Xhemi Shehu është shprehur se atë nuk e lidh më asgjë me televizonin dhe vetëm ndonjë çudi e madhe mund ta rikthente bjonden sygjelbër sërish pas kutisë magjike’.
Arsyeja e largimit nga Portokalli duket se ka qenë ezaurimi i emocioneve dhe ndjesisë që Xhemi merrte nga ai program, dhe në këtë mënyrë duket se tërheqja edhe nga televizioni ishte e paevitueshme.
“Prandaj dhe u tërhoqa nga “Portokallia” sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’.
Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera.
Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa “Portokallia” dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën…
Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”; ka treguar Xhemi Shehu.
Xhemi ka rrëfyer për revisten “Who” detaje se si ka arritur të ruajë edhe etiketën “Gocë e mirë”, që e ka shoqëruar që në fillimet e saj në televizion e deri tani.
“Nuk e di, nuk është se e bëj me recetë këtë gjë. Ndoshta është për hir të tipit tim, që nuk para kam sulmuar të ngjashmit e mi në ekran, sepse unë mendoj gjithmonë që ka vend për të gjithë në ekran.
Ndoshta është sepse unë asnjëherë nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes, mbase edhe sepse i kam hapur krahët çdokujt që ka ardhur për të punuar me mua.
Nuk para kam qenë luftarake që t’i fus bërrylat (se kështu është bërë për t’u thënë) dikujt. Faktikisht kam parë punën time, kjo mbase më ka ndihmuar, por faleminderit, më bëhet qejfi që thonë kështu për mua,”-tha ajo.
Ndërsa në lidhje me kiminë skenike me ish-partnerin në “Portokalli”, Salsano Rrapin, të cilin e ka dhe shok të ngushtë, ajo thotë:
“Po, është e vertetë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”.
Po me Enedën?
“Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të!”
Ama ka edhe të tjera miqësi brenda asaj trupe.
“Shkoj shumë mirë me Salsanon, me Gazin, me Ledion. Tani unë mirë shkoj me të gjithë, që të kuptohemi, por me këta pak më shumë. Pastaj dhe me Albana Perhatin, Algionën edhe me Flor Binajn, me të cilin kam pasur më tepër marrëdhënie kur kam qenë në sezonin e parë fare. E njoh më përpara se Gazin, se Salsanon, por tani nuk është se bëhemi shumë”.
Duket folur për eksoperincën e saj në “Portokalli” ajo thotë:
“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli’. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’, sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera.”
Në lidhje me largimin nga “Top Channel”, ekrani ku u rrit, ajo thotë:“Pati pak gjullurdi ngaqë unë nuk është se lëviz nga një ekran në tjetrin, ky ishte dhe faktori kryesor që u bë lajm. I lë të flasin, sepse e di që gjithmonë do flasin, gjithmonë do kenë diçka për të thënë”.
Ajo ka ndaluar edhe te miqësia speciale me Arbana Osmanin: “Me Arbanën jam njohur dhe kam bashkëpunuar për herë të parë gjatë ‘Top Fest 3’, por shoqërinë e kemi krijuar gjatë ‘E Diell’, në 2008-ën. Që prej asaj dite jemi lidhur përjetë le të themi. E kam më shumë se shoqe, e konsideroj familje dhe jam me fat për këtë gjë!”
Xhemi Shehu e konsideron këtë ikje nga ekrani për t’u marrë me bizneset e saj që ajo ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit:
“Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi! Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do jemi mirë. Po, ika nga ekrani si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës”.
Se si sillet si nënë ajo e tregon vetë:“Oooo, unë jam xhandari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu.
Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira. Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me “JO”-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre. Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”.
Ndërsa pyetjes nëse do ta rimendojë rikthimin, ajo e thotë me bindje:“Jo, jo, e thashë, e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin”.
Xhemi Shehu
Xhemi Shehu
Xhemi Shehu
Xhemi Shehu
Xhemi Shehu
Asgjë më të bukur nuk ka Marilyn Monroe, vetëm se është një version tjetër i bukurisë femërore dhe sidomos e reklamuar botërisht, duke e kthyer në një simbol. Vetëm të qenët simbol është epërsia e saj.
O Bert ta hoqi TRURIN makeup i Xhemiles .Se pa tualet duket si tualet. Te krahasosh Marlin Monroe me Xhemilenë eshte njelloj si te krahasosh Alan Delon me Kadri Roshin .
zot i modh cfare femre, ta pish ne kupe!
njoh femra te mrekullushme ne Shqiperi ,
te cilat ndoshta kane vertete dicka per ti then asaj shoqerie ,
por nuk eshte koha e qytetareve te vertete ne ate vend ,por e ktyre
debileve qe i flasin po asaj shoqerie ordinere aty.
Kush eshte e cfar eshte kjo pfff ?
Prandaj ka degjenruar ajo shoqeri ne ate far feje
Shyqyr qe e kuptoi që nuk aktronte, por shtirej, ishte fallco, dhe vetëm për shalët, trupin dhe paratë e burrit e mbanin në PORTOKALLI.
Tani që po dalin zoçkat e reja, e kuptoi që është zhgaravinë.
Bëri mirë që iku.
Gjithshka varet nga plotësimi i nevojave. Por, i nevojave të kujt?
Mund të bëhen sot spektakle humori edhe shumë më të mirë se portokallia dikur. Mjafton të kesh aktorë humori të talentuar dhe një regjisor po ashtu, pak imagjinatë më shumë, pasion më shumë për këtë art. Sigurisht, duhet që artistët e spektaklit duhet të jenë të motivuar dhe të kënaqur me punën që bëjnë, pra të mbështeten si financiarisht dhe moralisht dhe dhe mos të mblidhen përkrahësit e PS te Top channel kurse të tjerët te Klanifornia apo ndonjë spektakël tjetër, pra jo si çeta propagande të Ramës apo Lulit etj. Nëse humori është i pavarur nga politika dhe pronari i TV apo regjisori nuk të pengon në role të ndryshme që je i zoti të bësh atëherë se pse mos të kesh sukses! Paratë nuk mungojnë në TV shqiptare, dhe po t’i bëhet vetting pronarëve të TV, rrezik dalin më keq se politika, gjyqtarët e korruptuar apo dhe se vetë mafia. Pronarët e mediave kryesore në Shqipëri janë oligarkë, ndoshta më të rrezikshëm se mafia, sepse nga media varet transpareca e së vërtetës dhe propaganda e shpëlarjes së trurit. Nëse media bëhet me pushtetin dhe korruptohet e kapet prej tij atëherë gënjeshtrat e pushtetit bëhen burim i së keqes për gjithë popullin, sepse kur e vërteta ngelet në dorë të maskarenjve, ajo është e destinuar të rrijë në errësirë. Pse kishte më sukses portokallia dikur (kur pronari i Topit ishte gjallë) se sot? Sipas mendimit tim, sepse në atë kohë portokallia ishte në fillimet e veta, kishte më shumë pasion për punën që bënin, kishte më shumë aktorë të talentuar që sot nuk janë më në atë emision, kishte krijueshmëri, pritshmëri dhe nevojë nga publiku për një spektakël që godet fort me humorin shpeshherë të hidhur si ndaj politikës apo fenomeneve e dukurive të tjera sociale problematike të kohës, nuk kishte emisione të tjera konkururse siç ka sot (si Klanifornia apo Al Pazar) kishte shumë aktorë të cilët me kalimin e viteve u shpëndanë në TV e tjera. Pra, e thënë shkurt, portokallia dikur ishte ndërtuar me një mjeshtëri në plotësimin e disa nevojave:1-nevojave të publikut për të parë në TV pasqyrën e vërtetë të realitetit shqiptar, 2-nevojën e aktorëve për tu vlerësuar dhe realizuar si artistë, 3-nevojën e Top channelit për tu konfirmuar si një fuqi mediatike, si një pushtet mediatik me influencë, pra duhej emri i mirë i TV. Për këtë duhet edhe pëlqyeshmëria e publikut, prandaj u investua shumë në këtë drejtim e sidomos në portokalli. Çfarë ndodhi më pas deri më sot? Duke qënë se pushteti absolut korrupton më mënyrë absolute, atëherë drejtuesit e TOPit kuptuan që ishte më e lehtë t’i binin shkurt, të bëhen me pushtetin dhe t’i shërbejnë atij. Mjafton të shikonin se ç’ndodhte me Klanin e Sandrit. Klani bëhej gjithmonë me pushtetin e radhës dha ka përfituar nga çdo pushtet. Sandrin sot e sheh si oligarkun më të madh mediatik më vend, saqë Klani është dhe ndërkombëtarizuar rreth e rrotull dhe risitë teknologjike nuk kalojnë më nga Topi, por nga Klani. Atëherë pse Topi mos të ishte “bythë e brekë” me Ramën e Lali Erin? Më rehat kështu! Më pak aktorë, rreth 3 kryesorë që bëjnë shumë role e marrin pagesë më të lartë, dhe pjesa tjetër si garniturë sa për të plotësuar “mezen”! Humor më i zbutur se dikur, më banal, më tallava që shpeshherë nuk plotëson as nevojën bazë për zbavitje, sepse thjesht shtrydhen e rishtrydhen role e personazhe që nuk kanë çfarë japin më ose që nuk ka më imagjinatë nga tekst shkruesit për mesazhet që do japin me këto role apo nivelin e humorit e zbavitjes që krijohet. Kur një spektakël i tillë kthehet thjesht në një rutinë e një memorie të mirë të vjetër humori por jo shpresëdhënës e zbavitës si dikur, atëherë dështimi është i sigurtë. Emisioni kthehet thjesht në një vend pune ku jepen ca rroga për aktorë, miq, apo militantë partie. Media është mision, dhe humori është gjithashtu. Nuk mjafton vetëm forma, duhet përmbajtja, mesazhet që përcjell spektakli, nevojat që plotëson. Topi tashmë ka si objektiv plotësimin e nevojave të Ramës dhe Lali Erit, kurse Klani të çdo pushteti të radhës. Njerëzit nuk e shohin më veten të përfaqësuar e të ndjejnë që media është me ata dhe do të jetë gjithmonë përkrahë atyre. Tashmë çdo gjë duket ashiqare që mediat në Shqipëri janë thjesht shpk që shikojnë vetëm fitimin dhe interesin e pronarit, interes i cili varet nga sahanlëpirja ndaj pushtetit dhe politikës, pra ka humbur misioni dhe vizioni, nuk kemi më pushtet të katërt por katër servila të pushtetit, Topi, Klani, News24 dhe Vizion+. Kurse ORA TV dhe Syri TV nuk janë si katër musketierët më lartë, por nuk mund të quhen as opozitarë, sepse në fakt janë thjesht sahanlëpirës të opozitës, (ose ndoshta pronarë të vërtetë por të fshehur janë Sala dhe Meta), dhe TV e tyre presin sa të vijë opozita në pushtet dhe të marrin llokmat nga tepsia, benefitet. Ashtu si pushteti këtu është luftë bandash politike, ashtu janë dhe mediat si mercenare të politikës. S’mund të presim që mercenarët me pagesë të na thonë të vërtetën apo të na japin shpresë. Asgjë nuk është falas tashmë! Jemi në një gjendje politike mediatike të mjeruar. Mjerë ne si popull!
Shënim: Nuk mjafton që një spektakël humori të shihet vetëm sepse prezantuesja ka fustan të shtrenjtë mijëra euro apo se nxjerrë shalët apo gjoksin me tepri. Një popull me halle nuk joshet me shalë, e aq më pak me veshje super të shtrenjta të prezantueseve, sepse si nevojë primare ai ka plotësimin e nevojave të tij. Modeli i superpjeshkave prezantuese të tipit “o sa kam bythën e mirë” apo “sa pordhë të mëdhaja bëj me këtë fustan të shtrenjtë firmato”, nuk pinë më ujë, se janë vetëm formë pa pëmbajtje. Shija dhe vlera e humorit nuk varet nga vlera e veshjes apo shalët e prezantueses, as nga botoksi dhe operacionet plastike të saj.
Ore, po Al Pazarin e sheh më njeri apo vetëm Gon Llaka në ritransmetim? Spektakël i mbaruar totalisht! Gjynah! Se A.Çuliqi ka bërë humore të mira dikur në Rtsh, sidomos ato fimat humoristik që jepeshin për vit të ri.
O MOLLA PADIJES.
Gjatë i ke rënë.
Nuk të lexon askush. Edhe unë që të shkruaj, nuk të kam lexuar.
E fillova leximin, për hir të së vërtetës, por kur konstatova që ju, i keni mllefe, për të çfryrë kushedi se çfarë mos arritje apo paaftësije tuajën, për sa shkruani, mbasi ishte humbje kohe dhe ofendim për mua, leximi i mëtejshëm.
Pa ju ofenduar, mbasi nuk ju njoh, vetëm për sa keni shkruajtur, tregon mungesë karakteri të theksuar nga ana juaj.
Jo kaq goditës pas shpine e me pseudonime si agjentët sekretë.
Keni delir të munguar.
Burracak i thekur, që ta fut nga pas shpine. Hedh gurin, dhe fsheh dorën.
Turp.
Mos dil ne konkluzione pa lexuar. Molla e dijes ka bere nje analize shume te sakte.
eeee ta futi deri ne rreze Molla. Ka te drejte
“Molla e dijes” e je normal more shoq po qysh shkrun kaq gat ne shekullin 21. Pash pidhin e bijave a po menon qe ka budall qe te lexo a? Une jo.
Je Nje Goce e Mire.Nuk ka nevoje per Koment Tjeter,
Me ngjan me Artisten Meksikane Maite Peroni (Je real Sexy)
Ja ke fut kot plako se nuk i ngjan fare Maite Perronit. Xhemi eshte bukuri me vete dhe me pelqen qetesia d saj pa britma pylli si Luana.
Do me mallku njeri thuaj te lente zoti gjith jeten ne Shqipri, ska problem se jeni te portokallia, se keni miliarda, se boni jet sic i thoni ju.. Injoranca sot e tutje duhet te rri ne Shqipri, mire e keni ate vend eshte tamam per ju.. na leni rehat ne emigrantet se boll kena vujt prej jush..
…mbi te gjitha Familjen, aty eshte jeta dhe suksesi .Xhemi e embel beri levizjen e duhur tani qe vogelushat e saje po riten……..historite le ti mbajne te tjerat dhe te na “gajasin” me jeten e tyre.
Spo di qka me than moj bardhok e bacit veq i lumi ai qe ti qon komt perpjet e ta qan pjeshken e omel sheqer.
Nje bajge me pak.