Pse pas 8 vitesh pushtet të Ramës, opozita e ka ende kaq të pamundur mundjen e tij?

17 Dhjetor 2020, 14:29Blog TEMA

Nga Elton Koka

Gara elektorale e vitit 2021 ka filluar, e bashkë me të përpjekja e sondazheve për të hedhur dritë mbi sjelljen e votuesve të shoqërisë shqiptare. Kështu, Instituti Piepoli, një organizatë e pavarur italiane e njohur për kërkimin dhe analizat e opinionit publik, ka publikuar një sondazh që lidhet me preferencat partiake të shoqërisë sonë dhe me mënyrën si ne perceptojmë udhëheqjen e deritanishme të Partisë Socialiste.

Sondazhi nuk sjell lajme të mira për opozitën. PS ka një rritje me rreth 6-9% nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duke shkuar në nivelin 54-59%. Për ta përkthyer në mandate, sipas sondazhit, Partia Socialiste fiton e vetme fiton 60% të parlamentit në 2021-shin, pra më shumë se 74 mandate që ka tani. Edhe PD ka një rritje duke shkuar në nivelin e 34%. Por LSI duket se do tkurret në parëndësi. Sondazhi e parashikon atë të shkojë në nivelin e 10%. Rrjedhimisht, shumatorja e votave të opozitës, nuk mund ta kërcënojë dot mandatin e tretë të PS.

Në një kohë që për fitoren politike të Shqipërisë shpresa e opozitës duket e venitur, për Tiranën ajo as nuk mundet të ëndërrojë. Kjo kuptohet nga sondazhi i Piepolit, që tregon se në kryeqytet Partia Socialiste fiton 60% të votave, duke nxjerrë 25 deputetë. Kaq shumë mandate të fituara vetëm në një qytet do ishin katapulta e duhur që do lartësonte çdo parti drejt pushtetit, jo më një që ka 8 vite aty. PD në të kundërt, sipas sondazhit do të dalë nga zgjedhjet me 30% të votave, ndërsa LSI me vetëm 2-4%.

Këto shifra vizatojnë një panoramikë të qartë nga ku Partia Socialiste shihet e vetme në mandatin e tretë. E megjithatë, ato i hapin rrugën edhe një pyetje: Pse pas 8 vitesh pushtet të Ramës, opozita e ka kaq të pamundur mundjen e tij? Fundja, sipas Piepolit, shqiptarët janë të pakënaqur në disa aspekte të qeverisjes Rama.

Këtë pakënaqësi ama, PD-LSI nuk ka ditur si t’i kapitalizojë. Ajo premisat për fitore i gjen gjithkund jashtë vetes, por asnjëherë brenda saj. Opozita naivisht shpreson tek rotacioni, duke harruar se ai nuk është një gjallesë që jeton fshehur në brendësi të shqiptarëve, e që nxjerr kokën çdo 8 vjet; nuk është as një proces natyral që ngjizet vetvetiu. Rotacioni është një mekanizëm, energjia i të cilit vjen së jashtmi. Katalizatori që ndez atë është një frymë opozitare që ballafaqon qeverisjen me alternativën e vet. Por opozita nuk e bën këtë. Ajo sot nuk ka alternativë.

Shembulli më flagrant janë protestat, ku asnjë parti opozitare nuk është e dëshiruar, bile është e përçmuar. Kjo duket qartazi sa herë Basha kritikon qeverinë për përgjigjen ndaj pandemisë, pa parashtruar asnjë mënyrë se çdo bënte ndryshe. Kjo duket qartazi kur Basha bën premtime ekonomike që ekspertët i cilësojnë si ulëse e jo përmirësuese të standardëve që Shqipëria ka sot. Kjo duket qartazi kur Kryemadhi del e thotë që besimi në Zot pengon infektimin nga Covid. Mungesa e alternativave e bën të pavotueshme opozitën e sotshme, një realitet që paraqitet edhe në sondazhit e Piepolit.

Kjo pavotueshmëri shkaktohet nga një politike jo-koherente që opozita ka ndjekur. Gjithkush e mban mend se si premtonte ajo djegien e Kryeministrisë në furrën e protestave opozitare. Furra ishte shumë e vogël. Kryeministrinë nuk e dogji dot, ndaj thjesht dogji mandatet e saj. Një proces që nuk i solli asgjë të mirë as opozitës vet, e jo më shqiptarëve. Shembulli tjetër është mos-hyrja në zgjedhjet lokale. Një aksion politik i cili u tregua se nuk kishte as drejtim e as destinacion. Ndaj, mund të thuhet se kjo opozitë ka ndjekur veprim pa mendim, duke ia bërë të pamundur vetes t’i ofrojë diçka shoqërisë. E duke mos ditur të bëjë opozitën, ajo nënkupton se nuk do të dijë të bëjë as pozitën. Është kjo arsyeja pse sondazhet e tregojnë aq poshtë dhe është kjo arsyeja pse Rama është më shumë pranë se kurrë arritjes të së paarrirës: mandatit të tretë.

6 komente në “Pse pas 8 vitesh pushtet të Ramës, opozita e ka ende kaq të pamundur mundjen e tij?”

  1. remarku says:

    NJE ANALIZE E SAKTE.Turemen e udheheq individi,roli i te cilit eshte vendimtar.Po vilet individ udheheqin sot opoziten?Luli ,Mona,Mediu,Nard Ndoka..???cfar intelekti kan??? nene nivelin e nje njeriu pa shkoll fare..,cfar reputacjoni kan ..,ka vjedhur e vrare…Pra ata nuk jan shpresa e ketij populli.Rama nuk eshte me i miri ,por si e ka thne dhe vete me i mir se ai nuk ka shqiperia ne politik se jashte politikes ka shume me te mir.
    As nje si Rama nuk do ja dilte dote ,termetit dhe pandemis.jam pa parti por ku eshte vleresimi real..

    1. Larkqofti says:

      Pergjigjja esht e thjesht
      Kjo OPOZIT kur eshte ne pushtet Vret shkateron
      Kur eshte ne OPOZIT ka qef te vras te shkateroi kerkon sa me shum te vdekur
      Populli e di kush eshte Luli , Berisha , LIKE floriri MONA etj
      Keta jan vetem per Vandalizma
      Populli ESHT merzitur me keta HAJDUT
      Keta e shikoin pushtetin per te mbushur Xhepat
      RAMA PUNON nderton punon per Shqiperin punon per pandemin keto duan te vdekur
      Pa program
      Programi I tyre eshte Shkatrimi
      Po mos shkatronin keta vandale , Shqiperia do kish ecur shum perpara. Vetem penges kan qene
      PD duhet te distancohet nga Berisha dhe LIKE Floriri
      Po edhe nga Basha si MASHTRUS Genjeshtar
      NUK MERET PUSHTETI ME DHUN PO ME VOT
      MJAFT ME THIRJET HISTERIKE TE S BERISHES PER LUFTE
      Distancouni nga kjo e keqe

  2. taksapaguesi says:

    Rama nuk ka bere shtet apo drejtesi sic premtoi keto 7 vjet, megjithe permiresime ditet e fundit treguan se jemi larg nje vendi evropian demokratik dhe kjo eshte e meta e madhe e tij. Ne shqiperi nuk ka opozite por vetem klane farefisnore dhe kane imazhin e dhunes, vullgaritetit, injorances dhe rrugacerise sic treguan edhe keto ditet e fundit.
    Rama eshte e keqja me e vogel dhe as qe behet fjale te votosh per dike tjeter.

  3. sadna babul ka bidai says:

    per vila qe nuk kane ne kete qytet jane tjy zhvat atyre qe qe nuk po marin buken e gojes qe kane lene ne shtepite e tyre .hajduti verdall e ben pall cdo kush qe ngre pushtet do te vjell njeher pastaj e ngre .doren ne qafe dhe gurin ne trajse .askush nuk eshte i kenaqur nga qytetaret te gjithe jeni per karrike dhe mbroni interesin shtypni genat e femijeve tyre .sa bukur kur lulezon dhe dielli shkelqen sa vjen ere gjith qyteti .

  4. Bledi says:

    Kjo dukuri eshte e thjeshte
    Rama te pret gishtin
    Meta te pret doren
    Berisha te pret krahun
    Opozita e bashkuar te përdhunon dhe te te ngul thikën ne shpine

    Zgjedhja eshte e qarte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje