FOTOT: A do e gjobisë policia Voltana Ademin e Gazmend Bardhin? Injorojnë masat anti-Covid të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve

25 Dhjetor 2020, 15:29Sociale TEMA

Në mbledhjen e datës 17 nëntor,  Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi marrjen e një sërë masash për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Masat e reja përfshijnë:

-Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

-Të ndalohen konfrencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Ndërsa më herët, në datë 15 tetor u vendos nga Komiteti i Ekspertëve mbajtja me detyrim e  maskës në ambiente të hapura.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico njoftoi qytetarët se mbajtja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe moszbatimi i kësaj mase do të ketë penalitete sipas Aktit Normativ me 3 mijë lekë për shkelësit për herë të parë, dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.

Por në një kohë kur qytetarët e thjeshte penalizohen, gjobiten apo shoqërohen në komisariate për moszabtimin e masave të vendosura nga Komiteti, duket se figurat të rëndësishme politike në vend i injorojnë totalisht ato.

Rasti më i fundit vjen nga Shkodra, ku strukturat e PD në kryeqendrën e Veriut kanë zhvilluar një mbledhje partiake.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale nga i deleguari politik i PD-së në Shkodër, Helidon Bushati, shihet qartë se ky takim është jashtë çdo rregulli anti-Covid të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve.

Në foto shihet edhe Voltana Ademi bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi të cilët nuk mbajnë maskë as distancë sociale nga personat e tjerë.

“Të dashur bashkëqytetarë të Shkodrës, të Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës,Fushe Arrezit dhe Pukës.

Përpara kemi një sfidë dhe betejë të madhe, për t’i dhënë fund keqqeverisjes, arrogancës dhe krimit.

Unë sot jam dorështrirë për secilin prej jush që të punojmë fort, me sinqeritet e me zemër të pastër, për një ndryshim të madh”, shkruan Helidon Bushati në rrjetin social facebook, krahas fotove të publikuara.

2 komente në “FOTOT: A do e gjobisë policia Voltana Ademin e Gazmend Bardhin? Injorojnë masat anti-Covid të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve”

  1. Johani says:

    Po keta Jane kafshe politike, kriminel te deshmuar dhe sduan tia dijne per shtet, keta Jane shembulli me i mire pse shqiptaret duhet ti urrejne,pastaj gjoba eshte per njerez e sidomos per ata qe gabimin e bejne pa dashje,kurse keta edhe vrasjet e kundershtareve i bejne pse jane te poshter dhe pse duan ta bindin dyshen kryekriminele sali berishen e bashen se Jane kriminel,sa per informacion shqiptar te dashur diku ne nje fshat te frances drejtesia ka “denuar” nje gjel se ju ka prishur qetesine qytetareve kurse keta deri me sot ne vend te denimit sa njeri Kane vra Kane marre shperblim nga komandantet e tyre edhe tash e bejne per shperblim,dikush do behet deputet dikush minister e nese nuk ju fiton partia sigurt qe do mbesin vrases kriminel,ky eshte zanati i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje