Rama i besoi postin e zv.kryeministrit 2 vite më parë, Braçe: E kam bërë punën me zemër, jo për karrige

28 Dhjetor 2020, 10:56Politika TEMA

Zv.kryeministri Erion Braçe, është bërë nostalgjik teksa përkujton 2 vjetorin kur kryeministri Rama i besoi këtë post të rëndësishëm në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018.

Braçe shkruan se këtë punë e bën më zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige.

“28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd!

Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë!

Faleminderit shumë kujtdo”, shkruan Braçe.

Vetë Rama e konsideroi asokohe si një nga personat e duhur për të mbajtur këtë post.

Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç.

Erjon Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën  dhe përkushtimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve. 

Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e  tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës”, tha Rama në 2018.

1 komente në “Rama i besoi postin e zv.kryeministrit 2 vite më parë, Braçe: E kam bërë punën me zemër, jo për karrige”

  1. Vetevendosje says:

    O Erjon, ti je nje cope muti si ai qe te vuri ty aty. Por je me fat qe jeton ne nje vend me popull dele qe si alternative ka perfaqesues politik muter si ju. Nje kallep jeni te gjithe, Berisha, Meta, Rama, Basha me kuc e me mac, hajduter dhe tradhtare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje