Jo vandalizmit!

13 Dhjetor 2020, 21:30Blog TEMA

Nga Fatos Çoçoli

Të protestosh për vrasjen (edhe pse aksidentale) të një të pafajshmi nga policia e Shtetit është njerëzore, dinjitoze dhe e shëndetshme për çdo shoqëri. Të hedhësh domate, vezë, thirrje, kushtrime të fuqishme “Unë jam Klodiani!” është e ligjshme dhe e drejtë. Të personifikohesh me viktimën është me shumë vlerë dhe të ardhme për ndërgjegjen tonë publike. E cila ende sot vijon të jetë e çoroditur, pa një bosht të qëndrueshëm, e trembur dhe e traumatizuar. Personifikimi me të lënduarin, viktimën, të keqtrajtuarin me pa të drejtë nga struktura shtetërore, është veprimi më shërues dhe që sjell përgjegjshmëri në qeverisjen e Shtetit. Sa më shumë personifikime, protesta të tilla të kemi, aq më shumë shoqëria jonë është e gjallë, reaguese dhe demokratike. Mirëpo të dhunosh dhe të dëmtosh duke qëlluar me gurë dhe çdo mjet tjetër të fortë që të kap dora policinë e Shtetit është vandalizëm. Të shkatërrosh zbukurimet e Vitit të Ri që janë për qytetarët, të prishësh e të dëmtosh pronën publike të sinjalistikës së qarkullimit rrugor, tabelat e vendqendrimeve nëpër rrugë është vandalizëm.

Është duf i verbër që vetëm moral dhe vlerë shoqërore nuk ka brenda. Prandaj dhe protestës së dhunshme të të rinjve, të shoqëruara nga thirrja-kushtrim shumë e drejtë “Unë jam Klodiani!”, nuk ju bashkuan qytetarë të thjeshtë. Prandaj nëpër rrugë kemi parë vetëm të rinj me kapuçë në kokë, që të mos njihen nga policia, ndërsa kryejnë veprime vandalësh. Nuk është kjo protesta e ligjshme. e drejtë, që ngre në këmbë një komb të tërë. Të rinjtë vandalë vetëm se e prishën protestën. E denatyruan atë. Ia hoqën pjesën e shëndetshme dhe reformuese për ndërgjegjen tonë publike të qullur nga një mosveprim tashmë prej gati tridhjetë vitesh (pas errësirës 45 vjeçare të diktaturës). Do të doja të dilja edhe unë, si çdo qytetar, në protestë. Por vandalizmat e nisura që në protestën e ditës së parë, më frenuan hapat për të dalë nga shtëpia.

Thirrjet politike përtej kushtrimit qelibar “Unë jam Klodiani!” më larguan çdo motivim për të thënë timen me praninë fizike në protestë. Ja përse revoltat e këtyre katër ditëve të para, pas vrasjes aksidentale të të riut 25 vjeçar nuk u kthyen në një lëvizje kombëtare. Lëvizje e cila do të ishte mëse e mirëpritur nga qindra mijëra prej nesh, nëse nuk do të merrte që në shfaqjet e saj të para ngjyrime politike e partiake. Kjo lëvizje do të kishte shërbyer për të sjellë më shumë përgjegjshmëri në strukturat e Shtetit tonë, në rradhë të parë në Policinë e Shtetit dhe në shërbimet e tjera të specializuara që duhet të ruajnë e mbrojnë jetën e qytetarit, e jo t’ia marrin atë nga pakujdesia! Po.

Pikërisht duke jetuar e mbijetuar si një protestë e ligjshme, e dalë nga shpirti për padrejtësitë me të cilat përballen qytetarët sot nga strukturat publike, deri në rastet ekstreme kur humbin edhe jetën, ajo do ta kishte shndërruar në vlerë gjithëkombëtare humbjen tragjike të jetës së të riut Klodian Rasha. Dhe familja e të ndjerit nuk do të kishte qenë e detyruar të bënte asnjë dalje publike, por të jetonte veçse me zinë e humbjes së të dashurit të saj. Vandalizmat ia mbytën vlerat shoqërore protestës dhe u kthyen vetëm në shfrime të një dufi të pa-fytyrë, të pa-ideal dhe kësisoj, të pambështetshëm nga qindra e mijëra qytetarë.

Nëse protesta do të ishte mbajtur qelibar, ashtu spontane, e mbarsur vetëm me zhgënjimin e revoltën e ligjshme për humbjen e jetës së një të pafajshmi, e ngjyrosur me personifikimin e të riut viktimë të një gabimi të pafalshëm policor, sot nëpër rrugë do të ishin me dhjetëra mijëra vetë. Dhe cilido shërbyes Shteti, në çdo pozicion, jo vetëm polic, pjestar i trupave speciale apo i çdo strukture tjetër të Shtetit, do të kishte marrë mësimin e duhur dhe paralajmërimin për ndëshkim shembullor ndaj çdo veprimi të padrejtë dhe abuziv mbi qytetarin. Me braktisjen e këtyre protestave plot dhunë, qytetarët vetëm se i thanë një “JO!” dërrmuese vandalizmit të tyre.

7 komente në “Jo vandalizmit!”

  1. ??⚖️ says:

    Në burg vandalët dhe mentorët e tyre politik.

  2. Zeni biri Qenit says:

    Saliu e ka shkerdhyer shpirtin e protestes ne Shqiperi.Sa fillon nje proteste me te drejte ose duhet te filloje nje e tille, Saliu e mer peng dhe e perdhunon.
    Por kur ishte ne pushtet tmerrohej nga protestat,prandaj dhe vriste njerez.

  3. demokrati says:

    I ndruar zoti Fatos, ju vleresoj per analizen. Por mos mendoni qe nje proteste e drejtuar nga superinjoranti, supeidioti e superbatakçiu do te mund te kthehej ne nje proteste kombetare. Populli eshte i zgjuar e ben diferencen Me kete kuptova, qe ndonese nuk e dua, Edi Rama e ka kollaj mandatin e trete. Na rrofte ne qe protestojme paqesisht, qe jemi pa buke e pa uje. Shikoje pak kanakaren e Monikes, xhupi 2000 milion, ato qe flasin per varferine, nje kuçeder e paedukate te te drejtoje e te jete si kamikaze ne parlament. Keto jane ato qe sot duan te vine ne pushtet.

  4. Ndroq says:

    Po ca proteste thua o Fatos,ato I nisi nje vakabond I njohur i biri Sali Lushajt,roja I kriminelit Sali Berisha,dhe po vazhdojne nga 50 huligan te pd-LSI-es,kaq,as me shume dhe as me pak.

  5. Kjo ka vetemn nji zgjidhje .
    Zjarrin Vilave te Lalzit dhe terheqja zvarre e kufomave te 3-Kermave esadiste .
    Te tjerat jane Utopi qurrashes .
    Gandi po con Shqiperine ne Situatat te papergjegjeshme .
    Duhet te Krijohet nji komision qe te mare vendimin e zhdukjes se fares esadiste nga Toka Shqiptare.
    Mos i shikoni se bejne si trima ,te mgopur me alkol e Droga .
    I pame ne 97b trimat e salih mut berishit ,zvarre i morem
    e sot eshte koha te mbyllim ate cilek qe filluam me 97 me Rropspin Esadiste .
    Edi te shkoj te pirdhet ku te doje e mos ti fusi me hundet eshte i paafte ti dali Zote vendit.

  6. Luan says:

    Nje analize e perkryer e asaj cfare po ndodh, deformimi ne dhune i nje proteste qe duhet te ishte model per nga qytetaria dhe tregonte respekt per jeten e humbur te te riut tregon se jemi akoma larg nje shoqerie te emancipuar. Por JOja derrmuese qe qytetaret i dhane mbeshtetjes se kesaj proteste tregon se jemi ne rruge te mbare.

  7. melhemi says:

    Diçka duhet bere per te zhdukur kete fare vandale qe ka 30 vjete sundim.
    Mbase edhe me nje komisjon pleqeror per te kerkuare me çdo kusht shkuljen nga rrenjet e kesaj te keqe te madhe ,po qe se vete shteti qeverija nuk jane te afta te bejne nje gje te tile .Kjo nuk ehste per sote dhe neser kjo eshte nje vazhde qe duhet te eleminohet dhe zgduket. JO me me ura zjarri ne dore dhe si gjithmone nga i njejti krah mga krahu i krimit dhe i kremineleve duke çfrytezuare poshtersishte gjoja demokracine . Nje gje duhet bere neser eshte VON shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje