Nga Mehmet Kraja
Me 8 dhjetor 1990, tridhjetë vjet më parë, në Tiranë shpërthyen protestat studentore (e njohur më vonë si “Lëvizja studentore e dhjetorit”), të cilat zgjatën deri më 12 dhjetor dhe nxorën si rezultat rënien e diktaturës dhe rikthimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Në Kosovë kishte mendime të ndryshme dhe ndjenja të përziera rreth këtyre zhvillimeve, por ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës e mbështetëm fuqishëm lëvizjen studentore dhe demokratizimin e Shqipërisë. E di gjithashtu se në Tiranë shumë më mirë kaluan ata kosovarë që mbajtën qëndrim “të rezervuar” ndaj këtyre ndryshimeve, ata që njohën “vlerat” e trashëgimisë enveriste, që nuk u entuziazmuan me lëvizjen demokratike dhe që më 1997 mbështetën “revolucionin demokratik” të “tre gishtërinjve”.
Që atëherë mund të them se kishte një moskuptim mes Kosovës dhe Shqipërisë, jo nga ato moskuptimet historike dhe të përvojave të gjata dhe tragjike të ndarjes, por më shumë një si ndarje botëkuptimore, e cila konsistonte në të kuptuarit të realiteteve të ndryshme të të dy vendeve: idealistët e Shqipërisë e kishin prioritet demokratizimin, t’i jepej fund makthit të tmerrshëm të diktaturës, më pas të përfshiheshin në lëvizjen politike, e cila do t’i çonte në pushtet; idealistët e Kosovës duhej të zhvillonin dy beteja paralele, njërën më të rëndë së tjetrën: të luftonin për çlirimin e Kosovës dhe të hiqnin qafe trashëgiminë komuniste, të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë njëkohësisht. Pushteti mund të ishte ëndërr e largët, ose improvizim, si në rastin e LDK-së. Si demokratizimi i Shqipërisë, ashtu edhe çlirimi i Kosovës, për të dyja palët, në ato vitet e fillimit, do të dalë i pakuptueshëm dhe jashtëzakonisht konfuz, në shumë raste. Vetëm se, atëbotë, si në Kosovë si në Shqipëri, kishte shumë besim dhe entuziazëm, të cilin e shpërdoruan në mënyrën më të ulët klasat politike të të dy vendeve.
Por kjo i takon historisë, e cila zgjati plot 30 vjet shpresë dhe zhgënjim, deri natën e 8 dhjetorit 2020, kur në Tiranë vritet Klodian Rasha 25-vjeçar, që mund të jetë një rast për ta kapur për gryke njëri-tjetrin, për ta shkundur dhe për ta pyetur: Ore, çfarë bëjmë ne?! Por, përpara se të merremi me zhgënjimet tona të reja dhe të vjetra; para se t’ia bëjmë më dije prapësitë njëri-tjetrit, duhet të themi se një projeksion historik i zhvillimeve politike në Ballkan i nxjerr shqiptarët popull me avantazhe të mëdha: në fillim të shekullit XXI ata arritën të bënin dy shtete, Shqipërinë dhe Kosovën, dhe të participojnë në mbajtjen e dy shteteve të tjera, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Kjo nuk është ëndërr, ky është projeksion fatlum historik, por kur këtë ta përthyesh nëpër marrëzitë tona, është edhe fatalitet, gjithashtu.
Veçse, këtu ku mbaron historia, aty fillon nevoja për t’i thënë qashtër të gjitha gjërat. Unë duhet t’iu them miqve të mi në Tiranë, gazetarë, analistë, shkrimtarë, akademikë, pedagogë universitetesh, intelektualë të të gjitha profileve, se kjo që ndodhi së fundi në Tiranë ishte e pritshme, se ishte një vrasje e paralajmëruar, se ajo do të ndodhte sot ose nesër, se edhe tani reagimi i tyre për këtë ngjarje është shumë i vakët, është konfuz, në të vërtetë nuk është asfare, është një strukje në mjegullën e ndërgjegjes, sikur ta kenë humbur busullën morale, sepse ata, miqtë e mi të Tiranës (njësoj si unë për zhvillimet në Prishtinë) mbajnë përgjegjësi për vrasjen e atij djali të ri, ngase ata e kanë ditur, ose është dashur ta dinë, se një autokraci çfarë sundon që disa vjet në Shqipëri, se nëpërkëmbja permanente e dinjitetit të njeriut, se bjerrja e shpresës, se dhuna mbi fjalën e lirë, se maniakizmi i hapur i “papës së zi”, “bosit të errësirës”, quajeni si të doni, të cilin ata e duartrokasin, se pushteti i shpërdorur i oligarkëve, se një gjyqësor i korruptuar etj., do të sjellë doemos një pasojë dhe se, në fund të ditës, një policie të politizuar i mbetet vetëm të tërheq këmbëzën dhe të vrasë qytetarin e pafajshëm, kushdo që të jetë ai, i ri apo i moshuar, sapo t’i vijë radha.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ndërkohë, ata e dinë, gjithashtu, se këta të rinj që protestojnë rrugëve dhe shesheve të qyteteve të Shqipërisë dhe që i bezdisin me vandalizmin e tyre, janë “mohikanët e fundit”, të cilët përpiqen të ndryshojnë diçka në atë vend, teksa që nesër, pasi të torturohen nëpër komisariate, pasi të futen në evidencat e policisë së rendit dhe të policisë së fshehtë, do të shantazhohen, do t’iu bëhet jeta e pamundur dhe, me ndihmën e pakursyer të baballarëve të tyre, do të bëhen kontingjent i parapërgatitur për të ikur nga vendi, nga sytë këmbët, si qindra e mijëra të tjerë para tyre.
Por tani më duhet ta pranoj, se humbjen e shpresës e kemi të përbashkët, Kosova dhe Shqipëria, se Shqipërisë iu deshën 30 vjet “për ta prekur fundin”, kurse Kosovës më pak, 20 vjet, për të parë se zhgënjimi është rruga më e shkurtër për në askund. Nuk e kam të qartë, nëse është mallkim i racës ose mësim i përbashkët nga “e shkuara heroike”, por edhe Kosova, me mënyrën si instaloi në pushtet klasën e saj politike dhe të oligarkëve, ca maskarenj analfabetë dhe plëngprishës, pa asnjë vlerë morale dhe njerëzore, me bëmat e saj të dhjetë viteve të fundit dhe me ndihmën e pakursyer të Shqipërisë dhe të Serbisë, për pak iu shqyen hartat para syve, për pak u shkatërrua integriteti i saj territorial, për pak u fundos shteti dhe për pak u zhbë ideali i saj i lirisë dhe i pavarësisë. Kryeministri i Shqipërisë dy gjëra i bëri më mirë se çdokush tjetër: ndihmoi Serbinë të fuqizonte planin e Çubriloviqit dhe të Qosiqit për ndarjen e Kosovës dhe së fundi, me trysninë e përbashkët po me Serbinë, bëri që Kosova të pranojë kokulur “mini-Shengenin ballkanik”, atë që Kosova, disa vjet më parë, po nën udhëheqjen e LDK-së, kishte bërë një nga veprimet e saj më të mençura: në kuadër të “Procesit të Berlinit” nuk kishte pranuar që Ballkani Perëndimor të integrohej nën protektoratin ekonomik të Serbisë.
Nuk është vetëm ky zhvillim, që e bëri Kosovën vend të shpresave të humbura, njësoj si Shqipërinë. U deshën njëzet vjet “punë intensive” e klasës sonë politike, që çdo gjë të humbë rëndësinë dhe vlerën: shteti, pavarësia, njohjet ndërkombëtare, liberalizimi i vizave, diplomacia, privatizimi, ekonomia, arsimi, rendi, të gjitha u bënë pluhur e hi, pa asnjë shpresë se mund të riktheheshin ndonjëherë në vendin e vet. Njerëzit e zhgënjyer i sheh gjithkund; tashmë ata e kanë të pamundur të bëjnë jetë të dinjitetshme në Kosovë: nëse je vrojtues i vëmendshëm, duhet të mbyllësh njërin sy, që të mos shohësh krejt çfarë ndodh në praninë tënde; nëse je gazetar ose analist, duhet të shitesh dhe blihesh njëqind herë, që të mbrosh interesa joparimore të injorantëve; nëse je mësues, duhet të betohesh në Zot të mos e mësosh fëmijën tënd, siç i mëson të tjerët; nëse je profesor, duhet të bëhesh shkatërrues i sistemit arsimor dhe i vlerave intelektuale; nëse je biznesmen, duhet të futesh në spiralen e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, ndryshe nuk ke të ardhme. Por, mbi të gjitha, ishte Gjykata Speciale, e fundit në këtë radhë zhvillimesh negative, që ia humbi Kosovës busullën morale, ia humbi pikat e orientimit në kohë dhe hapësirë.
Derisa “ushtarët besnikë të partisë” filluan të shëtisnin poshtë e lart, për të “rekrutuar” nëpër Kosovë mbështetës për “kauzën e çlirimtarëve”, Shqipëria, ndoshta pas një kohe shumë të gjatë, u bë patericë e Kosovës në këtë kauzë politike, duke plotësuar një kuadër formal të mbështetjes: bëri deklarata në medie, shkroi tekste sipas rastit dhe nevojës, ose sipas porosisë, pra njëjtë si Kosova, asnjëra palë pa u përpjekur të kuptojnë se Gjykata Speciale ishte rrjedhojë logjike e zhvillimeve politike të njëzet viteve të fundit në Kosovë dhe në mileun shqiptar. Unë e kam thënë edhe një herë tjetër: Gjykata Speciale është e padrejtë, sepse shqiptarët në luftën e viteve 1998-99 ishin viktima dhe se ajo, në një mënyrë shumë të shëmtuar, arriti të deformojë narracionin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftës për liri të një populli, madje të të gjitha luftërave për liri në çdo cep të globit.
Dhe e bëri këtë në një mënyrë krejt të përmbysur: memorizoi bëmat kriminale të çlirimtarëve gjatë njëzet viteve të fundit dhe me këtë perceptim, me këtë këndvështrim, iu vërsul Kosovës për krimet e luftës të ndodhura njëzet vjet më parë. Kjo është e njëjta gjë, njësoj, sikundër që krimet e Serbisë dhe klasa e saj politike e pareformuar u amnistuan jo duke u mbështetur në gjendjen dhe zhvillimet reale të asaj kohe, por duke e perceptuar situatën në raport me interesat aktuale të Perëndimit, për të larguar Serbinë nga ndikimi rus. Një diskurs i këtillë e bën Gjykatën Speciale krejtësisht johistorike, por vetëm një instrument politik për të pacifizuar Ballkanin. Më anë tjetër, në reagimet e shumta folklorike kundër Gjykatës Speciale harrohet se ajo u themelua nga një parlament demokratik dhe se ata që u bënë viktimë e saj, ishin vendimmarrës të plotfuqishëm. Se cilët ishin kalkulimet e tyre, mund ta dinë pak njerëz, por që ndonjëri syresh të kërkojë të lirohet nga paraburgimi, duke ofruar si mundësi banimi “një vend jo fqinj të Kosovës”, është një cen i paprecedent i integritetit moral. Po të mos e kisha parë vetë të shkruar, nuk do ta kisha besuar se mund të ndodhte.
Tani Kosova dhe Shqipëria përpëliten në krizë politike dhe në krizën e sëmundjes e të vdekjes nga pandemia. Derisa shkruaj këtë tekst, mediet e Shqipërisë njoftojnë se policia në Tiranë rrethon kryeministrinë, ndërkaq analistët në Prishtinë, bashkë me vetë liderët politikë, bëjnë llogari mbi llogaritë, si mund ta zgjedhin presidentin duke evituar zgjedhjet, sepse nuk duan që së paku në tri vitet e ardhshëm ta qeverisin Kosovën sipas vullnetit të votuesve, por me ata që manipulojnë opinionin dhe vullnetin demokratik. Ndërkohë, pandemia ka një përhapje të frikshme në Kosovë dhe në Shqipëri dhe, nëse i lidh diçka këta dy vende në këtë situatë të rëndë, është numri i pasaktë i të infektuarve nga virusi, sepse statistikave të tyre nuk ka si t’u besojë njeri: ishin po këto qeveri që gati dhjetë vjet më parë gënjyen veten dhe botën për numrin e popullsisë në Kosovë dhe në Shqipëri, që ta përdornin kurdo që t’iu hyjë në punë pushtetarëve, në mënyrë që të dalë se sukseset e tyre janë me shifra më të larta, si në ekonomi, punësim, në bruto prodhimin, në infrastrukturë, në arsim, kudo. Ta besoni, më herët këtë veprim të shëmtuar të zvogëlimit të numrit të shqiptarëve e bënin ata që donin të na zhduknin nga faqja e dheut, këtë e dimë të gjithë, kurse tani na e bëjnë shtetet tona, para syve tanë dhe ne, të pafuqishëm, bëhemi viktima edhe të shifrave të tyre të gënjeshtërta: sëmuremi dhe vdesim sipas statistikave të tyre të rrejshme!
(Autori është kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë të tij, nuk përfaqësojnë institucionin.)
Pjerdhu në ferrë ooo i shitur
Apsulitisht NUK Jame Fare dakorte me at qe thua ti se pse Neve si shqiptare per nje te ardhme ndoshta Jo shume te larget na kishte s interesu shume shkembimi nje pjese toke per ta pasur si proteks ne te ardhmen po nuk na lane shtete e mdha sa per politike ti je kunda Rames dhe ke te drjet te Kesh opinion tend
Turku Mehmet foli perseri per te ndezur Shqiperine zjarr, qe te vriten Shqipetaret me njeri tjetri.
Pikërisht ketu bashkohet Turku Mehmet me Serbin Sali.
Ky zagari i serbit eshte nje rugovist i sterkequr qe idol e ka Titon Fatekeqesisht intelektualin e mirefillte kosovar e gjene te perjashtuar nga kjo sebokademi,qe eshte shenderruar ne komitet te LDK.
Ngjarjet kritike ne nje shoqeri zbulojne fytyren dhe intelektin e vertete te njerezve, sepse ne keto ngjarje ata nuk e mbajne dot masken
Ti Profesor Kraja qenke nje fytyre e ndyte me intelekt te kufizuar.
Po si mundesh more qelbesire te barazosh Gjykaten Speciale ne Kosove me nje aksident fatkeq midis nje polici TRUPESHK dhe nje te riu te pakujdesshem. E lexove raportin e deritanishem te hetimeve? Polici pasi e ka ndjekur 4-5 minuta me vrap (e ke idene ti se sa te ndryshon frymemarrja dhe kthjellesia po te vraposh 5 min me uniforme dimerore?), pasi eshte rrezu ose shtrire ne toke pasi ka pandehur se djali po i qellon me pistolete ka qelluar nga pozicioni i shtrire. Fakti qe plumbi qe ka arrit ne koke ka qene rigoshet provon qe ai ka gjuajtuar poshte kembeve. Plumbi dyte qe i ka marre jeten nuk ka qene rigoshet por ne nuk dime asgje se cfare pozicioni ishte fatkeqi pas plumbit te pare (palosur, ne gjunje, ne kembe apo rrezuar).
Ta psh**sha akademine.Timen e taten.
Pa vënë në dyshim aftësitë dhe formimin e zotit Kraja, edhe pse më mungon ajo kompetenca, e them pa drojë, nga që kam patur me të kontakt qysh në vitin 1992 së bashku me kryeministrin e asaj kohe në ekzil, Bujar Bukoshi. Ishte caktuar ambasador i Kosovës në Shqipëri kohë kur president ishte Berisha. Dihen tashmë në ato fillime, marrëdhëniet treshe Berisha-Rrugova-Bukoshi. Dhe se si rrodhën ngjarjet pas këtaj. Paralel me UÇK u krijua nga Bukoshi FARK si lëvizje pacifiste dhe si mjet për të grumbulluar fonde nga emigracioni kosovar. Për këtë u ngrit në Tiranë dhe Banka Dardania, po ashtu në Tiranë, filloi botimi i gazetës “Rilindja”, me një tirazh të hatashëm. I rikujtova të gjitha këto për të thënë se zoti Mehnet Kraja është i atij krahu, i cili sot përfaqësohet nga LDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, ndaj dhe qëndrimet e tij si më sipër janë domosdo edhe reminishenca të së kaluarës, janë më shumë politike se akademike. Njëherazi ai si përfaqësues i asaj fryme nuk mund të shprehet ndryshe. Edhe sot e gjithë ditën krahu i luftës dhe ai pacifist, janë në kontradikra të thella, edhe përsa i përket mirëqeverisjes së Kosovës, tashmë shtet i pavarur. Janë këto, si karakteristika alla shqiptarçe, ql ne i manifestojmë kudo në trevat ku jetojmë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, por dhe në çdo kohë qysh prej 1912, e deri më sot, që nuk na kanë lënë të zgjidhim problemet tona kardinale, siç është çështja kombëtare, ndërtimi i një shteti funksional, sidomos në dy shtet shqiptare rashmë, Shqipëri dhe Kosovë, në në rezultante të tyre edhe përparimi ekonomik, aspirata numër një e njerëzve, por plrkundrazi, mbizotëron lufta për pushtet. Sigurisht që kësaj të fundit, ia kemi parë boll hajrin, por po ia shohim sherrin dhe sot e gjithë ditën, këndej dhe andej kufirit. Më vjen keq që zoti Kraja, si akademik, në vend që të punojë në këto drejtime, shfaqet si militant partiak, të cilët edhe pa të, po na zenë frymën.
Nxije e sterrise vendin tend ore nxije e sterrise se vetem keshtu mund te mbijetosh ti e raca jote e ndyre e analisteve te llumit e kellires!
Shkrim i dobët për një akademik, unë thashë me vehte se do ketë brumë e nisa ta lexoj me endje!!
Por hiç, as analizë, as perfundime e aq më pak as ide zgjidhjeje për të ardhmen.
Sa na duhet sot mendimi i qartë dhe idetë
Ky paska pjerdhur qysh para 30 viteve, gjynah!
Asnje qendrim, asnje mendim, kot fare!
Kushedi se cfare din!
LEXOJE MEHMET!
O Mehmet,o tru tharrtuar!
Ti ke mbet ke babaqemoja akoma.Ke mbet me Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë.Atëhere që ishit kundër PPSH-së si kundërshtarë idologjikë.Dhe përmbysjen e PPSH e donit për këtë fakt dhe për dominimin jugosllav dhe jo për demokracinë e Shqipërisë.
Tani ke mbetur akoma urren Partinë Socialiste,për inercinë e kohës së Jugosllavisë.
Ik ore katundar zemër katran që shet pordhë si njeri i lexuar nëpër kafenetë e fshatit Prishtinë dhe jeton akoma në Jugosllavinë e Titos.
Po çfare plehre paska ne krye Akademia e Shkencave dhe e Arteve ne Kosove!!! Çfare sajese e ngaterruar e pa kurrfarë morali.
Mehmet,ty të ka ngel sahati akoma në Jugosllavinë e Titos dhe të Lidhjes Komuniste Jugosllave!
Ik o Mehmet,ri nëpër kafenetë e Prishtinës dhe mos i mer gjërat me mend dhe i anlizon në frymën e LKJ!
Ca mender akademiku eshte ky kelyshi I Saliut,nivel medioker.O akademik leshi, po ti shikosh gjerat ne Shqiperi me syte e Saliut ke te drejt,po shumica absolute e jona fatemiresisht ato syzet e Saliut,qe ti i mban akoma,i kemi pshurr me kohe e me vakt.
Oh, sa keq, or “mik”! Ti qenke edhe akademik?! Më mirë të mos ishe! Pse?
Po te shpjegohem shkurt:
-Nuk e njeh siç duhet dhe sa duhet situaten në Kosovë, per te mos thene, qe je nje analfabet.
-Nga sa shkruan per Shqiperinë, me duhet te them se dukesh thjesht nje antishqiptar. Si i tille meriton lavderime, per faktin se nje politikan serb nuk do te mundej, te shkruante aq poshtersisht sa zotrote.
Ne lidhje me kete, qe ke marre ne mbrojtje viktimen e 9 dhjetorit 2020 e orën 01:07 (Klajdi Rasha) dhe protesten e “Boko Haramit” shqiptar me .inorenë dhe te noshur me para, duke ndeshkuar maxhorancen politike te Shqiperise, je vetbere prokuror, hetues, avokat, gjyqtar dhe ia ke kaluar edhe mbretit me primitiv te mesjetes. Bravo pig akademik! Je “Kolona e V” ne Institucionet e Kosoves dhe hija e gjallë të pafamshmit Dick Marty, nje antishqiptar, i mbeshtetur nga sali bisha, lulzi bisha dhe ilir bisha me ju sebashku.
Mesepari shqiptaret duhet t’i kerkojne dhe luftojne ashper armiqte, qe jane ne mesin e tyre, more pig academic! Kete lufte pa kompromis beri Enver Hoxha per 45 vjet dhe ia doli: ruajti kufijte gjeografikë te shtetit, e forcoi dhe e beri te parin ne Ballkan, kur te gjithe e luftonin nga Kosove e Beogradi, Greqia, Italia, Anglia Gjermania dhe Amerika. Nje fakt po te them pig! E mori Shqiperine me nje gjendje te mjeruar ekonomike, me analfabetizem mbi 90%, pa shkolla, pa asnje spital dhe me 800.000 banore. Gjate viteve te tij lulezoi gjithçka. Popullsia merrte arsim dhe sherbim shendetesor falas, nuk paguante taksa dhe nuk kishte asnje dollar borxh publik.
Erdhi ne pushtet rraca juaj dhe mbi 2.000.000 shqiptare braktisen vendin. Ne vend kane mbetur pleqte vetem dhe ata qe nuk kane mundesi te levizin sebashku me racen e politiqeneve. Edhe ju aty po breheni nga konflikti per karrige. Karrigen e merr vetem nga vota e lire e popullit ne shkembim te programeve jetedhenese: punesimit, arsimimit, shendetesise, pensioneve, sigurimit te rendit dhe qetesise, luftes kunder korrupsionit dhe sistemit te drejtedise efektive, jo duke vrare njerez, duke shkaterruar institucione dhe prona publike apo private, duke shpifur per kundershtarin politik e duke perçare kombin dhe ngjallur urrejtjen, or mender pig akademik!
Cfare fatkeqesije,akademik dhe idiot,dy gjera te kunderta,ky haleja duke bere politiken e kriminelit Sali Berisha bene politiken e Serbise,fut frymen e percarjes ketej dhe andej kufirit.
Lavdi Serbit thote ky matufi krietari i akademise se leshit qe ska thene nje fjale te mire pdrluften e UCK qe tregonse te pakten ky eshte nje pfoserb dhe i djeg qe, Kosova eshte e lire e duhej te ishte nen Serbi.
Llahtarisht e cuditshme , si mund te kete Kosova nje te tille kryetar akademie!!!! Niveli 0 si intelektual. Nga fytyra duket qe eshte shpirte sterrosur. E tmerrshme !
KI MUND TE JETE KRIETAR I HALESE SE RUGOVES POR JO ME SHUME
KI MUND TE JETE KRIETAR I HALESE SE RUGOVES POR JO ME SHUME kurseju te temes jeni nje ashu
PERSE E BOTON KETE COPE MUTI SERB
QE NA FAJSON KRYEMINISTERIN TONE PER KOSOVEN DHE NA I QUAN KETA ALABAKE POPULLI
QE NA THOTE SE NE SHQIPERI SKA SHPRESE
E DI KUR KUR KA SHPRESA NE GJITHE TROJET SHQIPETARE ATEHERE KUR JU THONI SE SKA SE JU DONI TA VRISNI ATE KUR E SHIHNI QE SHPRESA ESHTE ATJE DHE ESHTE SHUME ME E MADHE TANI SE KURE PER GJITHE SHQIPETARET NGA DO QE JANE
COPE MUTI SERB JE JA CFARE JE
O Mero, qe kosovaret jane antishqiptare te pavetdijshem e ca te vetdijshem si ky qe po na e servir, e dijme fare mire, po ti c’dreqin do qe na e servir ne gazete? Pak te duken ty Saliu e Meta me kompni, ketej e andej nesh, qe na nervozojne,…ligji i zhvillimit shoqeror deri me sot ka treguar se diktaturave fashiste u kundervihen diktaturat komuniste
Kete presim ne te ndodhe ne Shqiperi?
O shoku, ke gabuar adresë. Nuk ka diktaturë në shqipëri dhe termat me të cilat e përkufizon kryeministrin dhe maxhorancën qeverisëse janë të huazuara nga analistët qelepirxhinj dhe paramarës prej Metistëve që duan të vinë në pushtet. Ri mirë atje ku je sepse situatën në Shqipëri nuk e di, e shikon përmes syve të opozitës shqiptare. Dakort?
E tmerrshme! Kryetari i Akademisë së Kosovës ka mendime krejtësisht të njëjta me disa komentatorë të paemër të portaleve, që hanë nga e djathta, pinë nga e djathta, vjedhin nga e djathta dhe vrasin e ndotin nga e majta. Turp. Mund të fliste kështu vetëm po të jepte dorëheqje nga detyra që paska, që s’dihet pse ia kanë dhënë (nëse nuk e ka rrëmbyer me marifetet që dinë karrieristët e të pangopurit me pushtet të çfarëdo lloji).
Shikoni ku eshte katandisur akademija e Kosoves,ka ne krye halen e Saliut Mehmet Krajen,qe me kete shkrim fut frymen e percarjes Shqiperi Kosove, nuk po flase per nivelin medioker te shkrimit,ky eshte problem me vete.
Bravo Akademik Mehmet Kraja. Ta honkshin mutin legenat e Ramutit qe po te shajn me komente.
Shume romantik je o Kosovar.Mbaro duke ngrene vete nje here, ngopu ti,kur te mbarosh,po nuk u ngope, ha edhe kete tonin.
Ky haleja i Kosoves dhe i Saliut me shume urren qeverine e Shqiperise se te Serbise,duket se duke jetuar shumicen e jetes me Jugosllavine e Titos dhe nen Serbi ka nostalgji per ate periudhe.
Ky është Akademik koti!
Akademia e Kosovës është në gjumin e Ariut polar.
Çfar qëndrimi kanë për Asociacionin e komunave Serbe, për Arsimin, për Covid 19. Këto marrin para kot.
Akademiku bën mirë të na thotë se sa Para merr në Zarf nga Beogradi…
sikur ta kete shkruajtur saliu ,shites eshte iliri..po ky akademiku cpati. pak zjarrvenes kemi ne shqipetr u desh edhe ky…nje militant agje me teper ..nje foshnjarar ne politik me mjekerr
Zoti Mehmet Kraja,pse nuk nxirrni provat e ndarjes se Kosoves? Ju o zotni sa e njifni Shqiperine? Autokracine ne Shqiperi e ka instaluar Kryeministri? Po ju ,ja u doni te miren Shqiptateve apo ,flisni kuturu? Nje fjale nuk e keni zotni per bashibozuket qe flaken tutje mandatet,per te arritur deri ketu sa kryetari i Akademise se Shkencave te Kosoves,na flet per autokraci dhe harron çuditerisht kush tradhetoi votat e popullit? Eshte shume irrituese dhe madje fyese qe personazh i ketij kalibri,ti dedikoje nje analize kaq siperfaqesore,ku akuzpn rende por nuk i bashkangjit asnje fakt,asnje prove kunder kryeministrit te Shqiperise,qe me kete analize te jep pershtypjen e njeriu te larget,qme gjithe perpjekjet,perdor nje cinizem jo dhe aq te fshehte,duke pare situaten.Cili eshte qellimi i ketij shkrimi Zoti kraja? Sigutisht jo per te qetesuar situaten,ku besoj qe e dini shume mire,qe do te perdoret emri juaj,nga banditet e politikes per te cuar misionin e tyre perpara,ate ,qe te dalin pa lagur ,e te vazgdojne te mos ndeshkohen e te gezojne pasurite e tyre te vena nga krimet e granitjet qe i kane bere popullit ne 30 vjet.
Me sa kuptova Akademiku në fjalë ka patur e ka të njëjtin ‘Profesion’ me atë të Sali Berishës: të dy kanë qënë e janë
Agjente te Serbise në dëm të Popullit Shqiptar.
Cdokush qe don te kundurshtoje shkrimin e zoteri Kraja , dhe ta beje kete ; sidhe c’dokush qe deshiron ta vleresoje , dhe ta beje kete , ne te dy rastet kerkohen argumenta , kerkohet njohie . Fjale ne hava demtojne nivelin e komenteve . Nese ndokujt i nevoitet , pikerisht kjo gjendie , eshte pune per ta , por jeni ne nje te pa drejte shoqerore . Shoqerise dhe vet–vetes nuk mund ti sherbehet me negativitetin , me te pa verteta e te pa qena .
U desh te lexoja gati gjysmen per te kuptuar qe qenke nje rrot trapi!
Bravo akademiku i fekaleve te Saliut,shqiptaret e Shqiperise o mi haleje,ty si kryetar I akademise se leshit jo vetem te neverisin por dhe as nuk te pjerdhin.
Uaaa,cfare qelbaniku,vemje e ndyt, urren qeverine e shtetit ame,mbase quan Serbine shtet ame ky gabeli I Kosoves.”Personalitet”,akademik, kopje e Mahamutit nga Macedonia,keta lloj muterish nga Kosova I kane punet mire me Serbine dhe tani I jane sulur Shqiperise.Ptuuu,jevgjit multi!
QE TA DINI!
(Informacion per lexuesit dhe komentuesit)
Pas luftes çlirimtare te Kosoves 1998/99
Ne poziten e kryetareve te AKSH-se te Kosoves kane qene keta “akademik”:
1. Hevzi Islami, nga Letovica e Bujanocit.
2. Nexhat Daci nga Ternoci i Bujanocit DHE
3. Mehmet Kraja nga Mali i Zi.
Eshte rastesi qe nuk u zevendesuan me ndonje akademik nga Kosova apo?
Qe te tre kane qene dhe jane anetare te LDK-se.
duket qarte.
teper Primitive
Shtepia qe duket nuk do kallaus e thote populli.Kjo tregone fytyren e vertete te ASHK.Ky institucion i kapur nga projugosllavet,i mbushur me “akademike”qe nuk dine standartin ta shkruajne dhe flasin,ka demtuar ne menyre permanente Kosoven dhe qeshtjen shqiptare.Keshtu hallabakash jane shumica e anetareve te keti sekti qe te gjithe gati jane LDKista ,sepse tjeret nuk kane pase mundesi te pranohen ose nuk kane dashte.Kjo ngrehine qe sabotoi luften dhe UCK ,nuk beri asnje perpjekje per zbulimin dhe demaskimin e gjenocidit serb ne Kosove.Shkrimi i keti mehmetit eshte i niveli te nje kryetari te bashkesis lokale nga menyra e shkrimit dhe e nje UDBashi nga perceptimi i ngjarjeve.Anetare famekeqe te kesan ngrehine shkuan ne Beograd dhe e prune programin dhe statusik e LDK ku thuhej se “do punojme per federaten Jugosllavine te perbere prej 6 republikave dhe 2 krahnave autonome ….kur delegatet shqiptare te kuvendit Kosoven e kishin shpallur republike te barabarte me republikat tjera.Asnjehere keto nuk e hapen gojen kur Kosova masakrohej nga regjimi i miosevicit,me perjashtim te Akademik R.Qosjes qe kundershtonte dhunen dhe terrorin serbe ne shtypin kroat dhe sllovene te cilin pastaj e distancuan ….Kjo eshte AKADEMIA E TURPIT TE KOSOVES qe duhet te zhbehet sa me shpejte se nuk i sherbene as Kosoves dhe as shqiptareve.
Për hir të së vërtetës:
Historia krijoi dy realitete të ndryshme,
realitetin kosovar dhe realitetin shqiptar.
Gjithmonë për hir të së vërtetës,kosovarët ndahen në
dy grupe:
UDB-ashët dhe islamistët.
Mehmeti është UDB-ash me nuanca islame,
d.m.th. një lloj hibridi.
UDB-ashët qajnë akoma Titon dhe privilegjet që ata gëzonin
në Jugosllavinë e tijë.
Islamistët nga ana tjetër janë një shtresë analfabetësh,
të cilët i konsiderojnë shqiptarët e Shqipërisë të pa fe.
Kjo që Mehmeti ka shkruajtur,është thjeshtë një hartim i dobët
në shërbim të Doktor Mortjes.
Fatkeqësisht Sala,gëzon në Kosovë dhe në pjesën tjetër shqipfolëse
në ish-Jugosllavi statusin e heroit.
Ai është atje një mit,do duhet shumë kohë që vllaznit ta kuptojnë
sa thellë Sala futur ua ka.
Nuk presim gjë tjetër nga Mehmetat dhe Abdul-ha-qimat.??
Sala hero i kosovarëve dhe shqiptarëve në treva? Nga e ke nxjerrë këtë konkluzion? Ke ndonjë sondazh që e nxjerr atë të tillë? Më shumë Saliu i ka fryrë nëpërmjet lakejve të tij borive se është “hero” i tyre, por nuk është ky realiteti. Do ta provosh? Imagjino një vizitë të tij atje dhe do ta shohësh heroin. Dhe ti e di që kështu është, por si duket e përdore pa të keq në shërbim të përmbajtjes së komentit.
Na vjen dhe na paraqitet vec si akademike i erresires,nje imam ballajdi,gatuar me trute e mykyra te dumBabes,ku vazhdojne te ndjejne kenaqesi orgazme,kur sperma e tij vazhdon tu rrjedhe brenda.
Me emancipim dhe tolerance shoqerore gjen ne nje shtet arab islamik se ne Kosove.
Po n Amerik qe vriten nga policija ,atje,s paska demokraci ?
Dhe rregjimi qenka totalitar?!
E ç faj ka presidenti amerikan pse nji polic ndoshta rracist,pak inatçi,dhe jo shum profesjonal,vret dike..?!
N fund t fundit,edhe polici njeri esht.
Dhe,nese nuk e ke mizen nen ksul,mos ik me vrap si i dyshimt kur polici t ndalo.
Mu m ndalun polict n Perndim.
Identifikohu ! M tha polici.
Kush je ti…
…
Se,nga ca komentues tendencjoz del sikur policia po i shko kap njers t pafajshem e po i vret rrugve?!..
S t nget polici pa shkak.
He bre kryetar i leshit si ste vjen turp si akademik qe me ju marue qejfin vrasesve te Berishes dhe komoanise fol per dicka qe dy koqe mend nuk i ke ta vlersojsh situaten ne Shqiperi qe dojn ta kallin bandat qe e kan vjedhe per vite dhe tani ti nuk tregon se ku dhe kur Edi ka vjedh dhe a ka procedura gjyqsore ne krahasim me Berishet e compani prandaj te tregosh qe nuk ke kurrfar njohuri te thella tregon se ku jemi me keso akademikesh e ketu e ke mire jemi ku jemi.
Nuk e kuptoj se si kryetari i Akademise se Shkencave eshte aq shqiptar sa perdor “….. dhe të participojnë në mbajtjen e dy shteteve të tjera… “. Kur ne shqip fjala participon eshte:marr pjese!!!! A je shqiptar or taj?
Eshte e turpshme dhe e vajtueshme qe nje akademik shqiptar ( kosovar ) qe supozohet te jete ne eliten e mendjes se nje kombi, te shkruaj brockulla dhe gjera te paverteta si autori i ketij shkrimi. Te thuash se nje polic shqiptar, ne oren 2 pas mesnate, ne nje rrugice te Tiranes vrau nje njeri te pafajshem sepse polici ishte i politizuar, do te thote te deshmosh nje nivel te mjere te intelektit dhe nje permbajtje ererende te moralit. Polici ne Shqiperi, ashtu si ne te gjithe boten, eshte njeri dhe mund te gaboje e kryej edhe krim dhe per kete duhet te burgoset, gjykohet e denohet. Ne SHBA, policia vret njerez te pafajshem, te pakten, cdo 3-4 muaj dhe nuk e ben kete pse policia eshte e politizuar por per shkaqe qe lidhen me personalitetin e policit vrases dhe me aftesite ( paaftesite ) e tij profesionale. Sepse, nje pyetje e thjeshte do t’ia hidhte ne ere akademikut tone te gjithe konkluzionin e tij absurd: Nese nje polic gaboi dhe vrau nje njeri te pafajshem sepse ky polic paska qene i politizuar, si e shpjegon ti fare akademiku qe rreth 10.000 police te tjere nuk i kane bere keto faje ? A jane edhe ata te politizuar, sic llomotit ti ? Pastaj, cfare hyn ketu politizimi, kur vritet nje njeri apolitik dhe qe as autori s’e di kush eshte ? O akademik ! Thirri pak mendjes sepse, fatkeqesisht, shumica e ju kosovareve keni mbetur njerez provinciale, edhe kur keni shkolle e grada shkencore. Per ju, regjimet e Tiranes jane te mire nese drejtohen nga kosovare apo fshatare prane Kosoves si Sali berisha, Lulzim basha etj. pavaresisht se mund te jene gangstere e bandite.
Pastaj, zoteri akademik, a mund te ne e elaborosh pak me ” zotesine ” tende intelektuale cili eshte roli i Kryeministrit aktual shqiptar ne ” ndarjen e Kosoves ” ?! Me sa dime ne ” budallenjte ” e Shqiperise Kosova nuk eshte ndare dhe as eshte bere ndonje marreveshje per kete. Gjithashtu, me sa kami lexuar ne ” analfabetet ” e Shqiperise z. Rama , askund dhe asnjehere, nuk ka kerkaur ndarje te Kosoves. Fol bre burre sepse ” burri ka kohe me u turpnue “.
Ky artikull I shkruar nuk e justifikon emrin e nje akademiku e aq me teper Ju Mehmet. Ne fillim me terheqi paragrafi I pare dhe prisja zberthimin e atyre ideve me poshte. Shkrimi juaj ngjan sikur eshte bere nga ndonje militant partie, por jo nga ato te spektrit shqiptar. Vetem nje gje ndaj me ty, eshte paragrafi kur flet per gjykaten speciale. Kombi une nuk eshte pa shprese. Ne qofte se te ka ikur shpresa te lutem lerja vendin nje tjetri qe ndez driten ne erresire. Mehmet ne Shqiperi nuk eshte instaluar shteti totalitar. Vrasja Klodianit eshte pergjegjesi individuale dhe po gjykohet atje. Oposita qe mbeshtet tubimet vazhdon me te njejtin stil sikur te jete ne vitar 90 ose 97. Kete qe bene sot administrata ne pushtet nuk e beri ajo ne 21 Janar me perpara. Kjo oposite e rrugeve I la votuesit e saj pa perfaqsim dhe theyn xhamat per te treguar qe jam akoma gjalle. Mediat atje e kane te gjitha te drejtat , bile Klodianin e shkrete e bejne edhe me moter. Te pakten ti kishin kerkuar identitin kur ajo tha se jam motra Klodianit. E sa esa te tjera fakte qe mendja Juaj prej akademiku nuk I shikon. Mehmet paraqiti gjerat drejte. Shteti
I Kosoves nuk I eshte dashur te luftoje trashgimine komuniste te Shqiperise. Ketu jeni I gabuar, por diversionin Serb ne administraten
E re te Kosoves. Ne vitet 80 shteti shqiptar ne kufi me Kosoven shpenzoje milliona dollar qe bashkeatdhetaret te shikonin programet kulturore tona. Se Serbia jepte vetem porno ne programet atje. Ndoshta kete ti e quan trashegimi komuniste. Me I skate te lutem ne kete perkufizim. Jetoje large nga Shqiperia por lajmet I ndjekim. KM Shqiptar asnjehere nuk e ka shitur Kosoven, por popujt duhet te gjejne gjuhen e paqes per nje bashkejetese paqsore. Shkrimi jote eshte zero ne kete pike. Ne qofte se ke ndonje dokument per KM qe ka bere pazare ne dem te Kosoves, publikoje. Edhe nje here po ju them shko krijo ndonj parti me mire se sa te mbash ate vend se na turperove.
Nje analize komplet jashte realitetit. Me shume politike brenda e pak te verteta. E njeanshme, e molepsur nga fjalet e rrugeve dhe qendrimi i bodigardit.
Ky eshte prezence fikse e Bota Sot,Gazete me qellime shume antikombetare qe nuk lejon nje kontraditor kurre midis komentuesve,seleksionon e censuron te gjithe ata qe shprehin nje linje ndryeshe nga Pronari i Bota Sot,Mazrekaj.Shpesh nepermjet kesaj gazete jane sulmuar ashper ish drejtues te UÇK,ku komentet kane qene shume te renda kunder tyre ne mase,ne te vertet eshte thjesht seleksionim,mua vete me kan bllokuar disa here,Serbi nuk do dinte te bente me mire nje lufte mediatike kunder atyre qe sakrifikuan e dolen malit.Une nuk flas per prova qe ky e te tjere jane spiuna te hershem ,por dyshimet ngelen,qe te bejne te besosh,qe ne ket moment,kur UCK eshte nen akuze,serbet nuk i shef ne aksion,por cuditerisht Shqiptare jane aksion,ne Shqiperi e Kosove,tamam si duhet te veproje nje agjent serb per interesat e Serbise per kete situate.
Nivel shume i ulet i shlrimit. Ky qenka rrjedhur i ka mbetur koha para 30 vjetve.
Klikoni…., dhe po nuk ju doli ky tipi ( me emrin mysliman Mehmet dhe mbiemrin katoliko-ortodoks Kraja ), njeri i policisë së Milosheviçit, jap dorëheqje nga komentet e ardhëmshme.
Nuke e njifja qe eshte kryetar i akdemise se Kosoves, megjithate kjo s’ka rendesi. Rendesi ka se ky person kosovar qenka shume i politizuar me civilizimin vulgar te nje njeriu qe ka zene fronin dhe flet ne pozita e tij dhe jo te akademikut , biles pa pergjegjesi fare per fronin qe mba dhe ne kundershtim te hapur me historine dhe ngjarjet e saj. Eshte zgjedhja e tij, por nga ato qe shpreh nuk i qendron larg nje “akademiku” tjeter me poshte: Kim Mehmetit. Dhe njerez te tille i kane dale ne çdo kohe shqiptareve perballe qe ti fusin ne vellavrasje ose kane bashkepunuar per interesa personale me te huajin kunder te tyreve. Edhe kjo eshte zgjedhje por jo shqiptarizem, eshte kanibalizem me shkolle qe ha njeriun tend. Per seicilin eshte e lehte te flase sot si i do qejfi, ama eshte e veshtire qe nje perfaqesues i shkences dhe historise (!) ne qoftese eshte i tille, te japi konklyzione per Shqiperine se kjo vrasje paska qene e lajmeruar dhe ky tip “analisti” e paska parishikuar se “regjimi” Tiranes e kishte parapregatitur nje gje te tille. Eshte turp per personalitetin e tij , por ne radhe te pare per ate qe perfaqeson, ne qoftese nuk e ka marre pa e merituar, eshte turp per nje shqiptar jashte kufijve te Shqiperise qe te precipitoje si nje elemente i kundert me nje pjese te shqiptareve qe nuk e pranojne qendrimin e tij, por eshte me shume se turp qe i duket sikur perfaqeson mendimin e te gjitheve per demokracine dhe lirine ku shqiptareve te Shqiperise u qenka mohuar dhe ky mbeshtet zgjimin e saj nepermjet ca rrugaçeve ordinere jo prefesionist apo femijeve te moshave te vogla qe i kane futur per kamikaze forcat e errta partiake ne Shqiperi qe kane 30 vjet qe e poshtruan dhe shkaterruan kete vend. Turpi sot hahet me buke nga te gjithe ata predikus qe mendojne se te verteten e kane vetem ata dhe tipiku na qenka edhe Mehmet Kraja, i lindur dhe rritu ne Jugosllavine titiste por kaq i “perkushtuar” per ngjarjet ne Tirane. Une e kuptoj qe ne shqiptaret sot jemi bere te padurueshem per njeri tjetrin dhe mediokriteti qofte nga larte e qofte nga poshte ka infektuar si covidi 19 ata qe duan ta sundojne kete vend , ashtu si ndodhi dhe jo ta administrojne per te miren e te gjitheve. Koha e tregoi dhe tregon, faktet jane kokeforte dhe te padiskutueshme, por kur edhe keta lloj e tipa intelektualesh i hedhin benzine zjarrit pa ja kerkuar njeri, vetem ja kerkon destabilizimi, do te thote se diku interesi tyre dhe i atyre qe duan te sundojne perputhet. Mehmet Kraja ka bere nje gabim fatal per kete shkrim, megjithese ai zbulon botekuptimin e tij, por dhe ndjenjat dashakeqese per pjesen me te madhe te shqiptareve sipa dokumentave qe egzistojne dhe jo deshirave e interpretimeve amorfe. Mbeshteja qe u jep kamikazeve te vertete te ketyre diteve eshte katastrofe akademike qe perfaqeson, ndoshta eshte ne nje linje edhe me akademikun tjeter historian qe e quan Kosoven komb dhe Turqine babe, pa ja permend mbiemrin se bie era e keqe (Nexhmedinin). Figura te tilla si e Mehmet Krajes me dalin perpara njesoj si ca figura politike ne Shqiperi qe e shkallmuan dhe e perdhunosen kete vend. Une nuk e njoh fare, sot e mesova se kush ishte, veçse duke lexuar shkrimin, mesova se ky nuk i perket prosperitetit te vendit tim, por anarkise dhe destabilizimit, prandaj edhe denoncoj ne formen e nje proteste jo si kjo qe eshte aktuale dhe eshte prane edhe Mehmet Kraja, por dinjitoze e demokratike; Larg nga njerez te tille qe hane buken e turkut dhe bejne davane e kaurit!
Problemet , faktet dhe opinionet –nese ka ndonje te tille — qe evidentohen ne kete shkrim , nuk jane te reja dhe nuk eshte hera e pare qe njifemi me to . Te gjitha problemet , ngjariet , zhvillimet , reagimet qe evidentohen ne shkrimin e z Kraja , jemi bere me dije , here pas here , ne te kaluaren . Keto ngjarie nuk prodhohen sot nga zoteria , ato jane te ngjara dhe te akumuluara here pas here , ne kohe dhe hapsiren shqipetare –kudo qe ndodhen — por edhe me tej . Askush nuk mundet ta zhbeje , ngjariet dhe faktet , ato jane ato qe jane , e verteta mund te fashitet , por nuk mundet askush ta c’beje . Fakti ku jemi sot , Shqiperia dhe Kosova , flet qart bindshem dhe sakt . Politika jone ( ndershqipetare ) eshte ne nivelin me te ulet te mundshem –duke pat parasysh edhe nderhyriet e huaja — , niveli ekonomik , social dhe shoqeror , le per te deshiruar . Atehere , pse ndodh kjo ? Cilat jane gabimet tona ? Une besoj se varen nga dy shkaqeve : Nga fuqia per te njohur , dhe fuqia per te zgjedhur , ose nga vullneti i gjithe shqipetareve . Nepermjet gjykimit ne nuk mund te garantonim dhe as mund te mohanim asgje , sepse kaq njfie kishim per zhvillimet pas komuniste , keshtu qe ne jemi detyruar qe — njohien e gjykimit — te vinte pas vullnetit , gje e cila duhej te vinte , para vullnetit . Pra ne mendojme dhe zgjedhim gabim , dhe prandaj jemi ketu tek jemi . Kur mundohemi te injorojme dhe poshterojme me te miren , atehere c’far na mbetet ? Sigurisht jemi vllazeruar me me te keqen .
Edhe zotrote je shume i pergjitheshem.Perderisa i kerkojne fakte, je i lutur zotrote te japesh ndonje me qe po theksin qe Kraha eshte i sakte,jo mendime personale.Te akuzosh si Sali Berisha qe Kryeministri i Shqiperise donte te ndante Kosoven,per nje kryetar te akademise se shkencave nuk i falet,sepse politika e Saliu eshte nje gje,dhe mendimi i kryetarit akademise te shkencave te Kosoves duhet te jete tjeter,jo te perdoresh retoriken e Saliut si mjet propagandues.Ti referohesh pa prova nje ngjarje te ben me te ulet nga titulli qe mban,sepse te ben lehtesisht genjeshtar.
E LEXOVA KETE SHKRIMIN E KETIJ AKADEM…..QE NE FILLIM DESHA TA LE,POR AJDE THASHE TE SHOFE CKA SHKRUAN DERI NE FUNDE. PERFONDIMI,NJE SHKRIM SHUME I DOBET,NJE HARTIM I SHKOLLES FILLORE.TURPE KY TE JETE AKADEMIK?