Greqia miraton zgjerimin me 12 milje në detin Jon, Ilir Meta: Kam kërkuar tranparencë. Nuk do lejoj cënimin e interesit të vendit

28 Dhjetor 2020, 14:49Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me miratimin e dekretit për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon.

Meta shprehet se deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

“Duke mirëkuptuar ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik shqiptar mbi aktin më të fundit të nxjerrë nga autoritetet më të larta të Republikës së Greqisë dhe pasojat e mundshme të tij ndaj vendit tonë, dëshiroj të evidentoj si vijon:

Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të mia dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Nr.15/2010, kam autorizuar Plotfuqinë për Negocim Nr.733, në emër të Republikës së Shqipërisë, të ekipit negociator me përbërjen e 13 anëtarëve për negocimin e “’Projekt Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare’, me qëllim saktësimin e Vijës Delimituese të Kufirit Shtetëror Detar dhe delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike midis të dy vendeve””, datë 19.03.2018.

Gjatë gjithë kohës, kam ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deri në këto momente, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare.

Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit.

I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare. 

I siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijoj të ushtroj me përgjegjësinë maksimale shtetërore dhe kushtetuese detyrat e mia dhe se nuk do të lejoj për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.

Sipas traditës së vendosur, pasi të vihet në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje.”– shkruan Meta.

5 komente në “Greqia miraton zgjerimin me 12 milje në detin Jon, Ilir Meta: Kam kërkuar tranparencë. Nuk do lejoj cënimin e interesit të vendit”

  1. Taulant says:

    Eshte nje medialje institucionale .
    Por kerrici Rama vete e takon lobin Grek ne Amerik anti Shqiptar te terbuar.

    1. Maloku says:

      Ahh Ilir Meta, Sali Berisha jua qifte qeni tan robt e shpise, sa talleni me kete popull bajga antishqiptare…
      Por ky popull ka per tjua fut karin ngoje deri sa tju dale shpirti….. moterqira…

  2. Rrok Cubi says:

    Kete e ha meraku shume per problemet e kufirit me Greqine.ky eshte sovranisti i fundit i ceshtjes kombetare,ky nuk kishte dijeni kur u firmos marveshja e detit,se ta dinte do bente namin,shyqyr qe ka celsat e kashtes e se pyt njeri,se ky per atedhe,shet tok,det e dhe.

  3. loni says:

    dhe pastaj shajne enverin per tradhetar kombetare,mund te ket pasur 1000 te keqija enveri,por kur vinte puna te cenimi i kufirit te shqiperise nuk e mendonte dy here,e kishte lene si amanet qe kush gucon te prek kufinjt tane do derdhet gjaku deri ne gju,mund edhe te humbnin territor ne nje rast icidenti por pa gjak ishte e pamundur nga te dyja palet,kurse sote shqiptaret patriot nuk lodhen fare,por mbas dyerve i shesin trojet e tyre ashtu sic beri maloku i pabese Ahmet zogu i karit,bashk me malokun tjeter Esat Pash Toptanin,bashk me malokun modern nga tropoja Sali Kar Berisha,po si nuk doli nje malok patriot ne kete vend te shqiponjave,po te gjith pidha motre dolen keta kurvat,shikoni shokun e malokut ilir floririn si ben si patriot kurse kur firmosi maloku sali per detin ne 2009 nuk foli fare po ne heshtje e perkrahu,po si mund ti pergjigjemi historise dhe atyre heronjve shqiptare qe u vrane per te ruajtur kete shqiperi qe jetojme sote,me cfare fytyre do ti respektojme keta heronj te pavdekshem,me fytyren e tradhetarit se fytyre tjeter ne nuk kemi,turpi per ne shqiptaret dhe tradhetia ndaj atdheut eshte KRENARI ABSOLUTE QE NE E JETOJME ME KENAQESI,,,RROFTE KRENARIA JONE PER TRADHETI NDAJ ATDHEUT.

  4. Kosovar says:

    Ku ne te satemes ishe ti qe pe Edi Ramen, te ka ikur bleta nga berisha dhe te ka ngelur kosherja bosh or cune. Te jesh me hajdutin dhe te bertasish kape hajdutin kjo do te thote qe diku ke ngren ndonje luge corbe te prishur dhe be e gam gam si qene. Shko e beje ndonje copi paste te ndonje artikulli te dukesh interesant. Nuk pret KY popull nga ilir meta dhe Sali berisha qe te vrasin naten e te qajne diten se po te ndodhte kjo dote ishim mjerane si puna jote qe I di te gjitha, por ne ralitet je nje kungull nga ata te pjekurit ne hije. Ne shqipetare jemi njerez te hurit dhe Kure mendojme qe kete ceshtje do ta zgjidhin disa njerez me te zote dhe me te ditur nga ne qe tallim bythen me komentet qe bejme neper gazeta, na vjen te pellcasim nga padituria qe kemi. Shteti shqipetare ka per detyre qe te caktoje njerzit me te mire dhe me te afte nga Profesional. Kospiracionin ja lini metes berishesh dhe pinjollve te Tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje