Nga Prof. Dr. Alqi Naqellari
Pse nuk e dua Shqipërinë si gjithë Europa?
Shqipërinë nuk e dua si gjithë Europa, sepse Europa nuk është një entitet homogjen, por është tërësisht heterogjen. Europa përbëhet nga Bashkimi Europian dhe vende të tjera që nuk bëjnë pjesë në BE, ku përfshihet Shqipëria dhe gjithë Ballkani Perëndimor. Ajo përshkohet nga kontradita të brendëshme dhe të jashtme, ajo po përballet me interesa nacionale dhe ndërnacionale, të cilat po e grryejnë çdo ditë e më shumë pjesën e saj që quhet “Bashkimi Europian”.
Europa përbëhet nga shtete, që kanë ardhur nga monarkitë, nga feudalizmi, nga socializmi, nga fashizmi e nazizmi, nga vende të zhvilluara e nga vende të prapambetura, një pjesë e të cilave e kanë të vështirë të shkëputen nga interest nacionale, për hir të interesave të BE-së dhe të vendeve të tjera jashtë BE-së që ndodhen në teritorin e Kontinentit Europian. Në BE bëjnë pjesë 27 shtete, por asnjeri nuk ngjan me tjetrin, pavarësisht se i bashkon një Kushtetutë e përbashkët e miratuar me shumë të sforcuar votash.
Shqipërinë e dua si vendet Nordike, si Suedia, Hollanda, Danimarka, Belgjika, Norvegjia, Finlanda, me socializëm demokratik, me normë natyrore të papunësisë, me të ardhura për frymë nga më të lartat në botë, me ndryshime të pakta midis shtresave shoqërore, e dua si Mbretëria e Bashkuar me kapitalizëm social ku synohet zbutja e diferencës në pagën reale midis shtresave të ndryshme të popullsisë, si Gjermania me kapitalizëm social, me synim fitimin dhe mirëqënien e punonjësve. Shqipërinë nuk e dua si Greqia dhe Serbia, me psikologji kolonialiste, që kanë pretendime për territore dhe histori ndaj fqinjëve të tyre, që kërkojnë zgjerim e sundim të tregjeve rajonalë duke parë thjesht interesat nacionale.
Nuk e dua Shqipërinë si ato vende që për shkak të problemeve të tyre të brendëshme nuk njohin shtetet e reja që kanë hequr prangat e federalizmit dhe kolonializmit. Pikërisht këto grupe shtetesh janë edhe nga ana ekonomike të paqëndrueshme dhe me probleme.
Bashkimi Europian ka interesat e tij në plan të parë dhe çdo veprim e bën në interes të tyre dhe jo të vendeve që pranojnë në këtë Marrëveshje. Kështuqë unë nuk pres që pranimi në BE (nëse do ndodhë ndonjë ditë), të sjellë ndonjë ndryshim të madh për popullin shqiptar. Rritjen dhe stabilizimin e ekonomisë shqiptare duke e bërë konkuruese me vendet e rajonit e shikoj:
Së pari, në përdorimin, kualifikimin dhe zhvillimine fuqisë punëtore shqiptare.
Së dyti, në përdorimin me eficiensë të resurseve të trashëguara nga sistemi i kaluar.
Së treti, në shfrytëzimin me teknologji të lartë të pasurive nëntokësore (karburante, minerale, qymyr, etj), duke u përqëndruar te nxjerrja dhe përpunimi me cikël të mbyllur i tyre. Kjo degë të shikohet si dega prioritare, ku të mbështeten të gjitha degët e tjera. Pasuritë e parikuperueshme të jenë shtetërore.
Së katërti, thithjen e investimeve dhe teknologjive të huaja moderne për degët kryesore të ekonomisë etj, etj, (për më shumë shikoni 30 drejtime të Profesor Fugës të botuar në ‘Telegraf’).
Çfarë fiton Shqipëria nga Gjithë Europa?
Shqipëria në përpjekjet që po bën për t’u pranuar në Bashkimin Europian:
-Fitoj për mëse 20 vjet, 7 raunde negociatash të dështuara.
-Fitoj tre vareza me ushtarë pushtues grekë të luftës italo-greke.
-Fitoj një tufë minoritetesh inegzistentë.
-Fitoj premtimin për ndryshimin e teksteve të histories, sipas dëshirave e pasioneve nacionaliste greke.
-Fitoj mos anulimin e Ligjit të Luftës. A nuk e di BE-ja, që Shqipëria Ligjërisht është në Luftë me Greqinë, apo SHBA nuk e dinë?!
-Fitoj TAP-in që do përcjellë gazin e lindjes në Europë për interes të Europës, që thuhej se do rriste mirëqënien e punësimin, por që në fakt nuk solli asnjë përmirësim.
-Fitoj mosndërhyrjen e BE-së si në rastin e Turqisë, për frenimin e oreksit grek, për shtimin e kufirit detar me Shqipërinë në me 6 km.
-Fitoj kthimin e vendit në një Republikë bananesh në interes të Europës dhe jo të popullit shqiptar, kthimin me drejtim kryesor turizmin. Turizmin që si degë prioritare, solli degradimin e drejtimeve kryesore të ekonomisë shqiptare që është zhytur në borxhe alarmante, solli boshatisjen e fshatrave dhe abandonimin e bujqësisë, rritjen e emigracionit në shifra të frikëshme si asnjë vend tjetër i Europës dhe i botës. Koronavirusi Covid-19 tregoi se degët kryesore ku ishin të punësur shqiptarët janë fasoneritë, këpucaritë, rrobaqepësitë e callcenter. Turizmi doli jashtë loje duke treguar se nuk mund të ishte prioritar në kushtet e Shqipërisë. Sa për sektorin e karburanteve e mineraleve nuk bëhej fjalë.
Europa me mendimin e saj ekonomik që prej vitit 1990, Kejnsian dhe neokejnsian i solli Qeverisë shqiptare, prioritete në dy drejtime shumë të dyshimta: E para, të shikojë si bazë të zhvillimit të ekonomisë investimet e huaja, PPP, koncensionet, dhe së dyti, stimulimin dhe rritjen e konsumit. Asnjëherë nuk e ka parë zhvillimin e Ekonomisë Shqiptare në akumulimin e brendshëm, përkundrazi e ka pare te faktorët e jashtëm. Për mendimin tim, faktor kryesor është faktori brendshëm, ndërsa faktori i jashtëm është mbështetës, nxitës, sepse nuk mbahet shtëpia “me miell hua”, me kredi dhe ndihma.
Europa i solli esencën e teorisë Keynsiane, se: ‘nuk ka problem të rriten borxhet’ dhe se ‘roli i ndërhyerjes së shtetit në ekonomi është plotësisht efektiv’, ‘rregullator, nxitës’, aq sa sot kapitalizmi shqiptar është kthyer në një kapitalizëm të pangjashëm me asnjë sistem Perëndimor apo Lindor.
Cilat janë disa nga kontraditat më të dukshme në gjirin e BE-së?
BE po karakterizohet nga një sërë kontraditash të brendëshme midis vendeve që e formojnë atë. BE, veçanërisht pas pandemisë coronavirusit covid-19, po kthehet në një institucion roli të cilit po vjen gjithnjë e në rënie. Shkaku i kontraditave në BE, janë politikat e ndjekura prej saj në raport me problemet kryesore ekonomiko-sociale, kulturore etj, të lidhura me të sotmen dhe me të ardhmen. Këto u shfaqën hapur në përballimin e pandemisë Covid-19, ku secili vend pa vetëm interesat e tij, pa ditur që ishte pjesë e një organizmi me interesa të përbashkëta. Ju drejtuan për ndihmë të veçuara, vendeve ish -socialiste me ekonomi mikes, në një kohë që pretendonin se ishin shembull i demokracisë dhe unitetit.
Kontradita e parë midis vendeve të BE-së u shfaq me miratimin e Kushtetutës së BE-së. Jo të gjitha vendet ishin dakort për ta ratifikuar këtë Kushtetutë. Referendumet Hollandeze dhe Franceze dështuan. Pse, kush ishte shkaku i dështimit? Këtu kishte një kontraditë të brendëshme, sepse formohej një super shtet për interesin e vendeve anëtare dhe vetë shtetet që mbronin interesat e popujve të tyre. Kjo kontraditë reflektohej në vendosjen e politikave të përbashkëta për shumë çështje sociale, politike dhe ekonomike, brenda dhe jashtë unionit, sepse për një vend mund të kishte interes, por nuk kishte për një vend tjetër. Duke dashur që përfaqësuesit e shteteve të veçanta të mbrojnë interesat e vendeve të tyre, ata binin ndesh me interesin e përgjithshëm të BE-së, ‘prandaj një sërë politikash nuk kanë qenë aq kurajoze sa të prekin çështje themelore Është kjo njëra nga arsyet e forta pse politikat e BE-së janë të ngatëruara dhe kontraditat midis vendeve zgjidhen me kompromise të vogla pa përmbushur në shumë raste interesin e shumicës së vendeve të BE-së’.
BE nga 2004 deri në 2008 eci me një dinamikë, në dukje normale, por në brendësi kontraditat e saj vepronin duke dhënë efekte në fushën e ekonomisë, pavarësisht nga politikat monetare të përbashkëta. Kjo u shfaq në Krizën financiare të vitit 2008. Kjo krizë tregoi se Institucioni i BE-së, kishte probleme, si në fushën financiare, ashtu edhe në fushën social-ekonomike, në raportet punë-kapital. “Lehman Brothers” ishte bankë europiane dhe falimentimi i saj dha pasojat negative në ekonominë e BE-së.
Kriza financiare e 2008 i dha Europës dy mundësi, e para, të rishikonte dhe unifikonte sistemin fiskal të saj, ashtu siç veproi me sistemin monetar nëpërmjet krijimit të BQE-së. Të strukturonte sistemin e shpërndarjes së të ardhurave si pjesë e politikave të sistemit fiskal. Këto mundësi Europa i humbi.
Europianët në vend që të bënin ndryshime në model në interes të punëtorëve, të shtresës së mesme, ata aplikuan një politikë shtrënguese fiskale dhe ekspansioniste monetare.Vendet e BE-së shkurtuan buxhetet e tyre, pavarësisht se norma e inflacionit nuk ishte problem dhe euro vazhdonte të ishte e fortë. Ky veprim u bë për të mbajtur nën kontroll deficitin dhe borxhin publik.
Kontradita e dytë është e lidhur me Rolin e monedhës Euro në zhvillimin e pabarabartë të vendeve të BE-së. U bë monedhë e vendeve me objektiva të ndryshme ekonomike, me divergjenca ekonomike. Euro përfshiu një zonë më të gjerë ekonomike, me një popullsi prej afro 513 milionë banorë (28 vende) dhe 4.4 ml km2. Euro mori funksionin e parasë botërore, mjet reserve (në tremujorin e I 2020 ndaj rezervave totale 56.4% e zinte $ dhe 19.3% euro). Ajo u fut në konkurrim me dollarin dhe paundin. Euro u hodh në treg me synimin e forcimit ekonomik të vendeve anëtare, integrimit të tyre, kontrollit të inflacionit, etj. Shkurt që BE të bëhej më i fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht. Koha tregoi se BE dështoi në politikat e saj në lidhje me suksesin që do të kishte aplikimi i euros. Euro nuk e realizoi dot misionin e krijimit të saj, ajo ndikoi negativisht në një sërë shtetesh, ndërsa avantazhoi shtetet e fuqishme, siç ishte Gjermania.
Euro është e lidhur ngushtësisht me Bankën Qendrore Europiane. Menaxhimi i euros nga një bankë qendrore që nuk kontrollohej nga asnjë prej Institucioneve të Kontrollit të shtetit, nuk mund të realizonte funksionin që ish krijuar. Ajo nuk kishte ndikim direkt mbi ekonomitë e vendeve anëtare por nëpërmjet Bankave të vendeve të tyre.
BQE-ja që kur u krijua nuk kishte të njëjtat kompetenca si Banka e një vendi Unik, ajo thjesht do mbante nën kontroll inflacionin. Më vonë ajo filloi të blinte borxhet sovrane të shteteve anëtare të saj. Disa nga vendet me kapitalizëm social, si UK, Danimarka, Suedia parashikuan se humbjet nga krijimi i saj, do ishin më të mëdha se përfitimet. Kriza e 2008 dhe kriza e coronavirusit covid-19 e 2019-2020, treguan se BQE-ja është një Institucion i atrofizuar, politikat monetare të së cilës kanë dështuar, sa i përket efektit të trasmisionit. Ajo tregoi se ka në dorë vetëm t’u japë para duke blerë instrumente borxhi, bono thesari dhe obligacione.
Kontradita e tretë, është midis sistemit monetar të përbashkët dhe sistemit financiar për çdo shtet më vete. Kjo kontraditë kërkon një analizë të veçantë.
Kontradita e katërt, midis vendeve të zhvilluara të Veriut dhe vendeve më pak të zhvilluara të Jugut. Kriza e 2008 tregoi zhvillimin e pabarabartë midis Jugut dhe Veriut, midis Greqisë, Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë, Anglisë dhe vendeve Skandinave. Në këtë aspekt u diferencua dhe popullsia, që jep borxh dhe që merr borxh. Europa Veriore nëpërmjet BQE-sa ju akordoi miliarda euro borxhe Greqisë dhe Italisë, përndryshe, Greqia diskutonte të dilte nga BE-ja, Italia e akuzonte për qëndrime jo të drejta ndaj krizës, etj. Kriza u reflektua edhe në fuqinë punëtore dhe në zhvillimin e pabarabartë brenda vendeve. Filloi një eksod nga vendet e jugut në drejtim të veriut. Nga zonat e varfëra në zonat e pasura. Varufakis, ish Kryeministri grek hodhi mendimin që Greqia të rifuste në qarkullim dhrahminë dhe të hiqte dorë nga euro, etj
Çfarë rekomandoi BE për të dalë nga kriza? Ju rekomandoi shkurtimin e shpenzimeve. Zbatimi i këtij rekomandimi bëri që në Greqi të dalin me miliona të papunë, të ulen pagat dhe pensionet, dhe përgjithësisht të cënohet shkalla e mirëqënies e vendosur për dhjetra vite. Italia u zhyt në recesion, falimentime firmash dhe qindra mijë të papunë, kaos ekonomik e politik. Grevat e demostratat nuk kanë pushuar në Europë, në Greqi, Itali, Francë e Gjermani. Situata u acarua dhe borxhet u thelluan edhe më pas Covid-19. Europa është në një situatë ekonomike, politike e sociale më të dobët nga ajo që ka pasur para viteve 2000.
Raporti midis pagës dhe fitimit është thelluar edhe më tej, aq sa europianët dyshojnë se fëmijët e tyre nuk do arrijnë të gëzojnë nivelin e mirëqënies së tyre.
BE- e shikon daljen nga kriza në uljen e shpenzimeve dhe rritjen e taksave, veprime që ndikojnë direkt në mirëqënien e punonjësve. Kjo u provua në krizën e Qipros në 2012 kur rekomandoi taksë për llogaritë bankare të depozitave. Atëhere shtrohet pyetja, BE kërkon të promovojë zhvillimin e barabartë të vendeve europiane, apo të drejtojë vendet drejt bankave private duke rritur kapitalet dhe fitimet e tyre?
Jordi Serra në artikulline tij “EUROPEAN UNION’S CONTRADICTIONS”, thekson: “Europa ka qenë gjithmonë një sixhade për territoret, popujt, kulturat dhe të gjitha llojet e besnikërive; ajo kurrë nuk ka vepruar në harmoni (në të vërtetë, lufta ka qenë normë në historinë europiane), dhe vështirë se mund të konsiderohet si një njësi e homogjenizuar nga ndonjë shtrirje e imagjinatës. Pra, nuk duhet të jetë për t’u habitur që është kaq (dreq) e komplikuar për ta bërë atë të funksionojë si një njësi. Por edhe kur është bërë për të punuar si një njësi ekonomike, tiparet ekonomike nuk pasqyrojnë me të vërtetë thelbin e vërtetë të BE”. Më tej vazhdon ‘Be-ja duhet të thellojë procesin e saj politik për t’u bërë një entitet me të vërtetë ndërkombëtar – jo vetëm një super-shtet, por duhet të prodhojë një model dhe strukturë të re inovative të qeverisjes ndërkombëtare. Disa nga shtetet e saj anëtare paraqesin një pengesë kryesore për këtë qëllim; ato janë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes. Disa janë tepër të fuqishme dhe pengojnë ndryshimet kuptimplota; të tjerët janë shumë të dobët për të filluar dhe për të bërë ndryshimin të ndodhë. Shtetet gjithashtu turbullojnë perceptimin e qytetarëve duke i bërë ata të ndiejnë se interesat e tyre mund të mbrohen dhe mbrohen vetëm nga shteti i tyre kombëtar; dhe, për këtë arsye, parandalojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë midis institucioneve evropiane dhe shtetësisë së tyre”.
Këtë kontraditë e treguan zgjedhjet Europiane të 2014 ku fituan Partitë e djathta. Ato janë për më pak BE sepse “është shumë e mbingarkuar me kontradikta, shumë kompleks, i paaftë për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta, dhe kështu thjesht nuk punon. Me fjalë të tjera, është jashtë sinkronizimit me kohët postnormale”.
Kontradita e pestë, midis vendeve të BE për problemin e refugjatëve. BE u nda në dy kampe për sistemimin e refugjatëve. Shtete anëtare, të tilla si Hungaria, Sllovakia dhe Polonia i sfiduan haptazi marrëveshjet europiane, për të mos përmendur parimet e veta të të drejtave të njeriut. Kjo temë meriton një shkrim më vete.
Kontradita e gjashtë, qëndrimi ndaj SHBA-ve. Jo të gjitha vendet anëtare mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj SHBA-ve. Ka divergjenca midis BE-së dhe SHBA-ve, midis vetë vendeve të BE-së në fushën e mbrojtjes, për kuotat e kontributeve në NATO dhe buxhetet për militarizimin.
Kontradita e shtatë, qëndrimi ndaj vendeve që kanë problem me fqinjë. Greqia ka kontradita me Shqipërinë, me Turqinë dhe me Maqedoninë, ajo vazhdimisht shpreh pretendime territoriale dhe pranimet në organizata të ndryshme të këtyre vendeve i kushtëzon me territore, dhe me lëshime në dëm të ketyre popujve. Turqia ka kontradita me Greqinë, Francën etj,. Bullgaria me Maqedoninë, Hungaria me Serbinë, etj.
Këto kontradita, apo divergjenca të brendëshme e të jashtme po e grryejnë çdo ditë e më shumë Bashkimin Europian dhe nëse nuk do bëjë përmirësime, jeta e tij do jetë shumë e shkurtër. Nuk ka marrëveshje të përjetëshme, këtë e ka provuar koha me shpërbërjen e Traktateve, Federatave, Unioneve etj. E kanë treguar ish -Traktati Varshavës, BRSS, RFSJ, e tregoi largimi Anglisë nga BE-ja, etj, etj.
Çfarë i duhet BE-së të jetë e qëndrueshme?
BE-së i duhet:
-një model i ri i përshtatshëm që të marrë parasysh mirëqenien ekonomike të të gjithë njerëzve dhe strukturën e saj të qeverisjes,
– një sistem që i vendos njerëzit përpara kapitalit, që përmirëson raportin pagë-fitim në favor të pagave, ‘që pagat të vendosen duke marrë në konsideratë vlerën e përbashkët për periudha afatgjata’-Schëabe)
– një udhëheqje e re urgjente. Ka ikur koha e Merkelit dhe Makronit, që nga ana etike janë të falimentuar.
Për t’i mbijetuar BE-së i duhet një gjeneratë e re e liderëve të aftë për të përballuar periudhat jonormale, ‘lider që t’i përkushtohen mirëqenies së të gjithë qytetarëve europianë dhe për të ngulitur një ndjenjë të mirëfilltë të përkatësisë-J.Sera’. BE-së i duhet sistem i kapitalizmit social, jo të tregut, kapitalizëm kaubojsash dhe neoliberal.
Kësaj BE-je që i ka vitet të numëruara, nëse do vazhdojë kështu, ne shqiptarët duhet t’i falim detin në Jug, t’i falim tregun, t’i falim zhvillimin ekonomik me ‘Minishengenin’, t’i falim konkurrencën, t’i falim historinë, t’i falim rrugët e kalimit V-J dhe L-P?
Për interesat e saj duhet ta kthejmë bregdetin në një atraksion për të huajt dhe ekonominë shqiptare në ekonomi të mallrave jo tregëtare?
Për këtë BE me vite të numëruara, duhet ta mbajmë natyrën të virgjër pa uzina, pa fabrika, pa hidrocentrale, pa fshatra, pa njerëz dhe ata njerëz që të mbeten të jenë njerëz me bisht?
Përgjigja ime është: -Jo! Në dreq shkoftë BE-ja para interesave të atdheut tonë Shqipërisë! Nëse do, le të na pranojë siç jemi, me të mirat dhe me dobësitë që kemi.
Kur Shqipëria të plotësojë kushtet për BE, vetë BE-ja nuk do jetë më dhe Shqipëria e gjymtuar nuk do ngjajë me Shqipërinë e sotme. Të fitur do dalin ata, grekët dhe serbët së bashku me aleatët e tyre historikë perëndimorë.
Te lumte dora. Une nuk i heq asnje presje kesaj analize. Respekte Prof. Naqellari.
Jete te gjate Profesor! Le ta studiojne kompetentet, nese u del kohe mbas daljeve te shpeshta ekraneve te TV, etj. Ju flm per analizen objektive, te qarte dhe te kuptueshme!
ësthtë turku ……..
ke pjerdhur fare, po fare fare. Kush i pyet keta pleqte mor aman
O naqellari,na bere ne te vertete te na plase kari!
Menxyre,me vehte gjithe keta ´´prof-ka dok-ra´´te arnautistanit.
Por me cfare trush,mor derdimen, don te ndjekesh vendet e perparuara te Europes,me trute e mykyra te nje rajaji te mjere sic po cfaqesh,me sevdan e Babe Rexhepit,qe eshte shtruar kembe kryq ketu ne te gjithe vendin.
Kot pa lidhje! Shqiperia si nje vend shume i prapambetur dhe fuqi puntore shume here me te lire se vendet e EU, do ishte 100% me mire te futesh, per 3 arsye te thjeshta: 1) Do detyrohesh to zbatonte normat europiane (psh. Media/Gjyqtare te “pavarur”, jo vjedhje votash, kontrolli ushqimor me norma te caktuar etc). 2) Do thithe investime te huaja (thjesht sepse eshte fuqi e lire puntore), dhe do i riteshin eksportet sepse kosto e prodhimit ne Shqiperi eshte akoma e ulet, krahasuar me te gjitha vendet e tjera te EU. 3) Shoqeria Shqiptare eshte praktikisht e prapambetur, nje rast i thjesht: ne parlament do fillojne te flasin me “Ju” e jo me “ti” se na kane hapur barkun, keshtu qe eventualisht do zhvillohej sadopak.
nuk e di cfare profesorash jane keta qe nuk kane mesuar akoma zgjedhimin e foljes ne kohen e kryer e thjeshte veta e trete e cfare fitoi (jo fitoj) lexuesi prej tij
Kam njè dyshim se Prof ka kopjuar diskutimin endonjè eurodeputeti tè huaj nè BE qè èsht kundèr BE sè. E lexova me vèmèndje dhe nuk mè bind nè disa pika.Tè fillojm nga orekset e grekève dhe sèrbève,pèr tè kètè analiz nuk e diskutoj qè Prof ka 100 % qind tè drejt,nuk duhet tu nènshtrohesh presioneve greke pèr tè hyr nè europè dhe as tè vihen nè dyshime mardhniet tepèr korrekte me sèrbin pa lèshuar fill nè politikèn e jashtme siç vepruanm me tre varrezat masive greke.-
Sa pèr krizèn e 2008 ès nè europè besoj shumè e njohin dhe shkrimtari italian Roberto Saviano e theksoj se kriza e 2008 ès u ndihmua nga lekèt e freskèta tè tregut tè drogès qè ishte leku i freskèt qè ndihmoj nè kapitullimin e europès.Kjo nuk do tè thotè siç themi dhe ne “Pèr inat tè time vjerre do shkoj e fle me Millonan(Mullixhiun)”Pèrse na kryen presion Greqia dhe ne duhet tè mos hyjm nè BE?Jo, ne jemi pèrbèrès tè familjes europiane dhe nuk ka asnjè motiv mos tè bèhemi pjes e familjes tonè.
Prof e treajton hyrjen nè BE si njè negacionist sepse teorit e tyre gjer dje me Tramp frymèzuan disa qeveri nè europè sidomos tè djathta si Hungaria,Polonia,etj etj etj Ne si shqipèri pa europèn jemi zero.Po i kèshilloj Prof tè interesohet rreth situatès ekonomike italiane ku mazhoranca e ekonomistève sè bashku me ish Presidentin e BE sè Prodin i cili e ka pèrsèritur disa her se Italia nqse nuk ishte pjes e BE sè vetèm naftèn nga vèndet e Lindjes pèr çdo fuçi nafte do tè paguhej me dollar gjè e cila do tè tè pèrcillte nè fundosje tè ekonomis prandaj me forc prodi thot se europa èshtè varka e shpètimit pèr tè gjith shtet europiane.
Prof kujton 7 shtatè dèshtime tè shqipèris pèr tè hyrè nè BE?Pèrse nuk analizon gjer nè palc situatèn e korrupsionit nè administratèn dhe ekonomin e shqipèris,apo èsht faji i BE sè qè klasa politike shqiptare nuk reagon.
Europa e pagoj me hyrjen nè BE tè Rumanisè,Bullgarisè ndoshta sepse kishin frik nga influenca ruse prandaj u antarsuan menjèher siç edhe greqia vite mè parè pa verifikuar defiçitin ekonomik tè kètyre shtetetve qè mashtruan me llogarit qè i prezantuan europès e cila mbylli njè sy .
Sa her po e pèrsèrisin prej vitesh ambasadorèt amerikanè se nqse nuk filloni dhe arrestoni peshqit e mèdhenj atèher nuk vjen asnjè sinjal nga BE ja.Nuk besoj se populli dhe kombi shqiptar do tè dèshironte njè polici,ushtri tè korruptuar,njè magjistratur,prokurori tè kalbur nga korrupsioni apo mjeksia nè spital qè paguahet nga tè sèmurèt? Europa tè thot,kryej reformat 35 kapituj dhe e ke portèn hapur.
Nqse shqipèria nuk hyjn nè BE sepse punojn vetèm collsenter dhe rrobaqepsi apo turizmi kètu nuk èsht faji i BE sè por i politikès largpamse tè politikès shqiptare e cila si e babèzitur qè èsht dhe e pa kontrolluar nga askush nuk punon pèr shqiptarèt por pèr xhepat e vet.Pèrse Polonia,Hungaria, ekonomija ka rritje?E pèrsèris se me analizène Prof jam dakort vetèm kundèr varrezave greke ,ndèrsa argumentat e etjera janè krejtèsisht anti europiane.Shtèpia e shqiptareève èsht europa.
Ky State apo vend (land) qe eshte i krijuar (este criate) nga nje pushtues si Osmanet i quajture Arnautia dhe jo sic e consideronin veten banoret para Osmaneve Epirote dhe cuditerisht me flamur (fllug) simbolin e Perandorise Greke te Bizantios,tregon fare qarte (certo) nivelin (level) dhe karakterin (caracter) e nje populli (popola) te mjere dhe te pa gdhendur.
Nuk e shikojne qe 80% e fjaleve te kesaj gluhe (Glosa) eshte e krijuar pas ardhjes se turqve?
Ky Naqja mohon Civilizimin Greke ne Epir dhe Ilyri kudo qe germon Greqisht gjen edhe sot dhe e krahason Greqine pushtuese?
Kete State islamik e formuan armiqte e ketij Kombi Ilyro Epirote te mbeshtetur nga colonizatoret dhe pushtuesit Angloamerikane ne kater anet e botes.
Kete qendrim te Evropes “demokratike” kunder Epirit dhe Kastriotit e shikojme edhe sot me “Xhamine” Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532 A.D. apo dhe vete vendin qe shkel Sulltani Erdogan.
Turqia o Naqe i ka duart me gjak si gjithe Fuqite terroriste per ne qe nuk u turqizuam dhe nuk u Arnautizuam.
Kur kane “fytyre” keta idiote te krahasojne Greket,Epirotet,Perandoret Ilyre qe krijuan Kostantinopolin,Agia Sofian nje Perandori te tere te pushtuar edhe nga fashistet e Romes me Serbet pushtues ne ballkan?
Keta Naqe-llaret apo Janaqet para Osmaneve, nuk kane as Bese,as Ndergjegje,as Dignytet,as Gluhe (Glosa).
Thjesht nje mbetje turke ne Emra,ne Identitet,ne histori.
Kur bere derr e arine
Cdeshe qe bere turkoallvanine.
KOT STE VENE NE KRYE TE BE SE PASKE SHUME IDE.
Ky eshte profesor me lesh dhije….nga ata te kooperativave bujqesore. Nuk e dashka Shqiperine si Europa, por e dashka si Suedia. Filozof i madh ky. Permendka edhe teorite e Keins…me nder me thane…ky i rruan b…en Keins, nuk e ka haberin.