Pse duhet të turpërohemi përpara Qazim Rashës

15 Dhjetor 2020, 12:56Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë personazh publik. Aq më shumë në këto rrethana të vështira, si baba i një 25 vjeçari të pafajshëm, që humbi jetën tragjikisht prej armës së një përfaqësuesi të shtetit.

Nuk besoj se ka rast më fatkeq se ky, kur merr kuptimin më të plotë ajo shprehja e njohur shqiptare se ajo që i ndodhi atij nuk i urohet as hasmit. Ata që janë prindër vetë e dinë më mirë se të tjerët, se nuk ka asgjë në botë që mund t’ia lehtësojë atij dhimbjen.

Por jeta nganjëherë të hedh në hone të thella dhe të paparashikuara dhe njeriut i duhet të përballet me fatkeqësi të rënda. Dhe në të tilla momente janë në provë, jo vetëm përmbajtja, karakteri, forca, besimi, por edhe formimi dhe integriteti i atij që i kalon.

Babai i Klodian Rashës, edhe pse në një pozitë tmerrësisht të vështirë, të cilën nuk e zgjodhi vetë, por ia imponuan përdhunisht, na dha mbëmë një leksion të shkëlqyer dinjiteti dhe kthjelltësie.

I cili bën kontrast të fortë me bardhë e zinë, që na ushqejnë, jo vetëm në këto ditët e protestave për Klodian Rashën, skifterët dhe trushplarët e të dy kampeve të politikës së vjetër.

Si të atyre, të cilët, duke shfrytëzuar vrasjen e dënueshme të djalit të tij, duan t’i vënë flakën Shqipërisë për hesapet e tyre politike, ashtu edhe të tjerëve, që mendojnë se mund ta mbyllin me lekë plagën e hapur në zemrën e tij prej babai të copëtuar nga dhimbja prej arrogancës së shtetit.

Ai është sot në mes të këtyre dy rrymave agresive, që e trazojnë pa mëshirë atdheun prej vitesh, si një emblemë e qetësisë, që meritojnë shqiptarët e dhunuar dhe të keqqeverisur nga një politikë grabitqarësh, të cilët nuk i ndal dot as vdekja.

Qazim Rasha është në fakt sot përfaqësuesi më i denjë i Shqipërisë normale, i asaj që jeton me djersën e ballit të vet, dhe nuk kërkon asgjë nga shteti i vet, përveçse të mos ia bëjë më të vështirë, seç e ka jetën, të cilën e përballon vetë.

Ai është sot pasqyra, ku secili prej nesh, që kemi pasur diçka në dorë në këto 30 vjet, duhet të shikojmë fytyrën tonë të deformuar nga përgjegjësitë, që rrjedhin prej abuzimeve të mëdha me pushtetin.

Natyrisht, të parët për t’u ndjerë të turpëruar duhet të jenë këta qeveritarët në detyrë, të cilët janë dyfish në borxh me Qazim Rashën dhe me të gjithë shqiptarët e revoltuar sinqerisht nga vrasja e djalit të tij.

Në radhë të parë, se i kanë shkaktuar atë plagë të parikuperueshme dhe, në radhë të dytë, se e kanë poshtëruar me atë vendim qeverie për ta shpërblyer, kur ende nuk ka një vendim drejtësie për krimin.

9 komente në “Pse duhet të turpërohemi përpara Qazim Rashës”

  1. TIRANA 2020 says:

    E more Tit Pithtozi.Po si mendon ti more fend qyqe ?????Pra duhet te bejne si Sal Hale Viçidoli ????

  2. Velo says:

    Astrit Patozi me këtë shkrim në fakt është më hijenë se ata që kritikon. Me djallëzi, njëlloj si Sali Berisha, e konsideron blerje gjaku vendimin e qeverisë. Në fakt ky vendim është për të gjitha rastet e ndodhive të tilla (ishalla kurrë mos pastë) dhe korrigjoi ligjin egzistues që nuk i parashikonte këto raste. Hipokriti dhe hileqar Patozi bën sikur i vjen keq për babanë e viktimës, por në fakt ai bën politikë me fatkeqësinë e tij. Turp për një politikan të luaj me gjakun e të tjerëve. Don të hiqet edhe si frymë e re në politikë. Politikan që ka 25 vjet që kullot në halen e Saliut.

  3. pjeter says:

    Personalisht,mendoj qe ky shkrim eshte shume i mire,shpreh nje ndhenje ne radhe te pare,qe muk mund ta kere vetem Patozit.Qeverria edhe per mendimin tim u duk e nxituar te japi demshperblim tani.Pas procesit,dhe kur te dali vendimi,shteti duhet te demshperbleje familjen,dhe ketu Patozi ka te drejte sipas mendimit tim.Pastaj Patozi,eshte kundershtar poliitik edhe i qeverrise, edhe atyre te tjereve,me gjithe se ne menyre teper delekate,mori nje asist te mire nga qeverria,dhe dkish si te mos e shfrytezonte,dhe e shprehu.Preferoj tere jeten nje Patoz te tille se sa shkrimet e analisteve terrorrista,krimineleve qe ju rrjeth gjaku syve nga urrejtja, e te gjithe atyre qe vuajne nga avdallizmi,e mundohen cdo dite te tregetojne veten per intelektuale.

  4. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Lèri llogjet e Kavajès , sepse je pjesè e LLUMIT dhe FUNDÈRRINAVE tè Politikès Banditeske 30 Vjeçare !! MOS u hiq sikur je i “Virgjèr” , apo sikur ke Zbritur nga Jupiteri !!! Je FEKALE dhe FOSILE e PARICIKLUESHME !!! Nè kohèn e PD KRIMIT dhe HAJDUTÈRISÈ , shkoje dhe LUAJE BIXHOZ nè KAZINOT e MALIT ZI , prandaj QEPE SQOLLÈN e HALESÈ , LAPANJOZ dhe LAPURAK Kavaje !!

  5. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    Lèri llogjet e Kavajès , sepse je pjesè e LLUMIT dhe FUNDÈRRINAVE tè Politikès Banditeske 30 Vjeçare !! MOS u hiq sikur je i “Virgjèr” , apo sikur ke Zbritur nga Jupiteri !!! Je FEKALE dhe FOSILE e PARICIKLUESHME !!! Nè kohèn e PD KRIMIT dhe HAJDUTÈRISÈ , shkoje dhe LUAJE BIXHOZ nè KAZINOT e MALIT ZI , prandaj QEPE SQOLLÈN e HALESÈ , LAPANJOZ dhe LAPURAK Kavaje !!⚖⚖?⚖⚖?????

  6. Kunder injoranteve says:

    Kur u be edhe ky katundari qe te japi mend dhe Mero Baze i jep hapesire qe te publikohet keto idiotesi, mos ngele njeri ne bote pa u bere gazetar apo shkrimtar! Te japi mend nje katundar qe deri dje beri para dhe ka vile tek Gjiri i Lalzit, duke ndjekur hap pas hapi shpellaret e tjere te PD, kjo eshte te thuash “hapu dhe”. Jo vetem driteshkurtesia e ketij katundari e trajtimit te çeshtjes por edhe menyra e te shkruajturit tregojne nivelin shume te ulet te intelektit te tij. Per fat te keq paraja nuk blen dot inteligjncen, sepse do te ishte te pakten nje gje e mire, qe tere keta shpellare qe bene para pa fund ne nje shtet shpellaresh, do te ishin bere pak te mençur ne fund te fundit.
    Ik e ha ndonje mut te madh andej Gjiri i Lalzit ose katundar dhe mos u fut ne mes te njerezve, sepse nuk eshte vendi yt aty.

    O Mero, ore trushpelare, ti qe u jep hapesire te gjitheve injoranteve qe deri dje ngopeshim me gaveten qe u jepte PD-ja dhe tani po na i rehabiliton me shkrimet e tyre te tipit analfabet funksional, mos na hap barkun me keta njerez. As ky katundari Patosi dhe as ajo buçja e mafies italiane Majlinda Bregu nuk duhet qe te publikojne idiotesite e tyre, qe ti ua ben me shume qejf.

    Na mbyti injoranca!

  7. paloqja i pd says:

    PO Ti qe nuk u skuqe te pakten ne fytyre mor trap kur prisi jot hodhi nje fshat
    te tere ne gerdec,vrau 29 veta e qindera te plagosur,vrau 4 ne bulebard
    ik o palaqo se ty do vaise bytha mire te qij saliani dhe pastaj fol
    njeri i neveritshem
    do perfundoni si partia e genc pordhes

  8. Real says:

    Rrace maskarai.Dy anet e barikades thote palacua,si keta ashtu ata. Po ti ku e fut vehten more pleh. Apo jene pol me vehte ju qe nuk u a mbajti ti thonit nje fjale krye kriminelit Sali Berisha pas vrasjeve te 21Janarit.

  9. rexha 10 says:

    PO MIRE MORE ASTRITE , PO PER IKJEN E DJALIT TE TIJE NE MOSHEN ME TE BUKUR TE JETES ,KY BABA NUKE E PASKA HALLE TE MADHE”””??????
    PERSE I POLITIZONI EDHE VDEKJET E NJERZEVE???? A BEHET PERFITIME POLITIKE ME HALLET E NJERZEVE ,DHE KURE NDODHIN NGJARJE TE TILLA????MENDOVE SE KE NDRYSHUAR ,PORE ME MIRE DO TE ISHTE TE TE PYESJA ,A I KTHEVE PERGJIGJEN KAVAJSEVE ,SE CFARE UJI I KE DHENE GOMARIT?????SEPSE KANE 20 VJETE QE PO PRESIN PERGJIGJEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje