Protestat, larg nga sheshi policët me rroba civile

14 Dhjetor 2020, 11:15Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Këto janë ditë të vështira për Policinë e Shtetit pas incidentit që përfundoi me vdekjen tragjike të Klodjan Rashës, i vrarë nga arma e një efektiv të papërgatitur, i arrestuar menjëherë nga kolegët e tij. Vrasja, e cila do të gjykohet nga një gjykatë, tani po përdoret nga politika e cila e ka kthyer atë në një shkak të ri të protestave kundër qeverisë. Por kësaj here demonstruesit nuk kanë ndërmend të godasin vetëm qeverinë, por edhe krerët e lartë të policisë, e cila ndryshe nga politikanët duhet të ruajë besimin e njerëzve, si një kusht i domosdoshëm për funksionin e që kanë. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që policia të mbajë qetësi dhe gjakftohtësi në përplasjet në rrugë dhe të respektojë në mënyrë rigoroze rregullat.

Ne nuk besojmë se një polic duhet të pranojë të goditet me një shufër, ose fishekzjarre, pa mbrojtur veten, siç pretendojnë analistët e opozitës. Në të gjitha vendet demokratike, policia, e cila është një forcë e paguar për të rivendosur rendin, është e autorizuar të përdorë dhunë në përgjigje të dhunës, me kusht që ta bëjë këtë në një mënyrë proporcionale.

Por ne, gjithashtu, nuk besojmë se përdorimi i oficerëve me rroba civile që arrestojnë demonstruesit, i tërheqin ato si kafshë dhe më pas ua dorëzojnë oficerëve me uniformë i shërben imazhit të policisë. Ne u përpoqëm të pyesnim pse ka oficerë me rroba civile, dhe shpjegimi ishte se ata shërbejnë për të ndaluar demonstruesit me fytyrë të mbuluar, të cilët nuk mund të identifikohen vetëm me kamera. Shpjegimi nuk mjafton për të justifikuar skenat e dhunës që kemi parë dhe që kujtojnë jashtëzakonisht imazhet e gjenerali Agim Shehut (krahu i armatosur i Sali Berishës brenda policise) i cili me rroba civile rrahu kundërshtarët në shesh.

Ekziston një ligj që rregullon tubimet publike, të cilin demonstruesit janë të detyruar ta respektojnë. Por i njëjti ligj zbatohet edhe për policinë dhe neni 9 i Ligjit 8773 (miratuar nga Partia Socialiste në 2001) shprehet në mënyrë të qartë se shpërndarja në tubime mund të realizohet “vetem nga policia me uniformë”. Shteti është më i fortë se demonstruesit, por nuk ka nevojë të tregojë tërë forcën e tij nëse dëshiron të ruajë mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Demonstruesit e dhunshëm janë dhe duhet të mbeten një pakicë, por që të ndodhë kjo, është thelbësore që policia të vazhdojë të përfaqësojë pjesën e shëndetshme të vendit. Dhe gjëja e parë është heqja e atyre policëve me rroba civile nga sheshi, dhe kryerja e arrestimit të demonstruesve me respektin dhe dinjitetin që policia duhet të ruajë gjithmonë.

41 komente në “Protestat, larg nga sheshi policët me rroba civile”

  1. kasemi says:

    Me gazetaret e Reort tv duhet te kesh kujdes, sidomos me ate gazetarin e mengjesit, i cili kja e nje te riu dhe gazetarja na shprehet fare hapur ne mbrojtje te like krimineleit dhe hajdutit, i cili, gazetari, mundohet te nxisi telefonuesit per te mbrojtur lesh e line e skraparit. Po keshtu kjo gazetarja qe eshte aktualisht ne emision pa pike turpi thote qe polici i cili vrau rashen nuk mu duk i shqetesuar. Si mundet qe nje mender gazetare te shprehet keshtu, ne kohen qe per policin pritet denimi me burg dhe diskutohej vdekja e nje qyteatri gazetarja mundohet te veje ne loje nje gazetar dinjitoz i cili raportonte nga terreni. Keto lloje njerezish vetem gazeta nuk mund te jene zoti Bolino. Po keshtu gazetarja qe intervistoj dhe na paraqiti ne “motren” e rashes se vdekur.

  2. ?? says:

    Jo dhunës !
    Po protestave paqësore!
    Poshtë krerët opozitarë ,që hedhin gurin dhe fshehin dorën .

    1. Nuk kuptoj says:

      O zoti Bolino. Ku jane organizatat e mbrojtjes te te drejtave te njeriut qe shikojne se si abuzohet me femijet.
      Apo avokati i popullit. Mire ben qe shqetesohet per arrestimet dhe keqtrajtimet e te miturve. Po pse nuk hulumton kush i manipulon ata?
      Sepse nuk ka mundesi qe shtresa me e pjekur e shoqerise te cilet reagojne ne mbrojtje te te drejtave te kesaj shoqerie qenkan minorenet dhe jo studentet, apo intelektualet.
      A kane prinder keta adoleshente? Nga cilat shtresa vijne? Ku e ka fmijen e tij Lul Basha, Monika, analistet qe dalin ne mbrojtje te protestes te femijeve.
      A i pate mbreme? Ata ishin femije rome. Keta femije eshte e sigurte qe jane te manipuluar.
      Kur e pyeti gazetarja , pse proteston? Pergjigja ishte mek, mek, per te drejten…. dhe mbuloi koken.
      Prinderit e tyre nuk e dine fare se ku jane dhe cfare bejne femijet e tyre.
      Cfare eshte kjo shoqeri qe pret te emancipohet nga femije 14 vjecare?
      Shume shoqata marin fonde te shumta ne mbrojtje te te drejtave te femijeve. Dhe nuk shqetesohen kur me keta femije abuzohet.
      Neser kur Edi Rama do te jete ne opozite dhe femijet, pikerisht po keta femije qe po shfaqen sot, atehere eshte e sigurte se keto shoqata do te cohen dhe flasin me force dhe do ti meritojne fondet qe marin.

  3. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Identifikimi i akteve te dhunshme behet me menyrat qe di policia dhe jo me shkrime te Karlos.
    Mund te kete dhe akte terrori dhe nese do ndodhin nuk mban pergjegjesi Karlo por policia, dhe po ky Karlo gjobevenes, do ulerase se c’ben policia.

    1. Realisti says:

      Respekte per Karlon por nuk jam dakord me opinionin e tij. Punonjesit civile te policise i perdor gjithe bota sic do dhe kur te doje.. pse Agim Shehu abuzoi me detyren kjo nuk do te thote se policat civile te mos ndihmojne ne identifikimin e ketyre kafsheve…

      1. pjeter says:

        Karlo sipas mendimit tim ,nuk po jep nje opinion,por kostaton faktin se zbatimi i ligjit eshte thelbesor ne nje demokraci.Dhe evidenton qe pjesmarrja ne arrestime te policise civile,eshte ne kundershtim me ligjin.Mua nuk me pelqen por duhet ta pranojme,qe ligji ky eshte dhe duhet zbatuar,deri kur ta ndryshojne,duhet respektuar,sepse e dini c’fare ndodh? Qe ne qofte se drejtesia do jete e drejte,te ndodh qe demostruesit e dhunshem qe kane bere deme materiale,na duhet ti demshperblejme sepse jane arrestuar ne menyre te paligjeshme.

        1. Xhejms says:

          Pjeter jeni i sakte. Flitet per kuader kushtetues -ligjor dhe jo ne ajer. Ju flm

      2. Po revoltes, jo shkaterrimit says:

        Realisti, mendoj se kesaj radhe, si rrallehere, Bollino ka te drejte. Bota perdor vertet police civile ne ndihme te atyre me uniforme, por ata duhet te mbajne detyrimisht shenja dalluese qe i identifikojne si punonjes te Policise, kryesisht shirita ne krah, ku shkruhet Policia. Kjo eviton abuzimet, edhe nga ana e organizatireve te protestave qe kane nisur te thone se shkaterrimet po i bejne policet e infiltruar.

      3. besniku says:

        Ka te drejte sepse keto veprime i bente shiku famekeq i viteve 96-97

  4. gazetari says:

    Ketu e dhjeve Carlo…Nje njeri i vetmuar ose dy me maske, jashte pikes grumbullimit,mundet te kene nje mine te fuqishme,dhe mund te bejne hatane,por ata jane jashte vemendjes te uniformave..Prandoj duhet kjo polici civile,qe te duken si kalimtare te zakonshem..Kudo ne bote perdoren keta agjente policie..Dhe shume mire qe veprohet keshtu.
    Se dyti mitingu pa mare miratimin e policise eshte i jashteligjshem..dhe ata krijojne anarshi ne qytet, dhe cenojne istitucianet..A duhet te perdoret, shkopi gomes per ti shperndare dhe mjete te tjera i dashur.
    Debutetet qe drejtojne keto levizje, a duhet te procedohen rende…
    Prokurorija eshte orgoni me i dobet..
    Kryebashkejakja e Shkodres,duhesh arestuar qe kur u bene zgjedhjet vendore, e cila dogji qendrat e votimit
    Prandaj i dashur e ke gabim te madh kete mendim..Po deshe ta sqaron dhe Spartak Njela..dhe i madhi Mero Baze..

  5. Mesuese says:

    Perfundimisht je qytetar Karlo!!! Cdo shqiptar duhet te vleresoje profesionalizmin eksellent qe perconi

  6. Hipokriti says:

    larg nga futbolli italian mafia e basteve dhe llotarive sportive
    këtë fundjavë:
    milan nuk fitoi
    bayerni nuk fitoi
    dortmundi humbi
    arsenali humbi
    psg humbi
    citi nuk fitoi
    sociedad nuk fitoi
    totenhami nuk fitoi
    liverpoooli nuk fitoi
    Kjo është evropa që duam

    ke ndonjë përgjige boollino?

  7. Hipokriti says:

    larg nga futbolli italian mafia e basteve dhe llotarive sportive
    këtë fundjavë:
    milan nuk fitoi
    bayerni nuk fitoi
    dortmundi humbi
    arsenali humbi
    psg humbi
    citi nuk fitoi
    sociedad nuk fitoi
    totenhami nuk fitoi
    liverpoooli nuk fitoi
    Kjo është evropa që duam

    ke ndonjë përgjige boollino?

  8. Hipokriti says:

    larg nga futbolli italian mafia e basteve dhe llotarive sportive
    këtë fundjavë:
    milan nuk fitoi
    bayerni nuk fitoi
    dortmundi humbi
    arsenali humbi
    psg humbi
    citi nuk fitoi
    sociedad nuk fitoi
    totenhami nuk fitoi
    liverpoooli nuk fitoi
    Kjo është evropa që duam

    ke ndonjë përgjige boollino??

    1. Gopisti i rekuperos says:

      Ka natyrisht nje pergjigje per rrotat e jarit si ty . Pasuroni sa me shum boset e basteve. Leni shtepine e kalamajt pa buke ,shitni grate e shtepite se ato (bosat) ju dun jaq shume sa kur cohen ne mengjes sa hapin syte e kan mendjen vetem ke mireqenia juaj. Tashti ik shko nxir grun te punoje ke ndonje semafor te lash borxhet . .per pyetjen qe i ben Karlos ke te drejte . Nga informacione te sigurta qe mi kan dhene kopetentet Artan Hoxha e Klodiana Lala me garanci te plote Karlo ka ne dore si presidentin e Fifa si presidentin e Uefa dhe gjith presidentet e klubeve kryesore te Europes e i nxjer ndeshjet si i do ai . Ja psh mer mundimin pyete Karlon se ku shkon Mesi vitin tjeter dhe e ke te sigurte qe do dale ashtu . Te fala Karlos nga une mos haro.

  9. Rea says:

    Ne qofte se populli yte nuk te do menyra me e mire eshte dorheqja.Kryeministri mund edhe te kete shume ide te mira por 30 vjet eshte e njejta fryme drejtimi,krahsimi nuk duhet bere me cfare Ka ndodhur me qeverit e mepareshme por me nje plan per te ardhmen.Mijra polic rrine dhe presin te goditen nga protestuesit dhe paketa e shumes qe paguhet nga keto Protestant kush I paguan..arrestimet kane koston e tyre etj etj:Tre ministra jane shkarkuar dhe akuzuar ne keto vitet e fundit ne ministrin e Brendeshme perse Edi Rama nuk e merre vete drejtimin e kesaj ministrie se ka gjasa te jete I duhuri dhe se bashku me ate tipin Stresi te bej organizimin dhe emerimet ne policin e shtetit ,besoj qe te dy do te jene te afte te manaxhojne situata te tillA.

    1. fisi says:

      rea ne pantallona!

  10. aleks says:

    karlos me gjith respektin qe kam por ketu nuk jam dakort, ne te gjithe boten perendimore ka police civile, sepse pastaj i bie qe çdo polic duhet te ndjeke me vrap keta çiliminjte e vegjel minjte e haleve, qe futen neper rugica dhe kanalet e ujrave te zeza. dhe tjetra qe ti nuk e permend eshte se te gjithe jane me maska dhe kapuçe, atehere si do ti indentifikoje policia keta minjt e haleve qe thyejne dhe djegin. prandaj policitet civile jane gjetja me e mire keta minjte.

  11. Agostin says:

    Carlo nuk Jame dakorte me ty se pse duhe te perdore menyra me sofistkuara per te shuar nje dhune te organizuar nga Sali berisha ilir Meta e Lulzim Basha ligjet qe Jane ber me 2001 edhe munde te ndryshone ne shpresoj kurre Mose te kthehemi te koha e erret e e policies se Sali Berishes e Lulzim Bashes Mose harroni Kure kishte protesa ne kohen e Sali Berishes e Lulzim Bashes polic civil rrini Ku zeshin grupe protestushish kot pa ber as nje lloje dhune veq se kishin Dal ne protest

  12. EDI says:

    Ky Karlo po te ishte qelbesir Enveri gjall do ishte i gezuar me kyt lloj muti, sa I majt e flliqesir paska qen po ku mutin e kan gjet, po Rama nuk ka mbrojts me te fort se kyt mut, po hik or mut ne origjinen tate, po nuk ke ven atje, dhe ke ardh ketu, per te shtu dhe nje mut me shum, pro Ram dordolecit shikoni ne Sh.B.A.

  13. Pedro i ri says:

    E gjithe bota njesoj punon . Policet civile kane rolin e tyre

  14. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    Je gabim Karlo. Me organizat e dhunshme Ska shaka.
    Nje verejtje kam per mazhorancen. Hartimin e menjehershem te nje ligji qe u konfiskon cdo pasuri demtuesve te shtetit nese nuk e paguajn ne vler monetare gjoben. Makina, veshje te shtrenjta, etj.

  15. Katunari i Vicidolit says:

    Dakort Karlo, nuk duhet te kete oficere civile si ata te pushtetit te meparshem ne 21 janar 2011 qe benin arrestime mbrapa Piramides (i ke me ze e me figure), POR ama nuk duhet te kete edhe demostrues te maskuar me kapuc, mbasi maska anticovid eshte e domosdoshme.
    Persa kohe do kete KAPUCOJ TE ZI, duhet te kete edhe police civile.

  16. Trotski says:

    Deri tashti ke qene mire Z.Bollino.Lere Policine te beje punen e vet .!Po si do ti kapi me presh ne duar njerzit e Sali kriminelit apo te Like hajdutit dhe Mona baxhelles ???

  17. Mare Nostrum says:

    Protesta ishte dhe eshte nje proteste antipolicore. Ishte opozita qe jo dhe aq me bindje kerkoi ta ktheje ne proteste antiqeveritare. Rama po e ndihmon shume opoziten ne kete kanalizim te protestes. Nese nga antipolicore, protesta do te kthehet ne antiqeveritare do te jete me shume per shkak te Rames sesa te opozites. Nuk eshte problemi vetem tek policet civile. Dikush duhet t’u thote neandertaleve me skafandra qe pergjegjesia eshte individuale. Edhe ne nje proteste masive me mijera vete perseri pergjegjesia eshte individuale per cdo protestues. Nuk mund te godase me gure Tani dhe t’ia hysh ne shkop gome Tonit qe po rri ne trotuar me duar ne xhepa. Nuk mund ta thyeje semaforin Gimi dhe te marresh zvarre Gonin. Nese protestues paqesore u pergjigjen me duar sulmeve te policise, u lumshin duart. E drejta e protestes eshte nje e drejte e fituar ne protestat e viteve 90 -91 e me pas ne protestat e viteve 96-97 dhe ajo eshte e shenjte.

  18. uskania says:

    Pa polici kriminale nuk ka shtet. Ajo identifilkon dhe njofton, ose ndërhyn. Drogë, armë, dinamit, molotovë, shishe benzine…Kush do t’i identifikojë këto Carlo, gazetarët e ty, që njëri e ka shitur prapa icën tr Likja, (Babaramo), apo të tjera të ekonomisë te
    LULUSHI e, me rradhë. Ke ndonjë gazetar të pavarur, siç pretendon? Pse nuk thua dy fjalë për fëmijët, përdorimin e tyre kriminal në protesta dhune e shkatërrimi? Ja ke futur p….ës këtë herë.

  19. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Caro Bolino!
    Druaj se ketu me siper keni marre pozicionin e Ponc Pillatit,kur thoni ,qe karshi turmes primitive te shpelles orientale,instaluar ne kete territor europian,nuk duhet te reagojne policet civile,por vec ata me uniforme,pasi humbet proporcioni i ndeshjes.
    Ketu i dashur Bolino,keni harruar nje faktor cilesor.qe me kaq sa kohe keni ketu nuk duhet ta kishit neglizhuar:perberjen e trurit te spelologis homos arnautas(njeriut shpellar arnautas),si injorant,te eger,hajdut ,primitiv oriental.
    Ne ndeshje me nje specie te tille,duhet perballje e vendosur me shume forca dhe mjete qyteterimi,per ti bere zap ata,qe te zmbrapsen perseri ne shpellen nga kane dale.
    Kjo ka munguar deri me tani,Bollino,(Rama nuk te kruan fare per keto pune)dhe kete ti e di njesoj si ne,prandaj vashdon te verdalloset ky vend europian,ne nebulozat mbytese te islamizmit oriental te mesjetes se larget.

  20. Analisti says:

    Karlo ja ke futur kot plako, po mundohesh te mbash ekulibr politike. Ne cdo lloj proteste ka nje plan organizimi nga organet eprore, ku futen edhe te inflirturit e policise, duke patur parasysh edhe kapucet e maskat qe mbajne proterstusit minorene. Ne diten e pare policia u gjet e pa pregatitur, duke u perballuar me guret e tortuarit dhe ata nuk reaguan. Karlo me duket se po e dredh tani se mos po shikon ne horizont ndonje ndryshim politik. Po keshtu edhe kanali Report TV ka ca kohe qe po mban tjeter qendrim tani duke nxitur dhune

  21. niko says:

    Karlo po vepruan keshtu si thua ty si diten e pare te protestes shpellaret e Saliut e djegin tiranen per nje nate prandaj mos na jep mend se nuk i njef mire shpellaret. Ata kuptojn vetem kur ua kthen ne te njejten menyre si sillen ata atehere rin si pulat

  22. Angjelini says:

    I nderuar Carlo, ja ke fut kot i dashur. Mos me keqkupto pasi i pelqej shum shkrimet tua (por). Te gjitha vendet e zhvillura perdorin polic civil per te indetifikuar kriminelt dhe parandaluar akte kriminale. Persa koha ata kane nje dokument indentifikus, ata jane ne te drejten e tyre ti arrestojne keta bandit. Jam kundra dhunes por keta adolishent qe shkaterrojne pronen publike nuk mund te bejne viktimen kur dhuna ju kthehet. Organizusve duhet tu vije turp qe perdorin adolishent per te shkaterruar pronon tone te perbashket. LSI dhe PD jane ne krize te gjithanshme: morale, etike, intelektuale, politike, kulturore, etj. Nuk ka shqiptar normal qe ti perkrah keta bandit.

  23. Agimli says:

    I nderuar z.Bolino, jetoj matane oqeanit dhe punoj ne nje nga institucionet qendrore te shtetit ku pa e egzagjeruar ka nga dy deri kater protesta ne dite. Policia eshte kurdohere ne gadishmeri megjithese protestat ne pergjithesi jane paqesore. Ne kete gadishmeri te policise eshte dhe nje grup i gatshem me civile qe ne grumbullime te medha dalin dhe bashkohen me turmen(undercover). Ne protesta duhet te kete police civile kjo nuk diskutohet por ne momentin qe ata nderhyjne tregojne dokumentin e policise . Kjo e fundit duhet te behet rutine per policine shqipetare. Shqipetaret duhet te mesojne te protestojne . Ne qofte se policia kap nje femije ne proteste ai femije nuk ju kthehet prinderve por ju jepet specialisteve psikologe dhe prinderit shkojne ne shkolle(me detyrim) per te mesuar si te rritin femije. Une jam per protestat. por jo per halabakerine dhe shkaterimin e bisneseve.

  24. Borici says:

    Te njejtin fat sikur shiku i 96 do kete edhe kjo makineri policore e dale jashte kontrollit.

  25. Loku says:

    Ku jane qindra shoqata per mbrojtjen e te drejtave te femijve. Kush i perdor femijet per vepra kriminale dhe pse nuk hetohet kjo ceshtje.

  26. Jugu says:

    Zoti Bollino, kush jeni ju? Nuk e kam personale pyetjen e kam vetem per artikullin. Ne te gjithe artikullin perdorni numrin shumes, ne ashtu, e ne keshtu e ne ndryshe, mos ka dhe bashkautor shkrimi dhe s’e kuptova une?
    Mos valle perfaqeson nje grup njerzish te thjeshte apo partiakesh? Apo e perdor per tu bere me I bindshem? Nuk do jap mendimin tim per artikullin ne qofte jam ose jo dakort me te,por thjesht nga kureshtja te shkuaj keto pese rrjeska se edhe ne artikuj te tjere ka ndodhur e njejta gje. Me nderime. Jugu

  27. karlovi says:

    Kar lo. Ti italian je. Nuk te dhimbet Shqiperia. Por kam vene re se sa here ben shkrime te forta, si duket merr kercenime dhe mbush breket.

  28. Sadik Malaj says:

    Ngelesh nje jeri qytetar dhe me llogjike te forte. Respekte

  29. pjeter says:

    Aman mer zot se sa here du me qetesu nervat, lexo shkrimet e ketij rob zoti. Brilant Karlo

  30. vertino says:

    Z Bollino you are just imbecile no comment.Pipino debole.
    Keep your mind don’t live their out.
    Congrats by USA.

  31. Denard says:

    Kur ca si ky pepinua te jene hequr zvarre rrugeve te Tiranes athere ka dinjitet Shqiperia. Ketij hajduti i jepet mikrofon?

  32. Shefkiu says:

    Po mbillni, or te uruar ndonje peme, shkoni ndihmoni ndonje ore a dy ata fatkeq qe ju ra shtepia nga termeti, pse merreni me sherbimin ndaj te keqes. Dhe ti, o zoti Berisha, or i uruari perendise, vajte 76 vjec, akoma nuk e ke kuptuar kotesine e deshires per sundim te perjetshem? Ja, shiko, ku e ke idhullin tend te paharruar, shokun Enver, i cili nuk la gur e kusur per te marre pushtetin, per ta mbajtur ate dhe per ta dorzuar ne duar te sigurta. Eshte marrezi deshira per pushtet, vetem te semuret menderisht e pretendojne ate. Doktor ne profesion je ti, o zoti Berisha, doktor ne profesion eshte edhe themeluesi i Pfizer. Por shiko me cfare merresh ti dhe shiko cfare po bene per njerezimin doktori turk, ti po i ve zjarrin per te disaten here vendit tend, ai ngrihet dhe shkon ne Gjermani, e duke punuar ne profesionin e tij, shpetoi njerezimin nga kjo kolere e shkuar koleres. Ah, te zeste ne, thuaj, c’na ka gjetur kete trecerek shekulli me ju dhe doktrinen tuaj vrastare……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje