaf etj pa fund,qe vershojne ketej si hordhi ne ndihme te shpellareve ketej.
    Dhe me nje Rama kryevezir,qe asnjehere nuk u ndje politikisht si kryeminister,dhe si perfaqesues i qytetarit shqiptar,ku veshja me shallvare bashkuar me kollare,perfaqeson dhe brendine e tij,vendi jone shembellen per tre dekada te jete nje hani mesjetar pa porta,ku ka me shume xhami se shkolla dhe ku arabo-aziatiket vendas dhe te huaj,vazhdojne te dhjesin atje ku duan ate,
    Dhe ky konglomerat kryevezir-kryeminister me shallvare-kollare me paturpesi vazhdon te shaje Europen,duke e trajtuar ate si nje budallaqe, me pretendimin qe ajo nuk e lejon kete shtetin e tij te katandisur me jopinga dhe kostum te reckosur,ta fuse ne gjirin e saj.
    Se pak infeksione te tille ka futur ajo ne gjirin e saj dhe qe nuk po di nga tja mbaj!!!

  11. DEN says:

    Shkrim plotesisht i sakte.Fqinjet dhe te huajt na njoin me mire se ne njohim veheten tone ndaj dhe nuk na marrin asnjehere seriozisht se dine se sa te dobet jemi ne te gjitha drejtimet. Fqinjet dhe te huajt e dine shume mire se me shqiptaret nuk ja vlen te luftohet ne lufte, ndaj dhe na kane lene te “‘ QEVERISEMI VETE'” se dine shume mire se ne nuk dijme te qeverisemi se ne hame kokat e njeri tjetrit.Ata e dine shume se armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret. Ndaj dhe notojme ne shekuj ne hujrat e rrmujes e kahost shoqeror.Edhe ata pak mendje te ndritura qe kane ditur se si mund te qeverisemi i kane etiketuar e sulmuar nga te gjitha anet sa i kane bere te ikn dhe tja mbathin e te vdesin ne mergim. I undit qe kerkon te beje nje shtet modern Shqiptare eshte EDI RAMA. Edhe kete nuk po e lene te ndertoje ,Cfare nuk po punojne si e si ta bejne qe te largohet . Ky eshte me kokderri nga te gjithe patriotet . Nuk e di sa do duroje edhe ky. Por kam frike se edhe ky do vije nje moment dhe do te thote SOS dhe do ti leje shqiptaret ne halen e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje