Nikoll Lesi i kërkon llogari ambasadores së SHBA: Pse s’reagon për ndalimin e gazetarit tim, s’mbeti portal pa shkruar. Edhe Meta reagoi

14 Dhjetor 2020, 18:31Blog TEMA

Nikoll Lesi i ka kërkuar llogari ambasadores amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, pse nuk ka reaguar për ndalimin e një gazetari të tij nga policia.

Ai thotë se reaguan të gjithë, duke filluar nga Ilir Meta, por vetëm ambasadorja Kim nuk reagon.

Shkrimi i Lesit

Ngjarja e dhunshme e policisë së shtetit me kryeredaktorin e gazetës “KOHA JONE, Qamil Xhani, mu te oborri para redaksisë së gazetës, të cilin e morën përdhunshëm (kjo e regjistruar në foto e video) vetëm se ai reagoi si qytetar pasi policia po dhunonte minorenë protestues dhe si gazetar se nxori celularin për ta filmuar këtë masakër policore ndaj minorenëve; u bë lajm në mediat kryesore të vendit, por edhe jashtë vendit.

Fillimisht kryeredaktorin e morën oficerë të policisë të veshur civilë, mu 5 metra nga dera e redaksisë, dhe pa u prezantuar se ca ishin. Më pas forcat “Shqiponja” të cilët e rrahën në furgon.

Vendosja e prangave ndaj kryeredaktorit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri (sqarim për dy ambasadorët: KOHA JONE ka dalë me 11 maj 1991), ndaj gazetës nga ku kanë dalë mbi 80 përqind e drejtuesve, analistëve, gazetarëve të medias së sotme shqiptare duhej të sillte reagim edhe të dy ambasadorëve më të rëndësishëm në Shqipëri, ambasadores së nderuar Yuri Kim dhe ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Natyrisht reagimi duhet për çdo rast dhune ndaj gazetarëve e jo vetëm ndaj KOHA JONE!

Siç është bërë e ditur, zotërinjë ambasadorë, kryeredaktori u mor sapo iu tha forcave “Shqiponja” se jam në KOHA JONE, sepse në fillim hezituan  ta prangosnin kur po filmonte. E shoqëruan me pranga në duar në furgonin e policisë deri në komisariatin numër 2 në Tiranë dhe e mbajtën në një dhomë izolimi sëbashku me afro 50 protestues të tjerë, ku siç deklaroi kryeredaktori nuk kishte asnjë maskë dhe ku kërciste dajaku policor mbi të ndaluarit.

Edhe mbi minorenët!

Më pas kur u bë lajm dhe plasën mediat online për ndalimin e tij në polici në mënyrë hakmarrëse dhe të dhunshme, policia e liroi duke mos dhënë asnjë sqarim apo dokument pse u mor me pranga kryeredaktori i gazetës.

Reaguan shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë, si Lidhja e Gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë; reagoi opozita shqiptare, reagoi Presidenti Republikës, reagoi ambasadorja suedeze.  Ambasadorja suedeze, Elsa Håstad, shkroi ”Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin si gazetarë”. Reagoi Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë, Otmar Lahodynski që shkroi: “Sipas Shoqatës së Gazetarëve Evropianë (AEJ), sektori për Shqipërinë, Qamil Xhani, nënkryetari i shoqatës dhe kryeredaktori i gazetës së përditshme “Koha Jonë”, u arrestua në një akt të dhunshëm. Xhani ishte duke filmuar arrestimin e disa protestuesve përpara redaksisë së gazetës në celularin e tij, tha shoqata. Oficerët e policisë i fshinë regjistrimet dhe videot nga celulari.” Më tej ai shkruan se “Unë e di që autoritetet shqiptare janë angazhuar për ruajtjen e lirisë së medias. Dhuna ndaj medias nuk është sjellje e një vendi që do të hyje në BE”. Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë, informoi Komisioneren e BE Vera Jourova dhe zyrtaren e medias në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Edhe disa ambasadorë të BE në Tiranë morën të shqetsuar në redaksi për këtë ndalim skandaloz.

Por nuk reagut ju, zonja e nderuar Yuri Kim dhe zoti Luigi Soreca.

Na bëri shumë përshtypje mosreagimi i ambasadores amerikane, pasi për ambasadorin Soreca edhe mund ta kuptonim inatin e tij personal me KOHA JONE!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri shikohet nga populli, sikur flet Zeusi; natyrisht jo te emri i ambasadorit, por te SHBA, te kjo aleate e madhe e vendit tonë. Ne kemi sondazhin më të lartë, pasi 98 përqind janë hapur pro amerikan. Ndaj kur flet ambasadorja Kim, njerëzit e mirëpresin, politika drithërohet, mafia shtrëngohet.

Heshtja juaj pasi kanë kaluar tre ditë, sikur nuk bie erë të mirë, pasi për dreq filluan të më thonë kolegë të mediave të ndryshme, por edhe ndonjë gazetar në KOHA JONE se mos ka ndikuar kryeministri Rama që të mos flasë për këtë rast skandaloz, të dhunës mbi median.

Kryeministri Rama, dikur analist dhe gazetar i paguar në KOHA JONE (ka mandate pagese që ruhen në arkiv) kur ka interes për gazetën tonë është shprehur në ligjeratë të drejtë se “Pa gazetën KOHA JONE, ne, nuk do na njihte njeri as në lagje” (maj 2001); pra ai duhej të kërkonte falje publike për ndalimin me pranga të kryeredaktorit. Por tani Edi Rama ka tjetër udhë, të ndryshme nga e jona. Mbetet e drejtë e tij të vendos për mosreagim, e jo vetëm për rastin KOHA JONE.

Ndjesa publike e tij vetëm sa do ti bënte atij nder.

Të nderuar Ambasadorë!

Ju keni të drejtë kur insistoni për drejtësi në Shqipëri, kur flisni për Reformën në Drejtësi, kur kërkoni nga politika dhe vendimmarrësit se duhet urgjent Gjykata Kushtetuese, etj.

Ne si media në pak fjalë mund të themi, pasi mund të keni shumë punë për të reaguar për protestat në kryeqytet, kemi qenë në vijëmsi media oponente me pushtetet; porse momentet më të vështira të dhunës ndaj nesh ishin kur kemi shkruar kundër pushtetit të Sali Berishës ndër vitet 1992-1997 derisa u rrëzua; kemi mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj pushtetit të Fatos Nanos ndër vitet 2002-2005 dhe sidomos këto dy vitet e fundit ndaj Edi Ramës.

Ngjarjet e dhunës apo episode policore mund të ndodhin kudo, porse policia apo shefi i qeverisë flet apo kërkon falje. Dhe falet, pasi gazetarët janë më shpirt më të madh se sa krejt politika! Por kur fryma në polici apo kudo në administratën shtetrore mbetet armiqsore sa dëgjon KOHA JONE ku të turren me hanxhar në dorë, ky është problem për median e lirë. E jo vetëm ndaj nesh, por edhe kundrejt disa mediave kritike me qeverinë.

E nderuar Ambasadore!

E bëra publik reagimin tim, pasi edhe mund t’ju nisja një letër si redaksi. Por nuk mund të rrija e të dëgjoja nëpër media konkurente apo edhe te portalëve të financuar nga Qeveria se “se mos ka ndikuar kryeministri Rama të mos flasë!’.

Nuk dua ta besoj dhe as që e besoj!

Por, për dreq, çfarë thonë gojët e liga!

Shënim: Ambasadori BE, Soreca reagoi pas botimit të shkrimit, paksa ftohtë, por ama reagoi

11 komente në “Nikoll Lesi i kërkon llogari ambasadores së SHBA: Pse s’reagon për ndalimin e gazetarit tim, s’mbeti portal pa shkruar. Edhe Meta reagoi”

  1. paloqja i pd says:

    Ti Nikoll karri je mesu me keto perdhunimet, mbaj mend si sot kure xhup zinjet e saliu
    kishin futur ne bodrum jote shoqe ti u jepje lek ne kembim te pengut,pavarsisht se leket
    i leshove po perseri dufin e kishin per te djeg te gjalle
    Tani qe edi eshte liberal se po te isha ne vendin e tij do ta beja me keq se berisha,jo per
    gje po je mashkull kurve pa pik dinjiteti
    tani nikoll merre dhe ate gazetarin dhe afrohu ne surrel dhe beja nje gojore rames
    Sa per ambasadoren Kim dhe ajo e ka kuotuar se kush je dhe kush te paguan, mos
    harro o gruqir se metes i eshte kopsitur dosja, pune ditesh

    1. Zogu i Ri says:

      Nikoll Lehësi, ju lezhjanet paskeni qene te gjithe bq, vetem Gjekmaraku eshte sumq..re

  2. Taras BALLORI says:

    Je bërë si shoku Enver Hoxha, mo Niçkë Leshi, kujton se je strumbullari i botës, që pa të pyetur ty, shoku Mao Ce Dun, vajti e priti Niksonin në Pekin.
    Je një koqe kandari, sa nuk ta merr mëndja.
    Je thjeshtë, një copë fshatari hileqar.
    Je bërë si puna e mutit të maces, për ilaç kovidi.
    Pirdhu nashti.

  3. cris says:

    Po kujt i plasi per ty mor Nikolle plehra te gjithe e dine se kush je.

  4. Zot na ruaj says:

    Nuk është më gazeta…është portal pa vlerë

  5. Lek sul says:

    Edhe burrat me kalimin e kohes u baken KURVA

  6. ⚖️⚖️ says:

    S’reagon sepse ti je i lidhur me krimin .

  7. Burgajeti says:

    A e psene e mos reagimit te Amasadores Kim?
    Ta them une:
    Kur te dogji bythen Saliu,dmth gazeten te mbrojten te gjithe se ishin kunder zjarrvenies…
    Tani ata shohin se ti je pro zjarrvenies,ateher mos amabadorja Amerikane ta dreshe sic e dredh ti perdite dhe vetem per interesa te tuat?
    Jo mor jo ambasadorja Kim nuke eshte dridhe Like me grua “fisnike”,sic je ti dhe tutori yt e qe te paguan…
    Po t’i mbash bythet drejt,do te mbeshtese jo vetem ambasadorja por dhe BE e institucione te tjera qe merren me administrimin e shtettit,por jo me gazetare,te cilet duke te mbrojtur ty,mbrojne dhe bythen e tyre…
    Pa u hetuar dhe pa folur drejtesia,meso o kelysh i Like floririt nuk duhet te kerkosh mbeshtetje sepse po te doli huq cfare te bejne “mbeshtetesit”?

  8. Haka Tekizoti says:

    Zonja Kim nuk reagon dhe s’ka pse, sepse ajo e di që ti bie në dashuri me ata që të djegin selinë e gazetës, që të rrëmbejnë gazetarët e t’i sakatojnë, që të shkërdhejnë moralisht e të bëjnë bythëlëpirës kronik. Pse të harxhohet me ty kur është e sigurt që do ta zhgënjesh? Çfarë ke bërë apo po bën për gazetarin tënd të Kohës së atëhershme B. L. që i shkatërruan jetën zagarët e Salës, të cilin tani e ke idhull? Jo që ka shumë mundësi të kesh sajuar një lajm të rremë për ta vënë në shërbim të urrejtjes tënde primitive.

  9. nkolla says:

    Jooooooo, deri sa ka reaguar edhe like hajduti, kjo pune duhet te ishte bere ne moment. Likja me pare duhet te dali para drejtesise per bemat e tij e pastaj te na llafosi ky leshi. Mos na beni te vjellim sa te hapim gazeten, na nxirrni ne foto liken me kacin e zi, dy plehra te ketij vedi te cilet duhet ti dergojme ne rec per pushime.

  10. Babale says:

    Cfare reagimi tjeter pret ky bujku i Lezhes nga ambasadorja e USA ? Ky bujku e mban veten per te qute, a nuk i duket ketij Lehesit, se me shum se flet heshtja e Kim nuk flasin nje mori deklaratash per shtyp? Aha harrova, po ky Lehesi eshte personalitet dhe pergjigjen e ambasadores e do me protokoll dhe jo publikisht. Nuk eshte dasisdo ky bujku, e ka steken te larte ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje