Opozita po ringre dhe njëherë furtunën e “detit të falur Greqisë”, krejt në formën e njohur të sajimit të miteve akuzatore, ngjashëm me dhjetra sosh, lexuar si pafuqi e dobësi e saj përballë Ramës, për ta konkuruar këtë të fundit në terma racionalë politikë. Duke thënë gjëra që psikologjikisht ka shenja që as vetë s’i besojnë, e shohin sfidën politike ndaj Ramës vetëm të format populiste.
Kjo e 12 miljeve detare të Greqisë është njëra prej tyre. Më afër kësaj, si mit i sajuar, trashë sigurisht, ngjan ajo e “faljes së territoreve të Kosovës” për Serbinë.
Por le të marrin vetëm “Detin” me Greqinë. Pa iu futur fare kundërargumentit të Ramës, i cili ofron hem një dokument shtetëror e hem një logjikë se si nuk mund të ekzistojë në asnjë fare forme “falje deti” pa marrëveshje, e se për një marrëveshje të anulluar do të shkohet në gjykatë ndërkombëtare për ta zgjidhur, se “12 miljet” nuk kanë asnjë lidhje me zgjidhjen kufijve detarë, do duhet të kujtohet se kjo sagë ka nisur nga një ekspert deti.
Kur u firmos marrëveshja me Greqinë e qeverisë Berisha, opozita e asaj kohe e mazhoranca e sotme, nuk ka bërë asnjë koment. Sigurisht as dhe ndonjë akuzë. Pse? Sepse askush nuk e njihte çështjen në terma specialisti. Njeriu që e hapi debatin ishte kolonel Myslim Pasha, pa asnjë lidhje me opozitën e kohës, siç dhe sot e gjithë ditën.
Ai e ngriti çështjen vetëm si specialist, pra si ekspert i asaj çfarë po ndodhte. Vetëm pas këtij momenti çështja nis e bëhet edhe politike. Akti politik i saj që çuarja e dosjes në Gjykatë Kushtetuese nga opozita e kohës. Dosja kishte thjesht lëndën e Kolonel Pashajt dhe jo të opozitës. Dhe kështu gjykata e rrëzoi.
Ndaj, tani që opozita po tenton sforcueshëm të sajojë nje ekuivalent politik, duhet, po për ekuivalencë, të këtë lëndë të ndonjë eksperti për të qenë bindëse në akuzën ndaj Ramës se i ka falur det Greqisë.
Pra, kush është ky ekspert i gjuhës teknike për çështje “Deti” që provon tradhëtinë e pretenduar të Ramës?
Pertrit Vasili i LSI-së? Po, dëshpërimisht ai. Por më dëshpërues është fakti se dhe mendim politik i PD-së nuk shkon dot tej anekdotizmit të Petrit Vasilit. (tesheshi)
Pune korrakesh turq,varu kkkkkkk……
Hajt se ta ben bizantini petrit vasili jo vetem me rigon, por edhe me spec … Qenke Rrot K.
Babale filem serial ber budadhenjet nga te marret kush I beson mire ti behet
O Daj Titi sa dite qendrove si kryetar LSI. Ne mos gaboj ne te dyzetat bere rokaten me mbretereshen apo ne te shtatat? Dhe Albini ta kaloj qe eshte me I ri.
Nejse, njeriun e rit mendja dhe jo mosha. Nuk e di c’pyk lisi te ka futur ky qe e akuzon per detin. Mundet te kesh inat nga kater ministra te LSI tri mbajti dhe ty te hoqi kur u muar vesh me Lulin Apo I tha Likja hiq kete se numeror topi e kemi Ca zera thone ta ka ngelur qejfi pse te zvendesuan me Mend Bardhin. Pasi te degjosh kete histori interesante mos fol me per detin
Kur u vendos monomenti I Skenderbeut ne qender te Tiranes I Madhi Odhise Paskali dilte dhe priste vrejte nga injorat indentik si ju te detit. I duroj shume dhe ne nje moment “njeri I beri vrejte per kembet e kalit “”
Dhe skulptori e pyeti gjithe zgjuarsi * C’far profesjoni keni
? Ai I tha jam robaqeps. PASKALI perseri me fines I tha ben
mir ti shikosh kostumin. Daj Vaso kuptoje se kjo eshte pergjigje jo veten per ty por per gjithe injoratet e detit
Janë të terrorizuar nga ato që i presin:
1.humbja e pashmangshme e zgjedhjeve,
2. kërcënimi i SPAK, që gjatë 2021 do t’u trokasë tek dera dhe
3. humbja e pasurisë.
Obo booooo, kjo e treta ua ka nxjerrë fare gjumin, ndaj dhe janë në gjëndje aluçinante. Nuk u punon më truri.
Po e tha Titi me fara ne goje e ne bythe ashtu do te jete,se i pjerdh mendja atij! Fare e keqe!
Nuk mbahet me goja dhe edukata per kete Pervers dhe Monster me emrin Petrit Vasili, qe e turperuan cifti Meta+Kryemadhi si Kryetar i LSI vetem 1-muaj dhe e lane ne WC perseri dhe vazhdojne akoma dhe sot te perdorin per pastrim WC, se per gje tjeter Tit Vasili me 2 Diploma Universiteti nuk ben, sepse dhe ato 2 Diploma i ka sa per numer, se kurre nuk i ka ushtruar profesionet, sidomos ate te Mjekut qe sja ka thene kurre qe ne rini e jo me tani, i deformuar ne tru dhe trup.