Liri për një liridashës nga Turqia

20 Dhjetor 2020, 16:19Blog TEMA

Autokrati turk Rexhep Taip Erdoan po i hakmerret filantropit dhe intelektualit Osman Kavala. Ai është i burgosur politik. Ai është viktimë e arbitraritetit politiko-juridik të kryetarit turk dhe gjyqësisë së nënshtruar prej tij. Në viset shqiptare asnjë institucion kulturor, asnjë politikan, asnjë intelektual publik nuk e ka kritikuar keqtrajtimin e Osman Kavalës. Ndërkohë duartrokitësit dhe lakenjtë e Erdoanit nga Prishtina në Shkup e tutje në Tiranë vringëllojnë armët virtuale për të mbrojtur çdo mizori të regjimit të Erdoanit, të cilin e kundërshtojnë afër 50 për qind të vetë turqve.

Nga Enver Robelli 

Osman Kavala, njëri prej intelektualëve më të njohur turq, njëri prej aktivistëve më të shquar për të drejtat e njeriut, njëri prej zërave më fisnikë të shoqërisë civile properëndimore turke, njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të projekteve kulturore në Turqi dhe të pakicave – gjendet në paraburgim që nga viti 2017.

Në vitin 2019 madje edhe drejtësia e kapur turke nuk pati rrugëdalje tjetër përveç se ta lirojë Kavalën nga akuzat e pabaza se më 2013 i ka organizuar protestat kundër shkatërrimit të Parkut Gezi në Stamboll. Ndonëse u shpall i pafajshëm, Kavala nuk u lirua nga burgu përkundër apeleve të shumta të bashkësisë ndërkombëtare, intelektualëve, mediave, organizatave për të drejtat e njeriut, gjykatave ndërkombëtare.

Këtë javë Kavala është nxjerrë sërish para gjyqit – me një akuzë të re: se paskësh organizuar përpjekjen për grusht të shtetit në vitin 2016. Këtë ai e paskësh bërë bashkë me shkencëtarin Henri Barkey, i cili jeton në SHBA. Cila është dëshmia për këtë akuzë? Lexoni me kujdes: prokuroria thotë se të dhënat e telefonave mobilë të Kavalës dhe Barkey tregojnë se ata kanë qenë në zonën e njëjtë. Kjo, sipas prokurorëve, nënkupton se ata është e mundur të jenë takuar.

I kyçur me videolink nga burgu, Kavala tha se «akuzat e reja bizare» ndaj tij janë «një formë e torturës». Avokatët e Kavalës deklaruan se akuzat e reja janë «një akt hakmarrjeje» për shkak të dështimit të procesit të parë kundër Kavalës. Presidenti autoritar turk Rexhep Taip Erdoan e ka shpallur Kavalën armik dhe e ka atakuar atë disa herë personalisht. Drejtësia e kapur turke po zbaton urdhërat e sundimtarit. Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut më 2019 ka vendosur se nuk ka arsye që Kavala të mbahet në burg. Turqia është anëtare e Këshillit të Europës dhe duhet të respektojë këto vendime. Erdoan dhe regjimi i tij nuk i respektojnë. Kavala i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese turke, por ajo në fillim të javës e shtyu vendimin.

Osman Kavala është i burgosur politik. Ai është viktimë e arbitraritetit politiko-juridik të kryetarit turk dhe gjyqësisë së nënshtruar prej tij. Në viset shqiptare asnjë institucion kulturor, asnjë politikan, asnjë intelektual publik nuk e ka kritikuar keqtrajtimin e Osman Kavalës. Ndërkohë duartrokitësit dhe lakenjtë e Erdoanit nga Prishtina në Shkup e tutje në Tiranë vringëllojnë armët virtuale për të mbrojtur çdo mizori të regjimit të Erdoanit, të cilin e kundërshtojnë afër 50 për qind të vetë turqve. Në zgjedhjet lokale që u mbajtën vitin e kaluar, partia e Erdoanit AKP humbi shumicën e qyteteve të mëdha, mes tyre edhe Stambollin.

Megjithatë, Erdoan ka vazhduar provokimet kundër Perëndimit. Me blerjen e sistemit kundërajror nga Rusia, Turqia ka shkaktuar tensione me SHBA-të dhe Kongresi ka vendosur sanksione kundër Ankarasë, të cilat mund ta godasin industrinë e armatimit të Turqisë. Edhe Bashkimi Europian është kërcënuar me sanksione për shkak të shpim-kërkimeve të një anijeje turke në ujërat që i përkasin zonës ekonomike greke dhe Qipros. Në tetor Erdoan ashpërsoi raportet me BE-në duke bërë thirrje për bojkotim të mallrave franceze. Kriza e thellë ekonomike që kërcënon ta kaplojë Turqinë e ka detyruar Erdoanin t’i lutet BE-së për shtendosje të raporteve. Para një muaji Erdoan e largoi nga posti dhëndrin e tij Berat Albay­rak, i cili si ministër i financave dëmtoi besimin e investitorëve ndaj Turqisë, rrjedhimisht lira turke u fut në një spirale zhvlerësimi.

4 komente në “Liri për një liridashës nga Turqia”

  1. demokrati says:

    Trurin e robellit Serbia e peshon flori, as nje serb kosovar nuk mund mund te arrijene perfundi te tille, robelli eshte antishqiptar,antiamerikan dhe pasi me magallomanine e tij kujton se derrmoi Ramen dhe Shqiperine, Trumpin, te derguarin e ti per Kosoven dhe SHBA, pasi sulmoi qe nga 1997 UCK dhe dergoi ne sater te serbies ata qe e zbythne milloshevicin, tani mendon se duhet qe shqiptaret per nje koke turki si kavala osman te prishen me vet Turqine.qellon larg ky pusht i rankovicit.

    1. ..... says:

      Ja edhe sperma turke e leshoi komentin e tij
      I vajti mesazh kur ishte me bythen perpjete dhe ne vend qe ta lexonte me mend ne koke e lexoi me bythe se ishte me afer celularit
      Ngado qe te perdridhet kurva erdogan te evropa e amerika do trokasi per buke.

  2. Siktir git mr.Erdogan... says:

    Berat Albayrak…. wanted!
    Humbet qiresi i… Erdogan.

  3. Olimpia says:

    Robell,merru me hallet e shqiptareve…Bota dhe problemet e saj jane pa fund ,Nderkohe qe ne jemi te vegjel,te ndare,te varfer.Dhe nuk duhet te merremi me ,,demokracine,,apo ,,diktaturat, ne bote sepse as na pyet kush ,as na intereson.,Media jone duhet te nxise perkrahjen ndaj shqiptareve ,duhet te promovoje cdo veprim nderkombetar qe perkrah Shqiperine,Kosoven dhe MV.K aq mjafton .Eshte epoka e pragmatizmit politik,e interesave ekonomike.Lufta per rritjen e mireqenies eshte themelore ,vetem me zhvillim ekonomik arrihet demokracia e avancuar.T e tjerat jane perralla per te mashtruar njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje