Nga Ilirjan Blloshmi
“Në kohën e skllevërve ishin dy lloj zezakësh: Zezaku i shtëpisë dhe zezaku i fushës.
Zezaku i shtëpise jetonte pranë të zotit të tij. Në shtëpinë e madhe, në bodrum, ose në një pjesë ngjitur shtëpisë.
Ai vishej mirë, hante mirë, atë çfarë i linte i zoti. Ai e donte të zotin e tij më shumë se sa i zoti e donte vetëveten.
Nëse i zoti thoshte, “kemi shtëpi të mirë,” ai thoshte, “po, kemi shtëpi të mirë.”
Nëse shtëpia e të zotit zinte flakë, zezaku i shtëpisë ishte ai që do vraponte ta shuante këtë zjarr.
Nëse i zoti do të sëmurej, zezaku i shtëpisë do të thoshte, “cfarë u bë? Jemi sëmurë, jemi sëmurë”!
Kjo është mënyra e të menduarit të një zezaku shtëpie.
Nëse nje skllav i fushës do të vinte e të thoshte: “Le të ikim, le të ndahemi nga ky zotri i vrazhdë”, ai thoshte “pse?” Ku mund të gjejmë më mirë se këtu? Unë nuk do të shkoj askund”.
Ky është zezaku i shtëpisë. Në atë kohë, ne i quanim zezakët e shtëpisë.
Të njëjtë i quajmë edhe sot sepse kemi ende shumë zezakë të shtëpisë.”
Kjo është një pjesë nga intervista e Diesel Washington dhënë në fillim të viteve 90.
Ngjashmëria me situatën që po kalon Shqipëria është tmërrsisht e ngjashme.
Sot në Shqipëri “zezakun e shtëpisë” e ka zëvëndësuar ai që përfiton nga politika.
“Zezakët e shtëpisë” sot janë fëmijët e Ilir Metës, që studiojnë në Angli.
Është i biri Sali Berishës, që nuk ka asnjë ditë punë në librezën e tij, por është milioner.
“Zezaku i shtëpisë” sot është i biri Ramës, i biri Fahriut, i biri Tom Doshit.
“Zezaku i shtëpsië” është çdo barbon i administratës.
E për të mbrojtur këto të mira “zezakët” e politikës shqiptare nuk e kanë problem t’i vënë zjarrin Shqipërisë.
“Zezakët e politikës” nuk duan t’ia dinë nëse shoqëria shqiptare, është gdhirë me ankthin e pasigurisë, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektivën e tmerrshme dhe vizionet e cunguara.
“Zezakët” e politikës tonë nuk e dinë se çfarë është, kur numëron me ankth regjistrin e pafundmë të problemeve.
Pa drita, pa punë, me infrastrukturë shkatërrues, pa përkujdesje shëndetësore, me korrupsion të madh etj.
Ata nuk e njohin se kjo është fizionomia e jetës shqiptare.
Gjithë kjo pasiguri e ky kaos, artikuluar me gjuhën më të thjeshtë, ka vetëm një adresë: politikën dhe zezakët e saj.
Duke parë zhvillimet politikë në Shqipëri, s’kemi sesi të mos gjëmojmë me të njëjtat klithma, sikur At Gjergj Fishta: Zot ruaje Shqypnin nga shqyptaret.
S’do mend se kriza e përgjithshme shqiptare, degradimi dhe deformimi që po ndodhin kudo, i ka kundërshtarët e vet, pikërisht ata të cilët janë të thirrur të krijojnë zgjedhje më optimale, tek politika dhe zezakët e saj.
Prandaj ju që protestoni, prostestën mos e ndalni, por mos e shkatëroni këtë vënd, mos e prish atë biznesin privat, mos i thyej xhamat atij që shet celular.
Mos dëmto semaforin, as tabelat, shko e thyej turinjtë zezakut të politikës.
Ai e ka fajin për këtë që po na ndodh ne. Edhe nëse fitojmë statusin e vendit kandidat në BE nuk fitojmë dot dinjitetin.
Duhet ngadhënjim. Beteja qytetare për dinjitet është e vetmja betejë reale për europianizim.
Beteja për dinjitet është e vetmja që mund ta lëvizë Shqipërinë nga stacioni “Shqipëria si Shqipëria”, tek stacioni “Shqipëria si Europa”, ku qytetarët e ngazëllyer shqiptarë nuk do të keqpriten nga europianët e lodhur.
Aktualiteti i klithmës kombëtare: E duam Shqipërinë si gjithë Europa, merr vlerë vetëm nëse është e sinqertë dhe si ngasje e betejës për dinjitet, e jo për politikë e zezakët e saj.
Prandaj mos e shkatërroni këtë vënd. Që për të qëndruar lirshëm duhet të palosesh në dysh.
Duajeni këtë vënd, se ky vënd si i yni është aq i vogël sa mund t’ja vizatosh hartën 1me1 në një paketë cigaresh.
Ilirjan..Shume mire ke shkruar, edhe here te tjera,por mos i fut te gjithe ne nje thes.
Mos krahaso femijet e Saliut,Ilirit e kompani me femijet e Edi Rames..Qofte Vellai i Edit, qofte Gruaja apo femijet, jane qytetare te nderua..
dhe kure si kemi degjuar qe te perfitojne nga qenja kryeminister i Rames…..
Shendet dhe here tjeter, vendose mire shenjesten mbi plaget e keti vendi..
Po o rrot cari po.
Ik se e more sufllaqen dhe 30,000 lekshin per sot.
E ka bërë qëllimisht për t’iu shmangur stigmës së kudo ndodhur në media apo rrjetet sociale, që atij apo kujtdo tjetër i vënë në dukje: shkruan kështu se je “i Ramës”. Dhe nëse e keni vënë re këtë paradigmë të të “justifikuar”-it, e bëjnë shumë si Ilirjani. Gjithmonë me shenjën ‘=’ jemi Ok! S’duhet të jetë kështu, por sepse siç thotë populli: “opinioni nuk vritet me gur”. Dhe zgjidhet rruga më e lehtë, t’i shmangesh goditje së mundshme.
Po te birin e Ranes perse e fut ne nje thes me bijte vrases te ketyrd krimineleve, mor…?
Fare thjeshte,djali i Rames nuk punon.
Blloshmi te kam komentuar edhe me pare…. Ngrini nje te djathte te qendres moderne dhe mos humbni kohen me artikuj. Perendimi ka kohe qe ju ben thirrje, por ju nuk keni akoma guxim te demaskooni Berishen dhe tribalizmin e tij mesjetar. Shkunduni shpejt.
I sakte Z.Blloshmi! Keshtu eshte e vertrta prej me se 30 vjetesh tek ne. Por, besoj se ne gjithe boten eshte njelloj.
z. ilirian jo zezaket por zvaraniket e pilitikes harbute.
xha Spiro
Ky eshte niveli i intelektualit ne Shqiperi, qe edhe kur ngre probleme te drejta, nuk harron ti beje isharete erresires me ngrice dhe acar me emrin Sali Ram Berisha. Dhe ja ku:
Kur thote “pa drita”. Eshte e vertete qe nuk kemi nivelin e nje vendi europjan per energji elektrike, por te mos harrojme se ishte ky KM qe e vuri ne binare pagesen e asaj qe harxhon dhe fale kesaj sot nuk kemi ato probleme qe kishim ne vitet e mbrapshta te qeverive Berisha. Kaq gje nje intelektual e di dhe nuk mund ta perdor si argument per te qene brenda. Fiks si ata qe ngrene alarmin se po boshatiset vendi nga E Rama, se po te ishte çuni shpirteror i kermes Sali Ram Berisha ne vend te Edit, vendi do kthehej ne parajse, dhe te ikurit nga syte kembet, do vraponin per te ripopulluar vendin
” Pa pune; me infrastrukture te shkaterruar; pa perkujdesje shendetesore; me korrupsion te madh”, fjale te cilave nuk u heq asnje presje, sepse per fat te keq jane te verteta, por qe nje intelektual eshte i denuar te shohe kahun e ndryshimeve te problemeve te vendit. Per hir te se vertetes, ky artikullshkrues,me nivelin e IQ qe ka, do ta vinte re se problemet e shumta qe ai ngre, kane nisur te levizin drejt permiresimit, me gjithe shkopinjte ne rrota dhe pengesat antishqiptare dhe antinjerezore qe kryetaret e klaneve tribale ( partive politike ?), po i bejne ketij ekipi qeverises. Kudo ne bote, njerzit qe nuk jane ne pushtet, por qe aspirojne per kete qellim, kete e bejne nepermjet vizionit qe ata kane per permiresimin e jetes ne vendin e tyre, dhe jo duke frymezuar llumin per te rrezuar qeverine. Une jam i sigurte se z Blloshmi, i kupton shume me mire se une keto probleme qe thashe, por qe edhe ai nuk shpeton dot nga ligesia e shpirtit.
“Nje njeri normal – ka thene nje i mençur – kur faktet bien ne kundershtim me autoritetin, ai mban gjithmone anen e faktit”. Keshtu do te uroja edhe per ty z Blloshmi, shiko me kujdes faktet, dhe jo ti beshe isharete kadavrave politike.
Shkrimi eshtë rracist, fjalën zezak mund ta zëvendesosh me fjalen skllav
Shkruhet e thuhet “Racist” e jo “Rracist”
Me fal por shkruhet “rracist” sipas gjuhes standarde. “Racist” i thone ne Korce. Gjithesesi, qofsha i gabuar!
Zezak do te thote njeri i zi, nuk eshte fjale rraciste fare, eshte fjale shqipe, idiot.
Tek fotografia, cfare rrace eshte ai qenushi qe mban me vete Shkerdheni ne aeroport?!
I nderuar aktori nuk e ka emrin Diesel por Denzel!
Te ka bere jot eme ndonje “zezak”
Ske ndonje fjale tjeter po “zezak” kete gjsld vetem rracistet e perdorin dhe e mbani veten per intelektuale pastaj o rrota karri
Shkrimi nuk eshte rracist. Fjalen “rracist”, gazetari me te drejte, etike e ligj e ka vene ne thonjza. Referim i nje te kaluare te erret, tmerri.