“Mjerë banditët e korrupsionit, nivel i ulët logjik. Po si mund të digjet kryeqyteti i një vendi të NATO-s?!”

15 Dhjetor 2020, 13:56Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Banditët e kurrupsionit të lartë shtetëror, që donin të digjnin Tiranën, janë strukur dhe nuk flasin. Ishin nivel shumë i ulët logjik: si mund të djegësh ti një kryeqytet të një vendi të NATO-s!

Dhe të gjithë kanë qenë të përgjuar, si të ishin pjesëtarë të një organizate kriminale. Mund të digjet Tirana, që është sot një nga pikat më të afërta të politikës amerikane?

Pamundësi absolute.

Se do ndodhte kjo që ndodhi?

Të gjithë krerët e korrupsionit të lartë, që tani e dinë se janë nën akuzë për korrupsion, u kërcënuan nga Uashingtoni. Kurse Ambasadorja Yuri Kim, që tani, nga sondazhet, rezulton personi më me karizëm dhe vlerësim në opinionin publik shqiptar, me elegancë diplomatike, iu telefonoi paraprakisht të tre krerëve të opozitës.

Dhe, natyrisht që Uashingtoni u ka dërguar edhe provat  për shfrytëzimin e të miturve, me para, në një përdorje kriminale.

Në të njëjtën kohë, policia e shtetit në këto ditë erdhi në një nivel të lartë profesional, dhe shkatërroi çdo përpjekje të hordhive vandale. Se kjo është arsyeja që dje, protesta kishte ardhur në parametrat normalë të një proteste pa vandalizëm dhe me një temp të kulturuar në paraqitjen e kërkesave të tyre.

Protesta të tilla, po të jenë masive, janë shëndet për shoqërinë shqiptare.

Të paktën, këto tre ditët e fundit, shqiptarët u ngrohën, se nuk panë një polici të blerë, por një polici profesionale, të formuar si një trup i vetëm në aksion, dhe me përgjegjësi patriotike.

Kurse tani, jemi tamam në kohën kur duhet të fillojë punë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, edhe Gjykata Kushtetuese.

Si mjerë të korruptuarit!

9 komente në ““Mjerë banditët e korrupsionit, nivel i ulët logjik. Po si mund të digjet kryeqyteti i një vendi të NATO-s?!””

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Rrot cari, Albanistani u dogj si shtet i OBI -it…….por kur te kuptosh ti o i tredhuri u dogj Istanbuli.

  2. Trotski says:

    Me zi po e presim BKH te filloje Punen.Nuk durohen te Korruptuarit e felliqur si Like Hajduti Sali Krimineli.Lul Kotruvja ,Mona Baxhella e me rradhe te gjithe ndyresirat e Politikes Shqiptare.Z.Ngjela Respekte .Po qendron i Paepur perballe legeneve te Korruptuar.Shpjegimet dhe komentet tuaja i mirepresim me kenaqesi.

  3. Ndroqi says:

    Shqiptaret e kane te qarte se mbrapa halabakeve protestues qendron dyshja Berisha-Meta…

  4. vp says:

    Dakort jam me ju Avocat ,por nuk shohim asnje gje ne horizont

  5. SPAK VEPRO !AMERIKË NA NDIHMO ???????? says:

    Alabakët që janë në krye të opozitës e kanë humbur aq shumë mendjen, sa Stresit dhe stresëxhinjëve u besojnë rrëzimin e qeverisë.
    Stresëxhinjtë mund të djegin qytetin, siç i lanë, por kërkojnë ndihmë pastaj .
    O Meta ku je thërriste Stresi, por Meta s’doli në shesh .
    Sepse e dinte që Juri e vëzhgonte.
    Basha jepte udhëzime se si të shpërndaheshin zjarrvënësit që të mos i kapte policia dhe të ndaheshin në grupe e të dukeshin shumë, por pordhët shtat i vanë nga Juri .
    Muna jepte direktiva nga lart dhe këshilla si edhe shefe finance, por pinte kafe vetë.Çpunë kishte ajo të dilte në shesh?!?
    Stressxhinjtë do ta digjnin Tiranën , jo ajo. ME TRI FJALË : U DOLLI BOJA.
    OPOZITË MJERANE. KURRË O POPULL MOS VOTO QË KËTA KRERË KRIMINEL TË OPOZITËS, TË RIMARRIN PUSHTETIN .

  6. mjegull ... says:

    mua më duket sikur ky sheh ëndrra me nato, anglosaksonë,
    ka një problem ky person që identifikohet me dijen – njëfarë racizmi akademik !!!!!

  7. Tartakuti says:

    Excellent Avokat (me A te madhe) si gjithmone. U a perplas hajduterine dhe korrupsionin Gji Lalezisteve si gjithmone ne fytyre. Ne rast se keto hordhite shkaterrimtare qe keta i dirigjojne, do ishin kaq te ndjeshme per varferine dhe pabarazine e tyre, pse nuk sulmojne vilat ne Gjirin e Lalezit, vilat e nje grushti opinionistesh te lidhur me mafien, krimin dhe oligarket, dyqanin e Armina Shkelzen Berishes ne bllok apo pallatet e dhenderrit Jamaraber Sali Berisha, etj, etj. Pse nuk shkojne (nqse jane te pastrehe) te zaptojne nje nga WC ku rehatohet macja Sashenka e ciftit Nd’rangetist shqiptar President + Kryetare e zgafelles korruptive LSI?!?!?!?!?
    Pergjigjen per keto e keni dhene me shume mjeshteri ne artikullin tuaj. Nje gje me habit…si guxojne e mblidhen per te komplotuar?!?!??! Sherbimet e fshehta kishin pergjuar Merkelin dhe jo keta merhumet te cileve u ka filluar countdown dhe shume shpejt do te perfundojne…to where they do belong…atje ku e kane vendin.
    Pergezime Ambasadores Amerikane Znj. Juri Kim.
    Keep on going Yuri, you are doing a great job!!!
    Tek kjo zonje u ka ngecur sharra ne gozhde sepse eshte mjaft e afte dhe e vendosur.

  8. Daj Sami says:

    Nuk kemi lidhje ne me vandalet dhe vandalizmin,deklaronte pa pike turpi,zonja e pare,po ne te njeten kohe deklaroi se kishte takuar ambasadoren amerikane dhe si me magji adolishntet e paguar dhe te droguar,pushuan djegjet dhe shkatrrimin dhe kjo mostra e deklaronte merite te saj,aq te lehte dhe te pa vlere jane,aq te pa cipe,qe po i mund zullumi dita,dites,sa nuk dine c’fare thone dhe c’fare bejne,mos e kruni ma ne kete vend dhe me kete popull se ju jeni te evidentuar si koka e krimit ne kete vend,prandaj beni mire te beni zbritje te bute,se ne te kundert do shkoni per lesh,se gjithe aktiviteti juaj eshte i dokumentuar,pritet venja ne eficence e BKH-se dhe do te rehatoni,ne te kundert,n.q.se kryheni shume,do ta pesoni si Bin Ladeni,komd.i garedes Iraniane dhe shume terroriste te tjere,ketu do jemi dhe do ju shohim,ju jeni familjet me te urryera per shumicen e ketij populli,bashke me familjen e tutorit tuaj,pushtet vetem me vote dhe vetem me vote

  9. Shiritin Spak..... says:

    O Spartak ju flisni mire dhe te gjitha i ke te sakta,por do te besojme kur te shohim Spakun tju vere shiritin e konfiskimit pronave bizneseve te hajduterve Sali,Lul,Ilir,Mona ,dhe gjithe Pd istave ministra qe ishin pa breke ne bythe e tani kane vilat ne mal e det.Spaku duhet te shikoje te familiariet e tyre brenda e jashte vendit.Tek ndertimet ku i kane pastruar parate.Haku i popullin duhet te shkoje ne vend nga keta horra qe e rropen dhe shkaterruan popullin e vendin.Te gjithe zjarrin qe vendosen ne Tirane se fundi se bene kot e bene per parate tyre.Uroj te digjen vete ne zjarrin e drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje