Nga Adriatik Doçi
Nëse Edi Rama do të fitojë mandatin e tretë, do ta marrë falë Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë marrë peng Lulzim Bashën dhe PD-në, duke i përdorur si mburojë përballë fundit të tyre politik.
Vetëm një opozitë e dalë mendsh dhe e bjerrur gënjen kot dhe rreket të manipulojë opinionin publik, në mënyrë krejtësisht të panevojshme dhe vetëvrasëse.
Në vend që të tregohet e vërtetë, të paraqesë një alternativë të besueshme dhe të reflektojë për zullumet që ka bërë, me qëllim për të fituar besimin e të pavendosurve, përpiqet të akuzojë kundërshtarin për akte që ka bërë vetë, kur ishte në pushtet.
Të ndalemi tek një shembull konkret i ditëve të fundit. Greqia ka vendosur të zgjerojë hapsirën detare nga 6 deri në 12 milje, siç ka bërë edhe Shqipëria në vitin 1990.
Çdo shtet ka të drejtë të zgjerojë detin e saj territorial deri në 12 milje, por vetëm kur e lejon pozita gjeografike, pra kur hapësira detare mes dy vendeve është të paktën 24 milje.
Zgjerimi bëhet në bazë të Konventës të së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, e nënshkruar nga të dy vendet.
Vendimi i Greqisë në raport me Shqipërinë nuk ka asnjë vlerë juridike, ashtu sikurse nuk ka as vendimi i Shqipërisë në raport me Greqinë, për arsyen e thjeshtë se, distanca nga brigjet midis Shqipërisë dhe Greqisë është më pak se 24 milje në të gjithë gjatësinë e detit territorial mes tyre, madje mes Korfuzit grek dhe Pemës së Thatë (pranë Kasamilit) të Shqipërisë, distanca është më pak se 2 milje.
Në raport me Shqipërinë, Greqia nuk ka se si të zgjerohet me 12 milje, sepse i bie që të zgjerohet deri te Syri i Kaltër. Greqia do zgjerohet me 12 milje aty ku distanca është më shumë se 24 milje.
Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e bazuar në dokumente. Të tjerat janë si lajmi i rremë i porositur nga Ilir Meta me para të pista, për 1300 kontenierët me mbetje që kishin hyrë në Shqipëri, thua se ishin lakuriqë nate.
Po si e tjetërsojnë, manipulojnë, përdhosin këtë të vërtetë Berisha dhe Meta, me shpresën se duke identifikuar kundërshtarin si tradhtar, do fitojnë pikë dhe rrjedhinisht më tepër vota?
Del Sali Berisha dhe thotë se vendimi i Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje është tradhti e Edi Ramës, thua se Athina pyet Ramën kur merr vendime! Sipas tij, Rama dhe krerët e shtetit grek kanë bërë një pakt të fshehtë për t’i marrë detin Shqipërisë.
Qëndrimi i Berishës ishte një mesazh për Luzim Bashën, i cili në siklet të madh, doli dhe bëri gjashtë pyetje mbi tradhtinë imagjinare të shpikur nga ustait të tij. Më pas, me tezën e tradhtisë del edhe Gjergj Elez Alia i LSI, Petrit Vasili dhe pas tij një tufë shkretanësh politikë, në kushtrimin e Berishës dhe Metës.
Dhe kështu po fryjnë tullumbacen e kauzës së rrallës.
Me çfarë logjike politike Rama do falte detin, 4 muaj para zgjedhjeve, siç bënë Berisha dhe Basha në 2009, ku firmosën marrëveshjen në fshehtësi, pak i cili u rrëzua si antikombëtar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa u kundërshtua nga SHBA, Turqia dhe Italia?!
Si mund të falet deti, kur qeveria shqiptare nuk e firmosur asnjë marrëveshje, siç bënë Berisha dhe Basha në 2009, kur firmosën kufijtë e ri, duke falur 350 km 2 det?!
Pse Edi Ramën do të pyes shteti grek kur vendos të miratojë atë që i njeh Konventa e të Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982, aty ku ia lejon pozita gjeografike?!
Këtyre ose po u dalin brirët nga qëndrimi i gjatë në opozitë, duke humbur çdo sens arsyetimi dhe moraliteti, ose duan t’u vendosin brirë mbështetësve të tyre, të cilëve u thonë se ‘kemi fituar’ edhe kur humbin zgjedhjet.
Cilin grup shoqëron kanë iluzionin se mund të manipulojnë?! Kush i këshillon? Me këtë strategji fyese do humbasin edhe vendin e dytë./shqiptarja.com
Ke qene e mbetesh gazetar klasi, por num eshte arsyeja qe Edi fiton mandatin 3, 4…se ia jep opozita, por eshte puna qe ka bere e ben. Dhe sa per opoziten, germo thelle; nga te vjetrit deri tek te rinjte bile edhe tek “pionieret” me gjej nje qe te kete folur apo te flase nje fjale te vetme te mencur. Prandaj eshte mandati 3, 4, …. e kudi une sa mynd te vazhdoj se PS ka edhe “pionieret” te mencur dhe me kulture te paarriteshme nga magazina e PD.
Ke qene e mbetesh gazetar klasi, por nuk eshte arsyeja qe Edi fiton mandatin 3, 4…se ia jep opozita, por eshte puna qe ka bere e ben. Dhe sa per opoziten, germo thelle; nga te vjetrit deri tek te rinjte bile edhe tek “pionieret” me gjej nje qe te kete folur apo te flase nje fjale te vetme te mencur. Prandaj eshte mandati 3, 4, …. e kudi une sa mynd te vazhdoj se PS ka edhe “pionieret” te mencur dhe me kulture te paarriteshme nga magazina e PD.
OPOZITË MJERANE.
O “gazetare” miope, Greqia eshte e rrethuar nga te gjitha anet me det dhe ishuj te panumert, parandaj 6 milje det teritorial per te ishte nje dakordesim jo vetem me fqinjet e saj po dhe ne planin ndekombetar. Ky eshte nje rast specifik, nuk eshte si rasti yne apo te tjera vende. Pse nuk u jepni ze ne mediat tuaja specialisteve te zot si Vladimir Beja etj ne vend se t’i beni vend servilizmit dhe sharlatanizmit!
Po ateherë pse shoku rama nuk del te thote te vertetën por del dhe shan e ofendon opoziten me fjale prej nje rrugaçi.
Kaq e veshtire na qenka?????
Sa per mandate te tjera vazhdoni te shihni enderra me sy hapur.
Petrit quazivasili!
Edhe ti Gomar! Po lexo pak ate keqen! Ja sot Tur Mucollari ka botuar te gjithe vendimet e qeverive per shtrirjen e vijes se detit territorial! Cudia eshte ligji i 2008 i marre nga qeveria e “patriotit te papare” Sali B. me mbeshtjen e
Ilir M…. qe kishin pushtetin 2005-2013, duke e bere kete vije 0 Milje???
Turp te vij Petrit qe si P.Vasili mundohesh te mashtrosh! Duhet te jeshe shume person i dobet dhe pa karakter!
Që Rama është një filogrek këtë nuk e vë absolutisht në dyshim. .ajo që më bën të dyshoj tek Edi Rama është mos prononcimi mbi deklaratat e ish min të jashtëm grek Koxhias i cili pranoi se dikasteri i tij kishte një fond prej 50 mln euro akorduar politikës medias dhe kishës ortodokse shqiptare për të kontrolluar situatën. .pra Edi duke mbajtur një pozicion pasiv kundrejt këtyre deklaratave është një person komplet i pabesueshëm për të negociuar kufijtë ujor shqiptar. .nuk dua ta besoj që politika dhe media rrinë kaq pasive. .kisha ortodokse shqiptare është komplet e gjunjëzuar për të mos thënë e greqizuar që kështu natyrisht nuk pres ndonjë reagim nga ana e saj mirëpo politika dhe media duhet të ishin prononcuar direkt mbas deklaratave të ish numrit një të diplomacisë greke. .nuk e imagjinij dot sikur një situatë analoge të ndodhte këtu në greqi. .nuk ka shanse. .këtu gazetari ta merr frymën pa dalë nga dera e shtëpisë . .pastaj opinioni nuk ta pranon pasivitetin. Logjika të detyron të bësh transparencë përpara popullit. .kjo që po ndodh në shqipëri është e pabesueshme ku pjesa dërrmuese e popullit akuzon kryeministrin për favorizim të greqisë në momentin që vetë ish min grek pranon që ka blerë me para segmente të politikës së medias dhe kishës ortodokse shqiptare. .e pabesueshme por e vërtetë. .
O derr gazetar behet fjale per kordinatat .
Nga ishulli i Korfuzit mund te perdoret vija e mesit ngaqe distanca eshte shume e vogel.
Por nga ishulli i Othonoit e drejta eshte me Shqiperin .
Nga ky ishull Greqia nuk mund te perfitoj me shume sesa 3 milje sepse eshte nje ishull shume i vogel.
Por kur kerrici kryeminister i jep te drejt Greqis ata do kerkojn prej ketij ishulli 12 milje … absurde.
Djalli fshihet ne detaj o debil.
1. Reforma ne drejtesis, 2. Arsimi, 3. Shendetsia, 4. Mjedisi 5. Rendi, 6. Infrastruktura, 7. Sport, 8. Bujqesia, 9. Prodhimi industrial, 10. Punsimi etj. Si is hin para 2014 dhe si jan tani. Kujtoni malet me plehra, bilancet e luftrave me te vdekur nga krimet dhe aksidentet, shkaterrimet e natyres, bilancet negative te turizmit. Por disa akoma duan te vjedhin drita, presin pyjet, gjuajn edhe harabelat, pra veq Egon e vet. Fundrrinat do votojn akoma PD lsi
Petrit quazivasili!
Edhe ti Gomar! Po lexo pak ate keqen! Ja sot Tur Mucollari ka botuar te gjithe vendimet e qeverive per shtrirjen e vijes se detit territorial! Cudia eshte ligji i 2008 i marre nga qeveria e “patriotit te papare” Sali B. me mbeshtjen e
Ilir M…. qe kishin pushtetin 2005-2013, duke e bere kete vije 0 Milje???
Turp te vij Petrit qe si P.Vasili mundohesh te mashtrosh! Duhet te jeshe shume person i dobet dhe pa karakter!
Ky problem nuk është politik, por teknik. Lufta politike bëhet për të mbuluar gabimin teknik të ndarjes së detit. Për këtë arsye ti z. Adriatik e ke gabim. Gabimi teknik qëndron në atë që Greqia e fillon matjen nga mikro ishujt e saj dhe i quan të baraz vlerëshme me Kontinentin që jemi ne. Pra Greqia merr padrejtësisht hapësirë detare shqiptare. Në vënd që të sqarohet se si me harta, shqiptarët krijojnë mjergull me gjera të parëndësishme, ku një prej tyre jeni edhe ju z. Doçi. Po kështu edhe Rama bëri një spjegim fare të pasaktë. Më bën përshtypje dhe nuk e di përgjigjen në se jeni të paaftë të kuptoni apo e keni ndarë mëndjen për t’i bërë dhuratë Greqisë detin tonë.
Mbylljani bucen Pecos , se na mbeti ne dere Rama , keto 4 vjet po e po , po ka mundesi dhe nja 4 te tjere pervec ketyre !
Mos trazoni ate hale, qe keni bere vete , se qelbet dynjane , se le qe s’ju afrohet dot njeri , po dhe ata qe mendoni se keni , po ju largohen !
E ashtuquajtura PD e shqupit banditesk ne zgjdhjet e 25 prillit do dale ne vendin e trete.Ne vendin e dyte do jete Astrit Patozi me koalicionin e partive te reja opozitare te Xhuzit,te Rudines,Murrizit etj etj.Kurse partia e Mona Cizmes do jete apo nuk do jete ne parlmentin e ardhshem,me shume mundesi te mbetet jashte parlamentit.