Nga Andi Bushati
Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën ministër, Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vrarë të birin.
Vendimi i qeverisë që i lidhte pension të përjetshëm Qazim Rashës, për vrasjen ‘aksidentale” të Klodianit, është një njollë turpi e ngjashme vetëm me ato pagesat live të familjarëve që kishin humbur jetën në Gërdec.
Skandali i tij nuk ka të bëjë thjeshtë me përcaktimin e shkakut të vrasjes në dokumentin e prodhuar nga qeveria i cili ngjalli aq shumë mëri tek qytetarët dhe zemërim tek familja e viktimës.
Krimi i tij ka të bëjë me tentativën për të koruptuar edhe dhimbjen. Sepse VKM e nënshkruar nga vetë Edi Rama, është një akt fikacak propagande që mëton të qetësojë revoltën që u ndez kundër tij
Le ta shohim me qetësi se përse vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë, as me ndonjë pendim, as me ndonjë ndjesë ndaj kujtimit të viktimës.
Argumentat i ka dhënë vetë kryeministri gjatë një konference shtypi këtë të martë. I vënë nën presion nga pyetjet e gazetarëve se përse e kishte paragjykuar vrasjen si “aksident”, pa folur më parë drejtësia, Rama u ngatërrua me këmbët e veta. Pra duke u përpjekur të shpëtonte ai u zhyt edhe më në kurth.
Ai nxitoi të argumentonte se përcaktimi i llojit të vdekjes si “aksidental” nuk është mbivendosje mbi punën e prokurorisë dhe gjykatave. Ai shkoi më tej duke përmendur se ajo nuk ishte një vdekje me rikoshetë, pasi në këtë rast, familja e viktimës nuk do të kishte marë shpërblim.
Pra, ai e vuri veten pikërisht në rolin e atij që qëndron mbi drejtësinë.
Në këtë rast një profesionist do të pyetse: Ku e di Edi Rama se vrasja nuk ka ndodhur si pasojë e një plumbi rikoshetë, pa pasur ende një akuzë përfundimtare nga prokuroria dhe mbi të gjitha pa vendosur gjykata? Hipoteza mund të bëhet edhe më ekstreme: kush ia vulosi atij se viktima nuk e ka kërcënuar policin me armë, ashtu sikurse thanë në fillim drejtuesit e uniformave blu dhe mediat e regjimit?
Por përpos këtyre rasteve kur shpërblimi i dhënë do të qe i pajustifikueshëm
Mund të kapërcehet krejtësisht në kahun tjetër të hipotezave: nga e ka ai sigurinë se polici Nevaldo Hajdëraj nuk njihej me viktimën dhe nuk ka qëlluar mbi të për hakmarrje? Kush i tha atij se vrasja nuk qe me dashje?
Pra shkurt pse merr vendim kryeministri për një ngjarje për të cilën nuk ka as njohuri, as kompetenca dhe për të cilën duhet ta japi verdiktin një pushtet tjetër?
Natyrisht, ne të gjithë mendojmë se i dimë faktet dhe rethanat e këtij krimi makabër. Si qytetar edhe Edi Rama mund të ketë të njëjtën ndjesi. Po si kryeministër atij nuk i lejohet të ndërmarrë vendime pa i pasur ato të provuara dhe të paçertifikuara.
Në kushte normale, asnjë shef ekzekutivi, që ka respekt për shtetin ligjor, nuk mund të nënshkruante një VKM për shpërblimin e familjes së viktimës, pa një vendim të formës së prerë nga gjykata për përcaktimin e kësaj vrasjeje.
Por, për Edi Ramën propaganda ka rëndësi para ligjit, prandaj ai ka firmosur një vendim qesharak, ku për familjen e Klodianit pagesa fillon nga 1 dhjetori, pra duke përfshirë edhe ditët që ai ishte ende gjallë.
Kjo nëpërkëmbje ndaj shtetit ligjor dhe të vërtetave, përcaktimi i të cilave nuk varet prej tij, është prova më e qartë se vendimi i fundit i qeverisë nuk ka të bëjë fare me një akt ndjese ndaj kujtimit të viktimës dhe familjes së tij.
Ky pushtet është treguar dyfish abuziv: edhe kur e vrau Klodian Rashën, por edhe kur kërkoi të blejë me para dhimbjen që ai la pas.
Prandaj, nëse për krimin e parë qeveria mëton të mbrohet pas justifikimt të “aksidentit”, për të dytin, ajo nuk ka se ç’të thotë, sepse korruptimi i njerëzve është në ADN e saj. Por, ama këtë herë u kalua çdo limit, pasi u tentua të blehej kujtimi i dikujt që fatkeqësisht nuk i përket më botës sonë.
Sperme e derdhur kot je o Andush
E forte kjo!!!!!
Se pse ti Andi Bushati i do njerzit ne pushtet si Gjyshi i jote ose Sali berisha e Lulzim basha se kur te vrasin duhet te poshtrohet te vdekurin e familjen e viktimave pore shyqyre Zoti qe NUK Jemi ne kohene e gjyshit tende as te Saliu vetem ti nuk blehesh as nuk shitesh po si e ndertove vilen ne Laze afer ilir hajdutit kote me te pyte?
Ti andi bushati ske zemer ne zemren tende ka vetem qymyr o ndyresire ju grupi juaj lubonja shukllaku zotrote zhei e tkjere sju trembet syri per as gje se keni xhepat plot po keta mjerane nuk kane fatin tuaj ndofta per te mbushur barkun per dite me buk pa leri salltanetet e tjera,pse e shikoni per te keq kete shume simbolike qe qeveria riti pensionin babait te klodit ,kjo sherben per ta ndimuar ne nje fare menyre ne simbolike kete familie fatkeqe qe humbi djalin ne lule te rinise me e turpshme ka qene ne menyre tallse komediane futia e asaj moteres per te luajtur teater ne kulmin e mortit dhe shoket e grupit me lart nenqeshnin,ajo ritia simbolike nuk ew beri as pasha as ja ngjalli klodin po ritie te tilla ne raste te vecanta duhet ato leke si ka dhene edi saliu ti bushati jane leket e popullit qe i jep me shpirt, babait i drita e syve e ndimuan se duhet tandimonin
ANDI QE BEN BUDALLAIN VEC PER POLITIKE :::::Ne se nje person vritet nga arma e shtetit ,ka nje ligj qe demshperblene familjenPo qese ligji eshte i gabuar kur te vije PD ne pushtet ta ndryshoje.
@@Andi Bushati…Je Legen dhe Shkerdhate BUrre….Nuk u Blehet dikushe nga Shteti kur del ne mese te dites,dhe me Vendim..
Sali Berisha.qe te Dhuronte karamele ty kur ishe i Vogel..Kerkoj te Bjele GJakun e 4-ter te vrareve dhe kete e beri Fshehtas me Shoferin e Gruas..
Ka nje Ndryshim te madhe…Idjote..dhe Vemje e Mjere..lol
…Ky me kujton cdo here e me shume zonjeshen Fifi ( tregim i Gi De Mopason)..
Po ja fut kot.Neqoftese nuk di ,megjithse ti je gjithollog,meso.Ne perendim kur punetori humbet jeten ne fabrike jo per shkak te ti j pronari i lidh pension te perhreshem,edhe kur eshte i pamartuar sepse eshte detyrimi ushqimor i munguar per prinderit.Pse kjo do bej perjashtim per kete rast.Djali u vra nga nje punonjes i shtetit ,me dashje,pa dashje pak rendesi ka,shteti eshte i detyruar te veproje.Ti gjykon ketu me veprimet e pronareve shqiptare qe nuk mbajne pergjegjesi ,prandaj jemi ketu qe jemi.Mire qe ti nuk e fute ne linjen e kanunit si Saliu, se ai nga shpella ka dale dhe nuk njef ligj po kanun
Nuk duhet share ky gomar qe aq di dhe aq ben, por duhet share ata qe i publikojne keto shkrime te nje psikopati. T’u japesh hapesire publike te tille njerezve si ky Bushati do te thote qe te jesh i te njejtit nivel te tij ose ke qellime te tjera te keqija. Te shkruash dhe te publikosh te tilla shkrime te mbushura me shpifje dhe keqinformim me dashje te te thereve, duhet qe te perballesh me ligjin pas kallezimeve penale qe duhet te ishin me shumice der tani. Por ne nje shtet si Shqiperia ku mbizoteron nje injorance masive, eshte gati e pamundur qe te luftosh kunder shpellarise se rrenjosur shume thelle ne keto 30 vjetet e fundit.
Gjeja me e vogel eshte qe Bushatit dhe tere atyre qe behen bashkefajtire ne publikimin e te tilla shkrimeve, eshte qe te hiqet e drejta e publikimeve dhe ne rast shkeljeje te perballen me forcen e ligjit.
Ligjet jane por nuk i zbaton njeri, sepse jemi te pushtuar nga shpellaria.
Nje qenie perverse !
Bravo A.Bushati! Nje analize e arrire. Pensioni dhe premtimi per venie emeri te nje rruge jane akte korruptimi politik. Do me vinte shume keq, nese ndonje komentues vijues do te me fyente me fjalor te piset. Une shpreh olinipnin tim, i lire dhe duke njohur zakonet shqiptare, por dhe ligjin. Per trajtimin e rasteve te tille fatkeqe, etj., duhet burreri, jo pasuguri , jo hipokrizi. Ju flm
Eshte nje vrasje me armen e shtetit dhe shtetit i takon edhe ta demshperbleje. Nuk eshte asgje .
Ky Krye Minister i bene gjerat ne mes te dites dhe ne prani te mediave, kurse zagari per te cilin ti kujdesesh ti kurosh imazhin, pasi te vriste me urdher direkt te tij, naten, tinez, si i pa bese dhe i pa burre qe eshte, mundohej me para, me shantazhe te blinte te vraret. Fakti qe familjaret e te vrareve (hiq ketu te shoqen e te ndjerit K Trebicka), i trguan deren, dhe fakti qe familaret e te ndjerit K Rasha, pranuan ngushellimin Edi Rames, te ka terbuar plakun e lig tendin, i cili me qe nuk leh dot nga mosha dhe qe nuk ja vershellen me njeri, te ndersen ty, si nipi dhe biri i denje i vrasesve fizike dhe vrasesve te shpreses se nje shoqerie te tere. Ti dhe plakushi jot i çoroditur dhe horr, jeni ashtu siç u ka cilesuar E Rama, nje pusete e ujrave te zeza, qe kur u hapin kapakun (gojen) qelbni dynjane. Ate dite qe do te kuptoni qe SH T Z, EDI RAMA, eshte nje vigan kurse ti dhe plaku i qelbur dhe gernjar jeni liliputer, ajo dite do te jete fillimi i Rilindjes per ty, dhe ashtu siç thote Kurani, per pagatorin tend, do te shenoje fillimi e rruges drejt xhehnemit, qe e ka merituar.
Ju lutem, komentin tim.
Rama veproi si ty o Bushat se te dy çuna blloku jeni. Qe te dy nuk dini te prisni, por prisheni si lepurushe. Nje ngjarje kriminale ka fillim, zhvillim dhe perfundim me mbledhjen e gjith elementeve. Ti beje si gore se pse thane mediat ne fillim keshtu pastaj ashtu. Cafkeria jote tregon se nuk e ke idene si shkon nje hetim. Je koqe dmth. Kurse Edi Rama eshte frikacak. Papritur hetimin, pa marre vesh nese Rasha ishte nje …. apo hero, i dha pensionin dhe Veliaj rrugen. Ca te them, nese Rasha ka ofendu e peshty Shtetin, shteti e ben dhe hero. Kjo eshte situata ne ate llum.
Ha ha se te ben mire o felliqesire.
O Bythat, pjellë komunisti, nuk dua të përmend gjyshin tënd katil që ka marrë jetë njerëzish se ti do justifikohesh duke thënë që nuk ke përgjegjësi për veprat kriminale të paraardhësit tënd (dhe deri diku mund të kesh të drejtë);
por meqenëse ti pretendon që Rama na dashka të blejë vrasjen e një të riu (supozohet i pafajshëm) nga pakujdesia apo teprimi i një efektivi të policisë së shtetit, atëherë ça duhet të themi për babanë tënd shpirtëror Saleh serbin, që vrau 4 vetë të pafajshëm me duar në xhepat dhe pastaj dërgonte njerëzit e tij me valixhe me para tek familjet e viktimave?
Mos të flasim pastaj për faktin që atë djalin e mjerë nuk e vranë me urdhër të Ramës dhe ky i fundit po i bën gjërat hapur, në dritën e diellit, vizitat tek familja e viktimës, lidhjen e pensionit si dëmshpërblim me dekret VKM, (metoda të njohura në botën perëndimore).
Pra, çdo gjë po e bën hapur, sepse i riu u vra nga pakujdesia e dorës së shtetit dhe Rama e ndjen përgjegjësi morale që të bëjë ç’është e mundur që të lehtësojë sadopak gjendjen e atyre prindërve të mjerë e fatkeqë.
Ti tani, Bythat plehu, përse nuk përmend asnjëherë babanë tënd shpirtëror Saleh plehun për tmerret që i ka shkaktuar shqiptarëve në 30 vjet por kapesh me çikërrima?
Një pyetje Bythat, përse je kaq i pështirë??
MORE NIPE I BLLOKUT,JU KUJTONI SE GJITHCKA BLIHET ME PARA.PRANDAJE KENI MBETUR SI SHUSHUNJA DERI SOTE.DHIMBJE NUKE KANE CMIM ,E VETME GJE QE TI KE BLERE ME PARA ESHTE MORALI YTE.
KURE NDODHIN RASTET TE TILLA MINIMUMI QE QEVERITE MUNDE TE BEJNE ,ESHTE NDIHMA EKONOMIKE. PERSE PO I HEDHE BENZINE ZJARRIT???? A MOSE VALLE KESHTU PO MBRONE INTERESAT E FAMILJES SE VIKTIMES?JU DUHET ME BE ANALIZEN E MENDJES PERPARA SE TE FLISNI,SE NDRYSHE NUKE SHPJEGOHET. MOSE FUTENI URREJTJEN NE FAMILJET QE PLAGET I KANE TE HAPURA ,SEPSE DO TE DUHET SHUME PUNE PER TE RUJTUR KOKEN E POSHTEME ,SEPSE VETEM ME ATE PUNON TI.SA PER DIBRONET I KANE DHENE MENDE EDHE GJYSHIT TENDE KURE ISHTE NE VERI. NE CILEN GAZETE SHKRUAN TI :ZERI I POPULLIT ,APO BASHKIMET PROFISIONALE., NUKE NA U NDANE KETA BLLOKISTAT E PKSH.