“Revolucioni i gurëve” si mllef paradhënie për humbjen e 25 prillit

12 Dhjetor 2020, 21:16Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Le të pranojmë për një moment se ka opozita aq paqësore në këtë botë, sa për ti mbrojtur vlerat e saj të pacënueshme e të panegociueshme, mund të jenë më të indinjuara edhe se vetë familja e 25 vjeçarit të vrarë në Laprakë. Le ta pranojmë gjithashtu, se kur i kërcen ai damari i lig një opozite të urtë të këtij lloji, atëherë duhet tia shohim si një qasje të natyrshme edhe të protestuarit me dhunë, kundër dhunës!

Por shqiptarët e njohin “me rrënjë e me dhëmballë” mënyrën sesi Sali Berisha ka bërë opozitë në vitet 1991-’92 apo më 1997-’98. Ndaj e kuptojnë po aq mirë sa edhe ai vetë, se përse edhe pas humbjes më 2013, PD e Lulzim Bashës kërkon që ti imponohet shoqërisë shqiptare sërisht në mënyrën më të dhunshme të mundshme, duke dashur që të rikthehet në pushtet.

Janë të njëjtët opozitarë, me të njëjtën mentalitet që u futën në çadrën e “Republikës së Re”, para zgjedhjeve të 2017. Janë të njëjtët opozitarë me të njëjtën filozofi dhunë, që i dogjën mandatet për të bërë “revolucionin e molotovëve”, përpara zgjedhjeve të 2019. Ndaj Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi janë aq të parashikueshëm, për rolin që kanë në atë që po ndodh sot.

Sado fantazi që të kenë, sado të sofistikuar që tu duket vetja dhe sado të kamufluar që të qëndrojnë në prapaskenë, shqiptarët e dinë se prapa gjithë kësaj që ka ndodhur katër ditët e fundit janë vetëm ata. Sepse para çdo palë zgjedhjesh të shkuara, kanë bërë vetëm këtë që po bëjnë tani, pak para zgjedhjeve të ardhëshme. E vetmja që ka ndryshuar, është se ky i radhës quhet “Revolucioni i gurëve” që hidhen, me dorën e të rinjve të paguar prej tyre.

Pak rëndësi ka sebepi që përdorin, për aq kohë sa shkaku mbetet gjithmonë i njëjti: Mungesa e mbështetjes popullore për të fituar përmes sistemit elektoral. Pafuqinë për të fituar me instrumentat legalë që ofron sistemit demokratik, duan ta imponojnë me forcë. Mungesën e frymës së fitores, kërkojnë ta kompensojnë me frikën e dhunës dhe kërcënimit me destabilizimin e vendit. Atë që nuk e fitojnë dot në kuti me votë, kërkojnë ta imponojnë në tavolinë, me pazare të pista politike.

Këtë radhë përdorën si sebep tragjedinë e Klodian Rashës, si dikur arkivolin e Azem Hajdarit, për të goditur institucionet dhe rendin kushtetues. Ndaj edhe “Revolucioni i gurëve” do ketë të njëjtin fund politik si edhe “grushti i shtetit i 14 shtatorit”, apo “revolucionit të molotovëve të 30 qershorit”. Sepse ajo që po ndodh, nuk ka të bëjë aspak me dhimbjen e tyre të shtirur, për jetën e një të riu. Nëse do ishte kështu, minimumi që do kishin bërë, do të ishte dënimi i dhunës dhe distancimi prej saj.

Është e qartë si drita e diellit, se liderët e opozitës sonë përmes gurëve që po hedhin nën dritën e hënës mbi institucionet, pronën publike e private me dorën e adoleshentëve të instrumentalizuar, duan të vrasin frikën e tyre. Atë frikë që u ka hyrë në palcë, pasi SPAK ngriti zyrtarisht akuzat mbi ish Kryeprokurorin e zgjedhur prej tyre, Adriatik Llalla. Atë frikë që u ka futur të dridhurat, nga ngritja e shpejtë e Gjykatës Kushtetuese. Atë frikë që i ka lënë pa gjumë, nga humbja e zgjedhjeve në pranverë, që do të sjellë dimrin e tyre të përjetshëm politik.

Ndaj “revolucioni i gurëve” të sotëm, është thjeshtë nxjerrja e dufit dhe e mllefit të tyre të pangushëllueshëm, për humbjen e shansit për tu ricikluar sërisht në majën e politikës së vjetër, në epokën e drejtësisë së re. Duhen mirëkuptuar se përse u duhet ky “revolucioni i ri”, kur u ka mbetur edhe vetëm 3 muaj, për të bërë atë që kanë bërë me sukses për 30 vite me radhë!

5 komente në ““Revolucioni i gurëve” si mllef paradhënie për humbjen e 25 prillit”

  1. Poshtë opozita kriminale!? says:

    Një mut vota do të narrë opozita, me këtë që po bën.

  2. Jaku says:

    Like Hajdutit i kan ngel kalamoqt me i shpetu bythen.

  3. Stivi says:

    Krimineket Berisha e Meta po e zhysin perhere e me shume opoziten e leshit ne humbje. A ka shqiptar qe ti votoje keta terroeiste??????

  4. Ylli says:

    Ky personi ta shpif ,ta neverit e ta degjeneron termin “analist” !
    Ky palaço i paguar eshte 100 fish me i keq se ata adoleshentet qe paguhen per te krijuar rremuja e 1000 fish me i keq se kandidatet per pune te opozites qe dalin ne protesta per te mbushur CV qe ta kene gati kur te vij partia e tyre ne pushtet !!
    Me e keqja eshte se ky ja kalon nga mediokriteti edhe Zaloshnjes…..tmerr !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje