Nga Ernest Bunguri
93% të shqiptarëve vijojnë të mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian 30 vjet pas thirrjes « E duam Shqipërinë si gjithë Evropa ». Në këtë dhjetor të tridhjetë merr edhe më shumë kuptim kjo mbështetje, dhe po aq sa numrat e shqiptarëve që shtegëtojnë ende për ta gjetur gati një vend evropian, pasi kanë humbur ç’do shpresë për të pritur që vendi i tyre të bëhet vërtet i tillë në ç’do qelizë një ditë.
E megjithatë pjesa dërrmuese e tyre ende nuk e ka kuptuar se rruga e Shqipërisë për t’u bërë si gjithë Evropa është në dorën e tyre. Këtë çelës e kanë patur gjithnjë ata, por në vend që ta përdornin siç duhet në gjithë këto tre dhjetëvjeçarë, kanë preferuar t’jua dorëzojnë partive politike, për ndonjë vend pune përshembull, të cilat jo vetëm që nuk ngopen me pasuritë e vëna për veten e familjarët e tyre në kundërshtim me ç’do vlerë e parim të Evropës së bashkuar, por nuk rreshtin as së hedhuri tym mes shqiptarëve për të mbajtur fort në dorë çelësin e gjithë shqiptarëve, e kështu për t’ju çelur në vijimësi rrugën për t’u zhdukur nga ai vend ku nga këta çelësambajtësit mbillen kështjella e kulla me gardhe elektrike si « shkëmb graniti ».
Rrugëtimi i Shqipërisë nuk ka qenë e as do jetë kurrë një plaçkë nga ku njëri apo tjetri marrin pjesë të ndryshme të saj. Integrimi nuk ka qenë e as do jetë as veshja e politikës nga ky proces, por veshja e Shqipërisë së tërë e në ç’do cep me frymën e gërmën e demokracive më të zhvilluara në botën e sotme. Por kjo udhë faktkeqësisht është më e keqpërdorura nga udhëheqësit dritëshkurtër politikë pikërisht nga ai numër i lartë në nisje të këtij shkrimi. Mbështetja pa kushte dhe mbajtja gjithnjë e kthyer e kryes së shqiptarëve drejt perëndimit ku për ta lind dielli i përparimit të vërtetë e i një Shqipërie më të ngrohtë e më të mirë për të gjithë.
Asnjë prej qeverive të ngjyrave kuq a blu shqiptare nuk ka shtruar rrugën e saj, por ka ndërtuar mbi rrugën e shtruar nga parardhësit për ta çuar përpara, me aq sa kanë mundur e siç kanë dashur, këtë lëngim tridhjetëvjeçar që nuk do duhej të kishte qenë kaq i gjatë, nëse do të kishin ndjekur me përpikmëri dhe në të bërat e tyre, atë që e thonë me të madhe para popullit që i voton ç’do katër vjet.
As liberalizimi i vizave dhe as statusi kandidat i vendit nuk do të ishin arritur pa punën e përbashkët të atyre që kur vijnë në pushtet zhvasin jo vetëm shqiptarët, por edhe hapat e hedhur nga kundërshtarët, ndërsa këta të fundit që bëhen opozitë nisin e vënë stërkëmbësha në udhën nga e cila përfitojnë gjithë shqiptarët, e gati gati heqin dorë nga integrimi, vetëm e vetëm që të vijnë sërish në pushtet. Ka dhe prejt tyre që mezi presin duke ngrënë thonjtë ndonjë gjëmë nga Brukseli, me pushkën gati të mbushur për të shtënë mbi dështuesin e radhës, kur fort mirë e dinë se ai është vetëm populli.
Për një vend që pati fatin të mos ishte i përfshirë në luftrat e ish-Jugosllavisë, e që marëdhëniet me Komunitetin Evropian i vuri i pari që në nisje të viteve 90-, nuk është ndonjë krenari e madhe sot të mburresh me faktin që kemi hequr viza e kemi një status kandidat kur ende s’kemi hapur negociatat. I vetmi proces që ka egzsituar para tridhjetë vjetësh për të gjitha vendet që hynë në BE nga lindja, e ku nuk nuk kemi qasur ende as këmbën, duke i rënë vërdallë si në historinë e treguar nga një taksist Tirane para shumë vitesh. « Ta them unë më tha si është kjo puna e Brukselit. Ja njësoj si e imja. Klienti Bruksel më merr nga qendra e më pyet, këtu jam në qendër, a po vjen ? E unë i përgjigjem, po po, erdha, dhe vijoj ti bie pa fund rreth e reth unazës… »
Nuk ka lindur ende në Shqipëri, por as në ndonjë vend tjetër të Evropës në lindje a perëndim, ndonjë parti politike që të mbajë e vetme mbi supe edhe vështirësitë edhe bëmat e integrimit të vendit në BE. Integrimi nuk është pronë private e askujt, ashtu siç ç’do pushtet politik nuk e ka të sigurtë qëndrimin në krye të punëve, e aq më pak në një vend kullesë nga problemet si Shqipëria.
E kundërta është e vërtetë, dhe fatkesësisht kjo e vërtetë vijon e fshihet me dashje e me ligësi, për përfitime të ulëta personale e jo vërtet për integrimin e shqiptarëve. Integrimi është një proces që tejkalon ç’do parti e pushtet partiak politik, e që përfshin në thelb rregullimin e jetës dhe ekonomisë së të gjithë shqiptarëve, por edhe të vënies së drejtësisë për të gjithë e të respektimit të rregullave të barabarta për të tërë njësoj e jo vetëm për një pjesë, në shëmbëlltyrën e kantierit të reformës në dretësi, siç i ka hije një shoqërie demokratike evropiane. Ai s’mund të jetë një rrugëtim me pengesa dhe as sport i brendshëm politik siç është kthyer në Shqipëri, për të qëlluar njëri tjetrim me integrim surratit, e për të penguar rrugëtimin në ç’do hap që mund të sjellë vetëm rrëzimin e kundërshtarit që ecën ngarkuar me thasë me reforma, plane veprimi, e kushte, për ta përmbysur atë, megjithë fatet e gjithë shqiptarëve po u desh.
E njëjta gjë vlen dhe për ambasadorët dhe për miqtë e shqiptarëve, të cilët vijnë të punojnë, dhe e kemi parë me çfarë zelli dhe dashurie për Shqipërinë që tejkalon në ç’do rast atë të vetë partive vendase, të cilat iu mburren si gjela shqiptarëve për patriotizma e atdhedashuri, por goja ju rrjedh helm e zjarr kur takojnë të huajt e i flasin a shpifin për sivëllezërit e motrat.
Integrimi nuk është as i Edi Ramës, as i Lulzim Bashës, dhe as i Ilir Metës. Por i të gjithë këtyre meqë i kemi në qeveri, presidencë e opozitë, dhe i shumë të tjerëve përfshirë këtu dhe të gjithë shqiptarët vetë, në ç’do cep e në ç’do profesion. Nëse të paktën këta më të lartmit do të ishin bërë bashkë vetëm për këtë gjë, për asnjë gjë tjetër, dhe nëse nuk do t’i vinin stërkëmbësha njëri tjetrit, e as do shpifnin vërdallë kundër njëri tjetrit, Shqipëria sot do ishte bërë të paktën tre here anëtare me drejta të plota në BE. Por sepse vijon lufta anadollake politike, që Brukseli i ka vënë emrin “polarizim politik”, sepse vijon shfrytëzimi e ndarja e mesazheve të BE-së në parcela përfitimesh vetëm vetiake partiake, vijon dhe me më shumë dihatje vrapi, por me ecje breshke, rrugëtimi ynë drejt një të ardhmeje më të mirë.
Kur Brukseli thotë nuk duhet ngacmuar e frikësuar media, kjo nuk është vetëm për ata gazetarë që njëherë nxjerrin kamerat, e njëherë grushtet përballë policëve. As vetëm për ata që këndojnë këngën a iu mbajnë ison partive. Është edhe, dhe mbi të gjitha, për ata gazetarë që ia numërojnë në ballë të tërë mashtruesve të çdo krahu të pabërat, me vërtetësi e guxim, dhe pa u mërzitur nga sulmet e ulëta politike që nuk kursejnë askënd, as gazetarë, as ambasadorë, as vetë evropën, e madje edhe familjet e të vdekurve në vend kur vjen puna.
E njëjta gjë vlen për të gjitha mesazhet që vijnë nga Brukseli dhe për të gjitha përpjekjet që bëjnë miqtë e Shqipërisë, të cilët, për fatin e mirë të shqiptarëve, janë në krahun e këtyre të fundit gjithnjë dhe punojnë vetëm për ta, përveç momente kur helmi dhe tymi partiak i trullos a shastis për pak kohë, duke i bërë t’ju vijë keq kur zgjohen nga dehja, për këta sivëllezër që në vrapimin në rrugën drejt BE-së, në vend që ta shtyjnë njëri tjetrin me stafeta përpara e sa më shpejt, i bien, e gjakosin, e hedhin njëri tjetrin jashtë rruge, me sytë plot shpresë nga arbitri se mos do zoti të dënojë tjetrin për fajin e njërit.
Dhe në përfundim, vetëm kur udhëheqësit e atyre partive politike që ka pjellë e do të pjellë vota e vetë shqiptarëve ta pranojë me sinqeritet dhe vetëm me punët që duhen kryer nga të tërë këtë fakt, Shqipëria do të shohë vërtetë ditë të bardha, dhe edhe shumë më shpejt se ç’e mendojnë ata që hedhin torbën supit e nisen edhe sot e kësaj dite për kurbet.
Lexoni Mal Berishen cndodhi ne Londer ne nentor 2013
Analistèt na mbushèn me lajme dhe informocion rreth BE sè por i indinjuar pyjes;Si nuk shkruajti ose analizojn se nga 1990 ta kanè ikur nga shqipèria mbi 1 miljon shqiptar tè moshave 20/25/30 tè vjeçè.Sotè kèta shqiptar janè pranè moshès sè pensjonit dhe shteti shqiptar nuk èsht nè gjèndje tè kryej akorde me qeverin greke dhe atè italiane dhe si shpèrblim tè gjith shqiptarèt shkojn nè pensjon me minimalen.Si shkojn bisedat me kèto dy qeveri pèr kètè problem?
Ky artikull me ngjan me hartimet qe beheshin ne kohen e komunizmit nga femijet e paushqyer dhe te veshur si mos me keq. Nderkohe kur mungesat ne treg te sendeve me elementare per mbijetesen ishin kronike dhe rradhet e gjata para dyqaneve osh krijoheshin qe menate, ne mbledhjet e partise apo ne te ashtuquajturat informacionet javore, ku lexohesin gazetat e partise-pushtet flitej per rezultatet shume te larta ekonomike qe ishin arritur nen udheheqjen e partise dhe shokut Enver, te cilat na i kishin zili bota. Edhe femijet ne hartimet e tyre, nen drejtimin e mesuesve, benin propogande per jeten e “lumtur” te tyre ne Shqiperine komuniste kur pjatat bosh ne tavolinat familjare duhet ti deklaroje si ushqimet e mbreterve.
Ky miku qe ka shkruar kete artikull ben me faj popullin dhe politiken shqiptare per mos hapjen e negociatave me BE-ne. Pa dyshim se politikanet tane kane kusuret e tyre, sidomos keta vitet e fundit, opozita ka bere dicka te turpshme duke lobuar kunder interesave te vendit. Nuk ka qene keshtu me pare, kur ne pushtet ishte PD-ja. PS-ja e ka perkrahur gjithmone hyrjen e vendit ne BE.
Ky zoteria ka harruar se BE-ja eshte nje fasade me bojra te ndezura te se njejtes Europe qe gjithmone ka luajtur futboll me trojet dhe fatin e shqiptareve. Vetem nje idjot nuk arrin ta kuptoje se BE-ja ka patur dhe do kete standarte te dyfishta per vende te ndryshme.
A mundet ky zoteria, qe ka shkruar kete artikull, te na spjegoje se si ne nje kohe kur Serbia, nje vend qe ka nisur 3 luftera ne Ballkan, qe ka nje sistem shteteror e gjykata teresisht te korruptuara dhe qe akoma ben nje politike agresive ndaj fqinjeve, ka me shume se dy vjet qe i ka hapur negociatat me BE-ne per anetaresim? Po keshtu, a mundet ky zoteria te na tregoje se si u anetaresuan Rumania apo Bullgaria ne BE me procedura te shpejtuara, kur keto vende, sidomos Rumania jane kampione te korrupsionit?
Si ka mundesi qe Shqiperise i vihen kushte mbas kushtesh dhe i kerkohet qe te trajtoje njesoj te gjitha komunitetet e minoriteteve, kur nje vend anetar si Greqia as qe i njeh minoritetet brenda territorit te vet?
Une nuk e besoj aspak shifrat qe ai jep sikur 93% e shqiptareve mbeshtesin anetaresimin e vendit tone ne BE. Dikur, mbas 1990-tes, te gjithe shqiptaret kerkonin ta benin vendin anetar te BE-se, por jo sot. Shqiptaret jane totalisht te zhgenjyer nga politikat dhe standartet e dyfishta te BE-se ndaj shqiptareve e vendit tone.
Besoj se shpreh opinjonin e shumices se shqiptareve se vendi duhet te korrigjoje shenjestren ne politiken e jashtme ku se pari duhet te deklaroje se nuk ka me interesa per tu anetaresuar ne BE. Mjaft u beme lolot e Europes duke bere aleanca dhe duke deklaruar armiq vende sipas oreksit te Europes. Ne duhet te shohim interesat tona dhe te bejme aleanca me te gjithe a to shtete qe deri me sot i kemi konsideruar armiq, duke filluar nga Rusia e Kina.
hartim i gjate shqupi me kohe te arta pedeje, pse merzitesh per serbine kur baca e ka xhan…sic kishte rusine me kinen, qe ne kohen e xhaxhit…ishalla te jep leket lulja se ka ngel thate duke mbjell vila