Nga Ilir Yzeiri
Këtë titull e kam huazuar nga shkrimi i bujshëm i Kris Malokit që u botua në « Hylli i Dritës » në vitin 1937. Debati që kishte përfshirë atëhere orinionin publik të kohës ishte ai mes «pleqve» e «të rinjve». Kjo përplasje kishte nisur që në vitin 1934 mes atyre që kishin pushtetin dhe të rinjve që donin ta merrnin atë. Polemika u zhvillua në faqet e gazetës « Besa » kryesisht dhe « Leka », por përfshiu gjithë shtypin e shkruar të asaj kohe. Në fund të saj, Kris Maloki, një intelektual i shquar i kohës, kritik dhe studiues i letërsisë shqiptare vëren se kjo luftë mes Pleqve e të Rinjve ishte një luftë medësish, botëkuptimesh « a ma mirë : si një luftë mes Orientalizmës e Oksidentalizmës në vendin tonë », -shkruan ai.
Dhe më pas, në mënyrë gati profetike, parashikon se kjo luftë, kjo ndeshje mes Orientalizmës dhe Oksidentalizmës do të vazhdojë gjatësepse ajo gjendet në zemrën e kombit tonë. «Lufta e ardhme asht luftë e djalërisë shqiptare kundra armikut në zemër të vet, asht luftë e mendsisë krijuese kundra një mendise destruktive, asht luftë botëkuptimi drite kundra nji botëkuptimi errsine, ashtë lufta e Okcidentalizmës shqiptare kundër Orientalizmës shqiptare… », -thotë ai.
Më pas ai tregon se çfarë është njëra dhe tjetra. Ajo që të bën përshtpyje është se tani edhe në vendin tonë janë ringjallur këta dy demonë brenda shpirtit të kombit tonë, siç thoshte Kris Maloki. Pas një periudhe të gjatë nën sundimin komunist, kur u duk se shpirti i kombit u fashit dhe vetëdija e tij po ndërtohej sipas modelit të njeriut të ri, tani që ai model rezultoi fatal dhe shpirti i kombit u gjend bosh, në të janë ringjallur dy demonët e dikurshëm, të cilët Maloki i paraqet kështu :
« Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash edhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jeteset, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën. Dhe si dallohet dhe veçansohet secila filozofi e secili botëkuptim nëpër disa pikëpamje karakteristike ashtu dallohet e karakterizohet edhe orientalizma shqiptare nëpër disa shprehje simptomatike e jetë filozofike. Si ma të parën karakteristikë t’orientalit shqiptar duhet ta marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt – (një bonmot –fjalë e urtë(fr) , asht ba bile fjalë popullore) :
Haja qenit, pija qenit
Edhe bjer’karadyzenit
Orientali shqiptar i pret të gjitha të mirat për vete -qelepir- nga të tjerët ; bota për te asht nji burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh, të cilat aj i shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyet se ku nget e vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese karshi botës peranë s’njef kurr jo orientali shqiptar. Përkundrazi ushujza orientale, e pangijshme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thith gjakun pa asnji droje e skrupull. Dhe në vend që t’u turpnonte për veprën shkatrrimtare të vetën, oreintali shqiptar bahet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli … edhe i bie karadyzenit. »
Ai e shtjellon edhe më tej tipin e orientalit shqiptar dhe thotë se idealet e tij janë kolltuku e llokma dhe se për t’i siguruar vetes të mira përdor çdo mjet. Në shpirtin e vet orientali shqiptar, vëren ai, është kryekëput rrënimtar, « asht destruktiv … dhe bashkohet me tjerët si njata ujq që vehen së bashku në pre… porse edhe si njata ujq që e shqyjnë shokun e vet kur dobsohet apo plagoset udhës… . vendi ku ushqehet dha majmet orientali shqiptar, asht Adthe, asht vatan për të. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon. Dhe e shfrytëson pa pikë turpi, dhimbje dhe skrupull. Sepse u shkatërrue n jë shtet, sepse u shprish nji komb, sepse u rrënue nji botë … ç’ka ?»
Après moi le deluge (pas meje qameti)»
Këto radhë ai i shkruante gati në më pak se njëqind vjet më parë, por ngjajnë si të jenë shkruar sot.
Shqipëria e këtyre tridhjetë vjetëve tranzicion ka qenë viktimë e këtij shpirti destruktiv, shkatërrues, ka qenë pré e lakmive të atyre shtetarëvë që zonja Kim i quajt «ish-pushtetarë » dhe që përfaqësohen në mënyrën më të tragjike nga dyshja Berisha-Meta, të cilët ashtu siç thotë Kris Maloki atdheun apo vatanin e kanë vendin ku realizojnë pasionet e tyre të pasurimit e të shkatërrimit pa pyetur për jetët dhe fatet e të tjerëve.
Ajo që po ndodh sot në Shqipëri, nuk është dhimbja për Klodianin e vrarë padrejtësisht dhe në mënyrë barbare nga një polic i papërgjegjshëm dhe kriminel i cili si i tillë është arrestuar dhe plasur në burg. Ajo që po ndodh këto ditë në Shqipëri me Voltana Ademin e me deputetë që u prijnë turmave të pakta për të shkatërruar qytetin është instikti i kësaj dysheje të urryer që i nxit dhe hedh në rrugë ata fëmijë e të rinj që aventurën e aksionit dhe rebelimin e kanë instikt të lindur.
Të rinjtë e Tropjës, ata të Mirditës dhe ata të Durrësit treguan, megjithatë, se jo të gjithë ata që ndjekin këtë dyshe të urryer nga shqiptarët, mendojnë si ata. Homazhet e tyre të përmbajtura, me qiri në dorë dhe në heshtje përputhen me karakterizimin tjetër që bën Kris Maloki për « Okcidentalët »
« Si thotë gjermani Emanuel Kant ? – « Vepro gjithmonë në një mënyrë t’atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë ». Kështu flet imperativi kategorik, neni i parë i detyrës së përditshme të një okcdientali ».
Ja dy kriminelet vrases shpellari i vicidolit dhe fshatari i cepanit te skraparit…salih shpellar te eshte keputur Diferenciali dhe shiko si iken shtrember Keta te dy duhen djegur ne furren e gelqeres….O Popull qe fle gjume dhe nuk i zhduk keta Monstra islamike. Popull shkoni ne Gjirin e Lalzit dhe basardojeni shfaroseni Vilat e ketyre dy ndyrsirave te pabesa,cfar prisni ????
SALI KERMA qe Qelp Dynjane dhe like floriri
Duhet te ndiqen nga Drejtesia
Jan dy keqberes te Shqiperis
Parlamenti duhet te distancohet nga keta
Te pritet komunikimi edhe nga Qeveria me ket president
Jane fjalet e Gjergj Fishtes nen pseudonimin e Kris Malokit. Edhe atehere si sot do te kishe hanger hu brinjve te kishte dal me emrin e tij te vertete
More na “kthjellove”, na u bère dritè nè fund tè tunelit. Na spjegove “orientalin”, harrove oksidentalin.
Si èshtè trajta shqiptare e “oksidentalit”?
A mos èshtè edhe ai, po aq qelepirxhi dhe dallkauk, si ai qè bart poture dhe kèndoka,,,,haja qenit pija qenit? Apo èshtè edhe mè i degjeneruar se ai?
A tè ka shkuar ndonjèherè ndèrmend more “artikullqèndisès”, se çfarè strukture shoqèrore, kanè shoqèritè perèndimore?
A kanè edhe ata qelepirxhinj? A kanè edhe ata debila pa fund, qè po tu jepej mundèsia, do ktheheshin nè bisha?
Ku èshtè ndryshimi pra,,, pa hyrè tek kèto kategoritè kot me ORIENTALÈ DHE OKSIDENTALÈ.
Èshtè shteti i sè drejtès, èshtè zbatimi i ligjit dhe asgjè tjetèr.
Kjo èshtè ajo qè mungon nè Shqipèri dhe jo filozofi pa kokrra si kèto tè zotèrisè, ku Kris Maloku na spjegon botèn, a thua se na ka lidhur kush pas parmendès.
KORRUPSIONI QEVERITAR, shkatèrron shoqèritè.
Ai nuk ka fe. Kush nuk e ka kuptuar akoma,,,,shkruan gjepura dhe “fjalè tè urta” si ajo,,,,,,,KA THONÈ I NONÈ PREJ PUKE/ DUHET I CINARE MAS BUKE.
Ja ke fut kot o Yzeir. Keta jane fshatare injorante ne mentalitet, tribal, pa vizion progresist, thjesht dumbabiste. Mjafton ti shofesh si hecin e komunikojne dhe qartesohesh sa regresive jane. Si oksidenti, por edhe orienti, kane koloset e tyre, sikurse edhe bajgat e tyre. Keta hyjne te kategoria e bajgave.
Orientale aksidentale dhe Oxidental. Ky është përkufizimi më i drejtë. Saliu dhe Meta janë dy aksidente në të njëjtën kohë, në të njëjtin vend. I gjithë artikulli mund të përmblidhet me atë si e shikon njëra dhe pala tjetër Shqipërinë. Shqipëria per demokratët është një vend i mbushur me çibane. Kjoska kuturu, trotuare lulishte të zaptuar, qepë e preshe në mes të rrugës. Dhe më kryesorja tok e xanun. Per palën tjetër është modernizimi, futja e mënyrës perëndimore të infrastrukturës. Rigjallërimi i siteve arkeologjike etj. Për më tepër që orientali kanibali sheh gjak nën vetullat e tij. 90% e krimeve me marrje jete bëhen nga orientalet që flasin shqip dhe që mendojnë Shqup. Gezuar sherbet revanine dhe thyeni sa më shumë të mundeni. Kështu e ndjeni veten si në habitatin tuaj. Edi Roma ik ! E dum Tironen si Kandahari, mbush me kioska dhe me shumë erë shurrë . Kafshe, s’behen njerëz. S’ma do mendja qe ata huliganë të venë në Kishë. Janë të gjithë të infektuarit e xhamive periferike.
KRIMINALE JANË, TË DYJA ATO FITYRAT E FOTOGRAFISË.
Populli do ti dënojë me votë,por SPAKU s’duhet të vonojë.
….se e merotojne…
Shqiperia digjet, Sali Berisha dhe Ilir Meta krihen!
Rendesi ka te kemi SHTET REAL LIGJOR-te mos kete te Pandeshkueshem.Shpresojme tek Drejtesia e Re.Prangosja e te Krye korruptuareve Sali Kerma dhe Like Hajduti do te ishte piknisja e nje Rendi te Ri ne Shqiperi.Besojme dhe Shpresojme.
Ketu nuk flitet per mentalitetin perendimor dhe orjental,.qe eshte i pandare tek ne shqiptaret dhe here anon nga nje ane, here tjeter nga ana tjeter. Pastaj edhe ne Lindje nuk gjendet ndonje shoqeri me e pazhvilluar, e varfer dhe vetshkatrruese si ne.
Ketu flitet per dicka akoma edhe me te frikshme, qe nuk gjendet vetem ne pjeset me te erreta te botes; ketu flasim per tribalizmin horror mesjetar.
Sali Berisha eshte simbol i kesaj kulture hajvanerie qe nuk gjindet askund.
Nuk kane lidhje ,as me orientin , as me oksidentin , po shume shume me pare me primitivitetin , kohen kur u shpik zjari !
Dy Hajvan kontra bedal,asgje occidental.
Kafshë!!!
kta te dy mbasi e sabotuan Demokracine dhe Shtetin Ligjore
ne Shqiperi ,
mbasi e vodhen ne gjithcka e kan ndertuar Vila kudo ne ate vend,
po perdorin te gjitha metodat kunder Shtetit ,qe mos te perballen me
Drejtesine .
E gjithe zhurma rrugeve dhe kjo mediatike eshte thjeshte Shashk Tymuese
e dy Terroristeve qe i tremben jovetem Ligjit ne Shqiperi por edhe tradhetise ne Kosove .
Kta te dy duhen Varur si Gaddafi me Sadamin ke Sheshi ! ?