Rama, Meta, Basha e Berisha, çfarë mund të bënin këta përtej jetës politike?

27 Dhjetor 2020, 10:48Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Në historikun e politikës shqiptare, sidomos tek politikanët e rangut të lartë, President i Republikës e Kryeministër apo kandidat potencial për t’u bërë i tillë, ka qene dilema publike se çfarë do të bëjnë e me se do të merren ata kur të bien nga pushteti. Dhe këtu kam parasysh momentin kur ata dalin përgjithmonë si njerëz të lirë e civilë, të çliruar nga çdolloj angazhimi politik. Nisur nga protagonizmi i madh që ata shfaqin në politikë, të krijohet përshtypja se kjo është e vetmja punë që dinë të bëjnë, ndaj po jap një parashikim modest se si i shoh ata përtej jetës politike.

Nëse do të merrja në analizë të ardhmen jashtë politikës për personazhet kryesore të aktualitetit: Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, tabloja që do krijoja do të ishte kjo:

Për kryeministrin Edi Rama

Më se njëherë ai ka folur për një jetë të tretë të tijën e cila do zhvillohet jashtë politikës. Në atë jetë unë e shoh Edi Ramën në këto angazhime:

1. Piktor, një zanat për të cilin ai është diplomuar dhe ka dhënë mësim, të cilin e ka ushtruar pa ndërprerje gjatë këtyre tri dekadave duke qenë prezent nëpër ekspozita e galeri me famë botërore në Evropë e Amerikë.

2. Skulptor, një zanat i trashëguar nga i ati dhe që e ka ushtruar paralelisht me pikturën, por në formë më të kufizuar për shkak të angazhimeve politike.

3. Kritik i arteve figurative, ku shumë e herë e kemi parë në diskutime e debate të këtij lloji me një forcë të madhe argumentuese për cilësinë ose jo të një punimi të caktuar artistik. Jo vetëm kaq, por ai shquhet për ide novatore në këtë lëmë, gjë që e bën të kërkuar brenda e jashtë Shqipërisë.

4. Shkrimtar, ku si autor i dy librave “Refleksione” 1992 dhe “Kurban” 2011, prej tij pritet që në jetën e tretë të vijojë botimin e përjetimeve për periudhën 2013 e në vijim, me personazhe vendas e të huaj, ku padyshim do të kemi disa vëllime bestseller.

5. Shqipërues, ku si një zotërues i shkëlqyer i gjuhës shqipe, mos u çudisni kur prej tij të vijnë përkthime nga anglishtja, frëngjishtja e italishtja. Shkrimtarja Ornela Vorpsi kishte dëshirë që librin e saj ta përkthente Edi Rama, gjë që u pamundësua prej kohës së kufizuar që ai pati prej detyrës që ushtron aktualisht.

6. Publicist, zhanër që e ka ushtruar qysh në fillesat e demokracisë në gazetat më të lexuara të asaj kohe dhe ku la gjurmë në vazhdimësi me penën e hollë, gjuhën e pasur e të drejtpërdrejtë si dhe me forcën e argumentit.

7. Modelues veshjesh, të cilën ka disa vite që e ushtron ku modelon me finesë kollaret e veta, por që në jetën e tretë nuk përjashtohet që këtij koleksioni t’i shtohen këmishët dhe kostumet.

8. Kritik letrar, ku në jo pak raste kemi ndeshur tek ai një stilistikë brilante në zbërthimin e veprave të shkrimtarëve tanë. Natyrisht, angazhimet politike nuk ia kanë lejuar që aspektin kritik ta bëjë të thelluar, por mjafton gjuha e shprehur edhe ashtu përmbledhtazi për të besuar se kjo është një fushë që ai di të lërë gjurmë.

9. Trajner basketbolli, sport të cilin e ka ushtruar në rininë e tij si lojtar i Dinamos dhe i ekipit tonë kombëtar, por që nuk e lë pas dore sa herë i jepet rasti kur inauguron palestrat nëpër shkolla.

10. Showman spektaklesh, ku padyshim ka pasur disa eksperienca televizive si prezantues, si këngëtar e së fundmi edhe në kinematografi.

Për presidentin Ilir Meta

Është një politikan që nuk i ka thënë punës mirëmëngjesi, sepse detyra e tij e parë në jetë ka qenë deputet. Jo se të qenit deputet nuk është punë, por ky handikap i Ilir Metës nuk na lë shteg që të parashikojmë se çfarë zanati tjetër mund të kryejë presidenti Meta kur të dalë jashtë politikës.

Ilir Meta është diplomuar për ekonomi, por zor ta shohësh si këshilltar ekonomik.

Ka eksperiencë si peshëngritës, po edhe këtu vështirë që ta parashikosh si trajner. Ndoshta si president i federatës.

Ilir Metën e shoh si ndërmjetës tregtar (business lobbyist) dhe kjo jo për ndonjë aftësi të tijën, por për shkak se tri dekada në politikën aktive, me postet më të larta se askush tjetër, i kanë mundësuar njohje me personalitete të fushës së politikës e biznesit dhe kjo natyrisht që të hap dyert për sukses.

Për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha

Nga formimi është jurist, po edhe për këtë ka dyshime rreth diplomimit në Holandë. Gjithsesi, edhe në këtë lëmë, qysh kur i hyri politikës në vitin 2005 e në vazhdim, nuk gjejmë tek ai asnjë mendim të folur a të shkruar juridik që të jetë bërë tezë diskutimi. Nuk të jep siguri se pas jetës politike do të shkëlqejë si jurist për të hartuar e interpretuar me baza shkencore aktet juridike.

Në rininë e tij ka pasur si eksperiencë të qenit Di-Xhej (Deejay), por nuk e shoh në këtë fushë sepse nuk e ka as tipin dhe sigurisht nuk do të ketë as moshën për t’u marrë me një fushë të tillë rinore.

Një punë që vërtetë Lulzim Basha mund të shkëlqejë kur të heqë dorë nga politika, është të rifillojë zanatin e përkthyesit (interpreter) i gjuhës angleze. Ai ka dhënë prova se di ta bëjë më së miri këtë punë e cila nuk njeh moshë, kësisoj kemi se çfarë të fitojmë prej tij.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha

Është një personazh enigmë i cili vetë e ka pranuar publikisht se nuk do i kthehet kurrë profesionit të mjekut. Berisha e argumentoi këtë për shkak të moshës dhe për faktin se për tri dekada e la pas dore zanatin që e afroi me piramidën komuniste.

Sali Berisha mund të bëhej një shkrimtar, ku të hidhte në letër kujtimet e këtyre 30 viteve, gjë që do t’i shërbente shumë historisë së pluralizmit shqiptar. Por, duke qenë se karriera e tij është ngritur me plot gënjeshtra dhe problematika të cilat e kanë kushtëzuar që të mos jetë i vërtetë, ia pamundëson që përjetimet e tij si zyrtar dhe protagonist absolut i demokracisë, t’i radhisë në libra. Të paktën, sa kohë bashkëkohësit e tij janë ende gjallë, ai e ka të pamundur që ta luajë rolin e shkrimtarit sepse e di fort mirë që do të dilte blof.

Edhe pse fizikisht është në jetën e tretë, nuk mund ta shfrytëzojë dot atë pa u marrë me politikë. Sali Berisha është tipik prototipi i njeriut që, sa të jetë në këtë botë, s’mund të merret me gjë tjetër veçse me politikë. Për të keqen e tij dhe tonën bashkë.

Natyrisht që ai s’do heqë dorë as prej rolit të zëdhënësit të “qytetarit digjital”, me gënjeshtra e gjysmë të vërteta, sigurisht edhe me ndonjë të vërtetë sa për t’u dhënë besueshmëri dy të parave.

Konkluzion:

Sa shtjellova më sipër, nuk pretendoj se kam zbërthyer plotësisht të ardhmen e këtyre 4 politikanëve, sepse jeta është dinamike. As u mundova të futem në teori konspirative ku përkrahësit e secilës palë e kanë në majë të gjuhës që këtyre personazheve, e jo vetëm, i urojnë qelinë e burgut. Apo që i kujtojnë milionat e pretenduara se kanë fituar gjatë të qenit politikanë dhe që u mjaftojnë ato për të mos bërë asnjë punë. Për sa kohë nuk kemi vendime të formës së prerë për krime penale, këto supozime i kam anashkaluar në këtë rast. Thjesht u përpoqa në maksimum të jem sa më realist duke mos pasur asnjë paragjykim në trajtimin e tyre.

E rëndësishme është të kuptojmë se ç’mund të jenë këta liderë përtej kostumit të politikanit që ne i njohim dhe që, jo pak herë, ky kostum mistik nuk ua nxjerr në pah dimensionin tjetër, atë njerëzor, që kanë çfarë t’i japin shoqërisë në profesione të tjera që i zotërojnë prej shkollimit apo të fituara nga eksperienca jetësore.

Çdokush që i lexoi këto radhë dhe që ka njohje më të thelluar për këta personazhe, është i mirëpritur t’i pasurojë më tej alternativat profesionale që parasheh tek secili prej tyre, por duke lënë mënjanë politikën.

38 komente në “Rama, Meta, Basha e Berisha, çfarë mund të bënin këta përtej jetës politike?”

  1. miri says:

    jam i nje mendimi

    1. Koli says:

      Ata vetem hajdute se pune te ndershme nuk mund te benin.

      1. Tyryry, tyryry, 7 x 7 s'bejne 42! says:

        Ilir Metes nuk i ka thene askush “pune e mbare” ndonjehere ne jeten e tij.
        Ilir Meten nuk e shikoj dot askund tjeter vecse ne Burgun e Recit, qe ti beje Gojore ndonje krimineli!
        Luli me profesion eshte genjeshtar, dhe sa kohe ne shqiperi genjeshtra ka cmim te mire nuk shoh ndonje problem per te. Madje ai i beson vete genjeshtrave te tija.
        Sala, te filloje te shkruaje ndonje gje shpejt, pa humbur kohe, se po ja futen kalamajte ne Burg, do pesoje infarkt.
        Kurse Ramen e shikoj me shume tek letersia, arti, stilistika dhe estetika. Ma do mendja se do jete politikani i pare shqiptar qe mund te sherbeje ne strukturat e BE. Ka pene dhe te folur te artikuluar mjaft mire, mbreselenese!

    2. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Corapekuqi do te mblidhte kanoce,ndersa sunitet do te perfundonin ne ndonje qeli te evropes per krime,perdhunime,hajdute,narkotike,fanareve apo bourdhelove si pisogle desa,pa harruar se mund te perfundonte ndonjeri ne rradhet e ISIS apo Boka Haram……

      1. pjeter says:

        Kurse ty do te ta shqyenin aq shume, sa nuk do e kishe me te qarte se te polli jot eme,apo te dhjeu yt ate.Ik gris bithen ne ndonje vend tjeter se na çave trapin,mamluk.

      2. Edison says:

        Ketro,
        Degjo ti kone e Rames:
        “Piktor”,” skulptor “ , “kritik” , Rama eshte “bere” pasi u fut ne politike. Cuditerisht atehere kur presuppzohesh se kishte me pake os aspak kohe(koha e sopates).
        Sa per “ shkrimtar” “e publicist” Rama, eshte shpikje e koneve si puna jote dhe e lejeve te ndertimit te pronarit te Klanit, atje ku te tjera kone lehin ne ndihme te favoreve te bosit te tyre.
        Eshte gjithashtu shpikje e femrave “ te parealiziara” seksualisht ne rini si zonja Ahmetaj.
        Shqiperues?! Nuk njeh me themel asnje gjuhe te huaj( jo me ne nivel shqiperimi…). Shqiperimi O kone , eshte jetekushtues, nuk eshte stoli qe ata si ty i ofrojne “te zotit”.
        Te ngelet : Show Man. Ketu po , ketu ja del . Mos te harrojme se Shqiperia eshte vendi i Cakove e Maneve , vendi i Bytheve e Gjokseve televizive, vendi ku njerezit , me fjale zihen :kush e do me shume Atdheun .Vendi ku Lideret politike, ata si ty, hipin ne kuaj heronjsh e ne piedestale…
        Shut the fuck up ,ti Kone Oborri … Ke grua te te thote:Boll burre … nuk ben keshtu … mos u be kaq i peshtire …ke te aferm e miq te te keshillojne se dinjoteti i nje burri( qe Dukshem s’je) duhet t’a kaloje jetegjatesine e karrieres politike te liderve “alla shqiptare” me “echo “ te gjate ne kohe sa detyra apo demi i vjedhjes qe shkaktojne. … nejse… kujt i flas dhe une per burrerri…

    3. Larkqofti says:

      BRAVO ke bere nje shkrim realist
      Merak kemi per
      Like floriri
      SALI Virusi
      Luli MASHTRUSIN
      Me se do meren keta ????????????

    4. Kalec Dega says:

      …do vazhdojne te tallin bithen me shqyptart…lol!…nga Britania e Madhe, Hollande, France dhe Cayman Islands etj….

    5. k says:

      Meta dhe berisha mund te bëheshin barij dhish të mrekullueshëm.

  2. Ore Metro,sa e paske vrare mendjen,,po ata Jane sheiker qe Kane siguruar niper e mbesa ndersa ti hamendeson budollalliqe…..

  3. ..... says:

    Ky i pari majtas do ishte coban me dhi ne skrapari, i dyti do pikturonte rrugeve te parisit ndonje flutur, ky i treti do flinte gjume pa nderprerje, ky i katri do ishte veteriner ku ne tre kafshe dy do ngordhnin dhe e treta do luftonte per jeten kaq, kta Jan barbonet qe qeverisin dhe do vazhdoj te qeverisin ate vend,,,

  4. rexha 10 says:

    Do ishin qe te gjithe lypsa ne mese te bulevardit .Kjo ,sepse asnjeri preje ketyr nuke e ushtroi zanatin e tije.Iliri si shtangiste do bente cobanin e baktive ,me gjithe respektin qe kame per cobanet.
    Rama do tu merrte me thashe e theme ,sepse eshte njeri pa karakter te qendrushem ,ku i pelqen kulti personale .Duke thene ,di una ,dhe beje
    una.
    Luli do ta nxhirrte buken e gojes ,duke marre e dhene informacione. pore me interesa shume te medhe .Besoje se nuke munde te dilte dote nga njerzit qe ushtronin politiken
    Saliu munde te ishte edhe vrases me pagese ,pore ka pasur frike per c’do gje.C’do veprimtari te tijen e ka kryer vetem me urdhera ,dhe jo se i ka bere ai.

  5. SON says:

    Ja ke fut kot Ketro …..po kot fare …Iliri sja kam idene cdo bente por si ja ke shtjelluar Paguesit tend ne pika…do ishte ekonomist diku, komrntator sporti sepse e ka bere ne radiotirana, peshngritws……Per Berishen ja ke fut kot por kot fare sepse ka qene mjeku me i mire i zemres ne Shqiperi e mua me ka shpetuar babain …..Per Lulushin patjeter mund te punonte Per organizatat nderkombetare….Rama mund te hante buke me pikturen por Fakten tregojne se para se te behej minister vuante dhe per buke ne emigracion…tung

    1. trendafili Permetit says:

      e ke babain ti son, apo e dergoi gjekungi saliu se disa raste une.

  6. Salhundrroçka says:

    Këta te rruajnë carin…

  7. pjeter says:

    Personalisht une do i perkufizoja ne,ç’fare do kishin bere keta te katert,ne qofte se nuk do ishin marre me politike dhe Shqiperia de kishte drejtesi: Rama nuk do ngelej asnjehere pa buke.Saliu do kish qene nje kardiolog i mire,Luli nje nga kamarieret qe mund te bente kartiere ne ate zanat. Likja? per nga “delikatesa” e ndjeshmeria qe ka per luksin,do e kish seriozisht problem te mbante pas vetes Monen ,duke punuar ne ndertim,ndoshta as do e kish takuar fare.

  8. uskania says:

    Analizë e sakt. Berisha ka qënë mjek i mirë. U bë politikan i keq. E sakatoi, ia nxiu bojën djali. Atë nuk mund ta paragjykosh se çfar mund të bëjë, sepse tashmë është moshë e tretë dhe ia ka kripur trutë politika dhe korrupsioni i të birit.
    Rama është talent, fenomen.
    Luli mbetet një mashtrues, i cili kurrë nuk do ngelet pa punë. Për mashtruesit mbyllet një derë dhe hapen njëqint bira.
    Meta është pa nivel, do jetojë me privilegjet e pushtetit që ka patur.
    Por, një PRITJE e madhe është se çfar do të thotë DREJTËSIA E RE. Po qe se do veprojë drejtësia, nuk e di se çfar pune do ofrojë për disa syresh burgu i Reçit.

  9. Lako Dejani says:

    Bukur, autori i shkrimit. Por jo me pak edhe komentuesi i trete. Dhe me qe ftohemi ta pasurojme sa te mundemi kete parashikim, mund te them keto:
    I pari, mund te marre malet me Qim Peken si kaçak; mund te behet si menaxher i tregetimit te gureve qe nxiren ne Malin e Tomorit; ose peshkatar ne Gjirin e Lalwzit.
    I dyti, me siguri piktor, por duke patur aftesi per tallje te te tjereve , mund te behej autor i ndonje komebie te bujshme si: “Tre delenxhijt e politikws shqiptare ne demokraci”, “Kazanxhijt dhe Kadrinjt e medias shqiptare ne demokraci” dhe “Nacional folkloristet shqiptare te ketyre viteve ketej e andej kufirit”…
    I treti, Perveç gjumberesit, mund te ishte edhe ndonje menaxher parukerie.
    I katerti, mund te perfundonte si kolaudator armwsh, apo si “tellall i rrugeve”, mbas nje fundi si i semure psiqik.

  10. $ says:

    Modelues veshjesh eshte profesion i mire. Vecanerisht per plazhet nudo. Ky Altrin Ketro po lufton per postin e Sander Lleshajt ne derzhaven (gubernen) e ardhme

  11. Njeri piktor , njeri hamall , njeri skenarist filmash konspirative , njeri kamarier ne ndonje kafene pensionistesh .

  12. Ideali says:

    Altin Tarallaku, ia ke fut kot plako. Ramen duhet ta nisje be basifondet e Parisit si ne romanet e Hygoit, duke perpire makarona si i uritur dite pa ngrene. dhe do ta mbyllje me Berishen si pensionist. Duket se je nje sherbetor i te katerve dhe i kohes se te katerve. Per mos ta zgjatur, te kater duhet te dilnin hipotetikisht te SPAKU. Koha eshte e pameshireshme, por gjykatesja me e drejte. Kurse ti, ne mos nje militant i thekur servil i rilindjes, nje tru i vogel qe nuk shikon me larg se hunda e tij. Mero e qelbe fare me te tilla materiale.

  13. arqile says:

    Mero perghithesisht jam dakirt
    Do te shtoja se Sala e basha do e kishin deshiren te vrisnin kundershtaret. sala e Iliri do deshironin tekalonin jeten ne vilat ne Lalez dhe te ushqenin macet.Luli Basha besoj se do deshironte tejetonte ne Hollande
    .

  14. Daja says:

    Besoj se ata kane vjedh per 7 breza ti je naiv apo mos shkruan ti mbulosh.

  15. Taulant says:

    Sipas Nanos Rama do ishte akoma me thonj paprer rrugeve te Parisit .
    Fatkeqesia per Shqiperin qe Nano e solli nga Parisi …
    me pas demi dihet betonizimi i Tiranes kur ishte kryebashkiak e falja ekonomis 5 oligarkeve qe kur eshte kryeminister.

  16. Skenderbegasi says:

    Te gjatit I takon thenja jugore :
    -Burri qe si ben te gjitha
    Plaste e mos e zente dita.

    Te shkurtrit:
    Me pamjen “fantastike” ne berjen e simbolit kombetar ne gjunje para presidences packa se dukej sikur e kishte zene shtanga nenvete e la ne hije Alfred Lelaj se hoqi pantallonat ne sken dhe kerkonte Edit detin.
    C’mund te bej ky pervec : Kerkes interpolit per LSi e daj Titin qe kane ikur ne drejtim te pa ditur.
    * 7×7 *
    Lisjeni do bej C’ti thot Zhak Koleni
    Ah ky I fundit : Mitingje dhe shere me pleqte e burgut

  17. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Saliut do i shkonte vetem spiun e llapaqen….
    Ne rast se nje shkrimtar do te gjej nje personazh me veset me te keqia qe mund ti kete nje njeri mund te analizoj saliun…
    E do per servil qe ne rini,e do per shpirtzi,e do per karierist uriahip,e do per kriminel,per intrigant e genjeshtar,mohus te atyre qe ka thene e ka bere…
    Ka edhe nje fizionomi per ilustrime me karikatura tipike pinoku,bari dhish me traste leshi ne krahe

  18. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Arapi mou,e kuptoj irritimin tend prej suniti por nuk eshte faji im qe ti linde….. korrak,ok!
    Ishte deshira e allahit qe ju lindet plehra….gezuar ramazonin.

  19. BERLLOGU says:

    Ej po qe te jete njeriu kaq RROTE KARI eshte e paimagjinueshme .
    Sala thote ZOTERIA ti kthehet mjeksise e ka pranuar vete qe jo , po Sala eshte 76 vjec o KAR.
    Iliri eshte e vertete qe ska punuar ne profesion ,por nese don qe te besh krahasim ,krahaso deftesat e universitetit te Rames e Ilirit.
    Basha , mjafton qe eshte diplomuar ne perendim , dhe jo ne akademine e arteve te ENVERIT si Edvini.
    Sa per llozhet qe i ke bere Edvinit .
    Se sa i afte ka qene si basketbollist e dine me mire tifozet e dinamos qe e kane ne mendje vetem si lojtar rezerve ,qe dihet dajua dhe i jati e angazhuan sa per te mos punuar 8 ore dhe per te dale ndonjehere jashrte shtetit.
    Sa per piktor e dine ata qe nuk vuajne nga kujtesa e shkurter qe derisa e solli Tosi nga Franca dhe e beri minister asnje pikture nuk kishte shitur ne jeten e vet ,por pasi u be kryeminister LULEZOI talenti i tij .
    Sa per show men aty pyetni CILJETEN me mire . kurse per moden jau thote XHUZI .
    Sa per letersi po qe eshte SHKRIMTAR I MADH me veprat e MEDHA dhe te paperseritshme : Linda (apo INA) hiqi breket , dhe Kurvari apo kurbani.
    Taman taman si fejsbukist per te share njerezit e thjeshte po qe eshte i papare.

  20. Babale says:

    Ata treshja tradhetare trafikante shkaterimtare mafjoze perverse hajdute ….shum mir mund te rin ne BURG…

  21. Shaqo says:

    …Meta, Basha e Saliu nuk mund te bejne asnje pune se jane dembela.
    Dikush nga komentuesit thote se do te bejne punen e hajdutit se vetem te vjedhin dijne, kete mund ta benin po te ishin ne pushtet ose ne politike, se ata vjedhjet i kane bere duke perdorur pushtetin.
    Une mendoj se do te tresin dhiamin qe kane vene, qe nuk eshte i paket. U del dhe u tepron edhe per dy-tre breza te tjere te tyre, qe te jetojne pa i thene punes miremengjez.

  22. Tyryry, tyryry, 7 x 7 s'bejne 42! says:

    Ilir Metes nuk i ka thene askush “pune e mbare” ndonjehere ne jeten e tij.
    Ilir Meten nuk e shikoj dot askund tjeter vecse ne Burgun e Recit, qe ti beje Gojore ndonje krimineli!
    Luli me profesion eshte genjeshtar, dhe sa kohe ne shqiperi genjeshtra ka cmim te mire nuk shoh ndonje problem per te. Madje ai i beson vete genjeshtrave te tija.
    Sala, te filloje te shkruaje ndonje gje shpejt, pa humbur kohe, se po ja futen kalamajte ne Burg, do pesoje infarkt.
    Kurse Ramen e shikoj me shume tek letersia, arti, stilistika dhe estetika. Ma do mendja se do jete politikani i pare shqiptar qe mund te sherbeje ne strukturat e BE. Ka pene dhe te folur te artikuluar mjaft mire, mbreselenese!

  23. Dani says:

    Ilir Meta do behej argjendar se vdes per flori , sali Berisha fajdexhi do jepte pare me fajde dhe tregtar me beogradin shkembim eksperience e di vet ai , Lul Basha esht i prem per spiun ka dhon prova me dosjen e UÇKs , Ed Rama poçar do bote vorbe groshe dhe qener me çizme meksikane si Koçi teto sofkes .

  24. Arti says:

    Dinë me ba punë të ndryshme por :
    E bëjnë vetem një punë shumë mirë e cila është armiku numer një i Kmbit Shqipetare. Vjedhja dhe shkatrrimi pasurisë kombëtare, ata e shesin në çdo kohë Shqiperinë e mjerë vetem per pasurimin e familjarve të tyre . Per pasurimin e tyre pranojnë çdo fyerje dhe i pershtaten figurave më të çpifura dhe më të degjeneruara në botë. E vetmja punë që bajnë është politika që e kan shfrytzue vetem per pasurimin e tyre , aspak per popullin e mjerë. Parmi kryesor i tyre që i drejton dhe e kan idhull është : ” Vendi digjet dhe kurva krihet “.
    Ata vetem mutin e bajnë të madh.

  25. xhemal says:

    pervec likes ,i cili eshte paraziti me i madh i poiitikes shqipetare te tjeret kane punuar.psh luli ka qene kamarier… kaq…saliu eshte nje njeri i ndare medysh ..para 90 ka sherbyere si mjek dhe te themi te verteten ka qene nje profesionist i mire pas 90 i vuri zjarrin shqiperise e deri sa te vdes do jete me uren e zjarrit ne dore… rama di te jetoje…do mbahet mend per nje njeri normal te mire qe ka punuar per paqen…mrekulli mos prisni nga asnje politikan por duhen pare nga vendimet qe marrin ne te mire te miliona njerezeve..e ardhmja personale e tyre dihet e kane ndertuar vete..per njerezit e thjeshte do jete vetem ne tregime gazmore

  26. Arti says:

    E zamë se do të ikin : Do banin qef me pasurinë e vjedhur kombit dhe do të rrinin gati me u mundue me ja shkoq edhe ndonjë copë .

  27. antifashisti says:

    Duket si një shkrim nga ndonjë fallxhore, pa pike rëndësie, por kujt i rruhet se çfarë mund të bëj Rama kur ta nxjerrin nga zyra.. rëndësi ka që në atë zyrë nuk kemi patur kurre njeri me psikopat e fashist se Edvini!!

    1. pjeter says:

      Hahaha sa vjec je ti anti fashist? Ta ka tregu dikush si vriten demostrusit ty? Te uroj te mos te bjere ne hise te provosh trajtimet demokratike e Saliut,sepse nuk eshte ide shume e mire te ndryshosh mendje mbi fashizmin ne Shqiperi ne ate menyre.

  28. Gega says:

    Ti anonimi pjeter ik q….sh vedin n’ bith se bukur mire e ke thane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje