Nga Adriatik Doçi
Janë zgjedhur për të shqyrtuar dhe miratuar ligje, por e kanë harruar Kuvendin. Gjatë muajit nëntor 2020, 9 deputetë nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, aty ku shqyrtohen, ndryshohen dhe kalojnë projektligjet, për t’u miratuar më pas në seancë plenare.
Ata janë Lefter Koka, Dritan Bici, Besnik Troplini, Elda Hotim, Damian Gjiknuri, Rrahman Rraja, Gjetan Gjetani, Tom Doshi dhe Sadri Abazi.
Mungesa e prezencës së këtyre deputetëve në mbledhjet e komisioneve përmes platformës online “Cisco Webex”, reflektohet nga dokumentet e administratës për përfitimet mujore financiare të ligjvënësve.
Ndërkaq, deputetët Tom Doshi, Gjetan Gjetani, Lefter Koka dhe Besnik Troplini nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve në Kuvend as gjatë muajve shtator dhe tetor 2020, që do të thotë se këta deputetë nuk marrin pjesë në komisione që nga sesioni i kaluar.
Ndërsa Elda Hoti, Rrahman Rraja dhe Sadri Abazi një muaj figurojnë dhë muajin tjetër nuk figurojnë që të kenë marrë pjesë në Kuvend. Një numër më i lartë deputetësh kanë prezenca të pakta, ku gjatë një muaji, rezultojnë se kanë marrë pjesë nga 1-3 herë në mbledhjet që zhvillohen në Kuvend.
Por, nga ana tjetër, gjatë muajit nëntor 2020, janë 35 deputetë, të cilët kanë prezencë maksimale në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ata kanë marrë pjesë nga 11 deri në 12 herë, pra po aq herë sa janë mbledhur edhe komisionet e tyre përkatëse ku bëjnë pjesë.
Deputetët më të ‘rregullt’ janë Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Adelina Rista, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Ervin Bushati, Ilirjan Pendavinji, Klodiana Spahiu, Xhevit Bushaj, Adnor Shameti, Alket Hyseni Almira Xhembulla, Elena Xhina, Edlira Bode, Klotilda Bushka, Reme Lala, Roland Xhelilaj, Vullnet Sinaj, Eglantine Gjermeni, Milva Ikonomi, Senida Mesi, Ylli Shehu, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Arben Elezi, Amra Barova, Korab Lita, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Artur Roshi, Suzana Topi, Eljo Hysko, Krenar Rryçi, Edmond Stojku dhe Artemis Dralo.
Deputetët marrin shpërblim 2,000 mijë lekë ose rreth 20 USD për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare./shqiptarja.com
ESHTE E CUDITESHME SE SI TALLEN POLITIQENT ME POPULLIN E VARFER.MARRIN 20000 MIJE LEKE TE VJETRA PER CDO MBLEDHJE SI ANTARE KOMISJONI NE KOMISJONET E CAKTUARA,E CUDITESHME ,ME SIGURI KETA NE KETO MBLEDHJE DUHET TE KENE NE KURRIZ NJE NGARJKESE 30 KG DHE ME SIGURI KRYHEN NE QRET E MESNATES DHE TE VARFERIT DEPUTET MARRIN SHUME PAK DUHET POPULLI TE BEJE NJE PETICON QE PAGESA TE JETE 100000 LEK PER CDO MBLEDHJE, ESHTE MUNDIM I MADHE JASHTE QRARIT ZYRTAR MESNATE SAKRIFIKOJNE DUKE MOS QENE NE KREVATIN E NGROHTE ..DHE SHANI ENVER HOXHEN APO KUR KRYEMINISTRI JONE PIKTORI POPULLORES E QUAN MADJE DHE KAFSHE.JU JENI HIJENA NJERZIT ME TE NDYRE TE KETIJ POPULLI QE PO EVJEDHNI KETE POPULL DERI NE RRASKAPITJE ,JENI TE GJITHE NJESOJ .MJERE KY POPULL SE NE DUART E KUJ KA RENE .E TMERRSHME NJERA PARTI ME HAJDUTE DHE ME E NDYRE SE TJETRA .POPULLI KENAQET ME 50 LEKSHA KETA VALLZOJNE ME MILJONA.JU LUMTE KETYRE DEPUTETVE TE ZGJEDHUR NGA POPULLI DHE QE LUFTOJNE PER TE MIREN E KETIJ POPULLI. BARDI
E bukura e kesaj pune eshte se edhe ata vete e kuptojne, qe nuk kane cfar te thone neper komisione. Sepse te thuash dicka ne nje komision legjislativ duhet qe fillimisht te dish dicka. menyra Me e mire per te fsheur padijen qe sot quhet neper sallone “INJORANCE” eshte te mos thuash asgje… Por qe per te fshehur edhe kete truk…nuk paraqiten fare.!!!
Hahaha Deputet Tom kokrroshi sa turp me vjen qe i permend emerin
toma perdor gishtin per firme, nje pordhac katuni qe beri lek me droge tani parlamentar