Nga Lorenc Vangjeli
Shpesh duket sikur Lulzim Bashës i bien të gjithë në qafë. Kur sillet qetë, thonë se fle gjumë. Kur është i dhunshëm në rrugë, e quajnë kopje të keqe të një origjinali të lig si Berisha. Kur bën politikë në institucione, e nxisin të dalë jashtë, kur del jashtë, ja numërojnë si gafë.
Kur vijnë zgjedhjet, i thonë bojkotoji, kur i bojkoton e kryqëzojnë se e la opozitën pa asnjë përfaqësim në pushtet dhe individët pa punë.
Kur bën marrëveshje me Ramën, i thonë se kryeministri ja hedh, kur refuzon cdo kompromis, e quajnë kokëfortë. Kur e bën vetë listën listën e deputetëve, i numërojnë alienët që i bën deputetë, kur jua jep alienëve “zahmetin” e listës, e quajnë të pazotin të marrë përgjegjësi.
Kur përze gjithë njerëzit që dështuan bashkë me Berishën në tetë vjet qeverisje, ja krahasojnë me ata që solli me vete në qeverisjen tetë vjecare të opozitës së tij. Kur fotokopjon Berishën, nuk i njohin lidership, kur tenton të dalë nga hija e tij, e konsiderojnë mosmirënjohës.
Kur tenton degën e ullirit, i përmendin kallashnikovët dhe kur flet si kallashnikov, qeshin me breshëritë kuturu që lëshon si lopa nevojat personale. Njëherë ja quajnë cadrën bunker rezistence dhe kur del prej saj, ja emërtojnë prezervativ frike. Nuk besojnë se e ka seriozisht kur mallkon oligarkët dhe e marrin seriozisht stilin e tij të shkeljes së syrit me të njëjtit oligarkë.
Nuk e besojnë kur kërkon transparencë për kufirin detar me Greqinë dhe i kujtojnë firmën në marrëveshjen e grisur nga gjykata. Qeshin kur flet për sarajet e Surrelit dhe i masin metrat katror të vilave në Long Hill e gjetkë.
Ka shumë të shkuar tek Basha për ta besuar atë në të ardhmen. Kjo është arsyeja kryesore se pse opozita nuk bind. Jo sepse të gjithë e pyesin Bashën është ora, por sepse ora për të bërë politikë nuk kurdiset me stinë. Eshtë stil e stimë dhe jo sallatë qëndrimesh që përjashtojnë njëra-tjetrën. Më mirë një gabim i qëndrueshëm sesa paqëndrueshmëri ekstreme.
Më mirë një opozitë e dobët në institucione sesa një OFJ jashtë sistemit. Taktika e djalit të mirë që as të shtrëngon dhe as të lëshon, mërzit edhe gurin në Sazan dhe jo grupin e uritur politik që ai ka lënë në rrugë prej gati dy vjetësh.
Dhe vazhdon ta mbajë me premtime kur qoftë dhe për shkak të rrethanave të vecanta të këtij mandati me tërmet e pandemi, ndryshimi në qeverisje do të duhej të ishte një akt formal. Në fakt duket se po ndodh ndryshe dhe premtimi i Ramës për një “tris” mandati ngjan si akt real.
Ka ende shumë ujë për të rrjedhur nën Lanë deri në prillin e zgjedhjeve. Basha duhet të bëjë bashkë gjithë vullnetet kundër Ramës, kurse Rama duhet të udhëheqë një grup gjithmonë e më të rënduar nga arroganca e qeverisjes dhe skeletet e firmave në dollape.
Njëri, Basha, gjithmonë e më i vetëm përballë një grupi gjithmonë e më të paduruar e të uritur që kërkon në tavolinë ndarjen e pushtetit të nesërm, kurse tjetri, Rama, gjithmonë e më i vetëm sheh pas shpine një grup gjithmonë e më të madh anonimësh që ja kanë parë hajrin pushtetit të tij, por të gatshëm t’ja faturojnë atij gjithë qederin e mundshëm nëse bie nga pushteti.
Deri në prill, cfarëdo që të bëjë Basha, ai do të kritikohet nga skeptikët dhe do të refuzohet nga kundërshtarët. Do ta kryqëzojnë dhe do ta mallkojnë sepse ka mallkimin e të qenurit në opozitë. Nuk ka asnjë ndryshim nga sjellja që kanë provuar të gjithë opozitarët pa ardhur në pushtet.
Basha nuk bën përjashtim nga ky rregull që e ka të gdhendur në ADN shoqëria shqiptare e cila bën të fortin me të dobtin dhe arrogantin me nevojtarin, që bëhet këpucë që shkel e ikën tutje kur i ke nevojën dhe sillet si pluhur nën këpucë kur ja dikton nevoja sjelljen prej pluhuri.
Basha mjafton të fitojë në prill që të shijojë adhurimin e atyre që e përbuzin sot dhe që ta duartrokasin ata që e mohojnë.
Mjafton të fitojë dhe do të shohë në lëkurën e tij dhe gjithë rrethit të tij transformimin magjik që ndodh vetëm në përralla: ai vetë mbret dhe të tjerët rrotull tij princa të dalë nga lëkura bretkocash.
Por vetëm nëse fiton sepse nëse humb, do të duhet të shijojë nga larg, me dhembje dhe pezm oborrin plot shkëlqim të Ramës mbret dhe princave të tij rozë.
po e mbyll mire 2020 lorenc e ke kuptuar me ne fund kush eshte edvina,me mire vone se kurr
Tropoja,
Ti je ndryshe. Ti nuk ke per ta kuptuar kurre se çfare trapi je. Eshte pikërisht nga trapa si ty, qe Rama do fitojë, dhe që nuk kemi opozitë. Eshte fatkeqesia me e madhe dhe po e vuajme si popull.
Sepse ne qeverine Rama vegjetojne dhe vjedhin Ahmetaj, Braçe, Majko, Çuçi, por Rama nuk ndjen asnje presion per ta. Basha, i cili perfaqeson trapat si ty, ju kundervu Lleshit qe ishte ministri me i mirë, duke e bere tepër te pabesueshem dhe duke i bere nder Ramës.
More vesh o kokrra e trapit, qe po te jete per ty Rama vdes kryeminister?
Kur te hiqni qafë Saliun, te pirdhet Basha, dhe te vihet be krye te PD nje intelektual, atehere Rames do t’i dridhet toka nen kembe. Persa kohe trapat si puna jote do t’i pengojne intelektualët te dalin ne krye te PD-se, ta gezosh Ramën me gjithe çorape te kuqe.
Kungull.
O,i djallezuari Vangjel…Gjithe shkrimi yt ka nje qellim te caketuar,dhe nje person qe te istrukton…
Ky eshte Ilir Meta,dhe mbrapa ti qendron Sali Berisha, per kete rast..
Pra ti e ncjer Lulezimin te pa afte te drejtoje opoziten..dhe i shkel syrin demokrateve duke u thene..
Beni kualicion te perbashket me Ilir Meten,jepini atij nja 20 debutete,dhe kur Luli ti humbase zgjedhjet,Saliu te vere si kryetar te PD, ilir Meten..
Nuk do tja aritesh..Nja ‘4 apo 5 parti Si Mediu ,Shehu etj kure nuk do ta pranojne Ls ine..
Udhe te mbare,Vangjel djali ne Nevajtoren e Ilirit
E paska zene meraku per bashen kte zvarranikun. Ka vetem nje detaj te parendesishem sipas vangjelit. Mjafton vetem fitorja per Bashen dhe gjithshka rregullohet si me magji. Madje Basha nuk do te kete nevoje as te qeverisi sepse cdo gje do rreshkasi vete si ne vaj. Ne fund fare i jep edhe.pak kurajo lulit kur i thote se Rama eshte gjithmone e me i vetmuar. Paska qene zanati me i kollajte ne bote shkrimi neper gazeta. Shkruaj c’te te vije ndermend dhe prit daten e shperblimit . Gjithesesi edhe neqoftese i lexon njeri karlleqet qe shkruan , ne kte vend ka kaq shume karlleqe sa askush nuk do ta mbaj mend cfar tha nje koqe si ky Vangjua.
He mer Vangjel ti je nji nga ato mesallat me dy faqe.ka fryn era kthen gunen.
Ti je shembulli me i mire gazatorit te pushtetit te radhes ne keneten e ndyre te kryeqytetit ..
Me mir nji kukull si Luli ne duart e Berishes se sa nji Barbon te ripjelljes Narcist e megalloman si zografi bis..
Dhe ti si specjalist i lepirjes do shendrohesh nga bretkose ne princ mediatik .
O Lorenc nga zhab u bere bretkoc,kur te behet Luli Kryeminister do behesh edhe ti princ.
Keta jane te gjithe nje soj si Rama si luli si like floriri si krye mafiozi i bashkise ERION VELIAJ jane e keqja e Shqiperise. Jane pergjegjesit e situates se varferise padrejtesise keta kane pa dyshim shejtanin ne nje qoshe te trurit qe i urdheron per cdo marezi qe bejne.
O Vagjelisti i like florinit party do ti hani mutin Rames ti me monen liken e shume shoke si surrati int
parazit televiziv me shoke shume …