Viti 2020 po mbyllet pa një marrëveshje mes partive te koalicionit opozitar, edhe pse pritshmëritë ishin qe strategjia elektorale për 25 prillin do të mbyllej para festave te fundvitit. Kryerepublikani Fatmir Mediu nuk e fsheh se opozita është vone dhe përgjegjësia është e Partisë Demokratike
“Partia Demokratike ka detyrimin për ta bashkuar opozitën. Në qoftë se opozita është e bashkuar politikisht në qëndrime tani ka ardhur koha që duhet patjetër të shikojë si do të funksionojë nga pikëpamja elektorale.
Mendimi im është që jemi vonë, jemi vonë dhe duhet ta zgjidhim këtë problem sa më parë”, tha Fatmir Mediu.
Mediu vë në dukje se është Partia Demokratike, e cila ka interesin më të madh për krijimin e koalicionit, duke theksuar se marrëdhënia ndërtohet mbi bazën e peshës elektorale të secilës parti.
Republikanet ne zgjedhjet e 2013 kane marrë rreth 52 mije vota, ne 2015 rreth 53 mije dy betejat ku mund të matet vota e partive, pasi në 2017 të gjithë garuan me siglën e Partisë Demokratike.
“Në këtë rast duhet të kërkojë Partia Demokratike sepse ajo e ka më shumë të nevojshme se subjektet e tjera koalicionin, në qoftë se interesi është për të fituar të gjithë bashkë.
Ajo c ka kërkoj unë është të vlerësohet historiku elektoral i Partisë Republikane, i Partisë Demokratike, i partive të tjera, nuk është çështje e Fatmir Mediut, nuk duhet të jetë as çështje e Lulzim Bashës, është çështje e një marrëdhënie politike dhe elektorale”, deklaroi ai!
Kryerepublikani Mediu nuk e fsheh se skenari me i mirë për partinë që drejton është të garojë më vete.
“Po ta shikojmë nga pikëpamja e interes të ngushtë të PR do ju thoja që dalja më vete është opsioni më i mirë se vitalizon strukturat, ka më tepër sinergji, dhe aq vota sa duhen për të marrë një deputet më vete aq vota duhen edhe brenda koalicionit.
Por duke menduar interesin e Shqipërisë dhe interesin e opozitës që duhet patjetër të ndryshojmë këtë regjim të korruptuar është e domosdoshme që të kandidojmë së bashku”, tha Mediu!
Deri me tani, strategjia me e mire qe votat te përkthehen ne mandate duket se është gara me dy lista kandidatesh.
“Edi Rama në të gjithë ligësinë e tij, padyshim që në atë djallëzi ka përdorur atë taktikë brenda kodit zgjedhor që opozita të jetë e përçarë dhe duket akoma një mungesë konsolidimi i qëndrimit dhe funksionimit elektoral të opozitës.
Por edhe nëse dilet me dy koalicione siç është hedhur teza, që do të thotë ku një bosht është PD dhe LSI mund të krijojë një marrëdhënie të vetën me disa subjekte, ne kemi shanse dhe mundësi që të përcaktojmë një marrëdhënie të drejta në disa zona elektorale ku do të dalim në dy koalicione, në disa zona të tjera mund të ketë një bashkëpunim strukturor dhe elektoral për të maksimalizuar votën dhe për të marrë gjithsecili atë që I takon dhe për ta kthyer në një mandat të vlefshëm” , deklaroi mediu!
Pas ndryshimeve kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor, e vetmja rrugë për një koalicion është të garojë me një listë të përbashkët kandidatësh që do të thotë se Lulzim Basha duhet të qartësojë së bashku me aleatët se çfarë peshe do të kenë ata në këtë liste, sa kandidatë të partive aleate do të jenë në zonën fituese të listës, në cilat qarqe do të përfaqësohen ata; një marrëveshje që duket se do të mbetet për vitin tjetër.
Mediu do ti mbushe mendjen Bashes qe ta fuse ne lista te sigurta, perndryshe e di mire se ku perfundon.
Pirdh o fate pirdh.prit 25 prillin qe te beni kualicionin e pordhes. Po qe b….dil
vetem se koha te pret .
Te fala sat’ eme.
Ti mor zotni, qe nuk je hic zotni nuk ke pse i ban presion Mashes. Keto ultimatume nuk mund ti vendosesh PD-se, sepse ti je nje kosto shume e madhe per Partine Demokratike. Ti nuk ke parti. Ti nuk ke elektorat. Ti kerkon qe te futesh ne liste dhe te marrish nji vend deputeti ne listen e PD-se. Kesaj loje duhet ti vije fundi tashti. Ti pa asnje kongtribut ne demokraci, gjithnjed i ke zane vendin intelektualeve te shumte, te rinjve te shkoillkuem jashte e brenda vendit me rezultate te mira e qe e duen sinqeriksht PD, i ze vendin intelektualeve te mirefillte qe vijne nga shtresat e te perndjekurve politike e familjeve me tradita atdhetare antikomuniste, ndersa ti merr qyl deputetllekun dhe poste ministrishe pas asnji merite, pa asnje te kalueme antikomuniste, perkudrazi te kan v u ne ate parti qe i krijue ne seline e KQ te PPSh nga Ramiz Alia e Sabri Godo.
Ne se ty Basha te fute ne listen e PD-se, Basha ta dije mire se jo vetem ne Shkoder, por edhe ne disa rrethe te tjera te vendit, sipas kontakteve qe kemi me shume lidhje tonat, do te refuzojne ti japin voten PD-se, sepse e konsiderojme si nje vote te cueme dam.
Te njejtin vleresim kemi per Vangjel Dulen, Nard Noken, Shpetim Idrizin e Agron Duken te cilet kane qene ne koalicion edhe me Partine Socialiste disa here dhe gjithnji pijne gjak si ushujzat sa majtas e djathtas.
Nuk e kemi kete mendim per Zotin Dashamir Shehi e LZHK i cili pavaresisht se eshte nje parti modeste, ka qene korrekte dhe nuk esshte nje barre per PD as si parti por edhe Z Shehi si njeri.
Zoti Mehdiu me perfshirjen ne grupet e trafikimit te droges, arrestimin e denimin ne Itali, si dhe me perfshirjen ne krimin e Gerdecit, nuk ka pse i bahen gjith keto ndere si deri me sot. Ai te dale me vehte, ta provoje vedin dhe te eci ne rrugen e vet.
Mediun e gënjen mendja…nuk merr asnjë deputet.Kërkon vend qyl.Ai e dëmton PD
Nuk do beje keq te dilni vetem ne zgjedhje me ate Parti zagaresh te Lobimit grek….dhe te shikosh sa te vlen ajo lekure e poshter bastardi….